Dijetari i madh Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “ Shtinjakët e dijes” thotë:
Por rrufeja zemëruese para së cilës durimi thërrmohet, është kategoria e disa të rinjëve që i ka rrëmbyer mosha dhe ndikimi i saj, duke i çuar drejt shtirjes, syfaqësisë, vetëplqimit dhe kryelartësisë.
Duke pohuar njëkohësisht dhe varfërinë në atë që kanë trashëguar nga udhëzimi profetik: Etikën e të folurës dhe vlerësimin e njerëzve që kanë përballë.
Kushedi sa shpirtra karikohen dhe sa mllefi mbillet, sepse në total kemi të bëjmë me shpirtra të këqinj dhe metodikë të mbrapshtë.
E themi këtë sepse disa që jetojnë në këtë gjendje janë fillestarë në kërkimin e diturisë ose janë nga ata që koha ka bërë të veten dhe njohuritë i kanë harruar. I shikon se si i rrëmbjenë një apo dy çështje dhe fillojnë i stërgjasin duke i sulumuar të tjerët si tigra nëpër mexhlise, në përballje me ata që nuk e njohin me qëllim që të dalë në pah vlera e dijes që mbajnë dhe për të provokuar të diturit për qëllime të ulta.
Kushedi sa prezantues nuk i durojnë, i urrejnë dhe i mallkojnë. Është provuar se kjo lloj specie e ka të pamundur të hasë pranim në tokë (tek njerëzit). Hija e tyre horizontale apo vertikale i peshon rëndë tokës, ulja me ta është sëmundje ndërsa tu hedhësh sytë të duket sikur diçka të ka mbetur në sy. Të folurën e kanë të shpërlarë dhe për të tillët heshtjes iu shtua edhe më shumë pëlqyeshmëria.
Zoti i ardhtë në ndihmë tokës që i mbart dhe e mëshiroftë dheun që ka për ti mbuluar. Kujdes, mos prano të jesh i tillë!
Përktheu: Fatjon Isufi