Të devotshmit

Takva, domethënë: të largohesh dhe të mbrohesh prej diçkafit. Ose të bësh diç mburojë.

Domthenë të bësh mburojë mes teje dhe haramameve në dunja dhe mes teje dhe zjarit të xhehenemit në ahiret.

Definicioni i devotshmërisë

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë: mutekun, janë besimtarët që ruhen nga shirku dhe i veprojnë respektet.

Dhe thotë: Ata që kujdesen nga denimi i All-llahut për lënje të udhqzimeve që i njohin dhe shpresimi i mëshirës së All-llahut nga bindja mbi ate me të cilën ka ardhur Pejgamberi, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Hasan Basriu thotë: Mutekun janë ata që largohen prej asaj që e ka ndaluar All-llahu dhe i zbatojnë obligimet, të cilat ua ka obliguar All-llahu.

Kelbiu thotë: Mutekun janë ata që largohen prej mëkateve të mëdha.

Katadeja thotë: Mutekun janë ata që All-llahu i përmend në këto ajete:

Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zekat, sadaka etj.). Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin). Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit. (El-Bekare: 2-5).

Disa të tjerë kanë thënë: Mutekun janë ata që mbrohen nga shiqku dhe adhurimi i idhujve, dhe adhurimin e bëjnë sinqerisht për All-llahun.

Të gjitha këto komente i ka përmednur Ibn Xheriri, kurse prej tij i ka marur edhe Ibn Kethiri në tefsirin e ajetit të dytë të sures El-Bekare.

Kush janë këta të devotshëm? Kush janë këta që janë të kapur për devotshmëri, që është frika prej All-llahut, zbatimi i urdhërave dhe largimi nga ndalesat?

Këtë do ta sqarojmë në këtë tekst, duke u mbështetur në ajetet e Kur’anit dhe hadithet e vërteta, me shpresë se do të gjeni metodë të drejtë, ku të devotshmit do ti kemi shmebëlltyrë, duke realizuar cilësitë e tyre e të fitojmë atë që ua ka premtuar All-llahu:

S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha. Kopshte e vreshta rrushi. Edhe vasha të një moshe. Edhe gota të mbushura plot verë. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt. (En-Nebe: 31-36).

Miq të All-llahut janë të devotshmit

Nuk janë miq të All-llahut ata që nuk i zbatojnë obligimet ose i lënë pas dore rezpektet, e nga ana tjetër pretendojnë keramete, ose shfaqen në formë të devoshave dhe sufive, por evlija, miq të All-llahut janë ata që i frikohen All-llahut me frikë të vërtetë dhe nuk vdesin ndryshe pos si musliman. Njerëz që në çdo çeshtje i dorëzohen All-llahut, të lejuar e konsiderojnë atë që All-llahu e konsideron të lejuar, kurse e konsiderojnë të ndaluar atë që All-llahu e konsideron të ndaluar. Nuk shpifin mbi All-llahun, nuk shpikin në fenë e All-llahut, nuk i kundërshtohen urdhërit të All-llahut e të pasojnë epshin dhe shpikjet e qëllimkëqinjve, nuk shtojnë asgjë në fe, sepse është i plotë, e ka plotësuar All-llahu dhe është i kënaqur që të jetë fe e jona.

Këta janë miqtë e All-llahut, për të cilët është shkruar mëshira e All-llahut:

“e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.” (El-A’raf: 156).

Këta janë miqtë e All-llahut, të cilët as që frikësohen e as që brengosen, sepse kanë besuar dhe janë të devotshëm.

Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. (junus: 62-63).

Abdull-llah ibn Mesudi dhe Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhuma] kanë thënë: Evlija (miq) të All-llahut janë ata që kur të shihen përkujtohet All-llahu. (transmeton Hakimi dhe të tjerët, Shejh Albani [rahimehull-llah] ka thënë se sendi është i vërtetë).

RRUGA DERI TE DEVOTSHMËRIA

O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). (El-Bekare: 21).

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (El-Bekare: 183).

“veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtuqë të ruheni. (El-Bekare: 63).

O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit). (El-Bekare: 179).

Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni. (El-En’am: 153).

“E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen. (El-Bekare: 187).

Pra devotshmëria nuk është pretendim dhe pamje mashtruese, por rruga e saj është ibadeti i vërtetë, agjërimi, kapja për fenë e cila i është dhënë besimtarit, mos pasimi i rrugicave që i largojnë nga rruga e vërtetë, zbatimi i sherijatit të All-llahut dhe ekzekutimeve të sherijatit, siç është kisasi, etj. Takvallëku është besim dhe vepra, në këtë aludojnë këto ajete që i përmendëm, kjo është rruga e vërtetë për të arritur deri te devotshmëria.

VEÇORITË E DEVOTSHMËRISË

Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t’ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t’i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme. (El-Maide: 65).

E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm. (EL-BEKARE: 103).

E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan. (El-a’raf: 63).

“e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare”. (Et-Talak: 2-3).

E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën. (Et-Talak: 4).

Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin. (Et-Talak: 5)

Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë. (Nur: 52).

“që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut. (Ali Imran: 200).

“ruajuni ashtu që të mëshiroheni. (El-En’am: 155).

Sa veçori të bukura: shlyerje të mëkateve, shpërblim të madh te All-llahu, hapja e dyerve të bereqetit nga qiejt dhe toka, furnizim nga nuk e pret, lehtësim të punëve, zmadhim të shpërblimit, shpëtim në dunja dhe ahiret, mëshirë e madhe dhe sukses i sigurtë.

ALL-LLAHU ËSHTË ME TË DEVOTSHMIT

” Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe keni frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit. (El-Bekare: 194).

S’ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës. (En-Nahl: 128).

A ka nderë më të madh dhe a ka dhunti më të madhe se që All-llahu, Zoti i botëve të jetë me të devotshmit, e përkrahë dhe e ndihmon, ia lehtëson punët dhe ia bekon jetën, rizkun, familjen dhe çka posedon.

Andaj le të kujdeset i devotshmi për këtë përkujdesje, le ti përmbushë kërkesat e saja dhe le ta adhruon All-llahun me ihsan.

ALL-LLAHU I DO TË DEVOTSHMIT

Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush emanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen. (Ali Imran: 76).

“e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën. (Et-Teube: 7).

Transmeton Imam Muslimi në sahihun e tij nga Sa’d ibn Vekkasi, [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

All-llahu e do robin e devotshëm, të pasur dhe të pahetuar.

Me fjalën të pasur ka për qëllim, të pasurin në zemër, siç transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

Nuk është pasuri malli i shumtë, por pasuri është pasuria e shpirtit.

Kurse i pahetuar, është ai që vetëm ibadet bënë.

Urime të devotshmive dashurinë e All-llahut ndaj tyre, a ka dhunti më të madhe se që All-llahu të jetë i dashuruar në robin e Vet.

All-llahu është mik i të devotshmive

Zullumqarët janë miq të njërit-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm. (El-Xhathije: 19).

All-llahu është Ai që i nxjer nga errësira në dritë, kurse zullumqarët mosbesimtarë ata miq të tyre e kanë tagutin, i cili i nxjer nga drita në errësirë.

All-llahu i pranon veprat e të devotshmive

Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: Unë do të të mbys ty (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve. (El-Maide: 27).

All-llahu [subhanehu ve teala] nga robi vetëm veprat e pastërta i pranon, siç ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: All-llahu asnjë vepër nuk e pranon nga robi, përveç asaj që është e pastërt dhe për hirë të fytyrës së All-llahut. (Nesaiu, hadithi është sahih).

(vazhdon)

Bekir Halimi,
23.3.2001