Shoqëria me pushtetarët
Është me të vërtetë për t’u habitur me dikë që ka një grusht mendje, ose i ka mbetur pak fé dhe që parapëlqen të shoqërohet me pushtetarët, sepse ai me shoqërinë e tyre, ose në bashkëpunimin me ta është padyshim i frikësuar se mos e shkarkojnë, e vrasin apo e dëmtojnë dhe nuk mund të punojë ndryshe, veçse sipas urdhrave të tyre. Nëse e urdhërojnë për diçka që nuk lejohet fetarisht, ai nuk ka mundësi të refuzojë, duke e shitur përfundimisht fenë e tij për dynjanë. Frika e ndalon që të kryejë urdhrin e Allahut, duke humbur kështu botën tjetër. Atij nuk i ka mbetur veçse respekti i tanishëm dhe të zbatojë urdhrat e tij. Një i tillë është shumë larg shpëtimit për sa i përket fesë, ndërsa kënaqësitë e kësaj dynjaje që ai shijon, janë të përziera me frikën e shkarkimit dhe të ndëshkimit.
Ibn Xheuzi (Gjuetia e meditimeve)