Një prej shkaktarëve të arritjes së suksesit dhe të rezultateve pozitive në fushën e përhapjes së fesë së Allahut, mes të tjerash është që thirrja në fenë e Allahut të drejtohet në kohën e duhur dhe të gjejë tokë të pëlleshme, domethënë që njerëzit të cilëve u drejtohet thirrja, të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për ta pra- nuar atë në të cilën i thërrasin, por gjithashtu edhe të largohen pengesat eventuale që kanë dalë mes tyre dhe pranimit të thirr- jes islame. Ky rast, më së shpeshti, është me njerëzit të cilët i kanë kuptuar pasojat shumë të këqija të devijimit në të cilën gjenden dhe të cilët e kërkojnë litarin e shpëtimit dhe kërkojnë që dikush t’i nxjerrë prej humbjes.
Le të mendojmë pak se si Muhamedi salallahu alejhi ue selem, me misionin e tij të thirrjes në fenë e Allahut, ishte paraqitur pikërisht në kohën dhe në vendin e duhur. Ajo ishte koha në të cilën nuk kishte pasur pejgamberë të Allahut për një periudhë të gjatë dhe kohë kur njerëzit kishin devijuar shumë larg, prej rrugës së drejtë. Të gjithë prisnin me padurim që të paraqitej drita e udhëzimit, me qëllim që të ndriçoheshin prej burimit të saj. Në atë periudhë, Allahu i Lartësuar i shikoi banorët e Tokës dhe të gjithë i urrente, si arabët ashtu edhe të tjerët, përveç një numri të vogël të pasuesve të ithtarëve të Librit (ehlul-kitabi- jë)…* Për këtë shkak, dërgimi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem si pejgamber për njerëzit ishte sikurse shiu që bie në tokën e thatë e të çarë dhe ajo ngopet dhe bëhet e lagësht.
Një prej shembujve më të qartë që tregojnë për këtë që tha- më është shembulli i përleshjes mes fisit El-Evs dhe El-Hazrexh. Në të vërtetë, pesë vjet para shpërnguljes së Muhamedit salallahu alejhi ue selem prej Mekës në Medinë, këto dy fise medi- nase u përleshën në vendin e quajtur Bu’as në afërsi të Medinës, me çka kjo luftë e ka marrë emrin. Në këtë luftë u vranë një nu- mër i madh i njerëzve të rëndomtë, por edhe një numër i madh i të shquarve nga të dyja fiset. Në këto rrethana, këto dy fise kishin nevojë shumë të madhe për një njeri që do t’i bashkonte ata dhe pas gjithë asaj do të fuste dashuri dhe unitet në zemrat e tyre. Në Sahihun e Buhariut, përmendet se Aishja radijallahu anha ka thënë: “Allahu i Lartësuar ngjarjen te vendi Bu’as (bete- ja që kishte ndodhur në atë vend) e kishte bërë shans për Muhamedin salallahu alejhi ue selem. Ai erdhi në Medinë, ndërsa bano- rët e saj ishin të përçarë e të ndarë, shumë prej tyre u vranë apo u plagosën dhe Allahu i nderoi me Pejgamberin e Tij dhe ata e pranuan Islamin.”
Ibn Is’haku thotë se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte biseduar me shumë pjesëtarë të fisit El-Hazrexh dhe ua kishte prezantuar Islamin dhe kështu, shumë prej tyre i ishin përgjigjur dhe e kishin pranuar atë, ndërsa pas kësaj kishin thënë: “Populli ynë është i përçarë mes vete dhe mes tyre sundon urrejtja dhe e keqja. Ndoshta Allahu do të na bashkojë nëpërmjet teje.”
Mirëpo, nëse thërrasim në fenë e Allahut ndonjë popull të keq i cili është zhytur në mëkate dhe në kënaqësitë e kësaj bote dhe një popull i cili është magjepsur dhe i mashtruar me ëmbël- sitë e dunjasë, atëherë rezultatet e davetit dhe suksesi eventual në këtë fushë do të realizohet shumë ngadalë. Një popull i këtillë ngarend me elan drejt mëkateve dhe veprave të këqija, ngjashëm sikurse uji që me fuqinë e vet shpejton drejt ndonjë skute në të cilin është i akumuluar dhe pas kësaj lëshohet prej aty. Me rastin e thirrjes së këtyre njerëzve, nevojitet që të kemi fuqi dhe elan të madh me qëllim që të thyhet dhe të mbisun- dohet vullneti i tyre i madh për të mëkatuar. Për këtë shkak, në këtë proces nevojitet patjetër të përdoren të gjitha mjetet e leju- ara në dispozicion dhe të gjitha metodat e lejuara, ndërsa Alla- hu është ndihmësi më i madh.
* Kjo është pjesë e hadithit të cilën e përmend Muslimi në Sahihun e tij, nr. 2865
Shejh Uthejmini ” Zgjimi Islam rregulla dhe dispozita”