Hutbeja e parë :

            O robër të Allahut kini frikë Allahun dhe dijeni se këto lloj vetëvrasjesh që ndodhin në këtë shtet të bekuar (gadishullin Arabik) të cilin Allahu e ka ngritur me dërgimin e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në të e bëri që të jetë shtëpia e Shenjtë – Qabeja kurse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka bërë harem (shenjtw) Medinen, madje ky ishte edhe vendi ku ai migroi kur e dëbuan mushrikët e Mekes dhe ku i ndërtoi themelet e shtetit të parë islam. Pa dyshim se shkaku i këtyre sulmeve vetëvrasëse është tekfiri – të shpallurit qafir të muslimanëve, grupacion nga grupacionet e devijuara të muslimanëve të cilët shpallin pabesimtarë muslimanët nga shkaku se ata bëjnë mëkate. Ndërsa i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Cilido njeri që i thotë vëllaut të tij besimtarë: O qafir, athërë njëri prej tyre është qafir, në qoftë se një gjë e tillë është e vërtetë mirë e në qoftë se nuk është atëherë i kthehet thënësit.[1] Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush betohet në milet tjetër pos islamit rrejshëm ai është ashtu siç ka thënë ndërsa ai i cili e mbyt veten e tij me diçka në këtë botë do të dënohet me të në ditën e gjykimit, ai i cili e bën lanet – mallkon, besimtarin është njejtë sikur me e vrarë atë, ai i cili gjuan besimtarin me kufër – se ka bërë kufër, kjo është sikur me e vra atë.[2]

            Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush e shpall dikënd se ka ra në kufër apo i thotë: O armik i Allahut, e një gjë të tillë ai person nuk e meriton, atëherë i kthehet atij i cili e ka thënë.[3]

            Kuptimi i hadithit është se fjalën të cilën e thotë folësi i kthehet atij, gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kur ndonjë njeri e akuzon një njeri tjetër së është mëkatarë ose se ka rënë në kufër, kjo fjalë i kthehet thënësit të saj në qoftë se i akuzuari nuk e meriton një gjë të tillë.[4] Ky lloj kufër që ceket këtu është siç njihet tek dijetarët “kufër dune kufër” i cili nuk e nxjer nga feja personin derisa nuk e bën hallall një gjë të tillë.

            Kështu që nuk lejohet të bëhet tekfir besimtari vetëm se kur të përmbushen kushtet për ta bërë kafir si dhe të largohen pengesat tek ai person, madje përveç asaj të shpallurit e dikujt kafir ju takon njerëzve të ditur fortë. Për këtë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Do të dalin disa njerëz të cilët e lexojnë Kuranin i cili nuk ju kalon më poshtë fytit të tyre, i luftojnë muslimanët dhe i lënë politeistët, këta do të dalin prej islamit siç del shigjeta prej harkut, në qoftë se unë i mbërij ato do ti luftoj si është luftuar populli i Adit.[5]

            Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Para kijametit (në ahir zeman) do të dalin disa njerëz me moshwnjomw  dhe mendjelehtë, do të flasin fjalë më të mira në tokë, do ta lexojnë Kuranin i cili nuk do t’ju kalon më poshtë se fyti (pra nuk ju hyn në zemër) do të dalin nga feja siç del shigjeta prej harkut, në qoftë se i mbrini luftoni ata sepse lufta ndaj tyre ka shpërblim, për atë që i lufton ata tek Allahu në ditën e kijametit.[6]

             Po ashtu nuk ka diskutim se përgjegjesinë e vrasjes së tyre e merr udhëheqësi i muslimanëve si pasojë e tekfirit vinë akte shkatëruese dhe fitne, sprova shkatëruese si në vijim:

            – Grushteti mbi udhëheqësinë e muslimanëve,  një gjest i tillë bie ndesh me ajetin Kuranorë:” O ju që keni besuar respektoni Allahun, respektoni të Dërguarin dhe udhëheqësit tuaj.[7] Si dhe bie ndesh me fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Kush më respekton mua e ka respektuar Allahun, kush më kundërshton mua e ka kundërshtuar Allahun, kush e respekton emrin, udhëheqësin tim më ka respektuar mua, e kush e kundërshton emirin, udhëheqësin tim më ka kundërshtuar mua.[8]

            Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Ndëgjo dhe respekto emirin edhe poqëse të rreh e ta merr pasurinë dëgjo dhe respekto.[9] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush nuk e respekton udhëheqësin e muslimanëve, ndahet nga xhemati dhe vdes, do të vdes me një vdekje injorance.[10] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush heq dorë nga respektimi i udhëheqësit do ta takon Allahun në ditën e gjykimit pa kurfarë argument si dhe ai i cili vdes dhe nuk ka besatim në qafën e tij përballë udhëheqësit të tij vdes me vdekje injorance.[11]

            Andaj nuk ka fare dyshim se respektimi i prijësve të muslimanëve është obligim edhe poqëse bëjnë padrejtësi dhe e teprojnë, përderisa nuk bëjnë kufër qartë. Haptazi që ajo të jetë për ne argument nesër në ditën e gjykimit përpara Allahut, ata duhet respektuar në të mira, përderisa nuk na urdhërojnë në të keqe, vetëm në këtë rast nuk respketohet udheheqësi sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nuk respketohet krijesa duke i bërë mëkat Krijuesit.[12]

            – Prej pasojave të mëdha që i sjell tekfiri është edhe: Nënçmimi i dijetarëve dhe poshtërimi i tyre si dhe të folurit për nderin e tyre, pa dyshim se ky është rrëzik i madh, i cili gjithashtu shtyn në përçarje bashkësinë muslimane. Po ashtu i bën njerëzit të rebelohen e të çohen në kryengritje dhe të mos i respketojnë prijësit e tyre qofshin ata dijetarë, gjykatës, udhëheqës, vali e tjerë. Tregohet njëherë se dikush nga njerëzit tha në prezencë të Ebu Bekretes-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Shikojeni udhëheqësin tonë po vesh rrobat e mëkatarëve. – i tha Ebu Bekreteja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Hesht sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë:” Kush nënçmon sulltanin e Allahut në tokë, Allahu do ta nënçmoj atë.[13] Ndërsa teksti i imam Ahmedit-Allahu e mëshiroftë, në Musnedin e tij qëndron kështu:” Kush e respekton sulltanin e Allahut të Madhëruar në këtë botë, Allahu do ta nderon atë në ditën e kijametit dhe kush e nënçmon sulltanin e Allahut të Madhëruar në tokë Allahu do ta nënçmon atë në ditën e kijametit.[14] Për këtë arsye Sehl ibn Abdullah Et-Testeriu-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Njerëzit do të jenë mirë përderisa e respektojnë sulltanin dhe dijetarët, në qoftë se ata i respektojnë këto dy lloj njerëzish Allahu atyre do tua përmirëson dunjanë dhe ahiretin, e poqëse nuk i përfillin këta dy grupe njerëzish atëherë Ai do tua prish atyre dunjanë dhe ahiretin e tyre.[15]

            Tregohet për ibn Asakirin-Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: Mishi i dejtarëve është i helmuar, kurse traditë e Allahut është: Ti poshtërson para tjerëve ata njerëz që flasin keq për dijetarët, andaj ai i cili e lëshon gojën e tij duke folur keq për dijetarët, Allahu atë person do ta sprovon para vdekjes së tij me vdekjen e zemrës së tij. – Allahu na faltë! Ebu Musa el-Eshariu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Prej madhështisë së Allahut është nderimi që ia bën ai plakut besimtarë, poseduesit të Kuranit i cili nuk i kalon kufijtë me të, atij i cili nuk është i ashpër me të si dhe nderimin që ia bën Allahu sulltanit të drejtë.[16]

            – Prej fesadit që ndodh nga shkaku i tekfirit është: Marja e kompetencave për të dhënë fetva nga njerëzit që janë injorantë dhe të paditur duke mos patur dituri për një gjë të tillë kurse Allahu i Lartësuar thotë:” Mos ju qas asaj për të cilën nuk ke dije.[17] Gjithashtu Allahu e ka bërë obligim që për çështjet që nuk i dimë ti pyesim dijetarët duke thënë:” Pyetni ata që dinë për atë që ju nuk e dini.[18]

            – Po ashtu prej krimeve të rrezikshme që i sjell tekfiri është edhe: Vrasja e besimtarëve të pafajshëm, ndërsa Allahu i Lartësuar ka ndaluar nga një gjë e tillë duke thënë:” Kush e vret një besimtarë me qëllim, ndëshkimi për të është xhehenemi në të cilin do të jetë përgjithmonë si dhe Allahu është i hidhëruar me të dhe do ta mallkon atë dhe atij i ka përgatitur një dënim të madh.[19]

            – Ndërsa nga gjërat më të shëmtuara që i sjell tekfiri është edhe: Fesadi, çrregullimi në tokë, Allahu thotë në Kuran:” Mos bëni çrregullime në tokë pasi ajo është vënë në rregull.[20] Po ashtu Allahu thotë:” Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (pse në botën tjetër gjykon Ai që e di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet Allahun Dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. [21] E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E Allahu nuk e do çrregullimin (fesadin).”[22]

            – Gjithashtu prej pasojave të këqija dhe të rrezikshme është futja e frikës tek muslimanët, kjo bazuar në hadithin e Ebu Hurejres -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Ebul Kasimi-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush ia drejton vëllaut të tij armën, atë e mallkojnë melaiket deri tw ulw armën edhe poqëse e ka vëlla prej babe dhe nëne.[23] Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Të mos shënjtestron ndonjëri prej jush drejt vëllaut të tij me armë, sepse ndoshta shejtani ruan dorën e tij dhe kjo e bën atë person të hyn në gropë të zjarrit.[24] Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nuk i lejohet besimtarit ta frikëson, trishton besimtarin.[25]

            – Prej gjërave më të këqija gjithashtu që i sjell tekfiri dhe sulmet vetëvrasëse është: Vetëvrasja e njeriut, pra vetëvrasja e trupit të tij dhe të njerëzve tjerë sepse Allahu në Kuran thotë:” Mos e vritni vetveten tuaj ngase me të vërtet Allahu është i mëshirshëm ndaj jush.[26] Kurse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Ai i cili e vret veten e tij me diçka në këtë botë, me po të njejtën gjë do të dënohet në ditën e gjykimit…[27]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush vetëvritet me armë hekuri me po të njejtën armë do ta godet veten e tij në zjarrin e xhehenemit përgjithmonë në të, e ai i cili pi helm dhe e vret veten e tij të njejtin helm do ta pin në zjarrin e xhehenemit përgjithmonë në të, ai i cili e hedh veten e tij prej kodre dhe bën vetëvrasje ky njeri do të hidhet në xhehenem duke u rrokullisur në të përgjithmonë.[28]

 – Po ashtu prej pasojave fatale që sjell tekfiri është: Shkatërrimi i pasurisë dhe i vendeve shtetërore, tokave të pluguara, bimëve të ndryshme e kështu me radhë, kjo është mëkati i madh dhe çrregullim në tokë, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Me të vërtet gjaku juaj, pasuria juaj janë të shenjta për ju si shenjtëria e kësaj dite, këtij muaji dhe i këtij vendi.[29]

– Prej gjërave më çrregulluese dhe kriminele që i sjell tekfiri dhe sulmet vetëvrasëse janë: Vrasja e njerëzve që kemi marrëveshje me ta si dhe njerëzve pabesimtarë të cilët hyn në vendin tonë me sigurim nga udhëheqësi. Kështu që pabesimtarët në këtë kontekst ndahen në katër grupe:

Grupi i parë: El-Muahidun – janë ata të cilët jetojnë larg nesh në vendet e tyre. Ndërmjet nesh dhe tyre ka marrëveshje paqësore, armëpushim për një kohë të caktuar. Si rasti që pati i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me kurejshitët, pra marëveshja e Hudejbijes e cila ishte afatizuar ose si shtetet e pabesimtarëve në kohën e sotshme ku ndërmjet tyre dhe udhëheqësve musliman ka marrëvshje apo ambasada, thotë Allahu në Kuran:” Në qoftë se ata, anojnë kah paqja ano edhe ti kah ajo, e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.[30]

Grupi i dytë: Dhimijunë – janë pabesimtarët të cilët paguajnë tatim vjetorë – xhizje muslimanëve, bazuar në fjalën e Allahut:” Derisa ta paguajnë xhizjen në dorë e duke qenë të poshtëruar.[31]

Grupi i tretë: Musteminun – janë ata pabesimtarë të cilët hyn në vendet të siguruar nga udhëheqësi i muslimanëve ose nga dikush tjetër prej muslimanëve, Allahu thotë:”  E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’anin), e mandej në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë të vërtetën (të vërtetën e fesë islame).”[32]

Grupi i katërt: Harbijun – janë ata të cilët janë në luftë me ne prej pabesimtarëve, pra veç tre grupeve që i cekëm më parë. Këtë grup pabesimtarësh i lejohet udhëheqësit të besimtarëve ti lufton sa të ketë mundësi, madje kjo bëhet edhe urdhër kur sulmohet shteti islam, pra kjo quhet xhihad mbrojtës.

Kështu që tre grupet që i cekëm para këtij grupi e kemi të ndaluar ti sulmojmë tradhëtisht apo dinakërisht, andaj kush vret dikënd prej këtyre tre grupeve të pabesimtarëve me qëllim ky person ka kundërshtuar rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, madje ku meriton dënimin e dhimbshëm, po ashtu meriton mallkimin e Allahut , të melaikeve dhe të njerëzve në përgjithësi, Allahu i Lartësuar thotë:” Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njejtë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).[33] Që do të thotë: Ktheva atyre marëvshjen në mënyrë të njejtë duke e ditur ata dhe se ju jeninë luftë me ata si dhe se ata janë në luftë me ju.

Hutbeja e dytë:

Sulejm Ibn Amiri thotë: Ndërmjet Muavijut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe romakëve kishte marrëveshje, ndërsa ai ishte nisur dhe ecte nga shteti i tyre, kështu që sa të mbaronte marrëveshja ai menjëherë ti sulmonte. – Një ditë erdhi një njeri i cili ishte mbi kalë dhe tha: Allahu ekber, premtim e jo mashtrim. – Kur e shikuan njerëzit ai ishte Amër ibn Abeseja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij. – Muaviju dërgoi dikënd që ta pyes, ndërsa ai u tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë:” Ai i cili është në marëveshje me ndonjë popull le të mos e then marëvshjen e as mos e lejon atë, derisa të kalon afati ose derisa ta then marëvshjen pala kundërshtare.” – Atëherë Muaviju-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ndaloi dhe priste afatin e mbarimit të marëveshjes.[34]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Çdo tradhëtarit në ditën e gjykimit do ti vendoset një flamur në prapanicën e tij me të cilën do të njihet (nga njerëzit).”[35]

Të gjitha këto na japin të kuptojmë se ndalohet vrasja e muahidinëve, musteminëve dhe dhimijëve (d.m.th. tre grupeve të para, përveç grupit të katërt) pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush e vret një muahidin nuk do ta shijon erën e xhenetit ndërsa era e tij ndihet sa të ecish 40 vite rrugë (largësi).[36]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjithashtu ka thënë:” Kush i bën padrejtësi muahidinit, e nënçmon atë, e çon të mbaj sa nuk ka mundësi ose mer nga ai diç pa dëshirën e tij, unë do të jem kundërshtar i tij në ditën e gjykimit.[37]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Garanca e besimtarëve është në secilin prej tyre, kush do që e then marëveshjen e dhënë ndaj dikujt që ja ka dhënë besën mbi të është mallkimi Allahut, melaikeve të Tij dhe njerëzve në përgjithësi, prej tij nuk pranohet në ditën e gjykimit, nuk i pranohet as farzi e as nafilja e tij.[38] A nuk ka thënë edhe Allahu në Kuran:” Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. Përveç atyre që janë penduar para se ti kapni. E dine pra se Allahu bën falje të madhe, është mëshirues.[39]

