Sikur ta dinte populli im! (l)

Vëllezër!

A e dimë ne, me bindje, pse na ka krijuar All-llahu [subhanehu ve teala]?!

A e dimë më të vërtetë realitetin e kësaj bote?!

A e dimë me të vërtetë se pas vdekjes ka ringjallje?!

Dhe se pas ringjalljes ka llogari, e pastaj ose nisemi për në xhennet ose për në xhehenem?!

Andaj, obligimi i parë, të cilin duhet ta mësosh, është të mësosh udhëtimin tënd drejt All-llahut [subhanehu ve teala]. Ta mësosh rrugën e cila të shpien te All-llahu, që të ecish në këtë rrugë.

Të gjithë e dimë se çdo rrugë ka pengesat e veta, mirëpo poashtu secila rrugë e ka fundin e vet. Ashtuqë synimet janë nxitësi dhe shtytësi kryesor për seriozitet në këtë udhëtim.

Nga kjo që thamë nënkuptojmë se pricipet e kësaj shkence janë tre:

1- Njohja e rrugës;

2- Njohja e pengesave që gjinden në te;

3- Ndërlidhja e ngushtë e zemrës me synimin.

Njerëzit janë angazhuar me obligime tjera dhe janë larguar nga kjo rrugë, janë dhënë pas polemikave dhe punojnë e veprojnë për gjëra, për të cilat nuk janë krijuar.

Këta njerëz nëse i fusim në provim do të bijnë nga provimi, sepse janë angazhuar me gjëra me vlerë më të vogël, duke lënë pas dore veprat me vlerë më të madhe. Janë angazhuar me polemika rreth nje ose dy çeshtjeve, polemikë e cila e dëmton lidhjen vëllezërore dhe e rrënon godinën e daves.

Ejani të shërojmë zemrat e sëmura, të përsërisim çeshtjet e kësaj dije të ndershme, ejani të të mësojmë rrugën që na dërgon te All-llahu [subhanehu ve teala].

Hapi i parë është ta mësojnë realitetin e kësaj bote.

Sikur ta dinte populli realitetin e kësaj bote?!

“Dynjaja është armike e All-llahut, sepse me mashtrimet e sajë ka lajthitur ai që ka lajthitur, me kurthet e saja, ka rëshqitur kush ka rëshqitur. Dashuria e kësaj bote është koka e çdo gabimi he të keqe, kurse urrejtja e sajë dhe asketizimi ndaj sajë është nëna e çdo respekti, themeli i çdo vepre që të afron te All-llahu dhe koka e shpëtimit”.

1- DYNJAJA NUK KA VLERË TË MADHE TE ALL-LLAHU [SUBHANEHU VE TEALA].

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues”. (El-Hadid: 20).

Kurse Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Poqëse dynjaja te All-llahu vlen sa një krah i mushkonjës, pabesimtari nuk do të mundej të pinte prej sajë as një gllënkë ujë”. (Imam Albani thotë: hadithi është sahih. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët).

Nga shkaku se nuk ka vlerë të madhe, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka larguar nga ajo duke na e përngjasuar me gjëra prej të cilave ikë natyra e shëndoshë.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“All-llahu [subhanehu ve teala] na e bëri shembull të dunjasë atë që del nga njeriu”. (Imam Albani thotë: hadithi është hasen. Transmeton Ahmedi dhe Taberaniu, etj.).

Poashtu thotë:

“Ushqimi i njeriut është shembull për dynjanë, edhe nëse e përzien me melmesa dhe i hedh kripë, sërish shikoni se në çka përfundon”. (Imam Albani [rahimehull-llah] thotë: hadithi është hasen. Transmeton Ibn Hibbani dhe Taberaniu).

Që domethënë se ushqimi, të cilin njeriu mundohet ta zbukurojë dhe ti jep shije të mirë me melmesa të ndryshme, ai sërish kthehet në një gjendje neveritëse. Kështu është edhe çeshtja e kësaj dynjaje, e cila është e bukur nga jashtë, mirëpo fundin e ka në shkatërrim dhe ikje.

