Florim ef. Mellova

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun xh.sh, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedit a.s njeriun më të nderuar nga të gjitha krijesat, mbi njeriun që Allahu xh.sh e deshi më së shumti prej të gjitha krijesave që gjendet ne tokë dhe qiej, e deshi edhe më shumë se melaqet e Tij të nderuara.
Zoti i Madhërishëm thotë: “Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” ( Hashr 7 )
O Allah ! Kërkojmë mbështetjen Tënde nga katër gjëra: prej diturisë që nuk sjell dobi; prej zemrës që nuk frikësohet; prej një nefsi që nuk ngopet dhe prej lutjes që nuk pranohet!
Nëse nuk do na pastrojnë nga gjynahet këto katër stacione në këtë botë, Zoti na ka caktuar dhe tre të tjerë në jetën e varrit, ato janë:
1.)Namazi i xhenazes. Ai shërben për faljen e gjynaheve të të vdekurit. Prandaj kujt i vdes ndonjë i afërt, le të mbledhë sa më shumë njerëz fetarë për t’i falur xhenazen, gjë për të cilën i vdekuri ka shumë nevojë.
2.)Frika dhe tmerri që ndjen njeriu gjatë qëndrimit në varr. Ngaqë është i vetëm, do të japë llogari para dy melekëve, do të jetojë në varr me krimbat, gjarpërinjtë, errësirën e varrit…
E gjitha kjo do të jetë shkak për pastrimin e gjynaheve. Kjo do të ndodhë, nëse nuk je pastruar akoma. Kurse nëse je pastruar nga gjynahet qysh në dynja, me pendim, istigfar dhe vepra të mira, nuk do të ndjesh frikë dhe tmerr në varr.
3.)Punët e mira që të gjallët ua dhurojnë të vdekurve. Shihni se ç’mëshirë të madhe ka Krijuesi për robërit e Tij. Edhe pasi të vdesë, ka bërë të mundur që të përfitojë nga të gjallët besimtarë që luten, japin sadaka etj… për të vdekurin e tyre. Për këtë Muhamedi a.s thotë:
“Kur njeriu vdes i ndërpritet çdo punë, përveç tre gjërave: Një sadaka që vazhdon, një dije që ka lënë me të cilën kanë dobi njerëzit dhe një fëmijë besimtar që lutet për të”.
Nëse do të ketë njerëz që akoma nuk janë pastruar nga gjynahet, përsëri Zoti nuk do na lërë, por ka caktuar për të edhe katër stacione të tjerë.
1.)Frika dhe tmerri që do të përjetojnë njerëzit në Ditën e Gjykimit. Do të ulet dielli mbi kokat e njerëzve. Të gjitha këto vuajtje do të jenë pastruese të gjynaheve të njerëzve.
2.)Paraqitja dhe qëndrimi para Zotit, gjë e cila do të jetë më e vështira. Do të qëndrojmë para Tij dhe do të na pyesë për ato punë që kemi vepruar në këtë dunja. Do të thotë: “Hape librin e veprave të tua dhe lexoji ato që ke vepruar në dunja!” “O filan, a nuk më patë aspak frikë kur e bëre këtë gabim? A nuk e ndjeve që Unë të shikoj dhe të dëgjoj? A nuk të dhashë mirësi dhe ti i përdore ato për gjynahe?! Përse fshihesh prej njerëzve, dhe nuk të shqetësonte fakti që dhe Unë të shikoj?”
3.)Shefati (ndërmjetësimi) i Muhamedit a.s, për këtë me një thenie thotë: “Çdo pejgamber ka një lutje që i pranohet te Zoti. Pejgamberët tjerë e kërkuan t’u plotësohej në këtë botë, kurse unë e kam vonuar për Umetin tim Ditën e Kiametit”.
4.)Falja e Zotit, i cili do të thotë Ditën e Kiametit:
“Ndërmjetësuan melekët, ndërmjetësuan pejgameberët, Ndërmjetësuan dhe besimtarët për njerëzit e tyre të afërt, Ndërmjetësoi dhe i dashuri im pejgamberi Muhamed. Tani është radha e faljes sime. Saqë edhe shejtani – thotë Muhamedi a.s – do të zgjatet në majë të gishtave me shpresë se mos e arrin falja e Zotit edhe atë”.
Por përsëri do të ketë njerëz, të cilët nuk janë pastruar dhe që do të hyjnë në Xhehenem. Pas gjithë këtyre stacioneve për pastrimin e gjynaheve dhe të mos pastrohesh? Këta do të futen në zjarr që të pastrohen, ashtu si floriri, i cili do temperaturë të lartë derisa të pastrohet dhe të mbetet flori i pastër.
Nga të gjitha stacionet që përmendëm, ato që i ka në dorë njeriu janë vetëm tre të parat:
Pendimi, Istigfari dhe punët e mira. E lusim Allahun e Madhërishëm që të na bëjë nga ata që do t’u pastrohen gjynahet qysh në këtë botë.
Tregimi për ata njerëz që u dalin të barabarta veprat në peshojën e Zotit, d.m.th. sa ka gjynahe ka edhe sevape, ku do të shkojnë këta njerëz në Xhenet apo në Xhehenem?

Në X H E N E T nuk ka lot
Në X H E N E T nuk ka mërzi
Në X H E N E T nuk ka ndarje
Në X H E N E T nuk ka urrejtje
Në X H E N E T nuk ka xhelozi
Në X H E N E T nuk ka vuajtje
Në X H E N E T nuk ka dhimbje
Në X H E N E T nuk ka pritje
X H E N E T I është ajo bukuri që nuk i skadon kurrë afati!

O Zoti ynë na bënë prej banorëve të X H E N N E T I T!

Hutbeja u mbajt me 18.05.2012
në xhaminë e Hadumit-Gjakovë

Burimi