Kjo është një shprehje që gjendet te shumica e jonë. Ndoshta nga ana verbale e kundërshtojmë një shprehje të tillë, por praktikisht kjo shprehje gjendet shumë e theksuar në jetën tonë.
Njeriu si krijesë e Allahut është e ndërtuar që të gaboj. Sepse, posedon edhe epshin e tij, i cili dëshiron ta orientoj njeriun kah rebelimi dhe thyerja e urdhrave të Zotit. Të gjithë njerëzit e din se njeriu mund të gaboj. Por, a janë në gjendje të gjithë njerëzit ta pranojnë gabimin e tyre?! Njeriu është i prirë ta paraqes vetën para të tjerëve pa të meta, pa gabime. Pranimi i gabimit është nder. Ndërsa vazhdimësia në gabim dhe mospranimi i gabimit është gabimi më i madh.
Njerëzit edhe pse dallojnë në racat e tyre, gjuhët e tyre, nacionalitet e tyre , një gjë e cila i bashkon ata është synimi për ta ngritë vetën dhe për ta përmirësuar atë. Kjo është edhe boshti elementar që çdo mesazh qiellor e ka bart me vete. Ky është fryti që njeriu e kërkon gjatë ndjekjes së kësaj rruge, ndërsa ëmbëlsira e këtij fryti dallon nga ajo se sa njeriu është angazhuar për një gjë të tillë, dhe sa ka qenë transparent me vetën e tij.
Rrugët për të arrit te përmirësimi i vetvetes mund të duken të shumta, por ato në fund bashkohen në dy rrugë. Njëra rrugë është e lehtë, por fundi i saj është dështimi. Ndërsa e dyta është e vështirë, por fundi është ngritja shpirtërore.
Rruga e lehtë në udhëtimin e përmirësimit të vetvetes e, që fundi i saj është dështimi është kur njeriu mendon se gabimi gjithmonë vjen prej dikujt tjetër, jo prej vetës së tij. Ajo e cila peshon më shumë matjen e kësaj rruge është dënimi dhe fajësimi i tjetrit, ndërsa pastrimi dhe shfajësimi i vetvetes. Rezultati i kësaj matje është paralizim i plotë, humbje e forcës për përmirësim si dhe formë e gabuar për gjetjen e gabimit. Njerëzit nga natyrshmëria e tyre nuk e duan atë njeri i cili vazhdimisht pretendon se e ka mirë dhe është i mbrojtur nga gabimi, nuk e duan atë njeri i cili nuk e fajëson vetën e tij asnjëherë. Rezultati i kësaj rruge është i hidhët dhe nuk i përfundon mospajtimet. Është vështirë ti bindësh njerëzit në gabimet e tyre dhe ti ndryshosh ata përmes kësaj rruge.
Të sjellim shembuj nga Kurani dhe nga jeta e jonë e përditshme për këtë matje. Allahu duke sjell arsyetimin e shejtanit për angazhimin e tij në devijimin e njerëzve thotë: “Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë” (A’raf 16). Sikur që kjo matje jo e drejtë është prezent edhe te disa njerëz, kur thonë mos më fajëso mua për arrogancën dhe sjelljen time jo të mirë ndaj filanit. Shiko në sjelljet e tij të cilat të hidhërojnë. Ose fjalën tjetër “ Ai e meriton një sjellje të tillë me të”. Rezultati i kësaj peshore është shfajësimi i vetvetes, fajësim dhe poshtërim i tjetrit, gabimi është nga jashtë ndërsa vetën e bënë të paq.
Ndërsa rruga më e mirë për përmirësimin e vetës e që është e vështirë dhe donë angazhim, por ndihmon në ngritjen e vetës dhe në arritjen te frytet e rezultatit, është kritika ndaj vetvetes dhe bindja se njeriu asnjëherë nuk mund ta arrij superioritetin, bindja se dija e njeriut është e kufizuar dhe se njeriu nuk i është i pa gabuar si dhe bindja se njeriu ka mundësi të bie në mëkat. Ajo e cila e rëndon anën e peshores në këtë matje është fajësimi i vetvetes. Kjo rrugë i tregon njeriut se gabimi i plotë apo i pjesshëm mund të jetë prej vetës sonë dhe prej pikave të dobëta që ne i kemi si njerëz, e që prej kësaj nuk shpëton asnjë njeri.
Kush ka provuar këtë rrugë na tregon se është e mundur ta përmirësojmë vetveten dhe është një rrugë e qëlluar në këtë drejtim.
Fajësimi i vetvetes, transparenca ndaj vetvetes, meditimi në vetveten është rruga më e lehtë dhe më e mirë se sa të humbin kohën duke i fajësuar të tjerët, duke u munduar të ju tregojmë gabimet e tyre. Njeriu e njeh fare mirë vetveten. E din se ai nuk është i përkryer, është me të meta. Atëherë, përderisa e din se nuk është i përkryer, pse merret me gabimet e të tjerëve, e nuk merret me gabimet e vetvetes. Kjo është një rrugë e cila i mënjanon mospajtimet, përçarjet dhe të kursen nga koha e jote që mos të harxhohet huq. Pra, rezultati i kësaj peshore është kritika ndaj vetvetes, fajësimi i vetvetes dhe gabimi është nga brenda.
Allahu sjell shembuj për këtë peshore në Kuran, përmes gjuhës së Ademit alejhi selam dhe gruas së tij, pasi që ngrënën nga pema e ndaluar ata thanë: “Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”. (A’raf 23). Po ashtu shembulli tjetër shihet në lutjen që në mësoi i Dërguari i Allahut ta themi, lutje e cila quhet zotëria e lutjeve: “O Zot kërkoj mbrojtje nga e keqja që kamë bërë. Unë pranoj begatit e Tua ndaj meje dhe pranoj gabimet e mija, andaj më fal mua”. Ndërsa shembuj të jetës së përditshme në lidhje me këtë peshore është fjala e besimtarit të mirë, i cili e fajëson vetveten në raport me të tjerët duke thënë sikur të isha më i but, më i sjellshëm, sikur të kisha vepruar ma me urtësi, komshiu im nuk do ti kishte këto sjellje me mua.
Dallimi mes këtyre dy rrugëve në angazhimin për përmirësimin e vetvetes shihet i qartë. Rruga e parë është e lehtë. Sepse, gjëja më e lehtë është që njeriu ta fajësoj dikë tjetër për gabimin që bëhet,e ta pastroj vetën e tij, që gabimin ta shoh si diçka e jashtme e jo diçka në brendësinë e tij. Por, rezultati i kësaj rruge është dështimi dhe mos përmirësimi i vetvetes. Ndërsa rruga e dytë është më e vështirë, por më e sigurt dhe të qon deri te rezultati i kërkuar. Këtë rrugë e zgjedhin njerëzit e mençur, edhe pse është më e vështirë dhe më e mundimshme.
Rrëfimi i tregimit të Ademit me bashkëshorten e tij, të cilët ngrënën prej pemës së ndaluar, si dhe rrëfimi i tregimit të Iblisit i cili theu urdhrin e Allahut duke mos pranuar ti bie në sexhde Ademit janë dy shembuj të qartë për këto dy rrugë. Njëra prej tyre të dërgon në dështim, urrejtje dhe largim nga mëshira e Allahut. Ndërsa tjetra të dërgon në përmirësimin e vetvetes, ngritjen shpirtërore e cila u mundëson njeriut në ndërtimin e tokës dhe sundimin e saj ashtu sikur e dëshiron Krijuesi i saj.
Kështu ishin gjeneratat e para të myslimanëve, të cilët e fajësonin veten e tyre para se ti fajësojnë të tjerët, merreshin me të metat e veta e jo me të tjerëve. Së pari përpiqeshin ta rregullojnë vetën e tyre e pastaj të fillojnë me të tjerët. Disa prej tyre thanë: “Nëse e sheh një njeri që po merret me të metat e të tjerëve, ndërsa po i harron të metat e vetës së tij, dijeni se është ky njeri është i mashtruar”. Hasan Basriu për fjalën e Allahut “Betohem në shpirtin qortues!” (Kijame: 2) thotë: “Besimtarin nuk e sheh ndryshe vetëm se duke e qortuar vetën e tij çka dëshiron me fjalën time? Çka dëshiron me ushqimin tim? Çka dëshiron me pijen time? Ndërsa mëkatarin e sheh kalon kohë të gjatë dhe nuk e qorton vetën e tij”.
Enes b. Malik thotë se një ditë dolëm me Umerin ( udhëheqësin e myslimanëve) gjersa arritëm te një muri. Ai hyri brenda kopshtitndërsa unë mbeta jashtë murit, e dëgjoja duke thënë: “Udhëheqës i myslimanëve!! Shumë bukur, shkëlqyeshëm. Pasha Allahun dije se nëse nuk ja ke frikën Allahut do të dënohesh”.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati