Prishtinë, më 24 shtator 2024
Për nder të ditëlindjes së Pejgamberit a.s. – Mevludit, në teatrin e qytetit të Podujevës u mbajt manifestim kulturor për të shënuar dhe kujtuar misionin dhe porositë e Pejgamberit a.s..
Në një atmosferë të ngrohtë me besimtarë të shumtë nga Podujeva u shënua ky manifestim, me ligjeratë nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Ternava, me lexim Kurani dhe ilahi të ndryshme.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, kujtoi porositë dhe misionin e Pejgamberit a.s. në këtë muaj të datëlindjes së tij.
Në anën tjetër edhe nikoqirët e këtij tubimi, kujtuan misionin e pejgamberit dhe rolin e tij në zhvillimin, civilizimin, barazinë dhe adhurimin ndaj Krijuesit.
Ky manifestim kulturor u shënua edhe me lexim të Kuranit nga Sallah ef. Feta, si dhe me ilahi dhe pika të tjera artistike.



















Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.