Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në  zjarr…

 

Si te qetesohemi dhe cka te bejme?

Si të qetësohemi dhe ç’ka të bëjmë?

Në jetën e tij, njeriu përjeton caste dhe momente kur është vështirë të ruajë gjakftohsinë dhe qetësinë e zemrës. Shpesh ndodh që në kësi momente të reagojë në mënyra të ndryshme të cilat më vonë vetëm sjellin pendim dhe keqardhje për ate të cilën e ka bërë vet ai. Jemi të porositur si muslimanë që gjatë tërë jetës të jemi të përshkuar me virtyte islame dhe të sjellemi me sjellje korekte islame. Një princip i përmendur shumë dhe poashtu shumë i sqaruar është Sabri apo durimi ideal i muslimanit. Allahu subhanehu ve teala në Kuranin fisnik në shumë ajete na sqaron rëndësinë e sabrit dhe poashtu janë të shumta hadithet fjlaët pejgamberike ku ne porositemi me këtë virtyt të lartë. Allahu subhanehu ve teala në Kuran thotë:

155. Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët.

156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!”

157. Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit. (bekare-155,156,157)

Ato mësime që duhet ti marrim nga këto ajete shkurtimisht mund ti përmbledhim në këtë që vijon:

1. krejt ajo cka na godet është sprovë nga Allahu subhanehu ve teala

2. ata që vertetë fitojnë janë besimtarët durimtarë: Muhammedi alejhis-selam thotë:”Cudi është me çështjen e besimtarit! Me të vërtetë, e gjithë çështja e tij është e mirë, dhe këtë nuk e posedon askush përveç besimtarit. Nëse i ndodhë ndonjë gëzim falënderon (All-llahun), e kjo është gjë e mirë për te, e nëse e godet ndonjë e keqe bënë durim dhe, gjithashtu, është e mirë për te. (Transmetuar prej Muslimit)

3. kur neve të na godase dicka nga këto fatkeqsi duhet thënë duke konfirmuar me ate ate që dijmë dhe besojmë se: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!”

4. dhe me këte ne fitojmë fitoren e vërtetë që është bekime dhe mëshirë në dy botrat dhe udhëzim në këtë botë.

Nga kjo që u tha mund të kuptojmë se edhe vetëm me posedimin e sabrit njeriu mund ti përballojë gjithë asaj që e godet dhe me këte të ruajë qetësinë e zemrës së tij, por do dëshironim të tërhjekim vëmendjen në disa gjëra dhe këshilla praktike që të na shërbejnë si udhëzim për këto kohëra kur jemi të përballuar me krejt nga ato fatkeqsi që përmenden në ajetin e lartëpërmendur kur vetë shohim se ka frikë, uri, dhe humbje në jetë dhe pasuri.

Imani

Kjo është siq dijmë gjëja më e rëndësishme në Fenë tonë ashtu që pa besim dhe iman të shndoshë neve nuk na sjellë dobi asnjë punë e mirë që e bëjmë poashtu edhe është e pamundur që të kemi cilësi dhe virtyte si sabri pa pasur iman të shëndoshë dhe besim të pastër dhe të fortë në Allahun subhanehu ve teala. Ngase sabri nuk është pemë që rrinë në hava por ajo është produkt i një besimi të fortë dhe bindje në iman me gjasht kushtet e tij. Kushti i fundit është besimi në kaderin që është: ajo që All-llahu i Lartësuar ua përcaktoi krijesave, ashtu si i parapriu atij dituria e Tij dhe e pa urtësia e Tij.

Nga frytetdhe dobitë e besimit në Kaderin e All-llahut të Lartësuar është:

– Mbështetja në All-llahun e Lartësuar pasi të merren parasysh të gjitha shkaqet, dhe kjo mbështetje të mos bëhet në shkakun sepse çdo gjë ndodhë me Kaderin e All-llahut të Lartësuar.

– Që njeriu të mos habitet me vetveten kur e arrinë qëllimin e tij, sepse arritja e atij qëllimi është me mirësinë e All-llahut të Lartësuar, i cili përgatiti shkaqet e së mirës, suksesit… kurse habitja e tij me vetveten e bënë që të harrojë falënderimin e kësaj mirësie.

– Qetësia dhe siguria shpirtërore në Kaderet e All-llahut të Lartësuar që i ndodhin, kështu që besimtari në Kaderin, nuk shqetësohet nëse i kalon ndonjë gjë shumë e dashur apo i ndodhë ndonjë gjë e rëndë; sepse e gjithë kjo ndodhë me Kaderin e All-llahut, në dorën e të cilit janë qiejt dhe Toka, dhe ai Kader patjetër duhet të ndodhë. All-llahu i Lartësuar për këtë thotë: “Nuk ka asnjë fatkeqësi që e godet Tokën dhe juve, e që nuk e kemi shënuar më parë në Libër, kjo, me të vërtetë, për All-llahun është shumë lehtë. (Kjo ndodhë) Që të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, e as mos të dëfreheni për atë që Ai ua dha juve. Vërtetë, All-llahu nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit.” (El-Hadid 22,23)

Ruaje vehten

Nën këtë titull do mund të jipeshin shumë këshilla praktike se si të ruhemi por ato janë urtësi burërore që i din cdo i moshëritur dhe që cdo i ri mund ti merr duke ndëgjuar prindërit e vet dhe duke ju shmangur lëvizjes së tepërt dhe ecjes nëpër vende panevojë. Do të mjaftohemi me përmendjen e një këshille gjenerale:

“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë. “-(huxhurat-6)

Pra duhet të jemi të kujdesshëm në praninë dhe shpërndarjen e informatave që mos të na ndodhë ndonjë gjë vetëm nga ajo se kemi qenë të paditur apo të mashtruar. Duhet zgjedhur lajmin dhe duhet ditur se kush është meritori të na informojë dhe jo cdo send që del ne television është e vërtetë e as ajo që shkruhet nëpër gazeta, pra kujdes që mos të biejmë pre e ndonjë dezinformimi dhe me këtë të shkaktojmë dëm vehtes dhe rrethinës.

Kontribo

Ajo që na ndihmon në tejkalim të situatës është të përkujtuarit se neve duhet të kontribojmë se vetëm me ate shprehim se si muslimanë që jemi e kemi brengën e muslimanëve por edhe ate se e dijmë se e kemi për borxh që të kontribojmë në këto caste të vështira:

1. ajo që më së pakti mund të bëjmë është që ate që dijmë nga feja dhe me të cilën do të mund të qetësonim njerëzit tua përkujtojmë atyre dhe ti porosisim me durim pasi muslimanët në Kuran përshkruhen si ata të cilët porositin njëri tjetrin në sabr ” dhe që këshilluan njëri-tjetrin që të jenë të durueshëm” (asr-3)

2. Lutje për vëllezërit në ato vende që tu ndihmon All-llahu dhe tua kthen kurthet kurthtarëve, t’i përkrahë dhe t’i përforcon.

3. Tu dalim në ndihmë me pasuri, sepse ata kanë më së shumti nevojë për ushqim, veshëmbathje dhe çdo gjë me të cilën do të ballafaqojnë të ftohtin, vështirësinë, dëmet dhe shërimin e të sëmurëve.

Ilaçi më i shpejtë

Mund të thuhet se kjo që u tha deri tani ka të bëjë me përkujtimin tonë të gjërave që dijmë por në disa caste neve na duhet preventivë e shpejtë dicka si shërim momental atëherë do tua përkujtojmë qetësuesen më të madhe dhe ilacin më të shpejtë:përmendjen e Allahut subhanehu ve teala

Allahu subhanehu ve teala në një ajet thotë:

“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat qetësohen.” (rad-28)

Pra përvec veprave të përditshme që duhet shtuar në këto dita qoftë ajo namazi vullnetar qoftë leximi i Kuranit, ajo që më së shumti duhet shtuar dhe që nuk paraqet ndonjë vështirësi është të përmendurit e Allahut dhe lutjet e shumta që duhet të bëjmë, sidomos nuk duhet haruar dhikrin pas namazit ate të mëngjezit dhe të mbrëmjes si dhe dhikrin para fjetjes dhe leximin e sureve ihlas dhe muavidhetejn tre suret e fundit të Kuranit, nga tri herë para fjetjes si dhe shpeshtimin e këtyre fjalëve Pejgamberi alejhis-selam ka thënë : “Fjalët më të dashura tek All-llahu janë katër:

SubhanAll-llah, velhamdulil-lah, ve Lailahe il-la All-llah, vAll-llahu Ekber. S`të bëhet dëm me cilëndo prej tyre të fillosh. Transmeton Muslimi 3/1685

Për në fund lusim Allahun subhanehu ve teala që të forcojë në rrugën e Tij të drejtë dhe të ndihmojë muslimanët kudo që janë dhe të na bëjë neve prej atyre të cilët janë të durueshëm në vështirësi dhe mirësi.

albislam.com,
18.5.2001