Falënderimi i takon All-llahut. Atë efalënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje ngaAll-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush eudhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhedëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me njëfrikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra egra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O jubesimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) jumundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respektonAll-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi vesel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

 

Rruga deri në xhennet
dhe rrugicat që shpiejnë në xhehenem

Pasiqë shpesh herë njerëzit e harojnë rrugën e xhennetit dhe rrugicat që e shpiejnë në xhehenem, detyrohemi që herë pas herë tua përkujtojmë muslimanëve këto gjëra duke u mbështetur në ajetet e Kur’anit dhe hadithet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Njohja e kësaj rruge është vendimtare për lumturinë tonë në këtë botë dhe shpëtimin në ahiret, andaj, të gjith ne e kemi obligim që të interesohemi dhe të përpiqemi me sa kemi mundësi që sa ma mirë ta njohim këtë rrugë dhe ta pasojmë dhe të largohemi sa ma shumë nga rrugicat që shpiejnë në xhehenem.

Rruga e xhennetit është respekti i All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ (24)

“O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai”. (El-Enfal: 24).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلا تَوَلَّوْا عَنْهُ وَأَنْتُمْ تَسْمَعُونَ (20)

“O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur’anin)”. (El-Enfal: 20).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَمَا آتَاكُمْ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ (7)

” Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër”. (El-Hashr: 7).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ فَإِنْ تَوَلَّوا فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيْكُمْ مَا حُمِّلْتُمْ وَإِنْ تُطِيعُوهُ تَهْتَدُوا وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلاَّ الْبَلاغُ الْمُبِينُ (54)

“Thuaj: “Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë”. (En-Nur: 54).

لا تَجْعَلُوا دُعَاءَ الرَّسُولِ بَيْنَكُمْ كَدُعَاءِ بَعْضِكُمْ بَعْضاً قَدْ يَعْلَمُ اللَّهُ الَّذِينَ يَتَسَلَّلُونَ مِنْكُمْ لِوَاذاً فَلْيَحْذَرْ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (63)

“Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët”. (En-Nur: 63).

وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزاً عَظِيماً (71)

” e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. (El-Ahzab: 71).

وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ (13)

” Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh”. (En-Nisa: 13).

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(( كل أمتي يدخلون الجمة إلا من أبى )) قالوا: يا رسول الله و من يأبى؟ قال : من أطاعني دخل الجنة و من عصاني فقد أبى )). البخاري

“I tërë ummeti im do të hyjë në xhennet, përveç atij që refuzon”. Thanë: o i Dërguar i All-llahut: kush ka mundësi të refuzojë? Tha: “Kush më respekton mua hyn në xhennet, e kush nuk më respekton ka refuzuar”. (Buhariu).

Poashtu transmeton Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(( من أطاعني فقد أطاع الله و من عصاني فقد عصى الله )) البخاري

“Kush më respekton mua e ka respektuar All-llahun dhe kush nuk më respketon mua nuk e ka respektuar All-llahun”. (Buhariu).

Veprat më të mëdha dhe më fisnike që e shpiejnë njeriun në xhennet është: kërkimi i dijes së dobishme, dijes së Kur’anit dhe Sunnetit dhe veprimi sipas sajë. Për këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(( و من سلك طرثقا يلتمس فيه علما سهل الله له طريقا إلى الجنة )) مسلم

“Kush ecë rrugës, në të cilën kërkon dije, All-llahu ia lehtëson rrugën për në xhennet”. (Muslimi).

Robi nëse vepron vepra të banorëve të xhennetit, arrinë në xhennet me sukses nga Zoti. Prej këtyre veprave në mënyrë detale janë:

Besimi në All-llahun [subhanehu ve teala], në melaqet e Tija, në pejgamberët e Tij, në Ditën e Kijametit, në Caktimin e All-llahut, për të mirë dhe për të keqe. Veprimi sipas shehadetit: la ilahe il-lall-llah muhammedu resulull-llah, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit, kryerja e haxhxhit për ate që ka mundësi. Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohish Ate, edhe pse ti nuk e sheh, Ai ty të sheh. Të flasish drejtë, të ruashë emanetin, të përmbyshish marëveshjen, të mbajsh premtimin, të jesh bamirës ndaj prindërve, të kujdesesh për farefisin, të sillesh mirë më kojshiun, jetimin, të varfërin, robin dhe kafshët. Të nderosh mysafirin, të largosh brengat nga i brengosuri, tia lehtësosh atij që është në vështirësi, tia mbulosh të metat muslimanit dhe ta ndihmosh muslimanin. Të keshë sinqeritet në adhurimet ndaj All-llahut, Atij ti mbështetesh, ta duash Ate dhe Pejgamberin e Tij [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Të kesh frikë prej Tij, ta shpresosh mëshirën e Tij, të pendohesh dhe të kthehesh te Ai, të durosh në vendimet e Tija dhe ta falënderosh për dhuntitë e Tija. Të lexosh Kur’an, ta përmendish All-llahun, t’i lutesh Atij, të kërkosh prej Tij dhe të nxitosh kah Ai. Të urdhërosh në të mirë dhe të ndalosh nga të këqijat dhe të bësh xhihad në rrugën e All-llahut kundër kafirave dhe munafikave. Ti ndihmosh atij që largohet prej teje, t’i japish atij që nuk të jep, t’ia falish atij që të bën zullum. All-llahu [subhanehu ve teala] i ka përgaditur xhennete njerëzve të devotshëm, të cilët:

وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَوَاتُ وَالأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ (133) الَّذِينَ يُنْفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنْ النَّاسِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ (134)

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit”. (Ali Imran: 133- 134).

Të jemi të drejtë në të gjitha çeshtjet, ndaj të gjitha krijesave, madje edhe ndaj kafirave, tu japim ushqim nevojtarëve, të përhapim selamin, të falim namazin gjatë natës, kur njerëzit flejnë, të kemi sjellje të mirë, të thërrasim në rrugën e All-llahut, të japim këshilla për All-llahun, Pejgamberin e Tij, Librin e Tij, për kryetarët e muslimanëve dhe për mbarë njerëzit, e shumë vepra tjera, të cilat janë prej veprave të banorëve të xhennet. Duke i bërë këto vepra, njeriu me ndihmën e All-llahut arrinë deri te xhenneti, e kjo është fitoreja e madhe. (Shumicën e këtyre veprave i ka përmendur Shejhul-Islam, Ibn Tejmiu kur është pyetur për veprat e banorëve të xhennetit dhe veprat e banorëve të xhehenemit. Shiko El-Fetava, 10/ 422- 423).

Nuk kemi mundësi detajisht të flasim për secilën vepër që e shpien njeriun në xhennet, mirëpo të gjitha veprat e banorëve të xhennetit hynë nën respektin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ (13)

” Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh”. (En-Nisa: 13).

Rrugicat që shpiejnë në zjar

Rrugicat e xhehenemit janë të shumta. Ato përmbledhen në mosrespektimin e All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo rrugë i përmbledhë veprat e banorëve të xhehenemit dhe shpiejnë njeriun në humbje të qartë, andaj duhet larguar prej të gjitha veprave të banorëve të xhehenemit. Prej këtyre veprave janë edhe këto:

Idhujtaria, përgënjeshtrimi i pejgamberëve, mosbesimi, zilia, zullumi, imoraliteti, i dukshëm dhe i fshehtë, mashtrimi, ndërprerja e lidhjeve farefisnore, frika nga pjesmarja në xhihad, kopracia, dallimi mes asaj që e publikon dhe asaj që e fsheh, dëshprimi nga mëshira e All-llahut, sigurimi nga kurthet e All-llahut, trishtimi gjatë fatëkeqësive, krenaria dhe mburrja gjatë dhuntive, lërja e obligimeve, tejkalimi i kufinjve, nëpërkëmbja e ndalesave, frika prej krijesave e jo prej Krijuesit, shpresimi i krijesave e jo Krijuesin, mbështetja në krijesat e jo në krijuesin, veprimi i veprave për sy e faqe, kundërshtimi i Kur’anit dhe Sunnetit, respektimi i krijesave në të bërit mëkat ndaj Krijuesit, fanatizmi në të kotë, përbuzja e ajeteve të Kur’anit, refuzimi i të vërtetës, fshehja e asaj që duhet të publikohet, qoftë dije ose dëshmi, sihri- magjia, mosrespektimi i prindërve, ndërprerja e marëdhënieve farefisnore, vrasja e njeriut pa të drejtë, ngrënia e pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, dhënia dhe marja e ryshfetit, ngrënia e pasurisë së njerëzve pa të drejtë, ikja nga beteja, shpifja ndaj grave të ndershme dhe besimtare, përgojimi, bartja e fjalëve, dëshmia e rrejshme, konsumimi i alkoolit, mendjemadhësia dhe arroganca, vjedhja, betimi i rrejshëm, përgjajësimi i burrave me gra dhe i grave me burra, përmendja e ndihmesës, shitja e mallit me betim të rrejshëm, besimi i fallxhorëve dhe magjistarëve, vizatimi i krijesave që kanë shpirt, marja e varrezave për xhmia, vajtimi për të vdekurin, lëshimi i rrobave nën zogun e këmbës, veshja e arrit ose mëndafshit për burrin, shkaktimi i dëmeve kojshiut, thyerja e premtimit, e shumë vepra tjera, të cilat njeriun e shpiejnë deri te xhehenemi. Si rezyme mund të themi se të gjitha veprat e banorëve të xhehenemit, futen nën mosrespektin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَاراً خَالِداً فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُهِينٌ (14)

“Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë”. (En-Nisa: 14).

وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلالاً مُبِيناً (36)

” E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. (El-Ahzab: 36).

E lusim All-llahun me Emrat e Tij të bukur dhe me Cilësitë e Tija të larta që të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Kërkojmë strehim te Ai nga zjari, që është vendbanim i njerëzve me humbje të qartë, dhe nga çdo fjalë dhe vepër që na afron kah ky vend. E lusim All-llahun që të na dhurojë xhennetin që është vendbanim i njerëzve me fitore të madhe, dhe çdo fjalë e vepër që na afron kah ky vend.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjith ata që e kanë pasuar në mënyrën më të mirë deri në ditën e Kijametit.

Përgaditi: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
24.12.2004