Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O jubesimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”
(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi vesel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…
Shkujdesi ndaj falënderimit për dhuntitë
Rezymeja: Domosdoshmëri e shfrytëzimit të Ramazanit; adhurimi i mirënjohjes; vlera e mirënjohjes; realiteti i mirënjohjes; pozita e mirënjohjes në dhikret e ditës dhe natës; si njihen dhuntitë; begatitë e shumta të All-llahut; shkaqet e mungesës së mirënjohjes dhe gjurmët e mirënjohjes.
Ju porosis, o ju njerëz, edhe vetveten që të jemi të devotshëm, keni frikë All-llahun, All-llahu ju mëshiroftë.
All-llahu i gëzoftë ata njerëz që janë të devotshëm, u përkujtuan dhe panë të vërtetën, nxituan në vepra të mira, i përvjelën krahët dhe nuk kishin mangësira në këtë drejtim. Nata ishte shpirti i zemrave të tyre, agjërimi ushqim i trupit të tyre, vërtetësia shprehi e gjuhëve të tyre, kurse vdekjen e kishin para syve. Ata nxituan në vepra të mira duke duruar, me vërtetësi, me adhurim, duke shpërndarë sadaka dhe duke kërkuar falje në kohën e syfyrit.
Musliman të nderuar!
Para jush keni muajin e bekuar të Ramazanit, andaj e lus All-llahun e Lartë dhe të Fuqishëm që të na mundësoj agjërimin e ditës dhe faljen e namazit të natës dhe të na ndihmojë që ta përmendim, ta falënderojmë dhe mirë të adhurojmë.
Secili musliman e ka obligim që të shikon në veten e tij pasiqë All-llahu i ka dhënë ymër dhe e ka afruar me këtë mundësi të madhe dhe këtë sezonë të ndershme. Është një mundësi e madhe për ata që janë zhytyr në mëkate që të pendohen dhe të udhëzohen në fenë e All-llahut, të kapen për te dhe të kujdesen për simbolet e fesë. I mjafton atij që e agjëron këtë muaj me besim dhe shpresim që ti falen mëkatet që i ka bërë më herët siç na ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (Buhariu dhe Muslimi).
Musliman të nderuar!
Të flasish për muajin e bekuar të Ramazanit, rregullat, edukatat dhe mësimet që dalin nga ky muaj është bisedë e gjatë dhe me shumë degëzime. Ky muaj është kopshti i burrave të mirë dhe xhenneti i adhuruesve, këtu janë të hapur dyert e të mirës dhe vlerës, është hapur mejdani i garës për të mirë, andaj mjafton që një njeri i mençur të ndalet në këto stacione dhe të analizon, e kjo e sjell begatinë e falënderimit dhe mirënjohjes për arritjen e këtij muajit.
Musliman të nderuar!
Mirënjohja është adhurim i madh dhe edukatë fisnike. Falënderimi është gjysma e besimit, kurse gjysma tjetër është durimi. O ju njerëz, muaji i Ramazanit aq sa është muaji i durimit po aq është edhe muaji i fëlënderimit.
Falënderimi është prej degëve përmbledhëse të besimit, sepse shumë degë të besimit kthehen te realiteti i falënderimit, ose te gjurmët dhe manifestimet e tija. Madje durimi dhe falënderimi i kaplojnë të gjitha degët e besimit.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَاتٍ لِكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ [إبراهيم:5]
” se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues”. (Ibrahim: 5).
All-llahu, azze ve xhel-le, na ka urdhëruar në mirënjohje dhe na e ka ndaluar të kundërtën duke thënë:
وَاشْكُرُوا لِي وَلا تَكْفُرُونِ [البقرة:152]
“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (El-Bekare: 152).
E ka lavdëruar njeriun falënderues dhe e ka përshkruar si njeri i dalluar prej krijesave. Falënderimin e ka bërë qëllim të krijimit dhe urdhërimit të Tij, u ka premtuar njerëzve falënderues shpërblimet më të mira dhe e ka bërë shkak për të shtuar mirësitë dhe kujdestar të begative. All-llahu, tebareke ve teala, na ka treguar se falënderuesit përfitojnë nga argumentet e tyre, madje ka thënë se ata janë shumë pak dhe u ka dhënë një emër prej emrave të Vet, e mjafton kjo dashuri për falënderuesit si vlerë dhe pozitë.
