Vepra e mirë është ajo me të cilën është i kënaqur Allahu. Vepra e mirë ka një shkallë të lart në Islam. Allahu besimtarë të mirë i ka cilësuar ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Në çdo vend që përmendet imani, shoqërohet me vepra të mira. Besimi pa vepra të mira nuk është i mjaftueshëm.
Allahu thotë në Kuran: “Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij!” (Enam 158).
Vepra e mirë është shoqëruesi i pandashëm i besimit të njeriut. Besimi i vërtetë quhet vetëm atëherë kur ne e dëshmojmë atë me vepra të mira. Nuk mundë ti themi një njeriu se është humanistë i madh, nëse ai humanitetin e tij e ka vetëm fjalë goje, nëse ne nuk e shohim që ai praktikisht po ju ndihmon atyre që kanë nevojë. Gjithashtu nuk mundë të quhet njeriu besimtarë i mirë nëse besimin e tij nuk e dëshmon me vepra.
Nevoja e njeriut për të bërë vepra të mira është më e madhe se nevoja e tij për ajrin, ushqimin dhe pijen. Ajri, ushqimi dhe pija mbajnë gjallë trupin e njeriut në këtë botë. Ndërsa, vepra e mirë është ajo e cila e gëzon zemrën e njeriut në këtë botë, ndërsa shpëton trupin dhe shpirtin e njeriut në botën tjetër.
Për të qenë e pranuar vepra , pa tjetër duhet të jetë vepër e mirë. Se cila është vepër e mirë e cila jo këtë e përcakton Krijuesi ynë, e jo ne njerëzit. Ndoshta njeriu i ka ndihmuar dikujt me gjërat e ndaluar dhe mendon se ai i ka bërë një vepër të mirë shokut të tij. Jo, nëse njeriu i ndihmon njeriut me gjëra të ndaluara, i ka ndihmuar në vepra të këqija e jo në vepra të mira. Allahu ka përmend në Kuran ata të cilët veprojnë vepra dhe mendojnë se po bëjnë vepra të mira, ndërsa ata nuk kanë shpërblim te Allahu. Allahu thotë: Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta, për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?” (Kehf 103,104). Ata punojnë angazhohen, por puna e tyre nuk llogaritet, sepse nuk kanë qenë punë të mira.
Allahu është betuar në Kuran për dështimin dhe humbjen e njeriut, dhe kjo përfshinë çdo njeri, përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin (Asr 1-3). Besimi pa vepra të mira është pretendim pa argument, është qelës pa dhëmbë. Ndërsa vepra e mirë me besimin në Allahun është ajo e cila e shpëton njeriun nga humbja. Sa njerëz kanë humbur, sepse nuk kanë vepruar fare, ose kanë vepruar, por vepra e tyre nuk ka qenë e mirë. Pra, për të qenë vepra e pranuar pa tjetër duhet me qenë e sinqertë dhe në përputhshmëri me atë që ka urdhëruar Krijuesi ynë.
Vepër e mirë konsiderohet çdo vepër të cilën e përfshinë feja, dhe ka nxitë në të, pa marr parasysh a kryhet ajo vepër me zemër, sikur që është dashuria ndaj Allahut, frika shpresa, apo kryhet me gjuhë, si përmendja e Allahut, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, këshilla e dobishme, apo kryhet me gjymtyrë, si namazi, haxhi dhe veprat tjera. Po ashtu vendosmëria për ta lënë veprën e ligë, llogaritet prej veprave të mira, për të cilën ka shpërblim te Zoti.
Veprat e mira janë të llojllojshme. Kjo tregon mëshirën e Krijuesit ndaj krijesave. Allahu veprat e mira i ka bërë të ndryshme, që secilit prej robërve të Tij ti jepet mundësia për të vepruar vepra të mira dhe ta gjej vetën në atë e cila është e përshtatshme për natyrshmërinë e tij. Edhe veprat e përditshme të kësaj bote nëse njeriu i bënë me nijet të mirë do të ketë shpërblim te Allahu. Nëse punon me nijet që mos të bëhet barrë e njerëzve dhe mos ta shtrij dorën për të lyp, ka shpërblim te Zoti.
