- Falenderoje Allahun që të ka udhëzuar ty.
- Qortoje por lehtë dhe me këshilla të sinqerta.
- Përkujtoja fillimin – ditët e para të tij.
- Lutu për të në vetmi.
- Njihu me shkaqet që çuan në degjenerimin e tij dhe ofroi ndihmë që të udhëzohet.
- Mos e njollos dhe mos ia përhap të metat.
- Kujdesu që ti të mos jesh viktima e radhës e degjenerimit.
- Përdor mjete ndikuese, si: buzëqeshja dhe dhurata, që t’ia përfitosh zemrën dhe ta udhëzosh.
- Mos ia mbyll derën e pendimit të cilën ia ka hapur Allahu.
- Mos e bë pesimist në mëshirën e Allahut.
- Foli për natyrën gabimtare të njeriut.
- Mundohu që parimi “I penduari nga mëkati është sikur ai që nuk ka bërë mëkat fare!” të udhëheq me jetën e tij.
- Mos e përqesh!
- Ndoshta ai pendohet dhe bëhet më i mirë se qindra tët tjerë.
- Ai duhet të ndjejë se ti po e do udhëzimin e tij.
- Para se ta qortosh, pyete se çfarë e shtyri të veprojë asisoj.
- Shikoje gjendjen e tij materiale sepse ajo mund të jetë shkak i degjenerimit të tij.
- Dërgoji letra me këshilla dhe udhëzime, ndoshta përfiton prej tyre.
- Interesimi për të, përcjellja e tij dhe kontaktet me të për shkak se ai është sikur i fundosuri që ka nevojë për t’ia zgjatur dorën.
Përshtati: Sedat ISLAMI