Musliman të nderuar!
Realiteti i falënderimit dhe mirënjohjes është të konfirmosh bamirësinë, dhuntinë dhe begatinë, ta përmendish ate, të flasish për te dhe ta shfrytëzosh në gjëra që e kënaqin All-llahun.
Njeriu e falënderon All-llahun duke i manifestuar gjurmët e begative të Tija dhe shfaqen në zemër si besim, konfirmim dhe vërtetim, kurse në gjuhë si lavdërim, falënderim, mirënjohje dhe promovim i tyre, kurse shfaqen në gjymtyrë si adhurim, respekt dhe shfrytëzim në gjëra që e kënaqin All-llahun, subhanehu ve teala.
Robër të All-llahut!
Nëse zemra e njeriut mbushet me falënderim dhe mirënjohje për begatitë atëherë kjo shfaqet në gjuhë, duke e përmendur All-llahun me llojlloj falënderime, andaj ndaluni dhe mendoni për hadithet që flasin për dhikret e falënderimit, lavdërimit, dhe mirënjohjeve ndaj All-llahut, subhanehu ve teala, në të gjitha gjendjet e njeriut, në gjum dhe zgjim, gjatë ngrënies, pirjes dhe veshmbathjes, gjatë hyrjes, daljes dhe kalorimit, gjatë qëndrimit në vend dhe gjat udhëtimit, madje në të gjitha gjendjet e njeriut.
Sa për shembull: që në fillim të zgjimit nga gjumi e fillon njeriu ditën me dhikër të mirë, duke publikuar konfirmimin e begative dhe dhuntive dhe duke e falënderuar Dhuntidhënësin duke thënë:
الحمد لله الذي عافاني في جسدِي وردَّ عليَّ روحي وأذِن لي بذكرِه
“All-llahun e falënderoj i Cili më dha shëndet në trupin tim, ma ktheu shpirtin dhe më lejoi që ta përmendi Ate”.
اللّهمّ ما أصبح بي من نِعمة أو بأحدٍ مِن خلقك فمنك وحدَك لا شريكَ لك فلَك الحمد ولك الشكر
“All-llahu im, çdo begati me të cilën kamë gdhirë ose që i ke dhënë ndonjë njeriut prej krijesave, janë vetëm prej Teje, Ti je pa ortak, Ty të takon falënderimi dhe mirënjohja”.
Dhikre suptile dhe imanore gjatë tërë ditës, të cilat i përfundon me dhikrin kur bie në shtrat duke thënë:
الحمدُ لله الذي أطعَمَنا وسَقانا وكَفانا وآوانا، فكم من لا كافي له ومؤوِي
“All-llahun e falënderojmë që na dha ushqim, pije strehim dhe na mjaftoi, e sa njerëz ka që nuk kan gjërat që ju mjaftojnë e as strehim”.
سبحانك ربَّنا لا نحصي ثناء عليك أنت كما أثنيتَ على نفسِك
“I Lartësuar qofshë o Zoti ynë, ne nuk mund të rumbullakësojmë lavditë mbi ju, ashtu sikur që ke lavdëruar Veten”.
نسألك أن تعينَنا على ذكرِك وشكرِك وحسن عبادتك
“Të lutemi që të na ndihmosh që të përmendim, të falënderojmë dhe mirë të adhurojmë”.
Të dashur besimtar!
Dhuntitë njihen duke vazhduar ato, duke u larguar ato, duke i krahasuar me të ngjajshmet me to, duke menduar më thellë mbi to, duke qenë të pranishme dhe duke i shfrytzuar aq sa duhet, mirëpo fatkeqësisht shkujdesi ndaj këtyre dhuntive dhe ndaj Dhuntidhënësit është tipar i shumicës së njerëzve, sepse pak nga njerëzit janë falënderues.
Begatitë dhe dhuntitë e All-llahut e kaplojnë njeriun nga çdo anë, nga lart dhe nga posht, nga e djathta dhe nga e majta, sasia dhe manifestimi i tyre nuk mund të rumbullakësohen, ato gjinden në tokë, në detë, në qiell, në njerëz, në shpirt, etj.
وَلَقَدْ مَكَّنَّاكُمْ فِي الأَرْضِ وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَايِشَ قَلِيلاً مَا تَشْكُرُونَ [الأعراف:10]
“Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni”. (El-Araf: 10).
قُلْ هُوَ الَّذِي أَنشَأَكُمْ وَجَعَلَ لَكُمْ السَّمْعَ وَالأَبْصَارَ وَالأَفْئِدَةَ قَلِيلاً مَا تَشْكُرُونَ [الملك:23]
“Thuaj: “Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni”. (El-Mulk: 23).
وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمْ مِنْ بُيُوتِكُمْ سَكَنًا وَجَعَلَ لَكُمْ مِنْ جُلُودِ الأَنْعَامِ بُيُوتًا تَسْتَخِفُّونَهَا يَوْمَ ظَعْنِكُمْ وَيَوْمَ إِقَامَتِكُمْ وَمِنْ أَصْوَافِهَا وَأَوْبَارِهَا وَأَشْعَارِهَا أَثَاثًا وَمَتَاعًا إِلَى حِينٍ وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمْ مِمَّا خَلَقَ ظِلالاً وَجَعَلَ لَكُمْ مِنْ الْجِبَالِ أَكْنَانًا وَجَعَلَ لَكُمْ سَرَابِيلَ تَقِيكُمْ الْحَرَّ وَسَرَابِيلَ تَقِيكُمْ بَأْسَكُمْ كَذَلِكَ يُتِمُّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تُسْلِمُونَ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلاغُ الْمُبِينُ يَعْرِفُونَ نِعْمَةَ اللَّهِ ثُمَّ يُنكِرُونَهَا وَأَكْثَرُهُمْ الْكَافِرُونَ [النحل:80-83].
“All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t’i shfrytëzoni për një kohë. All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni). Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë. Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë”. (En-Nahl: 80 83).
Robër të All-llahut!
All-llahu edhe njerëzve të sodit u ka dhënë begati dhe dhunti, ua ka shtuar madje këto gjëra aq shumë sa nuk i kanë patur popujt para nesh. Neve na janë mbledhur dhuntitë e popujve të kalaur dhe dhuntitë e sodit. Zbulimet e ndryshme shkencore, shkencat dhe dituritë, inovacionet e ndryshme, janë shumë më shumë dhe më të mëdhaja në të gjitha sferat, në shkencë, në ekonomi, në prodhim, në fitim, në profesionalizëm, në transport, në komunikim, në mjekësi, në farmaceutikë, të gjitha këto na e bëjnë jetën më të mirë, mirëpo sërish përskej të gjitha këtyre dhuntive pak janë ata që falënderojnë, e i gëzohen dijes që kanë.
Të dashur besimtar!
Njeriu duhet të mendon dhe analizon shkaqet e mungesës së falënderimit dhe mirënjohjes dhe hyrjes në suazat e përbuzjes së dhuntive dhe shkujdesit ndaj tyre, mos ndierja e tyre dhe mos shikimit në gjurmët e tyre. Shumë dhunti njeriu nuk i di derisa nuk i mungojnë, sikurse vlera e llambës e cila nuk dihet derisa nuk fiket. Andaj numërimi i dhuntive dhe përpjekja për rumbullakësimin e tyre e largon njeriun nga shkujdesi dhe mohimi dhe mer mësim nga gjërat që i di dhe i numëron për të zbuluar sasinë e tyre dhe paftësinë për rumbullakësimin e tyre. Zoti ynë na i ka numëruar një sërë dhuntishë në dy vende në Kur’an:
وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لا تُحْصُوهَا [إبراهيم:34، النحل:18]
” edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). “. (Ibrahim: 34 dhe En-Nahl: 18).
Kjo na mëson se ne duhet të flijojmë të gjith atë që mundemi për të përkujtuar dhuntitë e All-llahut e ndoshta e falënderojmë All-llahun aq sa kemi mundësi dhe të largohemi nga shkujdesi dhe mohimi.
Shikoni, All-llahu ju mëshiroftë, dhe analizoni.
Nëse njeriu analizon dhuntinë e besimit dhe gjurmët që sjell do të kalonte kjo gjë në siguri, qetësi, bereqet, rehati, kënaqësi dhe devotshmëri. Po të analizonte dhuntinë e shëndetit dhe degët e saja, kjo gjë do të transferohej në begati të pakufishme si shëndet në gjymtyrë, mendje, fuqi, lëvizje, ecje, punë, ngrënie, pirje, gjum, mësim, e po të ishte i sëmurë, të gjith këto gjëra do ti prisheshin.
Prej shkaqeve trë shkujdesit dhe mungesës së falënderimit është edhe adresimi i dhuntive tjetërkujt e jo Atij që e ka sjellur dhe dhuruar. Andaj njeriu habitet dhe herë pas herë dhuntitë ia adreson dijes së tij:
إِنَّمَا أُوتِيتُهُ عَلَى عِلْمٍ عِندِي [القصص:78]
“Ai (Karuni) tha: “Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!”.
Për shkak të përpjekjes time, seriozitetit tim, aftësive të mia, durimit tim, punës time, etj.
Ose ia adreson shkaqeve materiale dhe haron Krijuesin e shkaqeve:
وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنْ اللَّهِ [النحل:53]
“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje)”. (En-Nahl: 53).
Ata u treguan të shkujdesur dhe devijuan, menduan se shkenca, aftësitë, mjetet janë gjërat që i sjellin këto gjëra dhe i shpikin ato dhe sjellën ashpërsinë dhe shkujdesin, madje sollën konfliktet dhe luftërat. Këta njerëz kanë haruar se ata dhe ajo që posedojnë ata, atë që dinë dhe që e veprojnë, e tërë kjo është e All-llahut, prej All-llahut dhe me All-llahun, i cili është Një dhe pa ortak, kurse ata nuk posedojnë as dëm e as dobi, as vdekje, jetë e as ringjallje:
قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَصْبَحَ مَاؤُكُمْ غَوْرًا فَمَنْ يَأْتِيكُمْ بِمَاءٍ مَعِينٍ [الملك:30]
“Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?” (El-Mulk: 30).
وَأَحْسِنْ كَمَا أَحْسَنَ اللَّهُ إِلَيْكَ وَلا تَبْغِ الْفَسَادَ فِي الأَرْضِ [القصص:77]
” dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit”. (El-Kasas: 77).
Ne nuk e mohojmë ndikimin e shkaqeve dhe rëndësinë e marrjes së tyre në konsideratë, mirëpo ajo që ne e refuzojmë është shkujdesi nga Zoti, Krijuesi i gjërave dhe shkaktari i shkaqeve, përpos të cilit tjetër nuk ka.
Robër të All-llahut!
Prej gjërave që e dobësojnë mirënjohjen dhe sjellin ngurtësimin e zemrës dhe shkujdesin është edhe sprova që njeriu të shikon atë që e ka tjetri dhe të haron atë që ka ose ta nënçmon ate dhe ta konsideron të paktë.
وَلا تَتَمَنَّوْا مَا فَضَّلَ اللَّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَى بَعْضٍ [النساء:32]
“Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë “. (En-Nisa: 32).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
انظُروا إلى من هو أسفَل منكم، ولا تنظروا إلى من هو فَوقَكم؛ فهو أجدَر أن لا تزدَروا نعمةَ الله عليكم
“Shikoni ata që janë nën ju dhe mos shikoni ata që janë mbi ju, sepse kështu nuk do t’i nënçmoni dhuntitë e All-llahut mbi ju”. (Buhariu dhe Muslimi).
Andaj njeriu e ka për obligim që të angazhohet dhe të orientohet drejt asaj që ia ka dhënë All-llahu, madje drejt dhuntive dhe begative me të cilën e ka sprovuar All-llahu:
هَذَا مِنْ فَضْلِ رَبِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ أَمْ أَكْفُرُ [النمل:40]
” Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!” (En-Neml: 40).
ثُمَّ لَتُسْأَلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنْ النَّعِيمِ [التكاثر:8]
“Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas)”. (Et-Tekathur: 8).
لِيَبْلُوَكُمْ فِي مَا آتَاكُمْ فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ [المائدة:48]
” por deshi t’ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira”. (El-Maide: 48).
Keni frikë All-llahun, All-llahu ju mëshiroftë, provoni vetveten, pasiqë jeni në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, ku dhuntitë e All-llahut në te janë shumë të mëdha, inspirimet e Tija të shpërndara, përgëzoni, veproni, falënderoni dhe bëni mirë.
أعوذ بالله من الشيطان الرجيم، اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضَ وَأَنزَلَ مِنْ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنْ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ وَسَخَّرَ لَكُمْ الْفُلْكَ لِتَجْرِيَ فِي الْبَحْرِ بِأَمْرِهِ وَسَخَّرَ لَكُمْ الأَنهَارَ وَسَخَّرَ لَكُمْ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ دَائِبَيْنِ وَسَخَّرَ لَكُمْ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ وَآتَاكُمْ مِنْ كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لا تُحْصُوهَا إِنَّ الإِنسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ [إبراهيم:32-34].
“All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë. Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim: 32- 34).
Më dhashtë dobi All-llahu mua dhe juve me këtë Kur’an dhe me udhëzimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e them këtë që dëgjuat dhe kërkoj falje te All-llahu për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët për çdo mëkat dhe gabim, andaj edhe ju kërkoni falje, sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.
II
E falënderojmë All-llahun, i Cili është Ai që ska kush e ndalë atë që Ai e jep dhe ska kush e jep atë që Ai e ndal. Atë e falënderoj dhe jam mirënjohës ndaj Tij, adhurimi ndaj të Cilit është fitimi më i madh. Dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër përpos All-llahut, i cili është Një dhe pa ortak, Ai është që i largon brengat dhe vështirësitë dhe dëshmoj se pejgamberi ynë, Muhammedi, është rob dhe i dërguar i All-llahut, i cili është shembëlltyrë dhe yrnek në moral të plotë dhe edukatë të mirë, paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi te, familjen dhe shokët e tij që kanë grada dhe shkalla të larta, dhe mbi pasuesit e tyre në mënyrën më të mirë deri në ditën e kijametit.
Prej gjurmëve të falënderimit është mbushja e zemrës me besim, dakordësi me All-llahun, besim të paluhatshëm në ate që është te Ai, ndjenja për jetesë të këndshme, pastërti të zemrës nga inati, zilia, zemërngushtica dhe largim nga angazhimi me të metat e njerëzve dhe lakmi për atë që kanë njerëzit. Të jep krenari, mjaftueshmëri, shpëtim nga lakmia dhe grykësia, e pastaj manifestohet pranimi te njerëzit, dashuria prej njerëzve, njohja e dynjasë, sasisë dhe pozitës së saj, madje robi falënderues ngritet deri në gradën e bindjes në All-llahun dhe dakordësinë me Te dhe Caktimet e Tija në rizkun, vendimin, urtësinë, dallimin e njerëzve në veprat e tyre dhe fitimet e tyre, madje urtësia e All-llahut e qartë del në shesh edhe në faktin se All-llahu fitimin e njerëzve dhe veprat e tyre nuk ia ka nënshtruar kritereve njerëzore, mençurisë, shkencave dhe punës së tyre.
سبحانَك ربَّنا وبحمدك، لا نحصي ثناءً عليك، أنت كما أثنيتَ على نفسك، اللّهمّ أعِنّا على ذكرِك وشكرِك وحُسن عبادتِك.
“I Lartësuar qofshë o Zoti ynë, ne nuk mund të rumbullakësojmë lavditë mbi ju, ashtu sikur që ke lavdëruar Veten. Të lutemi që të na ndihmosh që të përmendim, të falënderojmë dhe mirë të adhurojmë”.
Keni frikë All-llahun, përmendne Ate dhe falënderone për dhuntitë që jua ka dhënë, nëse dëshironi tu shtohen.
Dërgoni salavate dhe selame mbi Muhammedi, Pejgamberin e zgjedhur dhe të Dërguarin e dalluar, sepse me këtë gje ju ka urdhëruar All-llahu, subhanehu ve teala, duke thënë:
إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [الأحزاب:56].
“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).
اللّهم صلّ وسلّم وبارك على عبدك ورسولك محمد الأمين، وعلى آله الطيّبين الطاهرين، وأزواجه أمّهات المؤمنين، وارضَ اللّهمّ عن الخلفاء الأربعة الراشدين
Salih ibën Abdullah ibën Humejdi
Imam dhe hatib në Mesxhidul-Haram
Përshtati: Bekir Halimi
Salih ibën Abdullah ibën Humejdi,
30.9.2005