Të gjithë angazhohen për një të ardhme më të mirë të fëmijëve. E tërë shoqëria, duke u nisur nga nivelet më të larta e deri në ato më të ulëta, duhet të kenë një qëllim që gjeneratave të ardhshme t’iu formojnë një të ardhme më të mirë. Shkolla ndërtohet vetëm për mësimin e nxënësve. Mësuesi harxhon prej viteve të tij vetëm që të aftësohet për mësimin e fëmijëve. Edhe prindi po ashtu është në gjendje të harxhoi shumë nga pasuria e tij që ta avancoi fëmijën në shkollë. Motoja e besimtarit gjithmonë është fjala e Allahut: Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! (Maide 2)
Më parë, në trekëndëshin didaktik (metodik) mësues-prind-nxënës kemi drejtuar disa këshilla për mësuesit, për prindërit, të cilat janë të nevojshme të jenë pjesë e jetës sonë në misionin që kemi. Ndërsa, në këtë mesazh do ti drejtohem nxënësve me disa këshilla, të cilat janë të rëndësishme për jetën e tyre mësimore, prej tyre:
Rregullimi i raporteve me Allahun.
Rregulloj raportet tua me Allahun. Njihe Allahun kur je i lirë, Allahu të njeh në momentet e vështira. Njihe Allahun gjatë rehatisë së jetës, Allahu të njeh dhe të del në ndihmë në momentet e vështira dhe në situatat e rënda. Sinqeriteti le të jetë rruga e mësimit tënd. Dija e dobishme është prej veprave më të mira dhe më së shumti që të afrojnë të Allahu. Por, kjo çështje ka nevojë për një nijet të pastër dhe të sinqert.
Superioriteti në mësim.
Nxënësi i vërtetë nuk duhet të jetë dështak. Feja e jon na nxitë në superioritet dhe kërkon një gjë të tillë prej nxënësit. Andaj është obligim që nxënësi në mësimet e tij të angazhohet në maksimum që detyrat dhe obligimet shkollore të kryej në mënyrën më të mirë dhe më superiore. Prapambeturit tona si shoqëri nuk kanë përfshirë vetëm fushën e fesë, por çdo fushë të jetës. Andaj është obligim i joni që për mes ngritjes në arsimim, të kthejmë krenarinë tonë, fuqinë tonë, kulturën dhe civilizimin tonë. Kjo arrihet vetëm atëherë kur ne pajisemi me armën e dijes. Do të përparojmë vetëm atëherë kur nxënësit ton synojnë superioritetin në mësimet e tyre. Nxënësi duhet të jetë i bindur në vetën e tij, të besoj në aftësitë e tij, dhe të jetë i bindur se ka mundësi të jetë prej superiorëve në mësim. Ti nuk je asgjë më pak se ata të cilët kanë arrit rezultate.
Nxënësi duhet dijë vlerën e dijes dhe dijetarëve,të respektoj mësuesit, edukatorët dhe të gjithë ata që angazhohen në përmirësimin e gjendjes së tij në aspektin shkencorë, edukativ, moral dhe njerëzor. Është porosi e fesë që e mira mos të harrohet, nga kush do që vjen. Mësimi ta ndriçon jetën tënde. Mësuesi të tregon dhe ta lehtëson rrugën e mësimit. Andaj, nxënësi ka për obligim që të respektoi institucionin e dijes, mësuesin dhe personelin e shkollës. Nxënësi nuk duhet ta ngritë zërin mbi zërin e mësuesit, nuk duhet që të keqen të ia kthej me të keqe, nuk duhet të tallet me të, ta imitoj mësuesin duke treguar gjestet e tij. Bereqeti i dijes së nxënësit varet nga respektimi që ai i bënë dijes dhe atyre që e furnizojnë me vlera të mira.
Nxënësit duhet të garojnë mes njëri tjetrit në mësimet e tyre. Të kenë xhelozi mes veti në dije, xhelozi e cila nxitë në mësim, jo xhelozi për ta mposht tjetrin, ose për ta nënçmuar tjetrin. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ nuk ka xhelozi përveç se në dy gjëra: njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon në vendin e duhur dhe njeriut që Allahu i ka dhënë dije dhe ai punon dhe i mëson të tjerët me të.
Nxënësi duhet të përcaktoj prioritetet dhe qëllimet në jetë. Me tërë angazhimin, me tërë fuqinë, me tërë mundësit duhet të angazhohet me arrit qëllimin e tij, që të jesh i dobishëm për vetën tënde, familjen dhe vendin tënd.
Vitin e ri shkollor duhet ta filloj me një fillim të drejtë. Ai i cili ka pat një traditë të keqe në vitet e kaluara le të largohet nga ajo. Disa prej nxënësve çdo herë janë vonuar në prezantimin në shkollë, të largohet nga kjo. Disa prej tyre nuk kanë qenë të kujdesshëm në pastërtinë e rrobave, librave dhe fletoreve të tyre, le ta përmirësojnë këtë traditë të keqe. Disa prej tyre kanë shkruar nëpër mure të shkollave , të klasave , nëpër bankat shkollore, le të largohen nga kjo traditë e keqe. Disa prej nxënësve kanë futur përçarje dhe ngatërresa mes nxënësve, le të largohen nga kjo traditë e keqe. Nxënësin e mirë e do Allahu e do Pejgamberi, e duan prindërit, mësuesit, shokët, lagjja, xhamia, shoqëria. Andaj, bëhu prej nxënësve të dashur.
Nxënësi i mirë angazhohet për zgjedhjen e detyrave dhe obligimet që ka marr nga mësuesi, lexon mësimin disa herë, përgatitet mirë për ditën e nesërme. Detyrat dhe mësimet e sodit nuk i lenë për nesër. Sepse, e dinë se nesër e presim obligime të reja dhe nëse tubohet obligim mbi obligim atëherë do ti vështirësohet gjendja.
Nxënësi duhet të jetë pozitiv në shkollë. Të jetë pjesëmarrës në aktivitetet shkencore dhe kulturore të shkollës. Shkolla është shtëpia e dytë e nxënësit, andaj duhet të kujdeset për të ashtu sikur kujdeset për shtëpinë e tij.
Ai i cili ka pat ndonjë mangësi në ndonjërën prej lëndëve në vitin e kaluar, le të angazhohet në këtë vit për rezultat në këtë lëndë, duke e pyetur mësuesin. Mësuesit e duan nxënësin e zellshëm dhe janë të gatshëm ti ndihmojnë atij. Për të arrit njohuri dhe kulturë të përgjithshme nxënësi duhet të jetë i lidhur me bibliotekën e shkollës, duke marr libra, lektura, romane për ti lexuar.
Nxënësi nuk duhet të lëndoj ndjenjat e shokëve të tij duke u mburr me rrobat e tij, me fuqinë e tij, me bukurinë e shtëpisë, veturës etj. Nuk duhet të tallet me të tjerët për shkak të ndonjë mangësie që kanë. Dikush ndoshta ka pengesa në shikimin e tij, dikush ka pengesa në dëgjimin, dikush ndoshta është bonjak ( jetim), dikush ndoshta është i varfër, dikush është i sëmur. Nxënësi duhet të sillet mirë dhe butë me shokët e tij.
Rojet e shkollës, shoferët, mirëmbajtësit e shkollës janë njerëz të cilët punojnë për të qenë shkollat më të sigurta, më të pastra, nxënësi duhet të sillet mirë me ta, ti respektoj dhe ti vlerësoj sepse Islami na mëson që të kemi sjellje të mirë me njerëz.
Nxënësi duhet të jetë besnik në fjalët e tij. Mos ta mësoj vetën të gënjej asnjëherë ndaj prindërve ose ndaj mësuesve kur harrojnë kryerjen e detyrave ose mësimin e asaj pjese që kanë pat obligim ta mësojnë.
Nxënësit duhet të largohen nga edukata e keqe ose mos edukata. Nuk duhet ta prishin rendin shtëpiak të shkollës, nuk duhet të ofendojnë, duhet të vijojnë me rregull në mësim, të mos kenë numër të madh të mungesave. Nuk duhet të jenë të pakulturuar, nuk duhet të jenë pa respekt, nuk duhet të jenë të pamoralshëm. Duhet të përgatiten për mësim, me libra, lapsa çanta dhe uniforma shkollore. Duhet të jenë të zellshëm dhe mirë të koncentruar gjatë mësimit. Nuk duhet të jenë llomotitës, grindavec, egoistë. Duhet të largohen nga alkooli, pirja e duhanit dhe substanca narkotike. Nuk duhet të kenë sjellje vandalistë,duke thyer banka, karrige, dritare , dyer etj. Duhet të mos përdorin armë të ftohta, thika, brisqe, boksa të metaltë, zinxhirë etj. Nxënësi nuk duhet të jetë grabitqarë, të vjedhë gjërat e shokëve të tij.
Lusim Allahun që këto këshilla të jenë të dobishme për nxënësit dhe fëmijët tanë.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati