Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَة. إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَة .

” Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë, në Zotin e tyre do të shikojnë.”
(Kijame: 22- 23).

Allahu,- xhele ue ala!,- për pabesimtarët, thotë:

كَلَّا إِنَّهُمْ عَنْ رَبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَمَحْجُوبُونَ

” Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre.”
(Mutafifin: 15).

Transmetohet nga Suhejbi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Kur banorët e Xhenetit hyjnë në Xhenet, Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
” A dêshironi t’u shtojë diçka më shumë(nga mirêsitë e Mia)?
Banorët e Xhenetit, thonë:
A nuk na i ndriçove fytyrat tona?
A nuk na fute nê Xhenet dhe na shpëtove nga zjarri i Xhehenemit?
Thotë Muhamedi alejhi selam:
Në ato çaste Allahu,- aze ue xhele!,- e largon perden(dhe banorët e xhenetit e shikojnë fytyrën e Allahut).
Banorëve të Xheneti nuk u êshtë dhuruar ndonjë mirësi më e madhe nê xhenet sesa shikimi në Fytyrën e Zotit të tyre (apo shikimi i Allahut).”
(Shënon: Muslimi: 181).

لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا الْحُسْنَىٰ وَزِيَادَةٌ ۖ وَلَا يَرْهَقُ وُجُوهَهُمْ قَتَرٌ وَلَا ذِلَّةٌ ۚ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

” Ata që bëjnë mirë, do të kenë shpërblim të mirë, e edhe më tepër!
Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë errësira as poshtërimi.
Ata do të jenë banorë të xhennetit, në të cilin do të banojnë përherë. ”
(Junus: 26).

Transmetohet nga Xhabir Ibn Abdilah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Ju do të paraqiteni para Zotit tuaj dhe do ta shihni Atë(Allahun) ashtu siç e shihni hënën.”
(Shënuan: Buhariu: 2/52 (573) dhe Muslimi: 633).

 

Komentim i përgjithshëm:

Prej shpërblimeve, mirësive dhe begatimeve më madhore që Allahu i ka përgatitur për banorët e Xhenetit është shikimi i banorëve të xhenetit nê fytyrën e ndritur të Allahut të Lartëmadhëruar.

Shikimi në fytyrën e Allahut, është kënaqësia më madhore e banorëve të xhenetit.

Banorët e xhenetit do t’i harrojnë të gjitha kënaqësitë e Xhenetit, nga kënqësia që e ndjejnë në çastet kur e shikojnë Fytyrën e ndritur të Allahut të Madhëruar.

 

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

1. Besimtarët do ta shikojnë Allahun,-xhele ue ala!,- në botën tjetër.

2. Shikimi i banorëve të xhenetit në fytyrën e Allahut, është prej begative më të mëdha dhe më madhore.

3. I ndalohet pabesimtarëve ta shikojnë fytyrën e Allahut.

 

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabaniٌ.