Shpalosi zullumi fytyrën e vërtetë…

Rezyme e hutbes:

Premtimi i All-llahut për ngadhnjim te fesë/ gjendje e vështirë e ummetit/ lufta e iluzioneve/ realiteti i fuqisë së padrejtësisë dhe zullumit/ sprova është ligj i përgjithshëm/ të jemi dakord me caktimin dhe vendimin e All-llahut/ të veprojmë për të unifikuar qëndrimin/ domosdoshmëria për punë serioze/ të shpresojmë shpërblimin nga fatkeqësitë/ poltika faraonike/ fundi i takon islamit.

HUTBEJA E PARË

Ju porosis që të keni frikë All-llahun, Atij ti ktheheni në mirëqenje dhe vështirësi, në ngushticë dhe gjërësi, nuk ka humbur ai që prej Tij frikohet, nuk dëshpërohet ai që Ate e shpreson, nuk nënçmohet ai që për All-llahun kapet:

” e kush ja ka frikën All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. “. (Et-Talak: 2-3).

O ju musliman!

All-llahu, subhanehu ve teala, në Kur’an thotë:

“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit”. (En-Nur: 55).

All-llahu premtimet i ka të vërteta, sepse Ai është më drejtfolësi dhe ia ka relizuar të gjitha premtimet Pejgamberit të Tij. Për këtë shkak këtë fe e kanë bartur burra dhe udhëheqës, të cilët i ka mësuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që mos të frikohen nga askush përveç se nga Zoti, mos t’i nënshtrohen askujt përveç Zotit, të cilit i nënshtrohen të gjitha krijesave, në Dorë të të cilit janë shkaqet e frikës dhe sigurisë:

“Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar”. (Ali Imran: 175).

Sot, bota islame kalon një gjendje të vështirë dhe fatkeqësi të njëpasnjëshme. Mbarë ummetit islam i shihet dhimbja, mëdyshja dhe shqetësimi në sytë e tij. I shtohet kjo dhimbje dhe shqetësim kur të shikon herë pas here gjendjen e vet. Ky ummet sulmohet me valë vullkanore, para të cilave ummeti nuk gjenë strehim, rrugëdalje ose fshehje, ku do të mbrohen nga zullumi i zullumqarit dhe terorizmi ndërkombtar i lrgalizuar me ligje të ndryshme. Ajo goditet herë pas here, saqë edhe rrëzohet prej tyre, tërë kjo ka qenë shkak që ta kaplon këtë ummet një iluzion, iluzion i cili ka arritur deri në atë gradë saqë i dobëti te ai duket si i fuqishëm, i afërti i largët, sigurinë frikë, shpëtimin shkatërrim, andaj nga shkaku i këtij iluzioni sillet sikur të jetë me epilepsi, nuk sheh se çka e ka goditur dhe çka nuk e ka goditur.

O ju musliman!

Jetojmë në një kohë kur muslimanët janë sprovuar me përçarje dhe përleshje të epsheve të tyre, janë mbuluar me injornacë, ballafaqohen me pengesë për ta njohur gjendjen e armiqve të tyre, industrinë dhe pasurinë e tyre. Kjo është bërë shkak që ata t’i nënshtrohen okupatorit të egër, i cili vjen me armë të mëdha dhe të çuditshme, të cilat kanë shkaktuar këtë iluzion, iluzionin se gjindemi para një force që nuk mund të mundet, madje se duhet ditur se ajo fuqi sundon toka të mëdha dhe gjërë e gjatë botën. Mirëpo tërë këtë njeriu, i cili është i lirë nga ky iluzion, e sheh si të dobët, dhe se nuk ka mundësi të sulmon e as të mbrohet, sepse çdo lëvizje sado që të është e dobët i shkakton dridhjen e kësaj force, nëse nuk shkakton rrëenimin e tërësishëm të tyre, kur depërtohet drejt pronës së tyre. Kjo forcë është e frikësuar nga çdo lëvizje në botë. Çdo ndodhi që ndodh në botën islame dhe arabe, shkakton dridhje të madhe në forcat e zullumit dhe mendjemadhësisë, të përhapura anëembanë botës së dobët dhe në tokat islame.

Edhe përskej kësaj që thamë, ne e shohim se kjo çeshtje nuk është më e paqartë për mbarë muslimanët, ata nuk janë të mbuluar me mbulesën e iluzionit. Nëse shikojmë edhe më shumë do të vërejmë se edhe vet forcat e kufrit kanë kuptuar se janë të dobët, mirëpo në të njejtën kohë ata japin kontributin e tyre me sa kanë fuqi për të mbuluar dobësinë e tyre, kurse mbulesa më e mirë është iluzioni. Andaj ata në çdo rast bëjnë zhurmë dhe bërtasin që të zgjojnë iluzionet, e të pengojnë shpalosjen e të vërtetës, përndryshe një shikim i vogël dhe perceptues na garanton zbulimin e këtyre gjërave.

Robër të All-llahut!

Njerëzimi në përgjithësi participojnë në mundësinë për tu ardhur sprovat, pa dallim të përkatësisë fetare ose nacionale, mirëpo kur sprovohen muslimanët, ata rrotullohen mes krahëve të mirësisë dhe qetësisë, nëse ata e kanë parasysh urdhërin e All-llahut dhe krijimin e Tij. Andaj tërë çeshtjet e tyre janë mirë për ta, nëse i godet e mira, ata falënderojnë, e kjo është mirë për ta, e nëse i godet e keqeja, ata durojnë, edhe kjo është mirë për ta. Kjo nuk i takon askujt përveç ummetit islam. Andaj All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

“A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?”. (El-Kalem: 35- 36).

“A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?”. (Sad: 28).

Dhimbjet vrasëse që i godasin muslimanët në këtë kohë dhe ngacmimet nga të cilat nuk kanë shpëtuar në këtë shekull, tregon se ummeti ka nevojë që të ndalet para këtyre ndodhive me kërkesë për përmirësim , duke patur parasysh disa çeshtje, më të rëndësishmet janë këto:

Një: të jemi të kënaqur me All-llahun dhe Caktimin e Tij, sepse ajo që e ka goditur ummetin nuk ka patur ta huqë dhe se ajo që e ka huqur nuk ka patur ta godas. Se guximi, trimëria dhe fitoreja nuk vijnë larg sprovës, ngushticës dhe brengave dhe se me vështirësitë vjen lehtësimi:

“Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi”. (El-Inshirah: 6).

Një vështirësi nuk mund të mund dy lehtësime.

Dy: ky ummet duhet të përpiqet në bashkimin e radhëve, unitetin e qëndrimeve dhe burimit të dijes, nëse e dëshiron shpëtimin. Burimi i tyre duhet të jetë Kur’ani dhe Sunneti dhe përpjekja për ti eliminuar të gjitha simbolet e fanatizmit dhe epsheve injorante. Ummeti duhet të konfirmon gabimet e veta dhe mangësitë ndaj Zotit dhe skajësimin e sherijatit të përhershëm nga realiteti jetësor.

Tre: vetëm parapëlqimi nuk ban dobi, e as reagimi dhe kundërshtimi?! Ne me këtë fjalim nuk kërkojmë ndonjë grua me qira që të na vajtojë, ose ti bjer vetvetes, e as person që çeshtjet tona i grumbullon në ato vende që se shohin aspak dritën, ose mjaftohet vetëm me qarje, sepse qarja nuk e ngjall të vdekurin, as keqardhja nuk e kthen gurbetqarin, mirëpo puna është çelësi i suksesit, vërtetësia dhe sinqeriteti, së bashku me pasimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, konsiderohet shkalla e shpëtimit:

“Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, “. (Et-Teube: 105).

Katër: ummeti islam duhet të shpreson shpërblimin te All-llahu për këto fatkeqësi që e kanë goditur, duke e ditur se ka shpërblim dhe dobi nëse duron dhe përpiqet, sepse çdo gjë që e godet njeriun, qoftë lodhje, sëmundje, madje edhe thera që e shpon, All-llahu për te i shkruan shpërblim, siç ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Këtë hadith e transmeton Muslimi.

Duke i patur parasysh këto gjëra demonstrohet trimëria dhe guximi, nënshtrimi ndaj caktimeve të sodit dhe të nesërmes, pasiqë e di se krenaria dhe fuqia, të gjitha këto i takojnë vetëm All-llahut:

“E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!” Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh”. (Ali Imran: 173- 174).

Këtë e thonë ata që e mbrojnë vatanin e tyre dhe që e rruajnë fenë e tyre, kur takohen me forcat e të keqes dhe errësirës duke u thënë:

“Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni”. Prandaj, vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët”. (Et-Teube: 51).

Duke u thënë gjithashtu:

“Thuaj: “Ç’pritni për ne tjetër, pos njërës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? “. (Et-Teube: 52).

