Njohja e depresionit

Nëse aspektet e mëposhtme janë të pranishme, ka të ngjarë që ky person të vuajë nga depresioni:

  • Trishtim dhe/ose ankth në shumicën e kohës, zbuluar nga personi ose të dukshme në pamjen dhe sjelljen e tyre;
  • Humbja e interesit dhe kënaqësisë nga aktivitetet e mëparshme të preferuara përfshirë por jo vetëm edhe ato, si dalja me miqtë, ndjekja e një ndeshje futbolli, kalimi i kohës me familjen;
  • Ankimi mbi lodhjen kronike ose mungesën e vitalitetit;
  • Shprehja e ideve të fajit me tepricë ose në mënyrë të papërshtatshme;
  • Shprehja e mungesës së shpresës, pafuqisë dhe pesimizmit të përgjithshëm;
  • Humbja e oreksit, humbja e peshës, pagjumësia ose gjumë i zgjatur dhe probleme me intimitetin bashkëshortor;
  • Ide dhe fantazi për vdekjen. Depresioni shoqërohet shpesh nga ankthi dhe gjithmonë lidhet me probleme të rëndësishme në familje, me shoqërinë, punën ose shkollën për shkak të efektit që depresioni ka te personi.

 

Këto simptoma zakonisht prekin disa fusha. Numri i simptomave dhe ashpërsia e tyre mund të ndryshojnë nga personi në person, dhe nga periudha në periudhë.

Nëse doni të verifikoni nëse një person që njihni vuan nga depresioni, mund të plotësoni testin për personin në fjalë (për të parë nëse ai/ajo është në depresion).

Ju mund ta eksploroni gjendjen e anëtarit tuaj të komunitetit që kërkon ndihmë ose ka nevojë për ndihmë, përmes pyetjeve, për shembull, duke pyetur nëse personi ndihet i trishtuar, sa intensivisht dhe për sa kohë.

Të dëgjuarit me vëmendje – atë çka bëjnë klerikët në mënyrë rutinë – është një tipar kyç.

Një person i interesuar, që dëgjon me kujdes një person në depresion dhe është i vëmendshëm ndaj shenjave verbale dhe joverbale, do të vërejë tri fusha të ndryshme të problemeve dhe ndryshimeve:

  • Simptomat psikologjike – të menduarit, ndjenjat dhe motivimi preken;
  • Simptomat fizike – të tilla si dhimbje koke, dhimbje stomaku, dhimbje kurrizi. Ndonjëherë depresioni shprehet vetëm nëpërmjet simptomave somatike;
  • Simptomat e sjelljes – këto rezultojnë shpesh nga ndërveprimi ndërmjet simptomave psikologjike dhe fizike.

Ndonjëherë është e mundur që si vëzhgues të jemi më të aftë në zbulimin e këtyre ndryshimeve: nëse mendoni se dikush mund të jetë në depresion, përpiquni të mbani mend sesi ky person zakonisht sillej para një gjysmë viti. Si sillej me ju dhe me të tjerët? Kjo mund të ndihmojë për të marrë një ide më të mirë. Megjithatë, disa njerëz përpiqen shumë për të fshehur simptomat e tyre, sepse ndihen të turpëruar ose fajtorë.

 

Simptomat psikologjike

  • Të ndjerit i pashpresë
  • Humbja e qëllimit
  • Mungesa e interesit
  • Humbja e përqendrimit dhe vëmendjes
  • Reduktimi i vetëvlerësimit dhe vetëbesimit
  • Të ndjerit fajtor dhe pa vlerë
  • Pamundësia për të reaguar në mënyrë emocionale
  • Pikëpamje negative dhe pesimiste për të ardhmen
  • Mendime vetë-dëmtuese

Simptomat fizike

  • Humbja e peshës dhe oreks i reduktuar (nganjëherë e kundërta)
  • Çrregullimet e gjumit, problemet me ngritjen në mëngjes
  • Presioni dhe shtypje në fyt, shtrëngim në gjoks
  • Djersitje të rënda, palpitacion i zemrës
  • Dhimbje kronike të ngjashme me sëmundjen reumatike
  • Mosinteresimi seksual
  • Vështirësi në në fillimin e kryejes së aktiviteteve
  • Lodhje e shpejtë

Simptomat e sjelljes

  • Tërheqja nga jeta shoqërore
  • Të qenit të shqetësuar
  • Ndryshime në gjuhën e të folurit dhe trupit
  • Mungesa e motivimit, apati
  • Sjelljet vetëdëmtuese

Burimi:
ifightdepression.com
Aleancës Evropiane kundër Depresionit (EAAD)