Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

Shkaqet e rehatisë shpirtërore

All-llahu, subhanehu ve teala, njeriun e ka krijuar në këtë jetë dhe i ka lehtësuar shkaqet, të cilat i shkaktojnë mirësinë e jetës së zemrës dhe trupit, nëse i shfrytëzon mirë dhe si duhet, nëse e stërvit vetveten në këto gjëra, pasi që njeriu është në luftë të pandalur në këtë jetë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي كَبَدٍ [البلد:4]

“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme”. (El-Beled: 4).

Në luftë kundër nefsit të tij, egos, në luftë kundër shejtanit dhe cytjeve të tija, në luftë kundër vështirësive, telasheve dhe problemeve të jetës, herë herë fiton e herë herë humb, herë gëzohet e herë mërzitet, herë qeshet e herë qan, e kështu me rradhë. Jeta për askend nuk e pastër për askend.

Njerëzit dallojnë në betejat e tyre në këtë jetë, disa janë të ngadalshëm, e disa nxitojnë në luftë kundër egos së tyre, andaj edhe vuajnë, shtoja kësaj edhe mundësinë e kthimit të njollave të jetës herë pas here.

Kjo situatë i përsëritet secilit njeri, madje nëse thua se nga kjo nuk shpëton askush, nuk do të kishe gabuar, edhe pse dallojnë në sasi.

Ngushtimi i gjoksit, streset dhe vështirësitë që i vijnë njeriut, e kaplojnë secilin prej nesh, disa u zgjat ma shumë e disave më pak.

Nëse njeriun e kaplon kjo gjendje e gjen të mërzitur, të brengosur, i është ndryshuar gjendja, edhe veten nuk e duron, nuk ka oreks as për ushqim e pije, qajtje dhe mërzi, vetmi dhe trishtim, diken e mund egoja e tij, e i ankohet secilit me të cilin rrin dhe bisedon, duke mos u përpjekur për ta luftuar veten as për një çast.

Ata që qëndrojnë me te shohin petkun e brengës dhe ngushticës mbi te, i nënshtrohet tërësisht shejtanit, e shpalos dëshpërimin, demoralizimin dhe ankesën, i mbyll shumë dyer të rrugëdaljes dhe tejkalimit të krizës, madje disa edhe më shumë i nënshtrohen shejtanit, saqë mer vendim për të bërë hapa që definitivisht do tia ndërrojnë kahjen e jetës, siç është divorcimi i gruas, lërja e punës, ndërimi i banesës, e shumë gjëra që lidhen me këto hapa, sa që dikush arrin deri te vendimi për vetvrasje. Tërë kjo tregon se mashtrimet e shejtanit ndaj tij janë shumë të mëdhaja.

Pa dyshim se brenga ka shkaqet e veta, qofshin ato shpirtërore ose emocionale, mirëpo mund edhe ta befason njeriun, e mos tia din shkakun.

Qëllimi është me tregu se ngushtica e gjoksit disa herë njeriun e ban peng të cytjeve dhe halucinacioneve, e kështu i ngrati mbetet peng i shejtanit, i cili është në epërsi ndaj tij me fuqinë e pshtjellimit të gjërave dhe këtij i dobësohet rezistimi i tij.

Musliman të nderuar!

Pasi që kjo gjendje i ka kapluar shumë muslimanë, ndikon në adhurimet dhe sjelljen e tyre, andaj është e arsyeshme të flasim për shkaqet që i ndihmojnë njeriun për të poseduar zemërgjërësi, tia largon atë mbulesë të zeza nga zemra e tij dhe ta bën që ta ndien rehatinë dhe qetësinë shpirtërore dhe zemrore.

Duke kërkuar ndihmën dhe suksesin nga All-llahu themi se shkaqet e zemërgjërsisë janë të shumta, në këtë takim do të mjaftohemi me përmendjen e vetëm tetë prej tyre, me shpresë se do ti kaplojnë edhe ato që nuk janë përmendur.

Shkaku i parë: Forca e tevhidit

Pa dyshim se prej shkaqeve më të mëdha për zemërgjërësi dhe largim të brengës është forca e tevhidit dhe dorëzimi i tërë çeshtjeve tona All-llahut, az-ze ve xhel-le. Duke besuar me një besim të prerë dhe të paluhatshëm se vetëm All-llahu është Ai që sjell të dobishmen dhe e largon të dëmshmen, dhe se Atij ska kush ia kthen caktimin dhe ska kush ia kundërshton gjykimin, është i Drejtë në Gjykimin e Tij, i jep kujt të dojë me drejtësi dhe askujt nuk i ban padrejtësi Zoti yt. Andaj njeriu duhet ta mbush zemrën me ktë besim dhe gjërat që kanë të bëjnë me këtë gjë, sepse në momentin kur bëhet i këtillë All-llahu ia largon brengën dhe ia zëvendëson frikën me siguri.

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

“Dashuria ndaj All-llahut, njohja e Tij dhe përmendja e Tij vazhdimisht, qetësimi me Te dhe veçimi i Tij me dashuri, frikë, shpresë, mbështetje dhe raporte, në asi forme saqë Ai ti zotëron të gjitha brengat e njeriut, vendosjet dhe dëshirat e tija. Kjo është xhenneti i dynjasë, begatia që nuk krahasohet me asgjë, është kënaqësia e të dashuruarve dhe jeta e njohësve”.

Shkaku i dytë: Mendimi i mirë për All-llahun

Mendim i mirë për All-llahun domethënë ta ndiesh se All-llahu është Ai që ta largon brengën, ta eliminon ngushticën, sepse atëherë që njeriu ka mendim të mirë për All-llahun, All-llahu i hap bereqetet e Tija nga nuk mendon njeriu. Andaj, rob i mirë i All-llahut, ke mendim të mirë për Te, do të shohish gjëra që të gëzojnë.

عن أبي هريرة رضي الله تعالى عنه قال: قال رسول الله : { قال الله تعالى أنا عند ظن عبدي بي، إن ظن خيراً فله، وإن ظنّ شراً فله } [أخرجه الإمام أحمد وابن حبان]

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu tebareke ve teala, ka thënë: Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim për Mua, nëse mendon mirë, këtë e fiton, nëse mendon keq, këtë e fiton”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Për këtë ke mendim të mirë, lidhe shpresën për Te, kujdes nga mendimi i keq, sepse është vepër që të shkatërron.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

الظَّانِّينَ بِاللَّهِ ظَنَّ السَّوْءِ عَلَيْهِمْ دَائِرَةُ السَّوْءِ وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ وَلَعَنَهُمْ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيراً [الفتح:6].

” mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq”. (El-Fet’h: 6).

Shkaku i tretë: lutjet e shumta

Lutja e shumtë dhe insistimi në te kur ke ngushticë, ose brengë, ti ngrisish duart e përkuljes para All-llahut, ti shpalosish ankesat dhe mërzitë tuaja Atij, të lotosh para Tij, duke e ditur se Ai, All-llahu është më i mëshirshëm ndaj teje se sa që është i mëshirshëm nëna dhe babai yt, se gruaja dhe fëmijët tuaj është element shumë i rëndësishëm në largimin e brengës dhe ngushticës.

Omeri radijall-llahu anhu, tregon:

قدم على النبي سبيٌ، فإذا امرأه من السبي تحلب ثديها تسقي، إذا وجدت صبياً في السبي أخذته فألصقته ببطنها وأرضعته، فقال النبي : { أترون هذه طارحةً ولدها في النار؟ } قلنا: لا، وهي تقدر على أن لا تطرحه. فقال : { الله أرحم بعباده من هذه بولدها } [أخرجه البخاري].

Erdhën para Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, disa robër. Një grua e cila ishte gjidhënëse, kur e gjeti foshnjën e vet, e mori, e ngjiti për barku dhe i dha gji. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: A ka mundësi që kjo grua ta hedh foshnjën e saj në zjar? I tham: jo, nëse ka mundësi mos ta hedhë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: “All-llahu është edhe më i mëshirshëm me robërit e Tij se sa kjo ndaj foshnjës së saj”. (Buhariu).

Shkaku i katër: Nxitimi për të ikur nga mëkatet

Kontrollo nefsin dhe nxito për të ikur nga mëkatet, nëse dëshiron rrugëdalje nga kjo krizë në të cilën gjindesh. Si ka mundësi të kërkosh rrugëdalje kurse je i zhytur në mëkate? Habi puna yte! Kërkon nga All-llahu nevojat tuaja, kurse i haron krimet dhe gabimet që i ke bërë.

A nuk di, All-llahu të udhëzoftë, se mëkatet janë një derë e madhe nga e cila i vijnë fatkeqësit njeriut?!

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ [الشورى:30]

“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).

أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُم مُّصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُم مِّثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَـذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنْفُسِكُمْ إِنَّ اللّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ [آل عمران:165].

“E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”! S’ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran: 165).

Abas ibën Abdul-Mutalibi bëri lutje për shi, e mes tjerash tha:

( اللهم إنه لم تنزل عقوبة إلا بذنب ولا تنكشف إلا بتوبة )

“All-llahu ynë, secili dënim që na ka ardhur, na ka ardhur nga shkaku i mëkatit, e ky dënim nuk ngritet ndryshe përpos se me pendim”.

Kurse Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

“Shpërblimi që i vjen mëkatarit, siç është ngushtica në zemër, ashpërsia e zemrës, shpërndarja, erësimi, brenga, dridhja, mërzia, frika, këto janë gjëra në të cilat nuk dyshon ai që ka minimumin e jetës dhe ndjenjave. Madje brengat, mërzitë, ngushtica janë denime të shpejta, zjar i kësaj bote dhe xhehenem i momentshëm. Kurse drejtimi kah Zoti, kthimi te Ai, kënaqësia me Te, mbushja e zemrës me dashuri ndaj Tij, kënaqja me përmendjen e Tij, gëzimi dhe dëfrimi me njohjen e Tij janë shpërblime të nxitueshme, xhennet dhe jetesë që aspak nuk i afrohet as jetesa e mbretërve ‘. (El-Vabil Es-Sajib, fq. 104).

Nxito, All-llahu të pastë në kujdesin e Tij, ta llogaritish veteveten me një llogari të vërtetë dhe të jeshë i matur, me një llogari të njeriut që synon kënaqësinë e All-llahut dhe mirësinë për vetveten. Nëse je i mangët në namaz, në zekat, ose në obligimet tjera, ose nëse ke rënë në dnonjë mëkat, nxito ta përmirësosh gjendjen tënde, lufto vehten tënde në këtë drejtim, do të shohish se All-llahu do ta hap gjoksin dhe do ta lehtëson punën.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ [العنكبوت:69]

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve”. (El-Ankebut: 69).

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجاً (2) وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ [الطلاق:3،2]

” e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. ..”. (Et-Talak: 2-3).

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْراً [الطلاق:4]

” E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën”. (Et-Talak: 4).

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُعْظِمْ لَهُ أَجْراً [الطلاق:5].

” e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin”. (Et-Talak: 5).

Nxito, All-llahu të udhëzoftë, drejt devotshmërisë, se vetëm ashtu do të shohish nga All-llahu gjëra që të gëzojnë.

Imam Ibën Xhevziu, rahimehull-llah, thotë:

“Mu ngushtua puna, e kjo shkaktoi brengë të përhershme dhe të pandarë. Fillova të mendoj thellësisht për mënyrën e shpëtimit nga këto brenga me çdo kusht dhe me çdo formë. Nuk gjeta mënyrë më të mirë se sa ajo që mu sqarua nga ky ajet:

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجاً

“” e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë “. (ET-Talak: 2).

Atëherë kuptova se devotshmëria është shkak i daljes nga çdo krizë, andaj unë u preokupova vetëm me realizimin e devotshmërisë, dhe e gjeta rrugëdaljen. (Shiko: “Sejdul-Hatir”, fq. 153).

Shkaku i pestë: Zbatimi i obligimeve dhe vazhdimi në to

Kujdesi për zbatimin e obligimeve dhe vazhdimi në to, shtimi i veprave vullnetare, siç është namazi, agjërimi, sadakaja, bamirësia, etj, janë prej shkaqeve me të cilat njeriu bëhet i dashur te All-llahu.

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

 إن الله قال: من عادى لي ولياً فقد آذنته بالحرب، وما تقرب إليّ عبدي بشيء أحب إليّ مما افترضته عليه، وما يزال عبدي يتقرب إليّ بالنوافل حتى أحبه، فإذا أحببته كنت سمعه الذي يسمع به، وبصره الذي يبصر به، ويده التي يبطش بها، وإن سألني لأعطينه، ولئن استعاذ بي لأعيذنه   الحديث [أخرجه البخاري].

“All-llahu, tebareke ve teala, ka thënë: kush ma armiqëson mikun Tim i kam shpallur luftë. Gjëja më e dashur me të cilën më afrohet robi Im është ajo që ia kam bërë obligim. Vazhdon robi Im të më afrohet me vepra vullnetare gjersa ta dua, e kur ta dua, bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin shikon, dora me të cilën prekë, nëse kërkon prej Meje i jap, e nëse strehohet te Unë e strehoj”. (Buhariu).

Shkaku i gjashtë: Ndjeja me burra të devotshëm

Takimi me njerëz të devotshëm, të dëgjosh bisedat e tyre, të përfitosh nga fjalët dhe udhëzimet e tyre. Nuk ka dyshim se ndeja me ta e kënaq Zotin, e hidhëron shejtanin, andaj rri me ta, shoqërohu me ta, kërko këshillën e tyre, do të vëresh zemërgjërësi dhe galdim. Ik nga vetmia, ke kujdes dhe mos rri vetëm, pa shok dhe mik, sidomos kur ke vështirësi, sepse shejtani ia shton robit dobësinë dhe plogështinë kur është i vetmuar, sepse shejtani është më afër njërit se sa dy personave, e ik nga tre persona, sepse ujku e hanë delen që ndahet nga kopeja.

Qëllimi është të themi se duhet të jesh i kujdeshëm që mos të rrish i vetmuar, përpjeku dhe luftoje vetveten që të rrish me njerëz të devotshëm dhe të mirë, të shkosh në ligjerata dhe tribuna, të vizitosh dijetarë dhe nxëns dije, sepse kjo ta hap gjoksin, ta shton dijen dhe besimin.

Shkaku i shtatë: Leximi i Kur’anit

Leximi i Kur’anit me meditim dhe analizë është prej shkaqeve më të mëdhaja në largimin e mërzive, brengës dhe ngushticës. Leximi i Kur’anit trashëgon qetësinë e zemrës dhe zgjërimin e gjoksit.

الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ [الرعد:28]

“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. (Er-Rad: 28).

Imam Ibën Kethiri, rahimehull-llah, thotë:

“Domethënë i kaplon mirësia dhe mbështeten në All-llahun, qetësohen kur përmendet Ai dhe është dakord që ta ketë All-llahun mik dhe ndihmës. Andaj All-llahu subhanehu ve teala, tha: “duke e përmendur All-llahun qetësohen zemrat”. Domethënë këto zemra e meritojnë këtë gjë”.

Të pastë All-llahu në Kujdesin e Tij, shtoje leximin e Kur’anit gjatë natës dhe ditës, lute All-llahun që ky lexim i yti të jetë shkak i zgjërimit të gjoksit, sepse nëse njeriu i drejtohet Zotit të vet me vërtetësi All-llahu ia hap dyert e bereqeteve të Tija:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاء لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ [يونس:57]

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”. (Junus: 57).

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاء وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ وَلاَ يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إَلاَّ خَسَاراً [الإسراء:82]

“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim”. (El-Isra: 82).

Shkaku i tetë: Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes

Të jesh i rregullt në dhikrin e mengjesit dhe mbrëmjes, në dhikrin e gjumit dhe dhikret tjera që janë gjatë ditës dhe natës, pa dyshim se e ruajnë muslimanin me ndihmën e All-llahut nga e keqeja e shejtanave xhin dhe njerëz, ia shtojnë njeriut forcën fizike dhe shpirtërore, nëse i thot duke e përjetuar domethënien e tyre, duke qenë i bindur në frytet dhe rezultatet e tyre. Kujdesu, All-llahu të pastë në Kujdesin e Vet, për këto dhikre, sidomos ato që duhet thënë gjat vështirësive dhe brengave.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibën abasi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë vështirësive thoshe:

 لا إله إلا الله العظيم الحليم، لا إله إلا الله رب العرش العظيم، لا إله إلا الله رب السماوات ورب الأرض ورب العرش الكريم

La Ilahe il-lAllahul-‘Adhimul-Halim, la Ilahe il-lAllahu Rabbul-‘Arshil-‘Adhim, la Ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul-erdi ve Rabbul-‘Arshil-kerim.

“S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të lartësuar. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik”.

Ose lutja të cilën e transmeton Buhariu nga Enesi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shpesh luteshte duke thënë:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحُزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلْعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.

All-llahumme inní e’udhu bike minel-hemmi vel-hazeni, vel-‘axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhubni, ve dale’id-dejni ve galebetir-rixhali.

“O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshprimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve”.

Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur i binte ndonjë brengë ose vështirësi thoshte:

 يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث أخرجه الحاكم

“O Ti që je i Gjall dhe që je Kujdestar kërkojmë ndihmë në mëshirën Tënde”. (sahih, Hakimi).

Ebu Bekrete, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: lutja e atij që është në vështirësi është:

اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كَلَّهُ ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ.

All-llahumme rahmeteke erxhú fe la tekilní ilá nefsí tarfet ‘ajnin ve aslih lí she`ní kul-lehu. La ilahe il-la Ente.

“O Zoti im, në mëshirën Tënde shpresoj, mos më le të mbështetem në vetvete, as sa një lëvizje e syrit dhe ma përmirëso gjëndjen time. S`ka të adhuruar tjetër përveç Teje”. (sahih, Ebu Davudi).

Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Nëse një musliman e kaplon brengë ose pikëllim le të thotë:

اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ وَابْنُ عَبْدِكَ وَابْنُ أَمَتِكَ نَاصِيَتِي بِيَدِكَ مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي وَنُورَ صَدْرِي وَجِلاءَ حُزْنِي وَذَهَابَ هَمِّي

All-llahume inní ‘abdike ve ibënu ‘abduke ve ibënu emmetuke, nasijetí bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitábik ev ‘al-lemtehu ehaden min halkik, ev iste`therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El-Kur`ane rebi’a kalbí ve nure sadrí ve xhelae huzní ve dhihabe hemmí”.

“O Zoti im, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kur’anin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shëndritje për pikëllimin dhe largim për dëshprimin”. (sahih, Ahmedi).

E shumë lutje tjera që kanë të bëjnë me këtë temë.

Edhe në në fund e bëjmë këtë lutje:

اللهم إنا عبيدك بنو عبيدك بنو إمائك، نواصينا بيدك، ماضٍ فينا حكمك، عدل فينا قضاؤك، نسألك بكل اسم هو لك، سمّيت به نفسك، أو أنزلته في كتابك، أو علمته أحداً من خلقك أو استأثرت به في علم الغيب عندك، أن تجعل القرآن ربيع قلوبنا، ونور صدورنا ويسر أمورنا، وهيء لنا من أمرنا رشداً.

“O Zoti jonë, ne jemi robërit Tu, e bijtë e robërve Tu dhe i robëreshave Tuaja, balli yn është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi ne i pranojmë, i drejtë është gjykimi Yt mbi ne. Të lutemi me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kur’anin pranverë të zemrës sonë dhe dritë të gjoksit tonë, na i lehtëso punët tona dhe na lehtëso udhëzimin në veprimet tona

Amin .

وصلى الله وسلم على نبينا محمد وعلى آله وصحبه وسلم.

Abdul-Aziz Sed’han

Përshtati: Bekir Halimi

Abdul-Aziz Sed-han,
19.11.2004