Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”
(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…
Rruga e EhluSunnetit
Menhexhi i njerëzve të Sunnetit dhe xhematit është ndjekja e sunnetit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në të dyja aspektet edhe nga brenda (në zemër) edhe nga jashtë (në vepra) dhe ndjekja e gjurmëve të muslimanëve të parë të drejtë, të dytë, muhaxhirët dhe ensarët dhe ndjekja e rekomandimeve të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
“Kapuni pas sunnetit time dhe traditën e halifëve të drejtë pas meje. Kapuni për të me vendosmëri. Dhe kujdesni nga bidatet sepse çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është devijim nga rruga e drejtë”. (Ahmed Ibën Hanbel, Ebu Davud, et-Tirmidhi i cili ka thënë që është hadith hasen sahih dhe Ibën Maxhe)
Njerëzit e sunnetit e dinë që fjalët më të vërteta janë fjalët e Allahut mbi të gjitha fjalët e të gjithë njerëzve, dhe ata e marrin udhëzimin e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili ka përparësi në udhëzim nga të gjithë njerëzit. Ata për shkak të kësaj janë të quajtur njerëzit e Librit dhe Sunnetit. Ata janë të quajtur njerëzit e komunitetit (xhematit) sepse xhemati do të thotë bashkim dhe e kundërta e tij do të thotë përçarje. Termi “xhemat” u bë një emër për njerëzit e bashkuar dhe ixhmaja (konsensusi) është shtylla e tretë mbi të cilën njerëzit varen për ilm (dituri) dhe din (fe).
Nga këto tre shtylla (Kur’an, Sunnet dhe Ixhma) është e peshuar e gjithë ajo që njerëzit ndjekin nga jashtë dhe nga brenda, fjalë apo me vepra të cilat kanë ndonjë marrëdhënie me fenë (dinin), dhe ixhmanë nga të parët tanë të drejtë sepse pas tyre mosmarrëveshjet u shtuan dhe ummeti u përça.
Shejhul Islam Ahmed Ibën Tejmijje
Marrë nga: Akide el-Vasitijje
Përktheu: Ammar Ardit Kraja
Shejhul Islam Ahmed Ibën Tejmijje,
6.8.2004