Shkaqet për shkatërimin e popujve

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s’ka kush e përudhë. Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Tema mbi shkatërrimin e popujve dhe shpëtimi është prej temave më të rëndësishme për të cilat interesohet muslimani dhe mendon vazhdimisht. Secili musliman që e adhuron All-llahun dhe mundohet në këtë drejtim, fiton shpëtimin nga denimi i All-llahut dhe le të largohet nga shkaqet e shkatërrimit dhe denimit në dunja e ahiret.

Andaj e pamë të domosdoshme që ti mësojmë shkaqet të cilat sjellin shkatërrimin e popujve dhe rrënimin e mbretërive e civilizimeve, që të largohemi prej tyre.

Njohja e shkatërrimit dhe shpëtimit nuk ndërlidhet me mendimet dhe analizat e analistëve, historianëve, gazetarëve, filozofëve, por miren nga Kur’ani dhe sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Në to gjinden lajmet e sigurta.

Pse janë shkatërruar popujt dhe janë rrënuar civilizimet?

Në Libër të All-llahut dhe sunnet të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i quajmë popuj, ummete, ose siç i ka quajtur All-llahu venbanime, që në gjuhën e sodit do të thotë civilizime. Mirëpo këta të sodit shumë pak përmendin se shkaku kryesor i shkatërrimit dhe asgjësimit të tyre ka qenë shirku, përgënjeshtrimi i pejgfamberëve dhe mëkatet ndaj All-llahut dhe mosdëgjueshmëria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

ETAPAT E SHKATËRRIMIT TË POPUJVE

All-llahu [subhanehu ve teala], siç ka sqaruar në Kur’an, shkatërrimin e popujve e ka ndarë në dy etapa:

Etapa e parë: shkatërrim i përgjithshëm, i shkatërron popujt në përgjithësi, nuk le asnjë njeri përveç pejgamberëve dhe ata që i kanë besuar.

Etapa e dytë: shkatërrim i pjesërishëm, ose etapa të denimit të llojllojshëm, të cilat ua dërgon All-llahu atyreve që i kundërshtohen fesë së All-llahut dhe dalin nga urdhëri i Pejgamberëve [sal-lall-llahu alejhim ve sel-lem]

All-llahu [subhanehu ve teala] ka sqaruar në Kur’an këtë duke thënë:

“E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim”. (El-Kasas: 43).

Dijetarët e tefsirit thonë: All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ka shkatërruar tërë popujt, duke mos lënë asnjë njeri të gjallë, pas dërgimit të Musait [alejhis-selam], përveç katundit i cili ishte përreth detit.

Etapa e parë: Etapa e shkatërrimit të përgjithshëm

Shumë popuj e kanë përjetuar caktimin e All-llahut [subhanehu ve teala], kurse ky ligj nuk ndryshon e as nuk lakon. Ky ligj është: shkatërrimi i atij që përgënjeshtron, bënë mëkate, tregohet kryelartë, i mohon argumentet e All-llahut, siç tregon All-llahu:

“Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit”. (Esh-Shuara: 105).

“Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit”. (Esh-Shuara: 123)

“Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit”. (Esh-Shuara: 141).

Pra shkaku qenka një: përgënjeshtrimi i pejgamberëve dhe u shkatërruan. All-llahu [subhanehu ve teala] i bëri të llojllojshme shkaqet e shkatërrimit dhe dënimet, mirëpo defekti është një: shirku dhe kufri. Kjo na e komenton fjalën e All-llahut:

“Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta”. (El-Kehf: 59).

Zullumi në këtë rast është shirku, siç e ka sqaruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur All-llahu e zbriti ajetin Kur’anor:

“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (El-Enam: 82).

Kjo u erdhi rëndë shokëve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e i thanë: “I Dërguar i All-llahut, kush prej neve nuk i bënë padrejtësi vetvetes? Ai iu përgjegj: “Nuk është ajo që ju kuptoni, por qëllimi është shirku, a nuk keni dëgjar fjalën e Lukmanit:

“(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] sqaroi se zullumi në këtë rast është shirku.

Pra siç thamë se etapa e parë është etapë e shkatërrimit total, e shkatërron tërë popullin:

“Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?”. (Merjem: 98).

All-llahu [subhanehu ve teala] la pas tyre gjurmët dhe shtëpitë e tyre:

“E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën) e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?”. (Es-Saffat: 137-138).

Njerëzit kalojnë dhe i shohin gjurmët e tyre, All-llahu i ka lënë gjurmët e njerëzve të gurit, të popullit të Themudit, që të mer mësim ai që do të përkujothet, i ka lënë piramidat dhe godinat e larta që i kanë ndërtuar faraonët, që të jenë dëshmi dhe mësim, që të qajë besimtari dhe të mer mësim se si All-llahu i ka shkatërruar ata që i kanë ndërtuat këto gjëra të çuditshme?

ETAPA E DYTË: ETAPA PAS TEVRATIT.

Shkaku kryesor në shkatërrimin e njerëzve në këtë etapë janë:

1- Lënja pas dore e urdhërimit në të mirë dhe largimit nga të këqijat.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë”. (Hud: 117).

Përderisa në një vend ka kush përmirëson, All-llahu nuk e shkatërron atë vend, mirëpo në mungesë të burrave që përmirësojnë, pa dyshim se All-llahu do ti denojë edhe nëse gjinden në mesin e tyre burra të mirë. Siç ka pyetur nëna e besimtarëve Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“A shkatërrohemi edhe pse në mesin tona ka burra të mirë? Tha: “po, nëse e keqja shtohet shumë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pengesë e shkatërrimit nuk është prania e burrave të mirë, por prania e burrave të mirë dhe që përmirësojnë, njerëz që e publikojnë të mirën, mundohen që të ndryshojnë të keqën dhe të urdhërojnë në të mirë.

Prej shembujve të kësaj etape është fshati përreth detit, i cili u denua me denim të pëgjithshëm, edhe pse ishin në etapën e dytë të etapave të shkatërrimit, sepse ky fshat siç tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë”. (El-A’raf: 163).

Sprovë nga All-llahu, në ditën e shtunë, kur e kishin të ndaluar që t ëveprojnë, u vinin peshqit sheshazi mbi ujë dhe afroheshin ndaj tyre, kurse në ditën kur ata guxonin të peshkonin, peshqit fsheheshin në thellësira të detit dhe ata nuk mundehsin ti gjenin. Sprovë prej All-llahut. Çka bënë çifutët, njerëzit mashtruse dhe kurthëtarë? Çfarë hile bënë? Thuhet se ata gropuan gropa në ditën e xhuma, kurse në ditën e shtunë, në te u futën peshqit. Kurse të dielën, këta dolën dhe i mblodhën peshqit.

Qëllimi është se bënë hile dhe e ngrënën atë që e kishte ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala], pasiqë All-llahu u kishte ndaluar peshkimin në ditë të shtune, ata e transferuan në ditë tjetër dhe e ngrënën, me këtë vepër bënë mëkat, kurse populli që jetonte me ta, e që nuk kishin ngrënë, ishin dy grupe:

Një grup e mohoj këtë vepër dghe urdhëroi në të mirë, andaj edhe i shpëtoi All-llahu [subhanehu ve teala].

Kurse grupi i dytë heshtën, e All-llahu e heshti problemin e tyre, andaj dijetarët nuk kanë mendim të qartë rreth tyre, a i ka shkatërruar All-llahu ose i ka shpëtuar?

ETAPA E TRETË: ETAPA E SHFAQJES SË ISLAMIT

Pastaj All-llahu dërgoi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe na erdhi me këtë dritë të madhe, na bëri ummet më të mirë që ka dalur për njeëzimin. All-llahu [subhanehu ve teala] për këtë etapë na ka treguar gjëra të cilat duhet të na shërbejnë si këshillë dhe mësim. Shkaqet e shkatërrimit në këtë etapë janë:

1- Shirku, siç treguam edhe për gjeneratat e mëhershme.

2- Lërja e urdhërimit në të mirë dhe largimit prej të këqijave. Kjo është shkaku për të cilin edhe u mallkuan izraelitët. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar”. (El-Maide: 78-79).

Nëse bijmë në atë që kanë rënë ata, pa dyshim se rezultati do të jetë i barabartë: mallkim, përzënie nga mëshira, dënime të llojllojshme, nënçmim, njerëz që shtypin të tjerët, i robërojnë dhe i bëjnë skllevër, ashtu siç ndodhi në kohën e Faraonit me izraelitët. Kjo është një pjesë e dënimit.

Xhabir ibn Abdull-llahi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Kur i zbriti Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ajeti:

“Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti”, tha: “All-llahu im më streho”, “ose prej së poshti nën këmbët tuaja”, tha: All-llahu im më streho” dhe “apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin” . Tha: Këto dy të parat ishin më të lehta”. (Buhariu dhe Muslimi).

Nga mëshira e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për ummetin e vet, i fali dy rekate namaz të plotë. E vërejtën këtë sahabet dhe e pyetën. Kurse ai u përgjigj:

3- PËRHAPJA E BIDATEVE

Është prej shkaqeve më të mëdhaja të devijimit, të cilat shkaktojnë rënien e popujve dhe civilizimeve në historinë e ummetit islam, pas shirkut.

Shembull:

Emevitë, ishin të fuqishëm, frikoheshin persianët dhe romakët prej tyre, ishin të fuqishëm dhe të mëdhenjë, mirëpo kur filluan të përhapen bidatet në këtë superfuqi, ajo u shkatërrua.

Abasidët, ranë në dy shkaqe të shkatërrimit të popujve. Ranë në bidate dhe në lukzus të madh. All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:

“Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht”. (El-Isra: 16).

Kurse osmanlitë kishin bidate, jetonin luksoz dhe i miqësuan kafirat, andaj edhe ata All-llahu i shkatërroi.

Sa shumë i ngjanë e djeshma të sotshmes

E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që të na mëshiron, sepse në rradhët tona gjinden të gjitha shkaqet e shkatërrimit, prej te shirku i madh, bidate e përhapura me të madhe,mëkate dhe çoroditët e shumta, kurse All-llahu na e ka tërhjekur vërejtjen prej këtyre gjërave duke thënë:

“A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in? Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë! Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura), Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)! Të cilët e tepruan me krime në tokë. Dhe në të shtuan shkatërrimin. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)”. (El-Fexhr: 6-14).

Është në pritë të secilit që vepron si ata, i denon si i ka denuar ata.

Na mjafton Fjala e All-llahut [subhanehu ve teala] që të na largojë nga këto vepra. Rujunu prej gjërave që e sjellin denimin e All-llahut, prej shkaqeve të shkatërrimit dhe denimit të popujve.

Shqipëroi: Bekir Halimi

Marur nga ligjerata e Shejh Selman Audes me titull “Shkaqet e shkatërrimit të popujve dhe civilizimeve”.

Selman elAwdee,
28.6.2002