Në këtë hytbe inshallah do t’i trajtojmë katër qështje, e ato janë:
1. Kuptimi, definicioni dhe domethënia e shirkut, ndarja e shirkut dhe dispozita për çdo lloj të shirkut.
2. Dallimet ndërjmet shirkut të madh dhe shirkut të vogël.
3. Përse obligohemi ta mësojmë këtë kapitull.
4. Shkaqet e përhapjes së shirkut në botë.
E para:
Definicioni i shirkut dhe llojet e tij:
Shirk domethënë:
T’i shoqërosh Allahut dikë apo diçka në adhurim, ose t’i përshkruash dikujt tjetër pos Allahut diçka që është e veçantë dhe i takon vetëm Madhërisë së Tij (Allahut).
Shirku ndahet në dy lloje:
1. Shirku i madh
2. Shirku i vogël.
Shirku i madh:
Êshtë t’i përshkruash dikujt tjetër pos Allahut diçka që është e veçant vetëm për Allahun, siç ështê:
therja e kurbanit, rënia në sexhde, duaja, etj.
Të gjitha këto nêse i përshkruhen dikujt tjetër pos Allahut, janë shirk dhe ky shirk e nxjerr njeriun nga Islami, dhe nëse vdes në këtë gjendje, ai do të jetë përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit.
Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Ai që vdesë duke lutur (adhuruar) dikë tjetër (ndonjë idhull) pos Allahut, do të hyjë në zjarrë.”
(Shënon: Buhariu: Kapitulli mbi tefsirin- 176).
Shirku është mëkati më i madh, ai e nxjerr njeriun nga Islami dhe ia humb lumturinë e vërtetë vepruesit të tij në dunja dhe ahiret.
Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: ” Vërtetë, Allahu nul fal që të adhhrohet dikush a diçka tjetër veç Atij, por gjunahet tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.
Kushdo që i bën shirk Allahut(në adhurim) ka bërë gjunah të tmerrshëm.”
(Nisa: 48)
“Kushdo që i bën shirk Allahut(në adhurim) ai me të vërtetë ka humbur dhe është larguar shumë prej rrugës së drejtë.”
(Nisa: 116).
Allahu na lajmëron se ia ka ndaluar Xhenetin atij që i përshkruan Atij shok dhe e kërcënon me vendqëndrim të përhershëm në zjarrin e Xhehenemit.
“Sigurisht, atij që adhuron tjetêrkënd përveç Allahut. Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij, do të jetë zjarri i Xhehenemit. Për keqbërësit nuk ka ndihmues.”
(Maide: 72).
Allahu do t’ua bëjë pluhur dhe nuk do t’ua pranojë veprat atyre që i përshkruajnë Atij shok.
“Dhe ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata, dhe veprat e tyre do t’ua shëndrrojmë në pluhure hi.”
(Furkan: 23)
Shirku i vogël:
Është ai që në Kur’an dhe Sunet është quajtur shirk, porse nuk e ka arritur shkallën e shirkut të madh.
Siç është:
syefaqësia, betimi në dikë tjetër pos Allahut, thënia-, “çfarë do Allahu dhe ti”, etj.
Shirku i vogël është prej mëkateve më të mëdha, vjen në rënditje menjëher pas shirkut të madh.
Shirku i vogël nuk e fut vepruesin e tij përgjithmonë në zjarr.
Vepruesi i shirkut të vogël êshtë në mëshirën dhe vullnetin e Allahut, nêse do Allahu e falë, nêse do e dënon.
Pejgamberi alejhi selam tha:
“Ajo që më së shumti frikësohem për ju është shirku i vogël.
E pyetën sahabët për të, tha: Pejgamberi alejhi selam: Shirku i vogël është syefaqësia.”
Transmetohet nga Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut, ai veçse ka bërë kufër ose shirk.” ( Shënon: Tirmidhiu: 1535, Hakimi: 1/18, Ebu Davudi: 3251).
Gjithashtu, pejgamberi alejhi selam ndaloi të thuhet: “çfarë do Allahu dhe ti”.
Transmetohet nga Hudhejfe,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënê:
“Mos thuani: “çfarë do(ose dashti) Allahu dhe filani, por thuani:
“Çfarë do Allahu, e pastaj(Allahu e bëri sebeb) filani.”
(Shënon: Ebu Davudi: 4980, Imam Ahmedi: 5/384, Neveviu në librin e tij el edhkar: 308).
Në një hadithë tjetër thotë:
“Çfarë do vetëm Allahu.”
Ajo që ndalohet të thuhet është:
“Çfarë do Allahu dhe ti”.
E lejuar:
“Çfarë do Allahu, e pastaj (Allahu e bëri sebeb) filani.”
Ajo më e plota dhe më e mira është:
“Çfarë do vetëm Allahu.”
Siqoqoftë, muslimani duhet të largohet nga shirku, qoftë i madh apo i vogël, dhe të ruhet prej shirkut në përgjithêsi.
Muslimani duhet të kapet për Kur’an dhe Sunet, ta mësoje Akiden mirë, ta ruajë veten e tij nga shirku, bidati dhe gjërat që pa i vërejtur fare po bien në to muslimanët e ditëve të sotit.
E dyta:
Dallimi ndërmjet shirkut të madh dhe atij të vogël:
1. Shirku i madh rrënon të gjitha veprat, kurse shirku i vogël i rrënon vetëm veprat që i shoqëron ai.
2. Shirku i madh shkakton që vepruesi i tij të qëndrojë përgjithmonë në zjarr, ndërsa shirku i vogël nuk është i tillë.
3. Shirku i madh e nxjerr vepruesin e tij nga feja, ndërsa i vogli jo.
E treta:
Përse obligohemi ta mësojmë këtë kapitull
Shirku është mëkati më i madh që mund t’i bëhet Allahut.
Muslimani obligohet ta mësoj mirë këtë kapitull, psh: Çka është shirku, rreziku i shirkut, pasojat e shirkut, si të ruhemi prej shirkut etj.
Shumë shkaqe na shtyejnë ta mësojmë shirkun, disa nga to janë:
1. Muhamedi alejhi selam nuk flet nga vetja e tij e as me hamendje, por ai flet me shpallje nga Allahu i madhëruar.
Na lajmëroi Muhamedi alejhi selam se do të ketë nga umeti i tij që do t’i bëjnë shirk Allahut, do të adhurojnë zotëra tjerë pos Allahut, do t’i pasojnë jobesimtarët hap pas hapi etj.
Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Nuk do të ndodhë kiameti derisa disa nga fise (popuj) e umetit tim të ndjekin në mendime pabesimtarët dhe të adhurojnë idhujt.”
(Shënojnë: Ebu Davudi: 450).
Muhamedi,- alejhi selam!,- thotë:
“Nuk do të ndodhë me kalu nata apo dita e të mos adhurohet Lati dhe Uzaja (idhujt).”
(Shënuan: Buhariu- 9/126, Muslimi: 8/57).
Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Do t’i pasoni ata që ishin para jush(jahuditë dhe krishterët, pëllëmb pas pëllëmbi, bërryl pas bërryli (aq shumë do t’i pasoni ata) saqë po të hynin ata në birën e hardhucës edhe ju do të hynit aty (me ta).”
(Shënon: Buhariu: 9/126, Muslimi: 8/57).
2. Kërkohet nga muslimani ta mëson të keqen (sherrin) në mënyrë që të ruhet prej të keqes dhe te largohet prej saj.
Por, nëse nuk e mëson të keqen, ai ka mundësi ta veproj atë pa mos e ndjerë apo e ditur fare.
Transmetohet se Hudhejfe,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
Njerëzit e pyesnin Muhamedin alejhi selam për “të mirën, ndërsa unē e pyesja për të keqen, nga frika që mos të bie në te(apo mos ta veprojë të keqen pa e ditur apo ndjerë fare).”
(Shënon: Buhariu: 13/35 dhe 6/615, Muslimi: 3/1475).
3. Shpërblimi nga ana e Allahut për ata që nuk i bëjnë shirk Atij.
Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
”Kush e takon Allahun duke mos i shoqëruar Atij asgjë, do të hyjë në Xhenet.”
(Shënon: Muslimi: 30).
4. Muhamedi alejhi selam lutej nga rënia në shirk:
“O Allahu, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos shoqëroj Ty diç me dijen time dhe kërkoj falje prej Teje pêr atë që nuk e di.”
(Shënon: Ahmedi: 19606).
5. Allahu është i Vetëmjaftueshëm, nuk ka nevojë për ortak.
Muhamedi alejhi selam transmeton se Allahu,- ka thënë:
“Unë jam më i Vetëmjaftueshmi, që nuk ka nevojë për ndonjë ortak. Kurdo që ndokush bën ndonjë vepër pjesërisht për Mua e pjesërisht për një ortak të imagjinuar, Unê jam plotësisht larg asaj vepre, dhe ajo është e tëra për ortakun i cili më është shoqëruar.”
(Shënon: Muslimi: 2985).
E katërta dhe e fundit:
Shkaqet e rënies në shirk dhe përhapjes së tij tek njerëzit
Një nga shkaqet kryesore është;
Teprimi në lidhje me njerëzit e mirë.
Shkak i kësaj është injoranca e njerëzve.
Shejtani ua zbukuron atyre njerëzit e mirë, dhe i shtyen ata të kërkojn prej tyre ndihmë, e më vonë edhe t’i adhurojnë ata.
Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
”Dhe thanë: Mos i lini zotrat tuaj kurrsesi!
Kurrsesi mos e lini Vedan as Suvan, Jeguthen, Jeuken dhe as Jusran.”
(Nuh: 23).
Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në tefsirin e këtij ajeti thotë:
“Këta emra të cekur janë emra të njerëzve të mirë prej popullit të Nuhit alejhi selam. Kur këta vdiqên, shejtani i këshilloi ata që t’i vendojnë emra apo diçka speciale mexhliseve ku rrinin njerëzit e mirë.
Në fillim vetëm i kujtonin dhe nuk i adhuronin ata, derisa u shtua injoranca në mesin e tyre dhe filluan t’i adhuronin ata që vinin pas tyre, të kërkomin ndihmë prej tyre etj.
Allahu ua tërhoqi vërjetjen Ehlul Kitabëve duke u thënë:
“O Ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë tuaj.”
(Nisa: 171).
Muhamedi alejhi selam tha:
“Ruajuni nga teprimi, sepse ata qê u shkatërruan dhe devijuan para jush, shkak i devijimit të tyre ishte teprimi (ekstremizmi).”
(Shënuan: Buhariu: 13/275, Nesaiu – 5/218, Ibn Maxhe- 2/1008, Ahmedi- 1/215).
Në fund!
O Allahu im, mbromë nga shirku që e di dhe më falë për mëkatin që nuk e di!
Përgatiti: Suad B. Shabani
Materiali i konsultuar:
1. Mudhekere fil Akide lideurat et tedribije
(Dr. Salih ibn Sa’d es Suhejmi, Dr. Abdurrezak el Bedr).
2. Menhexh et Teuhid (Hasen Ibn Ali el Auaxhi).
3. Et Temhid li Sherhi Kitab et Teuhid (Salih Ibn Abdul Aziz Alu Shejh).
4. Fet’hul Mexhid li Sherhi Kitab et Teuhid (El Uelid Ibn Abdurrahman bin Muhamed El Ferjan).
5. El Kaulul Mufid li Sherhi Kitab et Teuhid (Shejh Muhamed Salih el Uthejmin).
6. Et Teuhid (grup autorësh)..