Falënderimet dhe Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjën e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij
Dhe më pastaj:
Allahu i madhëruar na ka urdhëruar respektimin e prindërve si dhe na ka lajmruar për obligimet të cilat i kemi karshi tyre në shumë ajete Kur’anore:
وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا ۖ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا .
” Adhuronie Allahun, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve.”
(En Nisa: 36).
وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِنْدَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُلْ لَهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُلْ لَهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا.
وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُلْ رَبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا
” Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve.
Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre:
“Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti.
Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj:
“O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!”
(El Isra: 23-24).
وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ
” Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet.
Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh.
(Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu!
Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.
(Lukman: 14).
Këto ajete Kur’anore na mësojnë se obligohemi t’i respektojmë, të jemi bamirës, t’i falënderojmë prindërit tanë, sidomos kur kujtojmë vështirësitë e nënës e cila na barti në barkun e saj, vështirêsitë e lindjes, etj.
Dhe respekti ndaj prindërve, përmbledh furnizimin me ushqim, para, kur ata kanë nevojë për këtë gjë.
Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi,- radijAllahu anhu!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- është pyetur se cila vepër është më e mira?
Tha: Namazi në kohën e vet.
U pyet prap: Pastaj cila?
Tha: Respektimi i prindërve.
U pyet prap: Pastaj cila?
Tha: Xhihadi(Lufta) në rrugën e Allahut.
(Buhariu: 2782, Muslimi: 85).
Transmetohet nga Abdullah Ibn Amrun,- radijAllahu anhu!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kënaqësia e Allahut qêndron në kënaqësinë e prindërve, kurse hidhërimi i Allahut qëndron në hidhërimin e prindërve.”
(Tirmidhiu: 1900, Ibn Hibani: 2026, Hakimi: 4/151-152,Shejh Albani e vlerêsoi hadithin si sahih(të saktë) në Sahih el Xhami: 3507).
Hadithe në lidhje me rrespektin dhe bamirësinë ka shumë.
Ndërsa, e kundërta e respektimit është mosrespektimi, dhe kjo është prej mëkateve më të mëdha, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- ku thotë:
” A doni t’ju lajmrojë se cilat janë mëkatet më të mëdha?
Këtë e përsëriti tre herë pejgamberi alejhi selam.
Sahabët iu përgjigjën: Po, o i dërguar i Allahut.
Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha:
T’i bësh ortak Allahut dhe mos t’i respektosh prindërit…….”
(Buhariu: 2654, Muslimi: 87, prej hadithit të Ebi Bekretes,- radijAllahu anhu).
Transmetohet nga Abdullah Ibn Amrun Ibn Asi,- radijAllahu anhuma!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Prej mëkateve të mëdha është sharja(ofendimi) i prindërve!
Sahabët e pyetën:
O i dërguar i Allahut, a ka njeri që i ofendon apo shanë prindërit e tij?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha:
Po, e ofendon babën e dikujt, e ai ia kthen duke e ofenduar babën e këtij, e ofendon nënën e dikujt, e ai ia kthen duke e ofendu nënën e këtij.”
(Buhariu: 5973, Muslimi: Muslimi: 90).
Obligim është për çdo musliman e muslimane që të kujdeset për respektin e prindërve të tij, t’i bëjë mirë atyre, sidomos kur ata janë në moshën e shtyer të pleqërisë, duke u larguar nga çdo gjë e cila shpie drejtë mosrespektimit të tyre, qofshin ato fjalë apo vepra.
Allahu është Ai i cili i forcon muslimanët dhe i shpie drejtê gjërave përmes të cilave kënaqet Allahu, i ndihmon atyre të kujdesen për prindërit e tyre, mbajtjes së lidhjeve farefisnore, dhe i qorton ata nga mosrespektimi i prindërve dhe i këputjes së lidhjes farefisnore .
Njashtu i largon nga çdo gjë që e hidhëron Atë, dhe i ofron drejtë Rahmetit të Tij, Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalàt Muteneuiah: 8/306-308).
Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.
Nga arabishtja: Suad Shabani