Ule shikimin!

Epshet dhe sprova me te ka arritur kulmin. Fotografitë e femrave kanë depërtuar çdo kund, ekzpozohen edhe gjatë ditës edhe gjatë natës. Të gjithë shtresat e shoqërisë kanë mundësi të arrijnë deri te ato fotografi. Andaj kjo fitne ka shkaktuar dobësimin e vullnetit dhe ambicjeve në rrugën e përmirësimit.

Pasiqë kjo e keqe ka arritur në këtë gradë, është bërë e domosdoshme për të gjith ne, hoxhallarë dhe thirrës, njerëz që ia dojnë të mirën mbarë shoqërisë, që ta ngrisim zërin për ta përmirësuar këtë gabim dhe për ta eliminuar këtë shkak, i cili e sjell zemrimin e Plotfuqishmit, subhanehu ve teala.

Të gjith ne e kemi obligim të flasim rreth këtyre gjërave, të sqarojmë rezikun e këtij mëkati dhe të përpiqemi me çdo kusht ta eliminojmë nga shoqëria jonë.

Mbarë ummeti, dijetarët e selefit (gjeneratave të para) dhe halefit (gjeneratat e mëvonshëm), fukahatë dhe dijetarët kanë thënë se shikimi i burrave në gratë e huaja është haram. Argument për këtë vepër është ajeti Kur’anor:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), “. (En-Nur: 30).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia largoi shikimin e Fadl ibn Abbasit, radijall-llahu anhu, kur kaluan afër tij disa gra, siç transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij.

Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, thotë:

“Kjo vepër është ndalesë konkrete nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se po të ishte e lejuar, do ta konfirmonte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shikimin e tij. Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“All-llahu ka përcaktuar hisen e njeriun në imoralitet (zina), ai do të bjer në te domosdo. Syri ban zian, kurse zinaja e syrit është shikimi”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pastaj përmendi gjuhën, këmbën, dorën, zemrën, mirëpo filloi nga syri, sepse syri është baza e zinasë së dorës, këmbës , zemrës dhe organit. Ky hadith është prej argumenteve më të qarta se syri ban mëkat duke shikuar dhe se kjo i llogaritet zina, njëkohësisht është argument kundër atyreve që e lejojnë shikimin në përgjithësi”. (“Reudetul-Muhibin”, fq. 110).

Në çka nuk duhet të shikohet

Prej gjërave që nuk duhet shikuar janë këto:

1- Mos shikimi në avretin (organet e turpshme) e njerëzve.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Nuk shikon njeriu në avretin e tjetrit, e as gruaja në avretin e tjetrës”. (Muslimi).

Secili njeri ka avret të cilin nuk duhet ta zbulon dhe nuk duhet të shikon në avretin e njeriut, i cili e ka zbuluar ate.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ruaje avretin tënd përveç se nga gruaja dhe robëresha yte”. (hasen, Tirmidhiu).

2- Mosshikimi në shtëpitë e njerëzve.

Për këtë qëllim sherijati e ka bërë të ligjshme kërkimin e lejes para hyrjes në shtëpi të huaja, siç tregohet në sahihun e Imam Buhariu dhe të Imam Muslimit, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kërkimi i lejës është bërë për shkak të shikimit”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Nuk ka të bëjë vetëm me avretin e trupit, por kësaj i shtohet edhe avreti i ushqimit, veshmbathjes, mobiljeve, që njerëzit nuk kanë dëshirë të shihen në atë gjendje, pa u përgaditur ose stolisur, e këto janë avret i ndjenjave dhe gjendje psiqike. Sa prej nesh dëshirojnë që ti shohin njerëzit në gjendje të dobët, i cili qan nga shkaku i ndonjë reagimi, ose hidhërohet për shkak të ndonjë ndikimi, ose ndien dhimbje për shkak sëmundjes që e fsheh nga të huajët. Të gjitha këto gjëra detale i ka parasysh metoda Kur’anore, me këtë edukatë të lartë, e që është edukata e kërkimit të lejës, sepse me këtë edukatë pakësohen mundësitë e shikimeve të befasishme dhe takimet e rastësishme, të cilat i zgjojnë epshet dhë dëshirat”. (“Dhilali”, 2509).

3- Mosshikimi i gjërave që i posedojnë njerëzit, qoftë pasuri, gra ose fëmijë, të cilat All-llahu i ka bërë stoli të jetës së kësaj bote.

All-llahu, subhanehu ve teala, na ka mësuar në Kur’an:

“Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm”. (Taha: 131).

Sadiu, rahimehull-llah, thotë: “Mos zgjat shikin tyre drejt tyre duke u pëlqyer dhe mos e kthe shikimin drej tyre duke patur ëndja për gjendjen e botës dhe ata që kënaqen me te “. (Tefsir Sadi, fq. 516).

4- Ulja e shikimit nga gratë e huaja dhe kjo është tema për të cilën flasim në këtë rast.

(Shiko më gjërësiht rreth kësaj teme librin: “Ahkamun-Nedher”, Ali ibn Atije Hejtemi dhe “Gadul-Besar”, Semariu).

Rreziku nga shikimi i pakontrolluar

1- Shikimi i gjërave të palejuara. E kjo është zina e syrit. Sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Syri ban zina, e zinaja e syrit është shikimi”.

2- Shikimi i pakontrolluar është shkaku kryesor që e pengon njeriun nga ecja drejt Zotit, xhel-le shanuhu, dhe angazhohet me gjëra tjera në vend se me ato për të cilat e ka krijuar All-llahu, subhanehu ve teala.

Shikimi në gra të bukura mund të bëhet shkak që njeriu edhe të del tërësisht nga feja, duke i dhënë përparësi të dashurës më shumë se fesë, ë nëse ajo kërkon edhe ndryshimin e fesë, ai do ta bëjë këtë pa ngurrim.

Ibn Kajim, rahimehull-llah, e tregon një rast duke thënë:

“Të dhënët pas dashurisë djallëzore (ishk shejtani) kanë miqësinë dhe particpimin e shejtanit në ato vepra, pasiqë i kanë bërë ortak All-llahu dhe pasoqë u ka ikur sinqeriteti. Ata kanë hise në përshkrim të Zotit ortakë. Andaj shumica e tyre janë bërë robër të të dashurave të veta, mvaren prej tyre, bërtet kur është e pranishme ose kur mungon se është rob i saj. Më shumë e përmend ate se sa Zotin, tebareke ve teala, në zemrën e tij ka më shumë dashuri për te se sa për Zotin, xhel-le shanuhu, kurse kjo mjafton si dëshmi kundër vehtes, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

“Po njeriu është dëshmitar i vetvetes. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta”. (El- Kijame: 14- 15).

Poqëse i jepet mundësi të zgjedh mes pëlqimit të dashnores së vet dhe pëlqimit të Zotit të vet, ai do të zgjedhte pëlqimin e sajë, takimi me dashnoren e vet është më i dashur te ai se takimi me Zotin e vet, shpresimi të jetë afër saj është më i madh se sa shpresimi të jetë afër Tij, ikja nga mllefosja e saj është më i madh se sa ikja nga mllefosja e Tij, e hidhëron All-llahun duke e fituar pëlqimin e dashnores, i jep përparësi interesit dhe nevojave të dashnores para respektit ndaj Zotit. E nese ka pak iman dhe ka pak kohë tepër, atëhjerë atë kohë që i tepron ia jep adhurimeve ndaj Zotit. Mirëpo nëse kryerja e nevojave të dashnores ia mer tërë kohën, ai tërë kohën e harxhon në atë drejtim dhe e neglizhon urdhërin e All-llahut, subhanehu ve teala. flijon për dashnoren çdo gjë të shtrenjtë dhe të çmueshme, kurse Zotit i le gjërat e pavlefshme. Dashnores ia jep zemrën dhe mendjen, ambicjet, kohën dhe pasurinë, kurse Zotit atë që i tepron, Ate e ka lënë pas shpine dhe e ka haruar. Nëse ngritet me fal namaz, gjuha i flet Zotit, kurse zemra dashnores, trupi dhe fytyra i janë kthyer kah kibla, kurse zemra i është kthyer kah dashnorja. Ik nga shërbimet ndaj Zotit, ashtuqë kur është duke falur namazin, i duket sikur të është duke qëndruar mbi gaca dhe i vjen rëndë ta zbatojë, kurse nëse është në pyetje shërbimi ndaj dashnores, e ban me gjith qejf, me zemër dhe trup, i duke vepër e lehtë, nuk i vjen rëndë. Pa dyshim se këta janë prej atyreve:

“E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, “. (El-Bekare: 165). (Shiko: “Iagethetul-Lehefan”, fq. 572).

3- All-llahu, subhanehu ve teala, ka caktuar që burri të anon kah gruaja dhe gruaja kah burri, e kjo është një gjë e natyrshme, andaj Islami e ka rregulluar këtë anim dhe e ka udhëzuar në kahje të shëndoshë.

I ka ndarë burrat prej grave, gratë i ka urdhëruar të mbulohen, për ta mbrojtur shoqërinë nga prishja dhe çorodia.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Fitneja më e dëmshme që kam lërë pas vehtes për burrat janë gratë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Andaj ka shumë të atillë që janë mobilizuar në rradhët e ushtrisë së shejtanit dhe mundohen me tërë potencialin e tyre të sjellin njerëzimin në fund të humnerës. Kurse All-llahu, subhanehu ve teala, atyreve që kanë dëshirë të përhapin imoralitetin në mesin e muslimanëve u kërcënohet duke u thënë:

“Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini”. (En-Nur: 19).

4- Shikimi i pakontrolluar shkakton “deponimin e atyre fotografive në kujtesë, pa marë parasysh a jën të gjalla, ose fotografi të shtypura në revista ose që lëvizin në filme.

Andaj shikimi i herpashershëm i tyre shkakton lehtësimin e rikthimit të këtyre pamjeve, e rikthimi i këtyre pamjeve shkakton parafytyrimin e tyre në forma të caktuara, e kjo e zgjon epshin, kurse ai që është zemërsëmurë, e kaplon stresi i madh”. (shiko: “El-Fitne”. Abdul-Hamid Suhejban, fq. 231).

Njerëzit po të respketonin All-llahun dhe Pejgamberin, e të mjaftoheshin me ate që ua ka lejuar All-llahu, do të qetësonin zemrën dhe mendjen nga shumë gjëra që paraqet për ta denim në këtë botë dhe lodhje për shumë bijë tanë.

5- Shikimi nëse nuk kontrollohet, ajo nuk ka të ndalur.

Nuk mjaftohet syri me një fotografi, por nëse i pëlqen njëra, do ti pëlqen edhe tjetra, edhe pse asnjehër nuk do të ngopet nga të shikuarit.

Nga kjo mund të rruhemi në fillim, se pastaj edhe nëse përdorim shërim të madh, ndoshta nuk do të arrimë të shërohemi.

Shejh Ali Tantavi thotë: “Nëse do të kishe pasurinë e Karunit dhe trupin e Heraklit e të kishë marëdhënie me dhjetë mijë gra prej më të bukurave, a mendon se do të mjaftoheshe? Them me zë të lartë: jo. E shkruaj me shkrim të gjërë. Mirëpo një grua në mënyrë të lejuara të mjafton. Mos kërkoni prej meje argument, sepse kado që do të ktheheni përreth jush do të gjeni në jetë argument të dukshëm”. (“Fetava Ali Tantavi”, fq. 146).

DOBITË NGA ULJA E SHIKIMIT

Ulja e shikimit sjell shumë dobi në jetën e kësaj bote, e për në ahiret mos të flasim.

1- Zbatim i urdhërit të All-llahut, e cila është kulmi i lumturisë së njeriut në jetën e kësaj bote dhe në ahiret.

Njeriu nuk ka as në botë e as në ahiret gjë më të dobishme se sa zbatimi i urdhërave të All-llahut, kjo e sjell lumturinë dhe moszbatimi i tyre shkakton vuajtjen në dynja dhe ahiret.

2- Pengon depërtimin e gjurmëve të shigjetave të helmuara, në të cilat mund të ndohet shkatërrimi i zemrës së tij.

3- Shkakton gëzim të zemrës me Zotin dhe koncentrohet i tërë potenciali i tij në All-llahun, sepse shikimi i pakontrolluar shkakton shkapërderdhjen e zemrës, largimin e tij nga Zoti.

Gjëja më e dëmshme për njeriun është shikimi i pakontrolluar, i cili sjell egërsi mes njeriut dhe Zotit të vet.

4- E forcon zemrën dhe e gëzon, ashtu sikurse shikimi i pakontrolluar e dobëson dhe e mërzit.

5- Zemrës i jep dritë, ashtu sikurse shikimi i pakontrolluar i jep errësim. Andaj All-llahu, subhanehu ve teala, e ka përmendur ajetin e dritës, pasiqë ka urdhëruar uljen e shikimit.

“All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë”. (En-Nur: 35).

Domethënë sikur drita që gjindet në zemrën e besimtarit, i cili i zbaton urdhërat e Tij dhe largohet nga ndalesat e Tij. Kur ti ndriçohet zemra njeriut i vijnë delegacionet e të mirave nga çdo anë, ashtu sikurse kur ti errësohet, i vijnë retë e sprovës dhe të këqijave nga çdo anë. I vijnë bidatet, devijimi, pasimi i epshit, largimi nga udhëzimi, largimi nga shkaqet e lumturisë dhe angazhohet me shkaqet e fatkeqësisë. Këtë ia zbulon drita që gjindet në zemrën e tij, e kur ta humbë këtë dritë, ai njeri mbetet sikur i verbëri, i cili bredhë në errësirë.

6- I jep largpamësi të vërtetë, me të cilën e dallon të vërtetën nga e kota. Shah ibn Shuxha’ el-Kermaniu, rahimehull-llah, thotë:

“Ai që jetën publike e ka mbushur me pasim të sunnetit, jetën sekrete me vetkontrollë, ai që ulë shikimin nga harami, e ndalon vehten nga epshet dhe zakonisht han hallall, nuk i gabon largpamësia”.

Ky, njeri që e ka thënë këtë fjalë, asnjëher nuk i ka gabuar vlerësimi (largpamësia).

7- I jep njeriut paluhatshmëri, trimëri dhe forcë. Këtij njeriu All-llahu i grumbullon mes fuqisë së vizionit dhe argumentit dhe fuqisë së pushtetit. Në disa gjurmë nga muslimanët e parë qëndron:

“Ai që kundërshton epshin e vet, nga hija e tij ik shejtani”.

Kurse ate që pason epshin e vet e sheh të nënçmuar, të mposhtur, të pavlefshëm, tërë këto ia lëshon All-llahu atij që bën mëkate ndaj Tij.

All-llahu, subhanehu ve teala, krenarinë e ka bërë shoqërues të adhurimeve, kurse nënçmimin shoqërues të mëkateve.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

” Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, “. (El-Munafikun: 8).

“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë”. (Ali Imran: 139).

Besimi është thënie dhe vepër, sekrete dhe publike. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon “. (Fratir: 10).

Domethënë ai që dëshiron krenarinë, duhet ta kërkon duke e adhuruar All-llahun dhe duke e përmendur Ate, duke përmendur fjalë të mira dhe duke vepruar vepra të mira.

Në lutjen e kunutit qëndron:

“Nuk nënçmohet ai që të miqëson Ty dhe nuk është krenar ai që të armiqëson Ty”.

8- Ia mbyll hyrjet e shejtanit në zemrën e vet.

Sepse ai hyn nga dera e shikimit më shpejt se sa ajri në vendin bosh, ia zbukuron fotografinë e shikuar, ia bën idhull të cilit i përkulet, pastaj i jep shpresa dhe i premton, duke ngjallur zjarin e epshit, duke hedhur drunjtë e mëkatit, në të cilat nuk do të arrinte po nuk ishin ato fotografi. Zemra e tij i bëhet e tëra në flakë, kjo i shkakton ato rënkime dhe ofkëllime, sepse zemra i është rrethekuar nga të gjitha anët me zjar, ajo gjindet në mes sikur dashi në mes të furës. Andaj denimi i njerëzve të dhënë pas epsheve dhe fotografive të ndaluara është fura e zjarit, në të cilën do të denohen në berzah deri në ringjallje, siç i ka parë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke u denuar në ëndrën e tij, në hadithin që e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

9- E boshatis zemrën nga çdo preokupim për të menduar për interesin e tij dhe për tu preokupuar me to.

Shikimi i pakontrolluar e dekoncentron dhe ia shkapërderdh punët, e pason epshin dhe shkujdeset nga përmendja e Zotit të vet. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

” dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. (El-Kehf: 28).

Shikimi i pakontrolluar i shkakton këto tre gjëra.

10- Mes zemrës dhe syrit ka kanal, saqë më çka angazhohet njëri angazhohet edhe tjetri, me çka rregullohet njëri, rregullohet edhe tjetri, me çka prishet njëri, prishet edhe tjetri, ashtuqë nëse prishet shikimi prishet edhe zemra, poashtu edhe në aspekt të përmirësimit.

Nëse i prishet dhe çoroditet syri, i prishet dhe çoroditet edhe zemra, i bëhet sikur vend i mbeturinave, ku grumbullohen ndytësirat dhe mbeturinat. Kjo zemër nuk është më e përshtatshme për të banuar në te njohja e All-llahut, dashuria ndaj Tij, pendimi te Ai, gëzimi me Te dhe me afërsinë e Tij, por në të banojnë gjërat e kundërta. (shiko: “Shërimi dhe Ilaçi”, Ibn Kajimi).

E lusim All-llahun të na shtojë dijen e dobishme dhe veprat e mira!

E lusim All-llahun të na dhurojë dashurinë e Tij, dashurinë e veprave që na shpiejnë te dashuria e Tij, dashurinë e njerëzve që e dojnë Ate!

E lusim All-llahun të udhëzon rininë tonë, djemt dhe vajzat tona!

E lusim All-llahun që të na mbrojë nga të nxehtit e dynjasë dhe zjarit të xhehenemit!

E lusim All-llahun që të na mbrojë nga sprovat që i dimë dhe që nuk i dimë!

E lusim All-llahun të na shtojë imanin, devotshmërinë, pasurinë hallall, fëmijët e mirë dhe veprat e pranuara!

Amin!

Bekir Halimi,
23.7.2004