Teuekuli është mbështetja e sinqertë e zemrës tek Allahu, duke u afruar me gjërat e dobishme dhe duke u larguar nga gjërat e dëmshme në lidhje me çështjet e dunjas dhe ahiretit.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا. وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ. ۚ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ
” E kush i frikësohet Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij.”
(Talak: 2-3).

Kush e realizon devotshmërin dhe tevekulin (mbështetjen) në Allahun, do të jenë të mjaftueshme për përfitmin e të mirave të fesë dhe të dunjas.

Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Po t’i mbështeteni Allahut me një mbështetje të vërtetë, atëherë Allahu do t’ju furnizonte ashtu sikurse e furnizon zogun, i cili del e uritur (barkzbrazur) dhe kthehet i ngopur (barkmbushur).”
(Shënuan: Tirmidhiu: 10/208 (kapitulli mbi zuhdin), Ibn Maxhe: 64-41, Hakimi: 4/318 (Kapitulli mbi pastrimin e zemrave), Tirmidhiu, Hakimi dhe Shejh Albani e vlerësojnë hadithin si sahih).

 

Ebu Hatim err Rrazi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
Ky hadith është bazë në lidhje me tevekulin, dhe se tevekuli është një nga shkaqet e mëdha tê cilat e sjellin furnizimin e Allahut.

 

Seid Ibn Xhubejri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thênë:
” Tevekuli në Allahun është përmbledhja e besimit.”

 

Jusuf Ibn Esbati,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
” Vepro(puno) si njeriu i cili mendon se vetëm veprat e tij e shpiejn drejtë shpëtimit, dhe mbështetu në Allahun si njeriu i cili është i bindur fuqishëm se nuk ka mundësi ta godet asgjë tjetêr pos asaj që ia ka caktuar Allahu.”

 

Saqë Imam Ahmedi,- Allahu qoftë i kënaqur me të thotë!,- se Tevekuli-mbêshtetja e të sëmurit në Allahun është më e mirë nëse mundet (i sëmuri) sesa përdorimi i barnave, sepse Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Do të hyjnë në xhenet nga umeti im pa dhënë llogari shtatëdhjet mijë njerëz. E ata janë: Ata që nuk mbështeten në ogur, ata që nuk kërkojnë shërimin përmes rukjes, ata që nuk kërkojnë shërimin me hekur të skuqur, dhe i mbështeten vetëm Zotit të tyre.”
(Shënuan: Buhariu: 10/155 (kapitulli mbi mjeksinë) dhe 3/88 (kapitulli mbi imanin), Tirmidhiu: 9/267. Tirmidhiu e vlerëson hadithi si hasen sahih. Shejh Albani thotë se hadithi është hasen).

Hadithi ka të bëjë me rukjet e urrejtura, qê në to mund të ketë idhujtari apo gjëra tê urrejtura në Islam, e jo me rukjen e cila lejohet në Islam.

 

Autor: Dr. Shejh Ahmed Ferid,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.