Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Shtatë gjërat që sjellin dashurinë ndaj Zotit

Një: Njohja e begative të Allahut që Ai i ka vendosur mbi robërit e tij. Këto begati (jane aq të shumta)sa nuk mund të numërohen apo të llogariten. Allahu thotë: “Nese ju i numëroni begatitë e Allahut ju nuk do te jeni te afte ti numeroni ata. “[14:34]

Zemrat natyrisht kanë dashuri për ata që bëjnë mirë atyre vet. Dashuria për begatitë është nga aspektet e përgjithshme të falenderimit për dikend i cili ka vendosur një begati. Eshtë thënë që falenderimi është në zemër, gjuhë dhe gjymtyrë.

Dy: Dija për Allahun, emrat e Tij, Atributet e Tij dhe Veprat e Tij. Njeriu që e njeh Allahun e don Ate.

Kushdo qe e do Ate i bindet Atij. Kushdo qe i bindet Allahut eshte i nderuar nga Ai. Kushdo që është i nderuar nga Allahu, Ai do ta mbaje ate afër Tij. Kushdo që mbahet prej Tij ka mirëpritur shpërblimin e këndshëm.

Tre: Dituria e veçantë që vjen nga meditimi mbi krijimin e qiejve dhe tokës dhe ate që Allahu e ka krijuar.

Në Kur’an gjenden shumë përmendje të shenjave të Allahut që tregojnë Madhështinë, Fuqinë, Madherinë, Perfeksionin, Shkëlqesinë, Meshiren… e Tij dhe emrat e Tij te bukur gjithashtu Atributet e madheruara.

Kur dituria e dikujt per Allahun este e fuqishme dashuria per Te eshte gjithashtu e fuqishme dhe dashuria per t’iu bindur Atij eshte gjithashtu e fuqishme.

Katër: Mundi i të vepruarit drejt Allahut, me sinqeritet dhe pastërti duke shkuar kundër dëshirave personale. Kjo është një punë që bëhet shkak që Allahu ta begatoje një rob dhe kur Ai begaton robin, robi e don Ate.

Pesë: Shtimi i permendjes së Allahut (dhikrit). Kur një person don dikend ai e kujton ate më shpesh.

Dhe përmes perkujtimit të Allahut zemrat e njerëzve qetësohen. Edhe njëra nga shenjat e të pasurit dashuri për Allahun eshte përkujtimi i Allahut, nga zemra dhe gjuha e personit.

Gjashtë: Recitimi i shpeshtë i Kur’anit dhe meditimi për kuptimin e tij, e në veçanti për ato ajete që përmbajnë emrat, atributet dhe veprat e Allahut. Për dashurinë ndaj kësaj vepre Allahu do ta udhëzoje robin ta doje Allahun dhe Allahu ta doje ate.

Shtatë: Përkujtimi i asaj që është përmendur në Kur’an dhe në sunnetin e Pejgamberit duke i premtuar besimtarëve se do ta shohin Zotin e tyre në xhenet dhe takimin me Te në ditën e Bollëkut. Gjë që do sjelle definitivisht tek personi dashurinë për Allahun.

Imam Rexhep Ibën Hanbeli

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Imam Rexhep Ibën Hanbeli,
12.12.2003