Islami është një fe e cila ka përfshi tërë botën. Feja e cila më së shumti sot përhapet në botë është Islami. Kjo fe është e garantuar. Ajo asnjëherë nuk mund të humb dhe të zhduket, por ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë fuqia më e madhe në botë dhe udhëzuesi më i mirë dhe më i drejtë i lumturisë së njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Çdo kontratë, çdo marrëveshje, çdo ligj, çdo sistem zbatimi dhe stabiliteti i tij varet nga garantuesit e asaj kontrate, marrëveshje, ligji etj.
Sa më të fuqishëm të jenë garantuesit aq më shumë sigurohet zbatimi i tyre. Feja Islame ka një Garant të Fuqishëm. Ky Garantues ka marrë për sipër ruajtjen dhe përhapjen e Islamit. Garantuesi i Islamit është Allahu, i Cili iu kundërvihet atyre që dëshirojnë ta mundin këtë fe, apo mundohen ta shtrembërojnë nga mësimet e tij të drejta. Kjo është një specifikë e Islamit. Allahu për ruajtjen e fesë thotë: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë”. (Hixhr 9). Ndërsa për përhapjen e Islamit dhe shpërndarjen e tij në tërë botën Allahu thotë: “(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë” (Tevbe 33). Po ashtu Allahu thotë: “Është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me Udhëzimin dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë. Allahu mjafton si dëshmitar!” (Fet’h 28).
Ndërsa i Dërguari i Allahut në situatat e rënda, në momente të vështira, kur shokët e tij sprovoheshin në këtë fe dhe kërkohej prej tyre që të durojnë dhe të qëndrojnë, I Dërguari i Allahut ju thoshte: “Ky Islam do të arrij aty ku ka arrit nata edhe dita. Nuk do të ketë ndonjë fshat apo qytet, përveç se Allahu do ta futë këtë fe”. Ndërsa për ata që mendojnë se po e stopojnë përhapjen e Islamit, për mes propagandave, përmes urrejtjes që kanë ndaj kësaj feje të pastër, Allahu thotë: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët. (Saff 8).
Shpejtësia e përhapjes së Islamit në botë qëndron në fuqinë e realitetit dhe të vërtetës që e bartë kjo fe. Këtë realitet të së vërtetës, Islami e shfaq për mes dy rrugëve, të cilat që të dyja janë shpallje Hyjnore, dhe asnjëra nuk mund të ruhet dhe të funksionoj pa tjetrin. Këto shpallje Hyjnore janë Libri i Allahut Kurani dhe rruga, tradita, syneti i Pejgamberit, i cili sqaron Librin e Allahut, Kuranin.
Islami sot është feja që më së shumti përhapet në botë. Sipas statistikave që janë bërë dhe krahasimeve që janë marr në raport me fetë tjera, deri në vitin 2060 Islami do të jetë me numër feja e parë në botë.
Fshehtësia e përhapjes së Islamit me kaq intensitet qëndron në shumë arsye. Prej tyre:
Islami është fe e lehtë. Dispozitat e Islamit janë të lehta, që mund ti aplikoj çdo njeri, pa marr parasysh nivelin e tij në shoqëri. Ato janë ligjësuar që të kenë mundësi secili njeri ti praktikoj dhe ta ndiej vetën se është në ombrellën e Islamit. Edhe dispozitat që kanë të bëjnë me besimin, janë shumë të lehta për ti kuptuar, janë në përputhshmëri me logjikën e njeriut. Ky lehtësim i dispozitave të besimit është bërë që të kenë mundësi të gjithë ta njohin Krijuesin e tyre. Sikur këto çështje të ishin vetëm për një kategori të caktuar, Islami nuk do ta kishte këtë univerzalitet dhe këtë shtrirje kaq të madhe.
Islami është fe e natyrshmërisë së njeriut. Islami i përshtatet ligjeve të Allahut në krijimtarinë e njeriut. Sepse Islami është ai i cili i jep fuqisë fizike të drejtat e saj, sikur që edhe fuqisë shpirtërore i jep të drejtat e saj. Po ashtu ka bërë një lidhje të fortë mes anës shpirtërore dhe asaj fizike, duke bërë që secila të ndikoj te tjetra.
Islami është fe e tolerancës dhe fe e zemërgjerësisë. Islami ka vendos ligje në kulmin e drejtësisë dhe mëshirës, qoftë edhe me armiqtë e tij. Islami nuk e përkrah shkatërrimin, shfarosjen, hakmarrjen, masakrimin, tejkalimin e kufijve. Kurani udhëzon në atë që është më e mira. Ndërsa Muhamedi alejhi selam ishte mëshirë për mbarë njerëzimin.
Propaganduesi më i mirë për Islamin është vetë Islami. Islami në vete ka përfshirë çështje të besimit, legjislativit dhe vlerave tjera të cilat i bëjnë njerëzit që të interesohen shumë në hyrjen brenda këtyre rregullave. Islami i jep njeriut çdo gjë dhe nuk i lenë mangët asgjë. Islami i jep mundësinë njeriut që të lidhet me Krijuesin e tij, i tregon rrugën për të arrit deri te Krijuesi i tij përmes pesë kohëve të namazit, ku njeriu i lutet Krijuesit të tij direkt, pa ndonjë ndërmjetësim. Islami i jep njeriut shpresë të lumturisë në këtë botë, pastaj në botën tjetër. Nuk e ngarkon njeriun me atë që nuk ka mundësi ta bart. Tërë atë që e kërkon Islami është që njeriu ta shqiptoj deklaratën islame ( Shehadetin) dhe të veproj sipas udhëzimeve të kësaj deklarate. Islami është sikur një zog fluturues, i cili kalon prej një njeriu në tjetrin, prej një populli, në popull tjetër, me një lehtësi dhe shpejtësi të madhe. Habia më e madhe e kësaj është se vetëm një e treta e vendeve që kanë hy në këtë fe, kanë hy përmes ushtrisë, të cilët e kanë përhap Islamin në atë vend. Ndërsa dy të tretat e vende që kanë përqafu Islamin, kanë përqafuar pa ushtri dhe pa ndonjë politikë ndaj tyre. Vetë Islami është ai i cili ka hapur zemrat e njerëzve. Ndërsa më e habitshme se kjo është se ai njeri i cili ka shijuar ëmbëlsinë e Islamit, nuk ka forcë që e detyron ta braktisë atë. Një orientalist gjerman thotë: “Islami është një fe shumë tërheqëse. Kjo fuqi tërheqëse ndoshta kthehet te vetë qartësia e mesazhit Islam dhe moralin që e posedon kjo fe, ose për shkaqe tjera që unë nuk i di”.
Islami është feja që më së shumti i përshtatet një njeriu të civilizuar dhe i përshtatet çdo gjenerate. Sepse Islami nuk bënë ndarje mes fesë dhe kësaj bote. Nuk i kategorizon njerëzit në shkalla të ndryshme. Islami është fe e të gjithë njerëzve, të vegjëve të mëdhenjve, të varfërve dhe të pasurve, është fe e njerëzve të lirë dhe atyre që janë skllevër, është fe e zotërinjve dhe punëtorëve. Islami është fe e gjallërisë. Dhe vetë shtimi i myslimanëve në botë me një shpejtësi kaq të madhe është argument i gjallërisë së Islamit si fe.
Islami është fe e qartë, nuk ka në to gjëra të pakuptimta. Nuk ka në të gjëra të dyshimta, nuk ka gjëra të panjohura. Islami nuk ka kundërthënie mes veti ashtu sikur kanë fetë tjera. Shumë prej atyre që kanë pranuar Islamin tregojnë se feja e tyre ka qenë e pa qartë për ta dhe në shumë gjëra kanë pat dyshime, dhe kjo i ka shty që të hulumtojnë rreth Islamit.
Prej sekreteve të përhapjes së Islamit në botë është edhe rezultati i kundërt i asaj që kanë synuar me luftimin dhe shpifjen ndaj Islamit. Sa më shumë që kanë sulmuar dhe kanë shpif ndaj kësaj feje, aq më shumë është rrit interesimi i njerëzve për të u njohur me këtë fe. Sipas disa analizave dhe statistikave që janë bërë në vitin 2008 kanë vërtetuar se përpjekjet për ta njollos pasqyrën e Islamit dhe myslimanëve, si dhe përpjekjet për ta ndërtuar një pasqyre të keqe për Islamin dhe myslimanët janë të dështuara, dhe Islami prapë po fillon të përhapet me të madhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumë prej njerëzve në botë kanë hulumtuar dhe kanë kërkuar për Islamin, pasi që janë njollos simbolet e fesë. Sikur që ishin rastet me njollosjen e Kuranit, bërjen e karikaturave për Pejgamberin. Danimarka e cila kishte lejuar karikaturat për Pejgamberin, pas këtyre Islami në këtë vend shtoi një rritje të madhe. Një veprim i tillë ka shkaktuar hyrjen e mbi 5000 danezëve në Islam, ndërsa Kurani ishte bërë prej librave më të kërkuar në Danimarkë.
Është krenari dhe mburrje të jesh mysliman!
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati