Si ta arrijmë dashurinë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
Pasiqë në derset e kaluara folëm për dashurinë ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], domsodoshmërinë e kësja dashuria, argumentet që flasin për këtë temë, manifestimin e dashurisë ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], tani do të kalojmë në temën e ardhshme, e cila flet për mënyrën se si arrihet deri te dashuria e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Në vijim do t’iu përmendim disa veprime të cilat na shpiejnë te dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Një: Dashuria ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].
Dashuria ndaj All-llahut, kënaqësia me përmendjen dhe falënderimin e Tij, për dhuntitë e dukshme dhe të fshehta.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (El-Bekare: 152).
All-llahu [subhanehu ve teala] na ka udhëzuar, na ka bërë ummeti më i mirë që ka dalur për njerëzimin, na ka udhëzuar në ate që kanë dalluar ithtarët e Librit dhe na ka udhëzuar kah ky Pejgamber, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], që është dhuntia më e madhe dhe mburja më fisnike.
“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje)”. (En-Nahl: 53).
All-llahu [subhanehu ve teala] këti dhunti i ka përmendur të përmbledhura në këtë ajet:
“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues. Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë. O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues. E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe”. (El-Ahzab: 41- 47).
Besimtari duhet ta lutë All-llahun me ngulm për dashuri të sinqertë dhe vazhdimësi e paluahtshmëri në pasimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Dashuria ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] nuk janë vetëm fjali që thuhen dhe tregime që tregohen, poashtu edhe dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nuk mund të jetë “pretendim me gojë, ndjenjë në ndërgjegjë, edhe kaq. Por këtë domosdo duhet ta përcjell edhe pasimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ecja sipas udhëzimit të tij, zbatimi i metodologjisë së tij në jetë. Pra, dashuria nuk na qenka disa poezi që recitohen e as disa ilahijë që këndohen, por bindje ndaj All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], veprim sipas metodës së All-llahut [subhanehu ve teala] të cilën e ka sjellur Pejgamberi. Gjëja e parë që kërkohet prej besimtarit është që lojaliteti dhe dashuria e tij të jenë për All-llahun [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], saqë kjo dashuri të manifestohet në sjelljen dhe pikënisjen e tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. Thuaj: “Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët “!”. (Ali Imran: 31- 32). (shiko: “Dirasat Terbevije fil-Ehadith en-Nebevije”, fq. 28, 29).
Dy: Dhënia përparësi dashurisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], fjalëve dhe urdhërave të tij para çdo gjëje.
Duke filluar nga dashuria e zemrës dhe shpresimi i pamjes së tij, e duke përfunduar në veprimin sipas sherijatit të tij në jetën publike dhe në jetën sekrete, në bazë të dashurisë dhe mallëngjimit. Siç ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] :
“Askush prej jush nuk është besimat derisa të mos jem më i dashur te ai se sa fëmijët, prindërit dhe mbarë njerëzit”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ai që synon dashurinë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] arrin nderim të madh duke e lexuar hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Njerëzit që më shumë më duan janë ata që do të vijnë pas meje, secili prej tyre do të kishte dhënë familjen dhe pasurinë e tij vetëm që të më sheh mua”. (Buhariu dhe Muslimi).
Gjërat që sjellin dashurinë ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
1- Të kujtojmë gjendjen e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kujdesin e tij për ummetin e vet, butësinë dhe mëshirën ndaj tyre. Vuajtjet që i ka përjetuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga idhujtarët në mekë dhe në Taif, dhe nga munafikët në Medinë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (Et-Teube: 128).
I kanë thënë: fallxhor, poet, i çmendur, i devijuar, i patrashëgimtar, i thehet dhëmbi, i përgjaket trupi, akuzohet në nder, akuzohet në drejtësi mirëpo ai nuk tha më shunë se:
“E mëshiroftë All-llahu vëllaun tim, Musain, i cili i torturua më shumë se kjo, mirëpo duroi”. (Buhariu dhe Muslimi).
2- Përkujtimi i shpërblimit në këtë botë dh enë ahiret nga dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nga dërgimi i salavateve mbi te. Prej tyre janë edhe:
– Jeta e këndshme dhe e mirë duke shijuar kënaqësinë e besimit.
– Arritja e plotësimit të besimit.
– Largim të brengave, përmirësim të gjendjes, falje dhe shlyerje të mëkateve.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen”. (Muhammed: 2).
– Ai që e don, është më afërt tij.
3- Përkujto mirësinë e Islamit dhe të sherijatit të tij.
All-llahu [subhanehu ve teala] duke e përshkruar sherijatin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
” e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit”. (El-Araf: 157).
Ose hadithin, ku Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Unë jam mëshirë e dhuruar”. (Sahih, shiko: “Es-Sahiha”, nr. 490).
4- Dashuria e asaj që e do dhe urrejtja e asaj që e urren në sjellje dhe edukatë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. (El-Ahzab: 36).
Andaj njeriu duhet të kujdeset që të plotëson veprat dhe nijetet e tija, nëse dëshiron të plotësojë besimin e tij. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Ai që do dhe urren dikend për hirë të All-llahut, ai që jep dhe i ndalon ndokujt për hirë të All-llahut, ai ka plotësuar besimin e tij”. (sahih, Ebu Davudi).
Tre: Dashuria ndaj të gjithë sahabeve, [radijall-llahu anhum exhmein].
Duhet përmendur të mirat e sahabeve dhe vlerat e tyre dhe duhet ikur gjërave dhe zënkave që kanë ndodhur mes tyre. Ne e duam ate që e ka dashur All-llahu dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pastaj duhet ta dimë se dashuria dhe miqësimi i tyre na afron te dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është frikuar nga ngacmimi dhe ofendimi i shokëve të tij, andaj ka thënë:
“Mos shani shokët e mi, sepse nëse secili prej jush shpërndan sa Uhudi ari, nuk mund të arrijë grushtin e tyre e as gjysmën e sajë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Kjo ka të bëjë me të gjithë shokët e tij në përgjithësi, mirëpo ja një hadith që flet për ensarët në veçanti.
Enesi [radijall-llahu anhu] tregon e thotë: Kaloi Ebu Bekri dhe Abbasi [radijall-llahu anhuma] pran një mexhlisi të ensarive dhe i gjetën duke qajtur. U thanë: pse po qani? Thanë: na u kujtuan tubimet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me ne. hyrën te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ia treguan këtë ndohdi, kurse ai me kokë të mbështjellur me leckë,, hypi në minber, dhe pas kësaj dite asnjëher nuk ka hypër më në minber, e falënderoi All-llahun dhe e lavdëroi Ate, pastaj tha:
“U porosis të kujdeseni për ensaritë, sepse ata janë njerëzit e mi të afërt dhe të veçantë, i kanë kryer obligimet, e tani presin shpërblimin. Pranoni prej të mirit të tyre dhe faljani atij që gabon prej tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).
Aq shumë është potencuar dashuria ndaj ensarëve saqë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë shenjë të besimit duke thënë:
“Vetëm besimtari i do ata, kurse vetëm munafiku i urren. Ai që i do ata, ate e do All-llahu. Kurse ai që i urren ata, ata i urren All-llahu”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ja se çka thotë All-llahu [subhanehu ve teala] për muahxhirët:
“(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit”. (El-Hashr: 8).
Në ajetin tjetër All-llahu e përmbledh vlerën e dy palëve duke thënë:
“All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh”. (Et-Teube: 100).
Gjërat që na e shtojnë dashurinë ndaj tyre janë edhe këto:
– Dashuria e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për ta dhe lavdërimi i tyre.
– Nderi që kanë pasur të takohen me njeriun më të ndershëm dhe më fisnik. Njerëz që All-llahu i ka zgjedhur që të shoqërojnë njeriun më të mirë. Njerëz që i ka lavdëruar Kur’ani. Ata janë njerëzit më të mirë dhe shekujt më të artë, me thënien e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
– Të parët që kanë hyrë në Islam dhe që kanë duruar maltretimet e shumta për hirë të kësaj feje.
– Pasurinë dhe gjakun që kanë flijuar për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
– Solidariteti mes tyre, sikur të kishin qenë një fortifikatë e patundur.
– Kujdesi për ta përhapur fenë, sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], mësimin e Kur’anit dhe shpërndarja e tyre nga Medineja për këtë qëllim.
– Njerëzit që më së miri e kanë ditur fenë e All-llahut [subhanehu ve teala].
Katër: Nderimi i familjes së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] (ehli bejti) ashtu si e meritojnë.
Nderimi, dashuria dhe miqësimi i tyre është kërkesë fetare para se të jetë shkas që e shpien njeriun deri te dashuria e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
” Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut) “. (Esh-Shura: 23).
Transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ku mes tjerash thotë:
“Më pas. O ju njerëz, unë jam njeri, së shpejti do t’i përgjigjem të dërguarit të Zotit tim. Ju kam lërë dy gjëra të rënda: e para është libri i All-llahut, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, merni nga Libri i All-llahut dhe kapuni për te. Nxiti në Librin e All-llahut dhe stimuloi në te. Pastaj tha: edhe familjen time, ju kujtoj familjen time, ju kujtoj familjen time, ju kujtoj familjen time”. (Muslimi).
Duhet pasur para sysh edhe jëtë që vijon:
– Mbetja e lozës së tyre dhe nderimi i tyre dhe veçimi prej tjerëve.
– Ata janë sikur edhe tjerët, ka të mirë prej tyre edhe të këqinjë. Për ata vlen hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Cilin e vonon puna (nga xhenneti), nuk e nxiton loza (prejardhja)”. (Muslimi).
– Të lutemi për ata dhe të dërgojmë salavate mbi ta.
– T’i duam dhe miqësojmë të mirët e tyre, të mësojmë prej tyre, të kujdesemi dhe të jemi bamirës ndaj tyre.
– T’i përkrahim dhe tu ndalim në ndihmë.
– Të keqin e tyre duhet këshilluar edhe më shumë se tjerët, për shkak prejardhjes së tij.
Një tregim
Pasiqë e burgosën Imam Ahmedin për shkak të refuzimit të besimit mutezilit. E thirri Vathiku e tha: largoni prangat prej këtij hoxhe. Kur ia larguan, Imam Ahmedi dëshiroi ti mer, kurse farkatari nxitoi dhe i mori para tij. Vathiku i tha: pse dëshirove ti marrish? Imami iu përgjigj: sepse vendosa të porosis që ti vëndojnë me mua në qefin, që të jenë argument kundër këtij zullumqari ditën e Kijametit. Qau, qau edhe Vathiku, qam edhe në. pastaj Vathiku kërkoi t’ia bëjë hallall, kurse Imami i tha: ta kam bërë hallall që nga dita e parë, nderim për Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pasiqë je nga familja e tij”. (Shiko: Sijer, 11/ 315).
Pesë: Madhërimi i Sunnetit dhe dashuria e tij.
Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:
(( القصد في السنة خير من الإجتهاد في البدعة ))
“Të jesh ekonomik ne sunnet është më mirë se të përpiqesh në bidat”. (Telbisu Iblis, fq. 15).
Ebu Uthman El-Hijri thotë:
(( من أمر السنة على نفسه قولا و فعلا نطق بالحكمة و من أمر الهوى على نفسه نطق بالبدعة ))
“Kush e komandon shpirtin e tij me sunnet, në fjalët dhe veprat e tija, ai flet me urtësi, kurse kush e komandon shpirtin e tij me epsh, ai flet me bidat”. (Hiljetul-Evlija, 10/ 244).
I kanë thënë Imam Malikut [rahimehull-llah]: pse nuk mer dije nga Amr ibn Dinari? Është përgjigjur duke thënë: “Kur shkova te ai, vërejta se njerëzit mernin dije prej tij në këmbë, e madhërova hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ashtu që nuk mundesha ta mar në këmbë”. (Sijer, 8/ 67).
Sehl ibn Abdull-llahi [rahimehull-llah] thotë:
(( أصولنا ستة أشياء : التمسك بكتاب الله تعالى و الإقتداء بسنة رسول الله و أكل الحلال و كف الأذى و اجتناب الأثام و التوبة و أداء الحقوق ))
“Bazat tona janë gjashtë gjëra: të kapurit për Librin e All-llahut, pasimi i sunnetit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ngrënia e ushqimit hallall, largimi i pengesave, ikja nga haramet, pendimi dhe kryerja e obligimeve”. (Hiljetul-Evlija, 10/ 190).
Gjërat që ndihmojnë në madhërimin e sunnetit janë këto që vijojnë:
1- Të thërrasish në veprim sipas tij, sepse veprimi është rezultat i dashurisë së sinqertë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمْ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ (31)
“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31).
Të dashuruarit ndahen në tre kategori:
– Ai që dëshiron diçka prej të dashurit;
– Ai që e dëshiron të dashurin;
– Ai që e dëshiron atë që e dëshiron i dashuri, kjo është kategoria më e lartë. (Reudetul-Muhibin, fq. 273).
2- Fakti që është sherijat obligativ, siç ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
(( عليكم بسنتي و سنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي عضوا عليها بالنواجذ )).
“Kapuni për sunnetin tim dhe të halifeve të drejtë e udhëzues pas meje, kapuni për te me dhëmballë”. (Sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).
3- Fakti se përkatësia e sunnetit është nder. Këtë e flasin shumë hadithe.
4- Është peshoja e drejtë që e dallon pasuesin e vërtetë nga të tjerët dhe bazë e besimit, moralit, sjelljes dhe sherijatit. Pastaj sunneti është sherijati mesatar, për të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:
وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطاً
“Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) “. (El-Bekare: 143).
5- Është e vërteta që do të mbetet deri në ditën e kijametit, siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
(( لا تزال طائفة من أمتي على الحق ظاهرين لا يضرهم من خذلهم حتى يأتي أمر الله و هم كذلك ))
“Do të mbetet një grup nga ummeti im, ngadhnjimtar në të vërtetë, nuk u ban dëm ai që i tradhton, derisa të vjen urdhëri i All-llahut, ata do të mbeten në këtë gjendje”. (Buhariu dhe Muslimi).
6- Është në përputhje më natyrën e pastër dhe të shëndoshë dhe vlen për çdo kohë dhe vend, siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا
” natyra (feja) e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë”. (Er-Rum: 30).
Gjashtë: Respektimi dhe nderimi i atyreve që e praktikojnë sunnetin.
Sidomos dijetarët e sunnetit, të cilët janë të dalluar në mesin e ummetit, janë dritë e cila ua ndriçon njerëzve rrugën, ta janë besnikët në trashëgimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Ata duhet respketuar edhe më shumë ngase e ringjallin sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i ngjallin shenjat e fesë. Sepse ata janë njerëzit që më së miri e njohin dhe janë më së afërmi me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Shiko: “El-Fetava”, 1/157).
“Ata janë që i kanë dashur shokët e Muhammedit [alejhis-selam], i miqësojnë dhe prej tyre marin hadithin e ndershëm, si dije, vepër dhe sjellje. Ata e ngrisin parollën e Kur’anit, sunnetit dhe ixhmasë, kapen për xhematin, i grumbullojnë muslimanët, kujdesen për unitetin e tyre, rreshtohen nën flamurin e sunnetit dhe qëndrojnë larg çdo parulle të frakcioneve të humbura, pasuesve të epshit dhe përçarjes”. (Mealimu Intilaktul-Kubra, fq. 78).
Andaj Sufjan ibn ujejne [rahimehull-llah] thotë:
“Secilin dijetar të hadithit e gjen me fytyr të shndërritshme, sepse kësisoj është lutur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për ta”. Kurse Imam Shafiu [rahimehull-llah] thotë:
(( إذا رأيت رجلا من أصحاب الحديث فكأني رأيت أصحاب النبي صلى الله عليه و سلم ، جزاهم الله خيرا ، حفظوا فلهم علينا الفضل لأنهم حفظوا لنا ))
“Kur të shoh ndonjë dijetar të hadithit, sikurse të kam parë ndonjë shok të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu i shpërbleftë, ata kanë mësuar përmendsh, andaj kanë përparësi ndaj nesh sepse na e kanë ruajtur hadithin”. (Sijer, 10/ 60).
Andaj, ne nuk duhet të ikim nga dijetarët e dalluar të Islamit e të shkojmë pas njerëzve të humbur, qofshin shkrimtar bashkëkohor, ose filozof, ose revolucionar, ose lider këtu e atje, por duhet t’i mbrojmë dijetarët e sunnetit, të grumbullohemi përreth tyre, ti duam ata dhe ti këshillojmë, të shtojmë numrin e tyre dhe marim pjesë në mexhliset e tyre, sepse te ata gjindet trashëgimia e vërtetë, trashëgimia e pejgamberëve.
Shtatë: Sa ma shumë të lexojmë jetëpërshkrimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Muslimani sa ma shumë duhet të lexon librat që flasin për jetën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], që të njeh gjendjen, fjalët, veprat, luftën, themelimin e shoqërisë islame. Duhet të njeh jetën e tij në Mekë, Medinë, Taif, Etiopi, Jemen, etj.
Gjatë leximit të jetëpërshkrimit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është e preferuar të grumbullojmë tërë familjen, shokët e miqtë, ose nxënësit e xhematin.
Secili musliman duhet t’i dije detajet e jetës së tij, sepse leximi i jetëpërshkrimit të tijë ofron kënaqësi dhe hare.
Poashtu duhet lexuar sa ma shumë jetëpërshkrimin e shokëve të tij, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse ato jetëpershkrime tregojnë se jeta e tyre ka qenë për fe dhe për Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Leximi i këtyre librave ia ngjall njeriut zemrën dhe e stimulon të bëhet si ata.
Shekik Belhiu [rahimehull-llah] thotë: i kanë thënë Abdull-llah ibn Mubarekut: kur të flaesh pse nuk qëndron me ne? u përgjigj: shkoj e ulem me sahabet dhe tabiinët, shikoj librat dhe gjurmët e tyre. Çka të bëj me ju? Ju i përgojoni njerëzit”. (Sijer, 8/ 398).
Ka shuëm libra që janë përpiluar mbi jetën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ne në gjuhën shqipe i kemi disa prej tyre. Libri më i mirë është “Nektari i Vulosur”, pastaj “Lulishte e dritave”, etj
Tetë: Mbrojtja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Ta mbrojmë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke iu kundërvyer smirëzive, munafikave, të dështuarve, orientalistëve, të perendimizuarve, të cilët përhapin helmin e tyre në media të ndryshme, për të dëmtuar muslimanët, fenë e tyre dhe besimtarët e sinqertë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka caktuar disa shokë që do ta ruajnë dhe do të mrbojnë nga idhujtarët duke u thonë:
(( من يردهم عنا و له الجنة ))
“Kush i kthen prej nesh, e të fitojë xhennetin”. (Muslimi).
Kurse Ebu Katades, i cili e mbajti Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tre herë, që mos të rëzoheshte nga deveja, pasiqë e kishte zërë gjumi, i tha:
(( حفظك الله بما حفظت نبيه ))
“All-llahu të ruajtë, ashtu sikurse e ruajte Pejgamberin e Tij”. (Muslimi).
Kurse Hasan Thabitit, i cili ishte poet dhe konfrontohej me idhujtarët me poezi, kur e mbronte Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Muhammedi [alejhis-selam] i thoshte:
(( أهجهم و جبريل معك ))
“Sulmoi me poezi, sepse Xhibrili është me ty”. (Buhariu dhe Muslimi).
Mbrojtja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e familjes dhe e shokëve të tij është nderë dhe gradë, andaj edhe duhet punuar në këtë drejtim.
Njeriu i ditur duhet tua tërhjek vërejtjen ummetit nga ata që e sulmojnë sunnetin dhe ithtarët e sunnetit, tua zbulojnë njerëzve këta personalitete, që mos të biejnë në ndikim të tyre dhe të dilemave të tyre.
Kurse All-llahu është Ai që ndihmon dhe e përkrah ate që e ndihmon dhe përkrah fenë e All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَنْ يَنصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ (40)
” E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues”. (El-Haxhxh: 40).
Dhe thotë:
إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الأَشْهَادُ (51)
“Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive”. (Gafir: 51).
Prej kërkesave të përkrahjes së fesë është edhe mbrojtja dhe përkrahja e muslimanëve në çdo kohë dhe në çdo vend, muslimanët e shtypur dhe ata që luftojnë për këtë fe, ti ndihmojmë me pasuri dhe shpirt, me laps dhe fuqi, që të plotësohen etapat e fitores dhe mëkëmbjes së muslimanëve mbi këtë ruzull tokësor, siç ka treguar All-llahu [subhanehu ve teala]:
وَلَقَدْ كَتَبْنَا فِي الزَّبُورِ مِنْ بَعْدِ الذِّكْرِ أَنَّ الأَرْضَ يَرِثُهَا عِبَادِي الصَّالِحُونَ (105)
“Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë”. (El-Enbija: 105).
– Prej shenjave të dashurisë dhe obligimeve ndaj tij është edhe madhërimi i tij, kur ka qenë i gjallë dhe pasiqë ka vdekur, madhërimi i urdhërit të tij, të ndiejmë fjalën dhe madhështinë e tij Pejgamberike, zbatimi i urdhërave dhe ndalesave më mposhtje dhe përkrahja e tij në zemër dhe vepra, siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِداً وَمُبَشِّراً وَنَذِيراً (8) لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ وَتُسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلاً (9)
“Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues. Që ju (njerëz) t’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje”. (El-Feth: 8- 9).
Pastaj prej shenjave të dashurisë ndaj tij është edhe xhelozia kur të nëpërkëmben ndalesat e All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Duhet të kemi pakëz xhelozi që të largojmë mashtrimin e të kotës dhe manipulimet e tija, sepse:
فَأَمَّا الزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَاءً وَأَمَّا مَا يَنفَعُ النَّاسَ فَيَمْكُثُ فِي الأَرْضِ كَذَلِكَ يَضْرِبُ اللَّهُ الأَمْثَالَ (17)
” Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt”. (Er-Ra’d: 17).
E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] të na dhurojë dashuri të sinqertë ndaj Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ta madhërojmë ate, urdhërin dhe ndalesën e tij, të duam familjen dhe shokët e tij. Amin.
Përgatiti: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
6.6.2003