Shpenzimin që e bënë për familjen dhe fëmijët e tij ka shpërblim te Zoti. Nëse hanë, pinë, flenë merret me aktivitet sportiv me qëllim që të jetë më i fortë me trupin e tij për ta adhuruar Allahun, edhe për këtë ka shpërblim te Zoti. Bamirësia ndaj prindërve, qëndrimi me ta, vizita e farefisit, vizita e shokut, të gjitha këto nëse bëhen me nijet të mirë, kanë shpërblime te Zoti. Çdo vepër e mirë sa do e vogël të jetë,qoftë edhe një kafshatë buke, qoftë edhe durimin që e bënë për një therë që ka hy në këmbë, qoftë edhe një buzëqeshje cila nuk kushton asgjë, qoftë edhe një qëllim i mirë për ta ndihmuar dikë, ka shpërblim te Zoti.
Edhe lodhja e cila bëhet gjatë veprës së mirë ka shpërblim te Allahu. Ka shpërblimin e veprës së mirë dhe ka shpërblimin e lodhjes, edhe nëse lodhja është e paktë. I Dërguari i Allahut gjatë haxhit i thotë Aishes, gruas së tij: “ ti do të kesh shpërblimin në bazë të lodhjes dhe shpenzimit që bënë”. Ndërsa kur familja Benu Selime dëshiroi të shpërngulet prej lagjes së tyre sepse e kishin xhaminë pakë më larg dhe dëshironin të jenë më afër xhamisë, ju tha: “O Benu Selime! Qëndroni në shtëpitë e juaja sepse do të shënohen hapat e juaj”. Sakrifica, angazhimi, mundi nuk duhet të kërkohet si zgjidhje për të arrit te vepra e mirë, sepse feja erdhi me lehtësime jo me vështirësi, por për derisa vepra e mirë kërkon angazhim, mundë dhe sakrificë, atëherë Allahu përveç që shpërblen për veprën e mirë, shpërblen edhe për mundin dhe angazhimin që e ke pat në veprimin e veprës së mirë.
Dije besimtarë i nderua se shpërblimi i veprës së mirë është i madh. Ti do të shpërblehesh për të në këtë botë, ku Allahu për hir të veprës së mirë shton bereqetin në ty, familjen dhe pasurinë tënde. Sikur që vepra e mirë është shoqëruesi dhe avokati më i mirë në jetën tënde në varreza. Po ashtu, për veprën e mirë do të kesh një shpërblim të veçantë në ditën kur do të dalim para Allahut.
Allahu për shkak veprës së mirë do të futë në xhenet. Në xhenetin, në të cilin nuk ka lodhje, nuk ka xhelozi, nuk ka urrejtje, nuk ka frikë e as pikëllim. Në të do të ketë çka syri asnjëherë nuk ka pa, çka veshi nuk ka dëgjuar, çka nuk ka mund ta mendoj njeriu asnjëherë. Sikur vepra e mirë mos kishte asnjë shpërblim tjetër vetëm këtë, do të mjaftonte. Allahu thotë: Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t’u jepet si ushqim ndonjë frutë i kopshteve, ata do të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. Por atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme me ato të Tokës. Në Xhenet ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë. (Bekare 25).
Vepër miri ka garant nga Allahu se do të shpëtoj në ditën e gjykimit. Thotë Allahu: “Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar”. (Kasas 67). Vepër miri do të arrij dashurinë e Allahut. Nuk është e tërë çështja që njeriu ta dua Allahun. Sepse një gjë të tillë shumica e njerëzve e dëshirojnë. Por, e tërë çështja është që Allahu ta dua robin e Tij. Allahu thotë në Kuran: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri. (Merjem 96).
Allahu nuk e humb veprën e mirë, sa do e vogël të jetë ajo. Allahu thotë: “Çfarëdo të mire që të bëjnë, nuk do t’iu mohohet shpërblimi. Allahu i di mirë të devotshmit”. (Ali Imran 115). “Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punë mirëve”. (Kehf 30). “Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punë mirëve”. (Jusuf 90).
Besimtarë i mençur është ai i cili punon vepra të mira, të cilat vazhdon shpërblimi i tyre edhe pas vdekjes. Thotë i Dërguari i Allahut: “Nëse vdes njeriu i ndërpriten vepra e tij, përveç në tri raste: nëse ka lënë një lëmosh rrjedhëse, nëse ka lënë një dije të dobishme dhe nëse ka lënë një fëmijë të mirë që lutet për të.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati