Teoritë dhe qasjet mbi esencën e lidershipit dhe komponentët përbërës të tij, janë të shumta dhe të ndryshme. Këtë e dëshmojnë shkrimet që kanë trajtuar këtë çështje, të cilave, thënë të vërtetën, u mungon serioziteti shkencor!
Trajtimi sipërfaqësor, digresioni (devijimi nga tema), shpërfillja e temave kyçe në këtë fushë, si: rëndësia e lidershipit, mënyra e formimit të një lideri të kërkuar, kushtet që duhet të plotësojë paraprakisht ky lider, etj, janë prova dhe dëshmi të mungesës së qasjes së duhur ndaj kësaj teme.
Sipas ekspertëve të kësaj fushe, në gjashtë dekadat e fundit janë publikuar mbi gjashtëdhjetepesë (65) punime ku janë trajtuar, shpjeguar e përcaktuar dimensionet dhe botëkuptimet e lidershipit.
Në opinionin tim, ky trajtim lë shumë për të shtuar! Natyrisht, siç thuhet dhe në rregullin akademik:(për të hulumtuar, praktikuar, shkruar apo kuptuar diçka) – Nuk braktiset tërësisht; ajo që nuk mund të arrihet tërësisht.
Së këndejmi, për të qenë objektiv në studimet dhe ligjëratat tona, ne do t’i përmendim kalimthi këto qasje që janë ma kryesore thjesht për sekuencë apo radhitje tematike dhe ideore, për të mos u larguar kështu nga thelbi i temës që po trajtojmë. Në këtë kontekst gjatë hulmtimeve tona rreth kësaj teme kemi vërejtë se: Disa lidershipin e kanë trajtuar nga prizmi i procedurave që një lider duhet t’u përmbahet, apo tipareve dhe veçorive personale që duhet të ketë ai, apo sjelljeve dhe etikës me të cilën duhet të shquhet ai për të ndikuar më pas tek pasuesit/vartësit, apo ndaj pushtetit – si mjet për të ndikuar tek pasuesit/vartësit, apo si një transformim dhe shtyrje përpara e institucionit për të korrur suksese përtej pritshmërisë, apo si një mori shkathtësish që duhet ti ketë që të mund të ndikojë tek të tjerët.
Këto qasje mbi thelbin e lidershipit dhe elementet përbërëse të tij mund t’i përshkruajmë sipas grafikut në vazhdim:
Lidershipi nënkupton :
1. Një mori procedurave të cilave lideri duhet tju përmbahet
2. Tipare dhe veçori personale të cilat duhet ti ketë lideri
3. Sjellje dhe etikë me të cilën duhet të shquhet lideri
4. Mjet i pushtetit dhe sundimit mbi të tjerët
5.Transformim dhe shtyrje përpara r institucionit për të korrur suksese përtej pritshmërisë
6. Mori shkathtësish administrative dhe kulturore të liderit që të influencojë tek të tjerët
Këto ishin ato qasje më kryesore rreth temës së lidershipit që studiuesit kanë elaboruar dhe shkruar rreth saj. Tani në faqet që vijojnë do t’i shohim teoritë bashkëkohore më kryesore të lidershipit.
Qasja e mbeshtetur ne tipare (The traits. Approach)
Qasja situacionale (The Situational Approach)
Qasja bihejvioriste (The Behavioral Approach)
Trendet bashkekohore (Contemporary Approaches)
Siç theksuam, këto janë qasjet dhe çështjet kryesore që ekspertët e lidershipit i kanë rrahur ndërsa kanë trajtuar esencën e lidershipit dhe komponentët përbërës të tij. Në laboratorin tonë akademik dhe fetar islam, ne do t’i analizojmë vetëm katër qasje që i konsiderojmë si më të rëndësishmet, duke mos u ndalur në detajet më pak të rëndësishme.
Bazuar në shpjegimet më sipër, këto janë qasjet kryesore për të kuptuar dimensionet dhe kuptimet e teorive të lidershipit modern, që janë dhe parakushti për të kuptuar esencën dhe thelbin e lidershipit. Pa këto qasje, të cilat janë si gurthemel, nuk do të mund të ndërtojmë një perceptim të qartë të përmbajtjes së lidershipit dhe elementeve që lidhen me të. Këto katër qasje, ndonëse dallojnë në emërtime, për emërues të përbashkët kanë një qëllim. Tiparet, sjellja, qëndrimet, që të gjitha këto sillen rreth personalitetit të liderit, kështu që nuk ka mundësi të favorizohet një qasje ndaj tjetrës, sepse që të gjitha kanë një synim të vetëm dhe të përbashkët dhe janë të përkushtuara për realizimin e tij.
Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA
LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)
12 Shih: Peter Northouse, Leadership-Theory and Practice, f. 5; Army Leadership – Be, Know, Do, Headquarters Department of the Army, Washington, DC, 1999, f. 4; Robert Taylor & të tjerë, Military Leadership in Pursuit of Excellence, ed. 6, f. 97; Tevel-li el-kijade – Fennu el-kijadeti el-askerijje, f. 15-32.
13 Shih: Hisham, Delil et-tedrib el-kijadij, (Virxhinia: El-ma’hed al-alemij li el-fikri el-islamij, ed. 2, 1995), f. 52-53.