Thirrja në fenë e Allahut mbase është edhe art. Të thërrasësh në fenë e Allahut, përveç që është përgjegjësi, si urdhër hyjnor, po kështu, edhe përgatitja profesionale dhe adekuate për të mbetet përgjegjësi, ndryshe, dëmi do të ishte më i madh se sa dobia. Ajo, që neve do ta trajtojmë këtu, në fakt, është një trendësh parimor i përfituar nga një ajet kur’anor, e që padyshim, është shumë racional dhe efektiv, sidomos nëse kihet parasysh thanësi i tij, i cili ishte vetëm një misionar (besimtar) nga koha e Musait, alejhi’s selam. Fjala është për ajetin që Allahu na e solli nëpërmjet gjuhës së këtij besimtari:
“فَسَتَذْكُرُونَ مَا أَقُولُ لَكُمْ وَأُفَوِّضُ أَمْرِي إِلَى اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ
Juve do t’ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!”. ([1])
Ajo që, në shikim të parë dhe sipërfaqësor, përfitojmë nga ky ajet, është një metodologji mahnitëse dhe shumë efikase në fushën e predikimit islam. Allahu i Madhëruar përshkroi rrugën e misionarit drejt kumtimit me sukses të detyrës së tij. Ai, gjithnjë sipas ajetit, duhet:
· Te këshilloj, së pari,
· Tua bëj me dije se unë vetëm kaq jam i obliguar, dhe
· Takimi im me ju, besuat a mohuat, është tek Allahu. Ai përcjell veprat tuaja. Pra, prape të këshilloj.
Ibni Kethiri, në koment të ajetit në fjalë, ka thënë: Juve do t’iu bie ndërmend vërtetësia e urdhëresave dhe ndalesave që ua kumtova, do t’iu kujtohen këshillat dh sqarimet, do t’i kujtoni e do të ndieni keqardhje por kjo aspak nuk do t’iu ndihmojë. Unë mbështetem në Allahun, kërkoj mbrojtje tek Ai dhe iki-largohem prej jush ndërsa Ai iu shikon ju, e udhëzon atë që do dhe e humb atë që e meriton humbjen…”([2]).
Çka nënkuptojmë me fjalën misionar?
Fjala “Hoxhë” në popull përdoret për një mësues fetar, puna e të cilit, përgjatë kohës më të madhe të historisë, ka qenë e reduktuar vetëm në objekte fetare, gjë që nuk do të duhej të ishte ashtu. Hoxha, që si term është huazuar nga turqishtja([3]), në sferën e predikimit islam, përfshin një rreth më të gjerë. Puna e tij nuk është e përkufizuar vetëm brenda mureve të xhamisë apo ndonjë objekti fetar, jo, ai duhet të jete në shërbim të ithtarëve të fesë së tij kudo që ata të jenë. Nisur nga këtu, me çallmë apo pa të,: Misionari nuk është vetëm hatib([4]). Misionari është njeri, i cili beson në një parim a ide dhe në të cilën fton me shkrim, ligjërim, biseda të zakonta, punë të palodhur në përditshmërinë e tij, qoftë private a publike, dhe atë, me të gjitha mjetet e mundshme të predikimit([5]).Me një fjalë, ai që në orar e pas orari të punës, në vikende e ditë pune, ditën e natën, fton dhe thërret në fenë e Allahut.
1. Këshilla
“Këshilla është fjale me të cilën shprehet dëshira për ndonjë të mirë për atë që e këshillon”([6]). Këshilla, në rrafshin praktik, do të thotë: Korrigjim i gabimtarëve, mëshirë ndaj tyre dhe përmbushje (plotësim) të kërkesave (nevojave) të tyre([7]).
Se ajo është e një rëndësie të veçantë, tregojnë citate të ndryshme kur’anore dhe profetike, ku Allahu urdhëron Muhammedin, alejhi’s selam të këshilloje njerëzimin. Ka thënë Allahu:
“قُمْ فَأَنذِرْ
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)”. ([8])
” فَذَكِّرْ إِنَّمَا أَنْتَ مُذَكِّرٌ لَسْتَ عَلَيْهِمْ بِمُسَيْطِرٍ
E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues, 22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!“. ([9])
” ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira“. ([10])
” وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ
Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi“. ([11])
” فَذَكِّرْ إِنْ نَفَعَتْ الذِّكْرَى سَيَذَّكَّرُ مَنْ يَخْشَى وَيَتَجَنَّبُهَا الأَشْقَى
E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi. 10. Do të këshillohet ai që ka frikë, 11. E do t’i shmanget asaj, ai që është shumë i keq“. ([12])
Nga ajete e sipërshënuara, përveç urdhrit për këshillë e qortim, ne po kështu, vërejmë edhe ndikimin e saj: Ajo iu bën dobi njerëzimit, çfarëdo shtrese qofshin, e ne veçanti besimtarëve. Rasti i Ebu Dherr-rrit dhe Bilallit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ku këtë të fundit Ebu Dherri e pati ofenduar. Muhammedi, alejhi’s selam e qortoi dhe i dha një këshillë se muslimani nuk bën ta nënçmojë vëllain e tij. Me konkretisht i tha:
“يا أبا ذر إنك امرؤ فيك جاهلية
O Ebu Dherr, ti je njeri që ende ke cilësi të periudhës paraislame”. ([13])
Me një fjalë, ajo që ke bërë nuk është tradite e jona islame, atë duhet lënë dhe braktisur menjëherë. Ebu Dherri, shkoi tek Bilalli, shtriu fytyrën në dhe-tokë dhe i tha: Më shkel me këmbën tënde në fytyre ngase unë kam gabuar. Bilalli refuzoi ta shkelte fytyrën, e cila i binte në sexhde Allahut.
Një rast tjetër shumë interesant e përshkruan edhe hadithi në vijim. Muhammedi, alejhi’s selam ia arriti që nepemrjet këshillës ta zbus yemrën e nje beduini të paarsimuar. Imam Muslimi transmeton ne Sahihun e tij nga Enes b. Maliku se: “Derisa ishim duke ndejtur n xhami, erdhi një malësor dhe urinoi ne xhami. Ndal! Ndal!- thanë shokët e te dërguarit te Allahut por i dërguari i Allahu tha: Mos e pengoni por lëreni (ta kryej atë), kështu qe ata nuk e penguan. Pastaj e thirri atë Pejgamberi, alejhi’s selam dhe i tha: Këto xhami nuk janë për urine dhe hedhurina (ndyrësi tjera), por janë për përkujtimin e Allahut, namazin, leximin e Kur’anit. Ose (dyshon ne rrëfimin tekstual transmetuesi) siç ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam. Pastaj urdhëroi një njeri qe te sillte një kove ujë, qe e derdhi mbi vendin e urinuar”.([14])
Mu për këtë, Muhammedi, alejhi’s selam shpeshherë këshillonte shokët e tij. Ka thënë Irbad b. Sarije:
” قَامَ فِينَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ذَاتَ يَوْمٍ فَوَعَظَنَا مَوْعِظَةً بَلِيغَةً وَجِلَتْ مِنْهَا الْقُلُوبُ وَذَرَفَتْ مِنْهَا الْعُيُونُ فَقِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ وَعَظْتَنَا مَوْعِظَةَ مُوَدِّعٍ فَاعْهَدْ إِلَيْنَا بِعَهْدٍ فَقَالَ عَلَيْكُمْ بِتَقْوَى اللَّهِ وَالسَّمْعِ وَالطَّاعَةِ وَإِنْ عَبْدًا حَبَشِيًّا وَسَتَرَوْنَ مِنْ بَعْدِي اخْتِلَافًا شَدِيدًا فَعَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ الْمَهْدِيِّينَ عَضُّوا عَلَيْهَا بِالنَّوَاجِذِ وَإِيَّاكُمْ وَالْأُمُورَ الْمُحْدَثَاتِ فَإِنَّ كُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ
Një ditë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë të madhe saqë zemrat na u rrëqethen dhe sytë na lotuan. Iu tha: O i dërguari i Allahut! Na këshillove sikur të ndahesh prej nesh kështu që na lë diç si porosi! Tha: Mbahuni për devotshmërisë për Allahun, respektit dhe dëgjimit (nënshtrimit) ndaj prijësit tuaj edhe nëse është rob prej Habeshit. Pas meje (vdekjes sime) do të shihni ndryshime (përçarje) të mëdha kështu që mbahuni për sunnetit tim, sunnetit të hulefai’rr rrashidinëve të udhëzuar, kapuni për saj me dhëmballë. Largohuni nga gjërat e shpikura ngase çdo bidat (risi) është humbje“. ([15])
Se sa rëndësi ka këshilla tregon edhe fakti se kur muslimanët ia jepnin besën Muhammedit, alejhi’s selam për Islam, pjesë përbërëse e besës ishte edhe këshilla. Xhabiri transmeton:
“بَايَعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ـ صلى الله عليه وسلم ـ عَلَى إِقَامِ الصَّلاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَالنُّصْحِ لِكُلِّ مُسْلِمٍ
Ia dhashë besën Muhammedit, alejhi’s selam për faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe këshillën për çdo musliman”. ([16])
Në traditën profetike koprracia me këshilla nuk lejohet aspak. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“فإذا استنصح أحدكم أخاه فلينصحه
…Kur dikush prej vëllait të kërkoj këshillim, le ta këshilloj”. ([17])
Madje, e vërteta është se, feja jone e tëra është këshillë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Feja është sinqeriteti”. Thamë: “Ndaj kujt? Tha: “Ndaj All-llahut, Librit të Tij, Pejgamberit të Tij, udhëheqësve të muslimanëve dhe njerëzve tjerë prej tyre”. ([18])
Si jepet këshilla?
Për ta kryer rolin e saj ashtu siç duhet, këshilla duhet të jepet në përputhshmëri me disa parime edukative, ndryshe, ajo dështon. Ajo, që është paraparë si masë parapërgatitëse për këshillën, zakonisht përmblidhet në këto që do t’i shënojmë më poshtë:
a) Të mos nxitojë njeriu në vërtetimin e asaj që i thuhet për ndonjë të afërm, shok, a fqinj, para se ta vërtetojë atë. Allahu i Madhëruar dhe Muhammedi, alejhi’s selam ngutin dhe paragjykimin i kanë cilësuar si gabime. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“يا أيها الذين آمنوا اجتنبوا كثيراً من الظن إن بعض الظن إثم ولا تجسسوا
O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit…”. ([19])
“وما لهم به من علم إن يتبعون إلا الظن وإن الظن لا يغني من الحق شيئاً
Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës”. ([20])
Këtë parim e ka vërtetuar në teori e praktikë edhe vet Muhammedi, alejhi’s selam, i cili ka thënë:
“اياكم و الظن فان الظن أكذب الحديث
Keni kujdes nga supozimet ngase ato janë thënia më e rrejshme” ([21]).
Këtu hyn edhe rasti nëse fjala që i transmetohet përmban dy kuptime, me ç’rast besimtari i sinqertë, do t’i jepte kahje pozitive. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë:
“لا تظنن بكلمة خرجت من أخيك المؤمن إلا خيرا وأنت تجد لها في الخير محملا
Fjalën që ka dalë prej vëllait tënd musliman mos e mendo ndryshe vetëm se si të mirë derisa asaj mund t’ia japësh një domethënie të tillë” ([22]).
Vajza e Abdullah b. el-Mutiut i kishte thënë burrit të saj, Talha b. Abdurrahman b. Aufit, i cili ishte më bujari i kohës së tij: Nuk kam parë njerëz më mosmirënjohës se shokët tu. E përse? e pyeti. Kur kishe para vinin ndërsa tani kur ke mbetur pa para të kanë harruar. Për Zotin, kjo është mirësi e tyre ndaj nesh- u përgjigj njeriu. Ata vinin tek ne kur kishim me çka t’i nderonim ndërsa tani kur kemi mbetur pa pasuri, ata nuk vine të na ngushtojnë fare ngase nuk kemi me çka t’i presim- sqaroi Talha([23]).
b) Ta ketë të freskët përherë në kujtesë se njerëzit nuk janë të pamëkate. Ata gabojnë në gëzime e hidhërime ngase në asnjërin rast nuk mund ta përmbajnë veten. Sa bukur e ilustron këtë rasti i gruas në kohën e Muhammedit, alejhi’s selam qe i kishte vdekur fëmija dhe qante tek varri. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam kishte kaluar pranë një gruaje e cila qante për fëmijën e saj tek varri i tij. T’ia kesh frikën Allahut dhe duro!- i tha Muhammedi, alejhi’s selam. Meqë gruaja nuk e njihte i tha: Largohu prej meje ngase ty nuk të ka ndodhur ajo që më ka ndodhur mua…Si i the ashtu, ai ishte i dërguari i Allahut, – i thanë disa. Gruaja nga gabimi që bëri shkoi të kërkonte falje dhe meqë nuk gjeti tek dera portier hyri në shtëpi dhe i tha: Nuk të kam njohur. Muhammedi, alejhi’s selam ia ktheu:
“إنما الصبر عند الصدمة الأولى
Durimi (durim i vërtet quhet ai që) është në momentet e para të ndodhjes së fatkeqësisë”.([24])
Muhammedi, alejhi’s selam kuptoi hallin e kësaj gruaje andaj nuk deshi që në këtë moment derisa ajo kishte pikëllim ta këshillonte më shumë ngase, sigurisht, ajo do të kishte bërë edhe ndonjë gbim më të madh.
c) Çështjen duhet ta shikosh nga këndvështrimi yt por edhe nga këndvështrimi i tjetrit. Ndodhe që, në baze të përpjekjeve, ta besoj ndonjë teori a mendim tjetër, andaj nuk duhet nxituar që t’ia mohosh apo cilësosh si mendim të gabuar përderisa ajo çështje mund ta përmbajë edhe atë kuptim që ofron tjetri([25]). Këtë, sikur e aludon edhe rrëfimi në vijim. Në kohën e Pejgamberit, alejhi’s selam, pasi që beteja e Ahzabit morri fund, Xhibrili kishte ardhur dhe e kishte urdhëruar Pejgamberin, alejhi’s selam, të niset tek Beni Kurejdha, fis çifut, që t’i luftojë për shkak se ata kishin thyer marrëveshjen. Pejgamberi, alejhi’s selam iu tha shokëve:
لا يُصَلِّيَنَّ أَحَدٌ الْعَصْرَ إِلَّا فِي بَنِي قُرَيْظَةَ
Le të mos e falë askush prej jush ikindinë përveç se tek Beni Kurejdha-të!([26])
Shkuan prej Medinës tek Beni Kurejdha por u afrua koha e namazit të ikindisë, disa thanë: Nuk do të falemi derisa të mbërrijmë tek vendi edhe nëse perëndon dielli sepse Pejgamberi, alejhi’s selam tha: Le të mos e falë askush prej jush ikindinë përveç se tek Beni Kurejdha-të!, kështu që ne themi: Semi’na Ve Eta’na – Dëgjuam dhe respektuam!.
Ndërsa të tjerët thanë: Ne falemi në kohën e paraparë të namazit, sepse Pejgamberi, alejhi’s selam e ka patur për qëllim nxitimin për të dalur tek këta çifut dhe se nuk ka dëshiruar prej nesh ta vonojmë namazin. Kur Pejgamberi, alejhi’s selam, u informua për këtë nuk qortoi asnjërën palë.
d) Këshilla nuk duhet të sjellë dëm më të madh se sa heshtja. Ndodhë që njeriu në ndonjë rast sheh ndonjë gjë të keqe dhe dëshiron ta mohojë, largoj e zhdukë atë por nga ambiente dhe atmosfera ku gjendet, është i bllokuar. Në këtë rast, më mirë është të heshtet se sa të këshillohet. E kësaj natyre është edhe këshilla dhënë njeriut në publik, që dijetarët e kanë quajtur: Poshtërim dhe nënçmim([27]). Imam Shafiu ka thënë: Ai që e këshillon vëllain e vet në heshtje, ai e ka këshilluar dhe ruajtur, ndërsa ai që e këshillon në publik, ai e ka zbuluar dhe nënçmuar”([28]).
e) Që këshilla të jetë kohe pas kohe e jo të kalojë në monotoni. Ibni Mes’udi transmeton:
” كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَتَخَوَّلُنَا بِالْمَوْعِظَةِ فِي الْأَيَّامِ مَخَافَةَ السَّآمَةِ عَلَيْنَا
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam na vinte kohë pas kohe për këshilla nga droja që të mos krijohej monotoni“([29]).
f) Që këshillën ta jap vetëm për hirë të Allahut, ngase e kundërta do të shkaktojë urrejtje dhe dënim nga Allahu i Madhëruar. Mu për këtë, dijetari që nuk është i sinqertë për Allahun, do të jetë prej të parëve që futen në zjarrë([30]).
g) Që vet të jetë shembull, ndryshe, i verbëri nuk mund të dhurojë sy.
h) Që t’ia shfaq dashurinë dhe dëshirën që ka për mirëqenien dhe udhëzimin e tij([31]).
Kujdes!
Këshilla ndonjëherë del jashtë pozitivitetit dhe nxit për të këqija([32]). Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë na ka sjellur shembuj të këshillës së keqe dhe mashtruese. P.sh.: përkitazi me vëllezërit e Jusufit, alejhi’s selam, Allahu rrëfen nëpërmjet gjuhës së tyre e thotë:
“قالوا يا أبانا مالك لا تأمنا على يوسف وإنا له لناصحون
Ata thanë: “O babai ynë, ç’ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij?”.([33])
Ata, në të vërtetë, e morën që ta mbysin e jo ta këshillojnë e ruajnë. Prapëseprapë, këshilla mashtruese dhe tradhtare më e madhe mbetet ajo e Iblisit të mallkuar, i cili mashtroi Ademin dhe Havvanë duke i këshilluar rrejshëm:
“وَقَاسَمَهُمَا إِنِّي لَكُمَا لَمِنَ النَّاصِحِينَ [21] فَدَلاَّهُمَا بِغُرُورٍ فَلَمَّا ذَاقَا الشَّجَرَةَ بَدَتْ لَهُمَا سَوْءَاتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِن وَرَقِ الْجَنَّةِ وَنَادَاهُمَا رَبُّهُمَا أَلَمْ أَنْهَكُمَا عَن تِلْكُمَا الشَّجَرَةِ وَأَقُل لَّكُمَا إِنَّ الشَّيْطَآنَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُّبِينٌ
Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju. 22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!”. ([34])
2. Shfajësimi i vetvetes
“Shfajësimi i vetvetes” është, në një mënyrë, përkthimi i pikës së dytë të temës sonë, të përmendur më lartë. Ajo që neve synojmë me këtë pikë këtu është deklarimi i misionarit se detyra ime ka një kufi; unë thërras, sqaroj, lehtësoj, shpjegoj por udhëzimi vjen prej Allahut. Nëse një zemër pranon ta largojë pluhurin e injorancës dhe mëkateve, udhëzimi i Allahut depërton në të, ndryshe, vrazhdësia e saj vetëm sa shtohet. Misionari musliman duhet të jetë ai që përgëzon me Xhennet ata që veprojnë mirë dhe kërcënon me Xhehennem ata që veprojnë keq. As ai dhe askush tjetër nuk mund ta dijë fundin e askujt por feja kështu na mëson: Shpresojmë për të mirin Xhennetin ndërsa për shkelësin e rregullave kemi frikë Xhehennemin. Nisur nga këtu, nëse njeriu sheh ndonjë të afërm apo familjar të misionarit që nuk zbaton rregullat fetare, ai nuk guxon assesi që ta akuzojë predikuesin se nuk është i sinqertë. Është shumë e qartë se ai duhet të fillojë nga shtëpia e tij por nëse ata nuk i përgjigjen këtu nuk ka vend për asnjë akuzë, ndryshe, Ademin për djalë, Nuhun për djalë dhe grua, Ibrahimin për baba, Lutin për grua, dhe Muhammedin, alejhimu’s selam, për axhallarë, të tillët do t’i akuzonin më parë ngase ata ishin pejgamber dhe megjithatë nuk ia dolën të udhëzonin të permendurit.
Kjo nuk qëndron. Allahu ka sqaruar se udhëzimi i tyre është vetëm në duart e Tij. Këtë, parimisht dhe shumë qartë, e gjejmë në Kur’an dhe në hadithe. Udhëzimi i njerëzve në Kur’an kur i është atribuuar Muhammedit, alejhi’s selam, ka qene me kuptim të vetëm predikimit dhe mësimit e assesi të udhëzimit. Ja argumentet që dëshmojnë se udhëzimi vjen vetëm prej Allahut. Duke filluar nga kaptina e parë e Kur’anit, el Fatiha-ja, Allahu na përkujton këtë parim e thotë:
“اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ
Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!”. ([35])
“قُلْ لِلَّهِ الْمَشْرِقُ وَالْمَغْرِبُ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
…Të All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do”. ([36])
“وَاللَّهُ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
…All-llahu e vë në rrugë të drejtë atë që dëshiron”. ([37])
“قُلِ اللَّهُ يَهْدِي لِلْحَقِّ أَفَمَنْ يَهْدِي إِلَى الْحَقِّ أَحَقُّ أَنْ يُتَّبَعَ أَمَّنْ لا يَهِدِّي إِلَّا أَنْ يُهْدَى فَمَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ
…Thuaj: “Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund ta udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? Ç’është me ju? Si gjykoni?”. ([38])
Këto ajete janë vetëm një pjesë e një numri të madh të ajeteve me këtë tematike, dhe të cilat, qartazi, përcaktojnë që udhëzimi vjen vetëm prej Allahut. Ndërsa ajetet tjera ku ky rol i është përmendur Muhammedit, alejhi’s selam dhe pejgamberëve tjerë, alejhimu’s selam, apo edhe Kur’anit Fisnik([39]), zakonisht kanë domethënien e kumtimit, qortimit, përgëzimit, dhe assesi jo se ata udhëzojnë dikë([40]). Përkitazi me pejgamberët tjerë, Allahu ka thënë:
“وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولاً أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!…”. ([41])
“رُسُلاً مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللَّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزاً حَكِيماً
Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë”. ([42])
Jam më se i bindur se sikur udhëzimi të ishte në duart e tyre asnjëri nuk do të dëshironte ta udhëzojë askënd para familjes së tij, e në veçanti Nuhu, alejhi’s selam, i cili e luti Allahu për djalin e tij mëkatar.
Ndërsa përkitazi me Muhammedin, alejhi’s selam, Allahu, edhe pse ia ka përshkruar udhëzimin në disa ajete, në ajetet tjera e ka sqaruar se ai është vetëm kumtim. Thotë Allahu:
“وَإِنَّكَ لَتَهْدِي إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
…Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë”. ([43])
Në ajetet tjera sqarohet domethënia dhe esenca e kësaj çështjeje:
“قُمْ فَأَنذِرْ
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)”. ([44])
” فَذَكِّرْ إِنَّمَا أَنْتَ مُذَكِّرٌ لَسْتَ عَلَيْهِمْ بِمُسَيْطِرٍ
E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!“. ([45])
“إِنَّكَ لا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ
Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit”. ([46])
“يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ وَإِنْ لَمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ إِنَّ اللَّهَ لا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ
O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon”. ([47])
Nëse Nuhu, alejhi’s selam vuante për udhëzimin e djalit të tij, këtë gjë e bëri edhe Muhammedi, alejhi’s selam por për tërë njerëzimin. Allahu na rrëfen e thotë:
“فَلَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ عَلَى آثَارِهِمْ إِنْ لَمْ يُؤْمِنُوا بِهَذَا الْحَدِيثِ أَسَفاً
A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)?”. ([48])
“لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ
A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!”. ([49])
Në koment të ajetit 56 të kaptinës el-Kasas, Ibni Kethiri, ka thënë: Allahu i Madhëruar i drejtohet të dërguarit të Vet, paqja dhe mëshira qofshin mbi të: Ti nuk e ke obligim udhëzimin e tyre, ti vetëm kumtoje fjalën Time. Allahu udhëzon kë të do([50])…siç ka thënë:
“ليس عليك هداهم ولكن الله يهدي من يشاء
Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do…”. ([51])
Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se ajeti në fjalë ka zbritur përkitazi me xhaxhain e Muhammedit, alejhi’s selam, Ebu Talibin, i cili e mbronte dhe e ndihmonte. Kur i erdhi vdekja, Muhammedi, alejhi’s selam dëshironte që edhe nga frymëmarrjet e fundit të tij të nxirrte të paktën shqiptimin e shehadetit por nuk ia doli mbanë. Pejgamberi, alejhi’s selam i tha:
“يا عم، قل: لا إله إلا الله، كلمة أشهد لك بها عند الله
O xhaxhai im, thuaje shehadetin që të dëshmoj me të tek Allahu për ty!”
Ai deshi ta thoshte por insistimi i Ebu Xhehlit dhe pabesimtarëve tjerë, sipas një versioni të Muslimit, apo “burrëria” idhujtare e kurejshëve, që të mos tregohej i dobët në prag të vdekjes, sipas versionit të Muslimit dhe Tirmidhiut([52]), kështu që, përfundimisht, vdiq si pabesimtar. Allahu i shpalli Muhammedit, alejhi’s selam:
“إِنَّكَ لا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ
Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit”. ([53])
Ajo, që është thënë në koment të pjesës “atë që do” të ajetit në fjalë, ka dy kuptime:
· Atë , udhëzimin e të cilit e do,
· Atë që e ke të afërm([54]).
Subhanallah! Jo vetëm që xhaxhai i tij nuk u bë musliman por as që ishte në kompetencë të tij të udhëzojë ata që dëshironte përveç tij. Rastin më të mirë përkitazi me këtë e kemi të regjistruar në Sunenin e Tirmidhiut. Nafiu transmeton nga Ibni Omeri se Muhammedi, alejhi’s selam është lutur:
“اللَّهُمَّ أَعِزَّ الْإِسْلَامَ بِأَحَبِّ هَذَيْنِ الرَّجُلَيْنِ إِلَيْكَ بِأَبِي جَهْلٍ أَوْ بِعُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ قَالَ وَكَانَ أَحَبَّهُمَا إِلَيْهِ عُمَرُ
O Allahu im!, nderoje Islamin me më të dashurin tek i prej ketyre dy burrave Ebu Xhehlin ose Omer b. Hattabin. Omeri ishte më i dashur tek Allahu se sa Ebu Xhehli”. ([55])
Obligimi i misionarit
Misionari musliman, në pozitë të trashëgimtarit të Muhammedit, alejhi’s selam, ka detyrat e kumtimit dhe transmetimit të mësimeve të kësaj feje. Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë, në disa vende, ka potencuar nevojën e ekzistimit të një grupi që thërret në këtë fe duke sqaruar se kjo, përveç tjerash, është edhe detyrë e përbashkët e vëllazërisë. Thotë Allahu:
“وَلْتَكُنْ مِنْكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”. ([56])
“وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُولَئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë”. ([57])
Detyrat e një misionari musliman fokusohen në këto pika, si më të rëndësishmet:
1) Kumtimi i fesë, gjë e cila konsiderohet si besë e marrur prej nesh. Allahu këtë e ka përmendur në Kur’an:
“إِنَّا عَرَضْنَا الْأَمَانَةَ عَلَى السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالْجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَنْ يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا الْإِنْسَانُ إِنَّهُ كَانَ ظَلُوماً جَهُولاً
Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm”. ([58])
Muhammedi, alejhi’s selam ka përmendur një dënim të rëndë për atë që e di të vërtetën e nuk e kumton atë. Tirmidhiu transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“مَنْ سُئِلَ عَنْ عِلْمٍ عَلِمَهُ ثُمَّ كَتَمَهُ أُلْجِمَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ بِلِجَامٍ مِنْ نَارٍ
Kush pyetet për ndonjë dituri që e di dhe e fsheh, ai, në Ditën e Kijametit, do të lidhet me një fre të zjarrte (në gojë)”. ([59])
Nisur nga këtu, misionari musliman, kumton fenë e Allahut pa marrë parasysh se ajo bie apo jo ndesh me doket, zakonet dhe traditat e njerëzve. Misionari është i obliguar ta thotë të vërtetën dhe të mos çajë kokën për tjetër gjë. Kështu na ka mësuar Allahu:
“فَلا يَصُدَّنَّكَ عَنْهَا مَنْ لا يُؤْمِنُ بِهَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ فَتَرْدَى
Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh”. ([60])
“وَلا يَصُدُّنَّكَ عَنْ آيَاتِ اللَّهِ بَعْدَ إِذْ أُنْزِلَتْ إِلَيْكَ وَادْعُ إِلَى رَبِّكَ وَلا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t’u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve”. ([61])
Misionari duhet t’iu thotë njerëzve se: Kjo është e lejuar e kjo është e ndaluar, ne nuk jemi ata që lejojmë apo ndalojmë, ne ua mësojmë fenë, dhe aspak nuk duhet të bezdiset nëse ndonjërit prej masës (audiencës, spektatorëve, xhematit) nuk i pëlqen kjo. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishte kundërshtuar Uthmanin në një çështje rreth haxhit me arsyetimin se fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam nuk e braktise për asnjë çmim([62]). Ngjashëm me Aliun vepruan Ibni Omeri(([63]) dhe Ibni Abbasi([64]).
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të vërtetën ta prezantoj pa ndonjë stil a metodë të bukur prezantimi. Një model ia ka sjellur Allahu në Kur’an. Ai, i Madhëruar qoftë, ka thënë:
“ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira“. ([65])
Pra, metodologjia e misionarit musliman fokusohet në tri elemente themelore:
· Urtësinë,
· Këshillën e mirë, dhe
· Dialogu i ndërsjellë dhe qëllimmirë.
Se kjo gjë vërtetë është e nevojshme rrëfen edhe fakti në vijim se, kur Allahu urdhëroi Musain dhe Harunin, alejhima’s selam, të shkojnë tek Faraoni për ta thirrur në besim, i mësoi që të sillen butë.
“ اذْهَبْ أَنْتَ وَأَخُوكَ بِآَيَاتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكْرِي (42) اذْهَبَا إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى (43) فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَيِّنًا لَعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى
42. Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje. 43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. 44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet“. ([66])
2) Mësimi i gjërave fetare dhe gjërave të kësaj bote. Misionari musliman e ka obligim që njerëzve t’ua mësoj gjërat përkitazi me fe, duke filluar nga pika më e rëndësishme –besimi, e pastaj edhe tek gjërat tjera, si: hallalli, harami, edukata, etj.
3) Nxitja e njerëzve për vepra të mira. Allahu këtë e ka përmendur në Kur’an:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا ارْكَعُوا وَاسْجُدُوا وَاعْبُدُوا رَبَّكُمْ وَافْعَلُوا الْخَيْرَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim”. ([67])
Po kështu thotë Allahu duke përshkruar fjalët e njërit nga profetët e Tij, Shuajbit, alejhi’s selam:
“قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِنْ كُنْتُ عَلَى بَيِّنَةٍ مِنْ رَبِّي وَرَزَقَنِي مِنْهُ رِزْقاً حَسَناً وَمَا أُرِيدُ أَنْ أُخَالِفَكُمْ إِلَى مَا أَنْهَاكُمْ عَنْهُ إِنْ أُرِيدُ إِلَّا الْإِصْلاحَ مَا اسْتَطَعْتُ وَمَا تَوْفِيقِي إِلَّا بِاللَّهِ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ
O populli im, më thuani pra nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!”. ([68])
4) Mbjellja e ndjenjës në shpirt për të qenë krenar me këtë fe. Misionari musliman pas vete nuk duhet të rreshtojë shifra, ai duhet të nxisë njerëzit që, krahas zbatimit e përfilljes së detyrave fetare, ata duhet të mburren dhe të jenë krenar me këtë fe([69]).
3. Prapë këshillë
Misionari musliman këshillën nuk duhet ta lërë anash asnjëherë. Ai, edhe pasi të ketë dhënë këshillë, ta ketë shfajësuar veten se përveç kumtimit diç tjetër nuk ka mbi supe, ai prapë duhet të këshilloj njerëzit. Por, kësaj radhe këshilla është pakëz më ndryshe. Ajo, në një forme është sikur një kërcenim. “Nëse ju nuk i përfillni urdhrat e Allahut, Allahu e di se çka bëni dhe do t’iu dënoj” është një lloj qortimi-kërcënimi. Ndoshta këtu qëndron edhe sekreti i ardhjes në fund të kësaj forme të këshillës. Ajetet dhe hadithet e kësaj natyre janë të shumta. Allahu ka thënë:
“وَأَنْذِرْهُمْ يَوْمَ الْآَزِفَةِ إِذِ الْقُلُوبُ لَدَى الْحَنَاجِرِ كَاظِمِينَ مَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ حَمِيمٍ وَلَا شَفِيعٍ يُطَاعُ (18) يَعْلَمُ خَائِنَةَ الْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِي الصُّدُورُ
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala. 19. Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra”. ([70])
“وَهُوَ اللَّهُ فِي السَّمَاوَاتِ وَفِي الْأَرْضِ يَعْلَمُ سِرَّكُمْ وَجَهْرَكُمْ وَيَعْلَمُ مَا تَكْسِبُونَ
Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka ka) në tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni”. ([71])
“وَعِنْدَهُ مَفَاتِحُ الْغَيْبِ لا يَعْلَمُهَا إِلَّا هُوَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَا تَسْقُطُ مِنْ وَرَقَةٍ إِلَّا يَعْلَمُهَا وَلا حَبَّةٍ فِي ظُلُمَاتِ الْأَرْضِ وَلا رَطْبٍ وَلا يَابِسٍ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُبِينٍ
Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi – Mahfudh)”. ([72])
Enes b. Maliku transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“ يُؤْتَى بِأَنْعَمِ أَهْلِ الدُّنْيَا مِنْ أَهْلِ النَّارِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَيُصْبَغُ فِي النَّارِ صَبْغَةً ثُمَّ يُقَالُ يَا ابْنَ آدَمَ هَلْ رَأَيْتَ خَيْرًا قَطُّ هَلْ مَرَّ بِكَ نَعِيمٌ قَطُّ فَيَقُولُ لَا وَاللَّهِ يَا رَبِّ وَيُؤْتَى بِأَشَدِّ النَّاسِ بُؤْسًا فِي الدُّنْيَا مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ فَيُصْبَغُ صَبْغَةً فِي الْجَنَّةِ فَيُقَالُ لَهُ يَا ابْنَ آدَمَ هَلْ رَأَيْتَ بُؤْسًا قَطُّ هَلْ مَرَّ بِكَ شِدَّةٌ قَطُّ فَيَقُولُ لَا وَاللَّهِ يَا رَبِّ مَا مَرَّ بِي بُؤْسٌ قَطُّ وَلَا رَأَيْتُ شِدَّةً قَطُّ
Në Ditën e Kiametit, nga Xhehennemi thirret njeriu që ishte dëfryer më së shumti në dynja dhe zhytet një herë në zjarre e i thuhet: O njeri! A ke parë ndonjë të mirë ndonjëherë? A ke kaluar pranë ndonjë të mire ndonjëherë? Thotë: Jo, pasha Allahun, o Zot, (nuk kam parë të mirë në dynja). Pastaj sillet njeriu prej banorëve të Xhennetit, që kishte vuajtur më së shumti në dynja dhe zhytet njëherë në Xhennet e pastaj i thuhet: O njeri! A ke parë ndonjë të ligë ndonjëherë? A të ka goditur ndonjë vështirësi ndonjëherë? Thotë: Jo, pasha Allahu, o Zot, kurrë nuk më ka goditur fatkeqësi dhe as nuk kam parë të ligë (keqe) kurrë“. ([73])
Mu për këtë, nëse duam të kemi shpëtim tek Allahu, duhet, të paktën, të vdesim si muslimanë, dhe përherë të jemi të drojtur nga kurthet dhe hilet e djallit. Thotë Allahu:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ
O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!”. ([74])
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!”. ([75])
“وَقَالَ الشَّيْطَانُ لَمَّا قُضِيَ الْأَمْرُ إِنَّ اللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ الْحَقِّ وَوَعَدْتُكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ وَمَا كَانَ لِيَ عَلَيْكُمْ مِنْ سُلْطَانٍ إِلَّا أَنْ دَعَوْتُكُمْ فَاسْتَجَبْتُمْ لِي فَلا تَلُومُونِي وَلُومُوا أَنْفُسَكُمْ مَا أَنَا بِمُصْرِخِكُمْ وَمَا أَنْتُمْ بِمُصْرِخِيَّ إِنِّي كَفَرْتُ بِمَا أَشْرَكْتُمُونِ مِنْ قَبْلُ إِنَّ الظَّالِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm”. ([76])
Përfundim
Misioni i predikuesit musliman nuk kufizohet vetëm në këto alternativa e mundësi që ofruam, edhe pse këto janë bosht i punës së tij. Ajo që neve synuam këtu nuk është hiq më shumë se një mund modest për një këshillë të sinqertë. Kjo për faktin se mundi i derdhur vend e pa vend, nevojë e pa nevojë, rrallë herë jep fryte të dëshiruara, për të mos thënë se dështon gjithmonë. Misionari musliman, duke u nisur nga koha që jeton, duhet ta di se dita e tij duhet të jetë më e gjatë se 24 orë, jave me më shumë se shtatë ditë, muaji me më shume se 31 ditë dhe viti me më shumë se 12 muaj. Ai, duhet të punoj çdoherë, gjithkund dhe me çdokënd, andaj një njeri me një mision kaq të madh e kaq gjithëperfshirës, patjetër se duhet ta ketë një plan të punës së tij. Dhashtë Zoti e kjo temë deri diku i ofron një opsione për një plan të suksesshëm!
Dr. Sedat Islami
[2] Tefsiru’l kur’ani’l adhim, Ibni Kethir, b. 1, boton: Esh-Sheriketu’d devlijjetu li’t tibaah, distributor: El-Mektebu’th thekafijj, Kajro, Egjpt, 2001, pj. 4, f.: 81
[3] Fjala “Hoxhe” është titull që i jepet klerikëve muslimanë; ai që ka këtë titull, që vishet me xhybe e me çallmë dhe kryen shërbimet fetare. Fjalor i fjalëve të huaja, Hartues: grup autorësh, Rilindja, Prishtinë, 1988, f. 246.
[4] Ligjërues i së premtes.
[5] Ed-Duatu ila’Allahi teala fi dav’i’l kitabi ve’s sunneh, Dr. Sabir Ahmed Taha, b. 1, 2001, Egjipt, f. 40
[6] El vafi fi sherhi’l erbeine’n nevevijjeh, Dr. Mustafa Buga & Muhjiddin Misto, Daru’bnu Kethir, Damask & Bejrut, b. 10, 1998, f.: 42
[15] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Shejh Albani ne Silsiletu’s sahiha, 2/ 648 thotë se hadithi është sahih.
[17] Sahihu’l xhamii, 3385
[23] Mevaridu’dh dham’an li durusi’z zeman, Abdu’l Aziz el-Muhammed es-Selman, b. 30, 2004, Saudi, pj. 4, f. 23
[25] Mevaridu’dh dham’an li durusi’z zeman, Abdu’l Aziz el-Muhammed es-Selman, f. 22-23.
[27] El vafi fi sherhi’l erbeine’n nevevijjeh, Dr. Mustafa Buga & Muhjiddin Misto, f.: 46
[29] Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu
[30] Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Personi i parë që do të gjykohet në Ditën e Gjykimit është njeriu që ka rënë dëshmor në fushëbetejë. Ai do të shpjeret në gjykim dhe do t’i ekspozohen begatitë e tij që ia ka dhënë All-llahu, të cilat ai do t’i njohë e atëherë All-llahu do t’i thotë: ‘?’ke bërë me begatitë që t’i kam dhënë?’ Ai thotë: ‘Kam luftuar për Ty derisa kam rënë dëshmor’. All-llahu do t’i thotë: ‘Gënjen, sepse ti ke luftuar që të thuhet se je trim i patrembur dhe kështu është thënë për ty’. Atëherë do të urdhërojë që të tërhiqet për fytyrë derisa të hedhet në zjarr. Pastaj do të ftohet në gjykim ai njeri që ka studiuar dituri dhe i ka mësuar të tjerët dhe që ka lexuar Kur’an. Edhe ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t’i ekspozohen begatitë dhe ai do t’i njohë. Edhe atij All-llahu do t’i thotë: ‘E ç’ke bërë ti në tërë këtë?’ Ai (njeriu) do të thotë: ‘Kam mësuar dhe të tjerët i kam mësuar, dhe për Ty kam lexuar Kur’an’. All-llahu i thotë: ‘Gënjen, sepse ti ke mësuar që të thonë se je dijetar, kurse Kur’an ke lexuar që të thonë se je lexues i Kur’anit (kari’), dhe kështu është folur’. Pastaj do të urdhërojë (Ai) që të tërhiqet për fytyrë derisa të hedhet në zjarrr. Pastaj do të gjykohet njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri më të ndryshme, e ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t’i ekspozohen begatitë e tij dhe do t’i njohë ato, atëherë do t’i thotë: ‘?’ke bërë ti në tërë këtë?’ Ai do të thotë: ‘Nuk kam lënë asnjë vend që Ti ke dëshiruar të shpenzoj pasuri, e të mos kem shpenzuar në emrin Tënd’. Edhe atij Krijuesi do t’i thotë: ‘Gënjen, sepse ti ke vepruar kështu që të thuhet se je bujar, dhe kështu është folur. Pastaj do të urdhërojë që edhe Ai të hudhet në zjarr’.” (Muslimi)
[39] Ajete qe flasin per vecimin e Kur’anit me kete gje, jane: “Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm”. (el-Bekare, 2), “Eshtë e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh”. (el-Isra, 9), “All-llahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë” (el-Maide, 16).
[40] El islam ve kadaja’l hivar 2, Dirasatun fi dav’I’l kur’ani’l kerim, Muhammed Hamdi Zakzuk, Vizaretu’l evkaf, El mexhlis el’a’lali’sh shuuni’l islamijjeh, f. 27, 30
[50] Tefsiru’l kur’ani’l adhim, Ibni Kethir, el-Mektebetu’sh shamileh.
[52] Hadithi, bazuar në Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 3188, te Albanit, është autentik. Këtë ngjashëm e transmeton edhe vet Muslimi.
[54] Zadul mesir, el-Mektebetu’sh shamileh.
[55] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 6036. .
[59] Albani këtë hadith në Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 2649, e ka cilësuar autentik.
[62] Transmeton Buhariu ne Sahihun e tij, kap.: Et-Temet-tu’u ve’l ikran ve’l ifrad, pj. 5, f.: 466.
[63] Zadu’l mead fi hed’ji hajri’l ibad, Ibni Kajjim el-Xhevzijje, Daru’l menar, b. 1, Kajro, Egjipt, 2003, vell:1, pj. 1, f.: 285.
[69] Ed-Duatu ila’Allahi teala fi dav’i’l kitabi ve’s sunneh, Dr. Sabir Ahmed Taha, f. : 43