Imam Muslimi transmeton në sahihun e tij nga Xhabiri [radijall-llahu anhu], i cili tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranë një tregu, e njerëzit ishin përreth tij. Kaloi pran një capi të cofur, e kapi për veshë dhe tha:

“Kush dëshiron ta blejë këtë për një dirhem?”.

Thanë: as pa të holla nuk e marim, çka të bëjmë me te!

“A dëshiron ta posedoni?”.

Thanë: po të ishte i gjallë do të ishte turp, e mos të flasim për të cofur.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Vall-llahi dunjaja, është edhe më pa vlerë te All-llahu se sa kjo për ju”.

2- DYNJAJA ËSHTË BOTË KALIMTARE.

Ajo doemos duhet të përfundon, çdo gjë që ka mbi te nuk mbetet në një gjendje. Të mirat e sajë të ngushtojnë shpirtin sepse janë të mangëta, pastaj janë për ditë të caktuara.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ajo që e keni pranë vetës është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme”. (En-Nahl: 96).

Transmeton Imam Muslimi nga Halid ibn Umejri El-Adeviu, i cili thotë: Utbe ibn Gazvani, [radijall-llahu anhu] na mbajti një hutbe, ku e lavdëroi All-llahun dhe e falënderoi, e pastaj tha: “Dynjaja ka filluar të largohet dhe ka kthyer shpindën duke nxituar. Prej saj ka mbetur vetëm pak, ashtu siç mbetet diç nga ushqimi në enë. Nga kjo botë do të shpërnguleni në botë të përhershme. Shpërnguluni me gjërat më të mira që i posedoni. Sepse na është treguar se po të hedhish një gurë në xhehenem, ai do të bjer shtatëdhjet vite dhe nuk do të arrijë në fund. Mirëpo, vall-llahi, do të mbushet. A po habiteni. Na është treguar se mes dy krahëve të një derës së xhennetit ka hapësirë për të udhëtuar katërdhjet vjet, e do të vjen dita kur do të jetë përplot nga kallaballëku i njerëzve. Isha i shtati me Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem], e nuk kishim çka të ham, përveç gjetheve, saqë na u bënë zorët varrë. E mora një pallto dhe e ndava në dy pjesë mes meje dhe Sa’d ibn Malikut. Me njërën pjesë u mbulova unë, nga kërthiza e te poshtë, e me pjesën tjetër u mbulua Sa’di. Kurse sot, secili prej nesh është bërë emir (guvernator) i ndonjë province. Kërkoj strehim te All-llahu nga të qenurit i madh në vetveten time, kurse te All-llahu i vogël. Çdo herë që ka pasur pejgamberllëk, në fund është shndërruar në mbretëri. Do t’i provoni guvernatorët (princat) që do të vijnë pas nesh”.

Të tillë kanë qenë ata burra, All-llahu i mëshiroftë. E dinin shumë mirë realitetin e dunjasë, se është vend i shkatërrimit e jo ndërtimit, kurse ahireti është vend i përqëndrimit, andaj e kanë ndërtuar dhe ndërtimin e kësaj bote ia kanë lënë njerëzve të humbur.

Thabit Benani thotë: Ebu Derda ndërtoi një shtëpi, e pran tij kaloi Ebu Dherri, e i tha: çka je tuj ba?! Ndërton shtëpi, të cilën All-llahu do ta shkatërron?! Të shihja duke u rrotulluar në bajgë do të ishte më e dashur për mua se të shoh në këtë gjendje.

Ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Ai që e dëshiron ahiretin e dëmton dynjanë, kurse kush e dëshiron dynjanë e dëmton ahiretin. E ju njerëz, dëmtoni kalimtaren për të arritur te e përhershmeja”.

3- DYNJAJA ËSHTË SHKAK I DEVIJIMIT DHE LAJTHITJES.

Ebu Derda [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“A i frikësoheni varfërisë? Pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, do t’ju hedhet dynjaja me forcë, saqë askujt nuk do t’i devijon zemra përveçse nga ajo. Pasha All-llahun, ju kam lërë në një hapësirë të bardhë, ku dita dhe nata janë të barabarta”. (Imam Albani [rahimehull-llah] thotë: hadithi është hasen. Transmeton Ibn Maxhe dhe të tjerët).

Dynjaja e tëra është telashe (sprova), andaj All-llahu [subhanehu ve teala] na e ka tërhjekur vërejtjen nga ajo, sepse e lajthitë njerëzinë, e ata humben duke punuar për bukuritë e saja.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Rujuni nga dynjaja sepse ajo është e gjelbërt dhe e ëmbël”. (Imam Albani [rahimehull-llah] thotë: hadithi është sahih. Transmeton Ahmedi).

Kurse imam Buhariu dhe imam Muslimi transmetojnë nga Amr ibn Aufi, El-Ensariu [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Vall-llahi, nuk frikohem për ju nga varfëria, mirëpo frikësohem se do t’ju hapet dynjaja ashtu sikurse u është hapur atyreve që kanë qenë para jush, e të garoni në te, ashtu sikurse kanë garuar ata, e të shkatërroheni sikurse janë shkatërruar ata”.

Njerëzit zakonisht binë preh i shikimit në ata që janë në grada më të larta se ai në dynja. Besimtarët mundet t’i shohin pabesimtarët duke ndërtuar dhe duke përparuar dhe zhvilluar në të çeshtjet e dynjasë, saqë ata që nuk i njohin ligjet e Zotit, mundet të përjeton disfatë shpirtërore. Ose sheh civilizmin perendimor dhe ua ka zili pasurisë dhe komoditetit të tyre, e munodhet ti imiton në këto gjëra, e le pas dore gjërat më të rëndësishme.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka shpallur lart parrullën e partisë së All-llahut shpëtimtarë:

“A nuk je i kënaur që ta kenë ata këtë në dynja, e ne ta kemi në ahiret?”. (Buhariu dhe Muslimi).

Për fat të keq sot, jemi duke jetuar në një kohë, kur njerëzit vlerësohen sipas pasurisë dhe dinarëve që i posedojnë, duke thënë se aq sa para ka aq edhe vlen. Kjo tregon se dynjaja na ka kapluar zemrën, sepse ate e kemi bërë kriter, me të cilin i vlerësojmë njerëzit.

Të vërtetën e thot Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] :

“Soji i njerëzve të dynjasë dhe pas të cilit shkojnë është kjo pasuri”. (Imam Albani [rahimehull-llah] thotë: hadithi është hasen. Transmeton Ahmedi dhe të tjerët).

4- DYNJAJA ËSHTË SHKAK I SHKATËRRIMIT DHE NËNÇMIMIT.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka tërhjekur vërejtjen nga rënia në grackën e garimit në grumbullim të pasurisë dhe na ka treguar se ky është shkaku u shkatërrimit të popujve të kaluar dhe se i njejti është shkak i shkatërrimit të ummetit islam.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Këto dinar dhe dirhemë i kanë shkatërruar njerëzit që kanë qenë para jush dhe do t’ju shkatërrojnë edhe juve”. (Shejh Albani [rahimehull-llah] thotë: hadithi është sahih. Transmeton Taberaniu dhe të tjerët).

Bishr Hafi thotë: “Atij që vrapon pas dynjasë thuaj: bëhu gati për nënçmim”.

5- DYNJAJA ËSHTË VEND SPROVASH DHE TELASHESH

besimtari e di se dynjaja është urë kalimtare për në ahiret dhe se doemos të sprovohet që të sheh çka ka ofruar dhe që ta përmirëson metodën, nëse ka gabuar. Kurse pabesimtari nuk sheh dotë tjetër, andaj ipet pas sajë dhe vrapon pas të mirave të saja, madje edhe e adhuron.

Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Dynjaja është burg i besimtarit dhe xhennet i pabesimtarit”.

Kurse në hadithin tjetër thuhet:

“Ëmbëlsia e kësaj bote është idhëti e ahiretit, kurse idhëtia e dynjasë është ëmbëlsi e ahiretit”. (Imam Albani [rahimehull-llah] thotë: hadithi është sahih. Transmeton Ahmedi dhe të tjerët).

Nëse kjo është e vërtate për këtë botë, atëherë pse të jemi të angazhuar duke vrapuar pas të mirave të saja, vendin e vërtetë e ka nën këpucë.

PSE BRENGOSESH PAS SAJË?

Pse zemra jote është preoukupuar me te e nuk mundohesh ta kthejsh fytyrën tënde kah ahireti?!

Shikoni se si zemrat e selefit kanë qenë të ndërlidhura ngusht për ahiretin, sepse ata kanë kuptuar realitetin e ahiretit, andaj dynjaja nuk vlen te ata as sa një vije e gishtit.

Disa njerëz i kanë thënë disa dijetarëve të selefit: robi kur mundet të shijonë ëmbëlësinë e shoqërimit me All-llahun?

Tha: kur të ketë dashuri të dlirë dhe marëdhënie të sinqertë.

Thanë: kur kemi dashuri të dlirë?

Tha: kur ta përmbledhë brengën e tij për respekte.

Thanë: kur mundet të kemi marëdhënie të sinqerta?

Tha: kur të ketë vetëm një dëshirë.

I thanë: me çka mundemi të ndihmohemi në këtë drejtim?

Tha: duke u kujdesur për fitimin e vet.

Thane: na i trego edhe disa vyrtyte?

Tha: ha ushqim hallall dhe flejë ku të dëshirosh.

I thanë: ku është rruga e rehatisë?

Tha: në kundërshtim të epshit.

Gruaja e Ebu Hazimit i tha Ebu Hazimit: na erdhi dimri, e nuk kemi ushqim, rroba dhe dru.

Ebu Hazimi ia ktheu: kjo nuk është e domosdoshme, kurse domosdo kemi për të vdekur, pastaj do të ringjallemi, pastaj do të qëndrojmë para All-llahut, e pastaj ose në xhennet ose në xhehenem”.

Imam Ahmedi thoshte:

“Dynjaja është ushqim pa ushqim, veshmbathje pa veshmbathje; janë ditë të numëruara”.

Sulejman ibn Esh’ath tha: “Asnjëher se kam parë Imam Ahmedin duke e përmednur dynjanë”.

Ata nuk e përfillnin dynjanë ose ithtarët e dynjasë, por i nënçmonin dhe s’kishte vlerë ai që kënaqej me ta.

Ebu Bekr ibn Ajash thotë: “Ai që madhëron ithtarin e dynjasë, ai ka bërë vepër të shpikur në Islam”.

6- Ç’farë vlere ka dynjaja përballë ahiretit?

Nuk mundet të krahasojmë dynjanë me ahiretin, sepse tërë ajo që është në këtë dynja nuk mundet të vlen as sa gjëja më e vogël në ahiret.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Dynjaja nuk ka marur nga ahireti vetëm se aq sa mund të mer gjëlpëra nëse futet në det”. (Shejh Albani [rahimehull-llah] thotë: hadithi është sahih. Transmeton Taberaniu).

Kurse në transmetimin e Hakimit qëndron:

“Dynjaja në krahasim me ahiretin është sikurse të shkon njëri prej jush deri te deti e të fusë gishtin në det, atë ujë që e mer me gisht, ajo është dynjaja”.

Pasha All-llahun, a nuk shihni se sa është dynjaja në krahasim me ahiretin.

A e dini se çka u ka pregaditur All-llahu besimtarëve në xhennet?

A e dini se në xhennet ka të gatshëm për besimtarët atë që syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar, e as që i ka fantazuar zemra.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Në xhennet ka atë që se ka parë syri, as që e ka dëgjuar veshi, e as që e fantazon zemra e ndonjërit”. (Shejh Albani [rahimehull-llah] thotë: hadithi është sahih. Transmeton Taberaniu).

Autor: Muhamed Husejn Jakub

Përshtati: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
26.9.2002