Me këtë kanë qëllim fitimin e betejës duke ngadhnjyer ndaj armiqve, forcave të errësirës dhe tiranisë ose vdekjen, për fitore dhe ngadhnjim edhe kjo poashtu është e mirë, sepse ajo që është te All-llahu është më e mirë dhe më e përhershme, për dallim nga armiqët e fesë dhe forcave të errësirës, ata edhe nëse fitojnë edhe nëse humbin janë mes dy denimeve: të tashme ose të ardhshme:

” Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t’ju godasë me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne”. (Et-Teube: 52).

Përndryshe ligji i All-llahut për ndryshimin e gjendjeve vazhdon pa ndalë, kurse lufta rrjedh:

“Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët. Dhe që All-llahu t’i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t’i shkatërrojë mosbesimtarët”. (Ali Imran: 140- 141).

pra, të të mer Zoti dëshmor qenka dhunti dhe vlerë nga Zoti, pasiqë shehidllëku nuk është e keqe e as humbje, por është zgjedhje, selektim, nderim dhe përveçim. Këtu del në shesh fjala e Farukut (Omer ibn Hattabit), radijall-llahu anhu, që ia ka thënë Ebu Sufjanit gjatë betejës së Uhudit, i cili në atë kohë akoma s’ishte bërë musliman: kjo ditë për ditën e Bedrit, kurse lufta akoma rrjedh. Omeri, radijall-llahu anhu, i tha: nuk jemi të barabartë. Të vrarët tanë janë në xhennet, kurse të vrarët tuaj në zjar. (Ahmedi, sahih).

Pesë: Ummeti duhet ta kuptojë mirë se logjika e kriminelëve është e njejtë dhe se poltika faraonike shfaqet herë pas here, se ithtarët e kufrit dhe zullumit, sado që paraqiten si reformator dhe thirës në liri, ata në realitet janë shkatërrues dhe rrënues, thirrës në interesat e tyre personale dhe kënaqësit e tyre individuale. Si mos të jetë kështu, kur All-llahu, i ka përshkruar:

“E ata që mohuan (Kur’anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh. Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm. E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë”. (El-Bekare: 6- 12).

Realiteti, vëllezër të nderuar është argumenti më i madh për këtë që themi, andaj mund të parashtrojmë pyetjen: çfarë lirie dëshirojnë ti sjellin irakut të lënduar dhe Palestinës së dhunuar?! Çfarë lumturise do ti kaplon ata njerëz nga gypat e topave dhe britma e automatikëve?! Për çfarë jete të këndshme kanë ardhur të na përgëzojnë, kur këtë ata janë duke e bërë mbi kufoma, varsje, shkatërrime dhe rrënime të shtëpive të adhurimit dhe faltoreve?! Ajo që mund ta dimë shumë mirë është se natyrat e ligjikshme akoma nuk i kanë ndryshuar kriteret saqë të mendojnë se rrënimi dhe vrasja është jetë, kurse kaosi është rregull, e zullumi drejtësi.

Të gjith njerëzit e mençur janë të pajtuar se kjo është vetëm logjikë faraonike, të cilën e njohin muslimanët e lindjes dhe të perendimit, shekuj me rradhë, nga leximi i Kur’anit:

” Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!”. (El-Gafir: 29).

A mund të jetë e logjikshme që vrasja e katër personave është krim që nuk falet, kurse vrasja e një popullit në tërësi, është çeshtje e vogël?! A është e logjikshme që të ballafaqohemi me dëshirën e popujve dhe shoqërive ndërkombtare në kundërshtimet e vrasjes së civilëve, okupimin, përdhunimin, vrasjen e fëmijëve, pleqve dhe luftëtarëve, a është e logjikshme që kjo të përballet me të drejtën e vetos, duke e kthyer mbrapsht dëshirën e mbarë botës?! Ku janë të drejtat e supozuara të njeriut?! Ku është liria në të cilën thërrasin ata?! Vallë, pretendimet e të drejtave të njeriut, mëshira, drejtësia, vlen vetëm për të ndihmuar dhe mbrojtur organizatat ndërkombtare, dashamirët e qenve dhe kafshëve shtëpiake?! Vallë, qentë e prangosur janë më të rëndësishëm dhe më të mëdhenjë se foshnjet, madje edhe se tërë bota islame?! Pasha All-llahun, kështu vdesin të drejtat dhe arrihet në fund.

Në këtë mënyrë janë përmbysur kriteret logjikore, saqë i marrë është ai që mundohet ta mer të drejtën e vet në emër të drejtësisë, ose mëshirës ndërkombtare, i pafat ai është njeriu i dobët, i përluru në gjunjë para këtyre forcave zullumqare dhe të padrejta, duke e kërkuar të drejtën e vet, duke kërkuar insaf, duke i kërkuar me lot e jo me gjak, kështuqë na u bë e qartë se nuk ka drejtësi ndërkombtare, atje ku ka tirani ndërkombtare, nuk ka paqë, atje ku ka luftë, kurse fuqitë e mëdha nuk e kujtojnë drejtësinë dhe të drejtat e njeriut përpos kur kanë të bëjnë me të fuqishëm si ata, kurse në tërë këtë proces njeriun poseduesoin e vërtetë të vendit të vet e konsiderojnë terorist, kurse hajnin i cili e ka okupuar tokën e tyre, të drejtat dhe shenjtëritë e konsiderojnë pronar të ndershëm të shtëpisë, posedues i tokës, jo me gjallërim sipas legjislaturës fetare, por gjenocide dhe strese globale. Ata po të kishin një xixë të mëshirës, po të ishin të paanshëm, nuk do ta sjellnin punën që i mposhturi dhe i shtypuri me gjuhën e gjendjes së tij të thotë:

Kur u sëmurëm erdhëm të ju vizitojmë

E kur gabuat, erdhëm falje tu kërkojmë

Me këto gjëra humbën shpresat për tu kthyer të drejtat e tyre të dhunuara, për shkak të të keës që i ka goditur nga teprimi i forcave të zullumit dhe tiranisë. Mirëpo depërtoj te veshët e tyre një shushuritje, e cila i trishtoi:

“Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është xhehennemi që është vend mjerimi”. (Ali Imran: 196- 197).

All-llahu më bekoftë mua dhe ju me Kur’anin e madh, na bëftë dobi me argumentet dhe përkujtimet që gjinden në te, e thash këtë që dëgjuat, nëse është e saktë, kjo është prej All-llahut, e nëse është gabim është prej meje dhe shejtanit, andaj kërkoj falje nga All-llahu, sepse Ai është Falës.

HUTBEJA E DYTË

Vetëm All-llahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi ate që pas tij nuk ka pejgamber tjetër

Keni frikë All-llahun, musliman të nderuar dhe dijeni se All-llahu ka shkruar krenarinë, epërsinë dhe lartësinë për robërit e Tij besimtarë, muslimanët janë më të lartit, me fenë, besimin dhe principet e tyre edhe nëse dështojnë ushtarakisht, edhe nëse okupohen nga okupatori. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë”. (Ali Imran: 139).

Kur Ebu Sufjani tha ditën e Uhudit: i lartësuar qoftë Hubeli. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: a ka kush i përgjigjet?! I thanë: o i Dërguar i All-llahut, çka ti themi? Tha: “thoni: All-llahu është më i lartë dhe më i madhërishëm”. Pastaj tha Ebu Sufjani: Ne kemi Uzanë, kurse ju nuk keni Uzaa. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: a nuk i jepni përgjigje? Thanë: çka ti themi? tha: thuani: All-llahu është miku ynë, kurse ju nuk keni mik”. (Buhariu).

Fitorja është duke ardhur për ummetin islam, e nëse vonohet ardhja, për ndonjë urtësi të Zotit, duhet ditur se premtimi i All-llahu ka të ndodhë sigurisht dhe thënia e tij do të zbatohet:

“E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar. Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit”. (Es-Safat: 171- 173).

Ne, musliman të nderuar, duhet ti plotësojmë shkaqet, të cilat e sjellin premtimin e Zotit, sepse popujt tonë All-llahun e njohin, andaj nuk do të humbë nga një popull që nuk e njeh Zotin dhe një popull që e njeh të vërtetën, nuk mund të humbë nga një popull që nuk e njeh të vërtetën.

“S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes”. (El-Muxhadele: 20- 21).

Dërgoni salavate mbi njeriun më të mirë dhe më të pastër, Muhammed, ibn Abdull-llahun, pronar i haudit dhe shefatit, All-llahu ju ka urdhëruar me një gjë, me të cilën ia ka filluar nga Vetveteja, pastaj i ka përmendur melaqet, e pastaj juve besimtar, duke thënë:

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

Suud Shurejmi

imam dhe hatib në Mesxhidul-Haram

Hutbe e mbajtur më: 19/2/1425

Përktheu: Bekir Halimi

marrë nga: alminbar.net

Suud Shurejmi,
16.4.2004