            Allahu më bekoft mua dhe juve me Kuranin Famëlartë, më dhashtë dobi me të mua dhe juve me ajetet dhe përkujtimin e urtë që ka në të. i them këto fjalë pastaj kërkoj falje nga Allahu për mua dhe ju madje edhe për gjithë besimtarët, kerkoni falje nga Allahu sepse me të vërtetë Ai është Falës e pranon pendimin tuaj, Ai është i Mëshirshmi, Mëshiruesi.

[1] Transmeton Muslimi nr.60

[2] Transmeton Buhariu nr. 6047

[3] Transmeton Muslimi nr.61

[4] Transmeton Buhariu nr. 6045

[5] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 3344, Muslimi nr. 1064

[6] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 5057, Muslimi nr. 1066

[7] Nisa:59

[8] Mutefekun alejh Buhariu nr. 7137, Muslimi nr. 1835

[9] Transmeton Muslimi nr. 1847

[10] Transmeton Muslimi nr. 1848

[11] Transmeton Muslimi nr. 851

[12] Teksti I këtij hadithi gjendet në Buhari nr. 7145, Muslimi nr. 1840 me këtë tekst:” Nuk ka respect në mëkate, mirëpo respekti vlen vetëm për të mirat.

[13] Transmeton Tirmidhiu nr. 2224, Albani e ka bërë hadithin hasen në “Esahiha” nr. 2297 si dhe në “Sahih Tirmidhi” 2/485

[14] Transmeton Ahmedi në Musned 5/42 ndërsa Hejthemiu thotë se transmetuesit në zinxhirin e Ahmedit janë të besueshëm kurse Albani hadithin e bën të mirën e “Sahihul-xhami” nr. 5987

[15] Tefsirul Kurtubiu 5/262, “El-Humetu fi bejanil-menaxheh” të el-Asbahanit, 2/409

[16] Transmeton Ebu Davudi nr. 4843, Albani hadithin e ka bërë sahih në “Sahih Ebu Davud” 3/189

[17] Isra:36

[18] Nahl:43

[19] Nisa:93

[20] Araf:56

[21] Transmetohet nga Aisha r. a. : I Dërguari  tha: “Njeriu më i urrejtur te Allahu është ai që më së tepërmi i nxit kundërshtarët. ” (Sahihul-Buhari, vëll. 3, had. 637).

[22] Bekare:204-205

[23] Transmeton Muslimi nr. 2616

[24] Transmeton Muslimi nr. 2617

[25] Transmeton Ebu Davudi nr. 5004, Albani e ka bërë hadithin sahih 3/428

[26] Nisa:29

[27] Transmeton Buhariu nr. 6047

[28] Transmeton Muslimi nr.109

[29] Transmeton Muslimi nr. 2064

[30] Enfalë:61

[31] Teube:29

[32] Teube:6

[33] Enfal:58

[34] Transmeton Ebu Davudi nr. 2759, Tirmidhiu nr. 5801, Albani e ka bërë hadithin sahih në “Sahih Ebu Davud” 2/173

[35] Transmeton Muslimi nr. 1738

[36] Transmeton Buhariu nr. 3166, 6914

[37] Transmeton Ebu Davudi nr. 3052, Albani e ka bërë hadithin sahih në “Sahih Ebu Davud” 2/261

[38] Transmeton Buhariu nr. 7755

[39] Maide:33-34