Besimtarët janë përmalluar për Zotin e tyre. Të tillët me padurim presin atë ditë kur do të takohen me Krijuesin e tyre. Ndërsa takimi me Të është një gjë e vërtetë. I Dërguari i Allahut kur fillonte namazin e natës, e fillonte me këtë lutje: “Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është i vërtetë dhe takimi me Ty është i vërtetë”. Njeriu nëse e donë një njeri me sinqeritet, me padurim pret takimin me të, dhe asnjëherë nuk dëshiron të ndahet nga ai që e donë.
Kur i Dërguari i Allahut tha: “Kush dëshiron takimin me Allahun, Allahu dëshiron takimin me të, dhe kush urren takimin me Allahun, Allahu urren takimin me të. Shokët i thanë o i Dërguari i Allahut e kush prej neve nuk e urren vdekjen. I Dërguari i Allahut tha nuk është ajo për të cilën ju po mendoni, por besimtarit kur i vjen momenti i vdekjes përgëzohet me kënaqësinë dhe të mirat e Allahut. Nuk ka diçka më të dashur për të se sa atë që e sheh para vetës, dhe për këtë e dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu e dëshiron takimin me të. Ndërsa jo besimtarit kur ti vjen vdekja përgëzohet me dënimin e Allahut dhe nuk ka diçka më të urryer për të se ajo që sheh para tij, dhe për këtë e urren takimin me Allahun dhe Allahu urren takimin me të”.
Takimi i besimtarëve me Krijuesin e tyre do të ndodhë, por jo në këtë botë. Ai do të ndodhë në xhenet. Sepse, shqisat e shikimit që ne i posedojmë në këtë botë nuk kanë kapacitet ta përballojnë shikimin e Allahut. Neve na merret shikimi me një dritë të vogël, e cila lëshohet në drejtim të syve tanë, e mos të flasim për shikimin në Krijuesin ton. Allahu tregon për Musain alejhi selam, i cili iu drejtua Allahut dhe i tha: “Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: “O Zoti im, shfaqu që të të shoh” Zoti tha: “Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua”. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: “I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve!” (A’raf 143).
Besimtarët, pasi ty hyjnë në xhenet, xhenetlinjtë takohen me familjarët dhe të afërmit e tyre. Takohen prindit, fëmijët, bashkëshortët . Allahu tregon për lutjen që melaqet e bëjnë për besimtarët: “O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti. (Gafir 8). Takimi mes njëri tjetrit do të jetë në formën më të mirë, pa urrejtje, pa xhelozi, pa ju munguar asgjë. Kështu ata do të jenë të kënaqur, të gëzuar. Në këtë gjendje banorët e xhenetit do të mendojnë se u plotësua çdo begati për ta. Duke qenë në këtë gjendje besimtarët, Allahu ju thotë: “ A dëshironi diçka shtesë nga kjo? Banorët e xhenetit thonë: O Zoti ynë! A nuk na ke zbardh fytyrat?! A nuk na ke futur në xhenet dhe na ke shpëtuar nga zjarri i xhehenemit?! Atëherë Allahu heq perden e Tij dhe nuk iu është dhënë besimtarëve diçka më e mirë se shikimi në Zotin e tyre. Pastaj i Dërguari i Allahut lexoj fjalën e Allahut: Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! (Junus 26). Shpërblim të mirë ka për qëllim xhenetin, ndërsa “edhe me tepër” ka për qëllim shikimin në Allahun.
Besimtarët pasi të kalojnë urën e Siratit, futen në xhenet, dhe pasi të takohen me Allahun kthehen te familjet e tyre, ndërsa fytyrat e tyre të mbushura me ndriçim, dritë dhe bukuri që nuk e kanë pas më herët. Familjet e tyre kur shohin fytyrat e tyre të shndritura e përgëzojnë dhe i japin myzhde. Ndërsa Allahu thotë: “Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin” (Kijame 22,23).
Fitoren më të madhe që e arrin besimtari në ditën e gjykimit, kur do të hyj në xhenet me gjithë të mirat e xhenetit, është takimi me Allahun. Nuk iu është dhënë besimtarit diçka më e mirë në këtë botë, e as në botën tjetër se sa takimi i tij me Allahun. Kënaqësia më e madhe dhe kulmi i saj në ditën e gjykimit është që ti lejohet njeriut shikimin në Krijuesin e tij. Transmeton Xhabir b. Abullahi dhe thotë: “Ishim te i Dërguari i Allahut dhe shikoi hënën në natën e pesëmbëdhjetë (kur hëna ishte e plotë) dhe tha: “Do ta shihni Zotin e juaj, sikur që po e shihni këtë hënë, nuk do të keni mjegulli në pamjen e Tij. Nëse keni mundësi që mos të ju kaloj namazi para lindjes së diellit dhe namazi para perëndimit të diellit veproni. Pastaj lexoi fjalën e Allahut: “madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit. (Kaf 39). Ndërsa në hadithin e Ebu Seid El- Huderij transmetohet se disa njerëz e pyetën Pejgamberin: “ O i Dërguari i Allahut! A do ta shohim Allahun në botën tjetër? I Dërguari i Allahut tha: Po, a keni ndonjë paqartësi në shikimin e diellit në mes të ditës, kur nuk ka re? I than jo. I Dërguari i Allahut tha a keni paqartësi në shikimin e hënës natën e pesëmbëdhjetë, kur hëna është e plotë dhe nuk ka re në qiell? Thanë jo. I Dërguari i Allahut tha: kështu do ta shini Allahun qartë, ashtu sikur e shihni diellin dhe hënën”.
Begatia më e madhe për besimtarin është takimi me Allahun dhe shikimi në Të. Ndërsa ndëshkimi dhe humbja më e madhe për jo besimtarin është mos takimi me Allahun dhe pamundësia për ta parë Allahun. Allahu thotë në Kuran: “Nuk ësh ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel (pengesë) do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre, (Mutaffifin 15). Kanë thënë dijetarët sikur banorët e xhehenemit ta shihnin Allahun do të harronin çdo dënim të xhehenemit. Ndërsa sikur banorët e xhenetit mos ta shihnin Allahun në xhenet nuk do të ndienin lumturinë e jetës në xhenet.
Rruga për të qenë prej atyre që do të takohen me Allahun
• Të vdes njeriu në fenë islame. Të vdes besimtar, duke besuar Allahun ashtu sikur ka kërkuar Ai. Sepse jobesimtari nuk do ta sheh Allahun.
• Të veproi vepra të mira në fenë e tij. Duke filluar nga obligimet si namazi, agjërimi , zekati, pastaj duke kaluar në veprat vullnetare.
• Lutja që Allahu t’ia mundësoj takimin me Të dhe shikimin në Të. I Dërguari i Allahut i lutej Allahut me këtë lutje: “Kërkoj nga Ti o Zot lezetin e shikimit në fytyrën Tënde dhe përmallimin e takimit me Ty”.
• Kujdesi ndaj namazeve obligative, sidomos kujdesi ndaj namazit të sabahut dhe Iqindisë.
• Largimi nga mëkatet dhe ndalesat e Allahut.
• Dashuria për takimin me Allahun. Thotë i Dërguari i Allahut: “Kush dëshiron takimin me Allahun, Allahu dëshiron takimin me Të dhe kush urren takimin me Allahun, Allahu urren takimin me të”.
Njeriu i mençur është ai i cili nuk mashtrohet me këtë botë duke e harruar botën tjetër, e lenë këtë botë para se ta lë ajo. Njeriu i mençur është ai i cili ndriçon varrin e tij para se të banoj në të. Njeriu i mençur është ai i cili synon arritjen e kënaqësisë së Krijuesit të tij para se ta takoj Atë.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati