Rëndësia e namazit dhe xhematit
Rezyme e hutbes:
Islami dhe imani janë dhunti e madhe/ Rëndësia dhe vlera e namazit/ Lënia e namazit është krim/ Namazi me xhemat është obligim/ Çka ndodh me ata që vonohen nga namazi me xhemat/ Vlera e shkuarjes në xhami/ Edukimi i fëmijëve në namaz
O ju musliman!
Keni frikë All-llahun, subhanehu ve teala,, sepse devotshmëria është fitoreja më e madhe, kurse respekti ndaj Zotit është pozita më e lartë.
“O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” (Ali Imran: 102).
O ju musliman!
All-llahu na ka dhuruar shumë begati dhe në to rrotullohemi dhe jetojmë. Pa dyshim se dhuntia më e madhe është dhuntia e Islamit dhe Imanit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Thuaj: “A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send”.” (El-Huxhurat: 16).
Andaj falënderone All-llahun shumë për këto dhunti që ua ka dhënë, pasiqë me këtë ju ka bërë populli më i mirë që keni dalur për njerëzimin, ju ka udhëzuar drejt kësaj feje, në të cilën nuk asnjë mëdyshje e dilemë.
Pa dyshim se prej shenjave dhe simboleve më të mëdha dhe më të dukshme të kësaj feje është namazi, i cili konsiderohet shtylla e dytë e Islamit.
Namazi pas shehadetit është oblgimi më i domosdoshëm, adhurimi më i mirë dhe më shpresëlënëse. Ai që kujdeset për namazin është kujdesur për fenë e tij, ai që e ka humbur namazin, tjerat obligime edhe ma lehtë i humbë. Është shtylla e fesë dhe koka e emanetit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Koka e kësaj gjëje është Islami, kurse shtylla e sajë është namazi”. (Sahih, Ahmedi).
All-llahu, subhanehu ve teala, namazin e ka bërë kënaqësi për sytë e besimtarëve dhe strehim për të mërziturit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, “kur i binte mbi kokë ndonjë ngushticë, nxitonte në namaz” (Hasen, Ahmedi) dhe thoshte:
“Më është bërë kënaqësia e syrit tim në namaz”. (Sahih, Ahmedi).
Shpesh herë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, bërtitke:
“Bilal, na qetëso me namaz”. (Sahih, Ahmedi).
Ashtuqë gëzimi, qetësia e zemrës dhe lumturia e shpirtit për te ishte namazi.
Namazi është vepra më e mirë të cilën e synon njeriu në çdo brengë, sepse në te ka mposhtje dhe përulje, demonstrim të ngratësisë dhe nevojës, lujte dhe lavdërim, mirënjohje dhe madhërim, përkulje para All-llahut, të Lartë e të falënderuar.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Njeriu kur është në namaz, ai flet me zë të ulur me Zotin e vet”. (Buhariu dhe Muslimi).
O ju musliman!
Namazi është mjeti më i madh që sjell siguri dhe e ndalon krimin, mjeti më i sukseshëm për edukim në nderë dhe vlerë:
” fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.” (El-Ankebut: 45).
Namazi është sekreti i suksesit, baza e shpëtimit, vepra e parë për të cilën jep llogari njeriu, nëse namazin e ka në rregull tërë llogarinë do ta ketë në rregull, nëse namazin nuk e ka në rregull, tërë llogarinë nuk do ta ketë në rregull. Kujdesi për namazin është argument i vërtetësisë dhe besimit, kurse labiliteti në te është argument i humbjes dhe dështimit. Rruga e namazit është e njohur, ai që kujdeset për namazin, do ta ketë dritë, argument dhe shpëtim në Ditën e Kijametit, kurse ai që nuk kujdeset për te, nuk do të ketë dritë, as argument, e as shpëtim në Ditën e Kijametit, kurse në këtë ditë do të ringjallet me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej ibn Halefin. Ai që kujdeset për pesë kohët e namazit, për rukunë, sexhden, kohën e tyre, duke e ditur se është detyrë e jona para Zotit, e meriton xhennetin.
Namazi ofron inspirime dhe mëshira, dhunti dhe bereqete.
Namazi i shlyen mëkatet, i ngritë shkallët, i shton shpërblimet.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Si thoni, nëse një lum kalon rreth derës së dikujt prej jush e lahet në te pesë herë gjatë ditës, a i mbete ndonjë njollë? Thanë: nuk i mbetet. Tha: kështu është me namazin, All-llahu me te i shlyen mëkatet”. (Buhariu dhe Muslimi).
Namazi është një adhurim që shkakton lindjen e shpresës në vlugun e erësirave, e shpëton të hedhurin në devijime, e mer të dëshpruarin dhe të demoralizuarin dhe e nxjerë në rrugën e shpëtimit dhe jetës:
“Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat”. (Hud: 114).
O ju musliman!
Ajo që na trupëron dhe që na e mërzitë zemrën është kjo e keqe që është përhapur në mesin e muslimanëve, moskujdesi i tyre për namazin; një pjesë e kanë lënë krejtësisht, kurse pjesa tjetër herë herë falet. Në këtë koha ka humbur vlerë namazi, njerëzit janë larguar prej tij, të pakët janë ata që e falin dhe shumë ata që e neglizhojnë.
Imam Zuhriu, rahimehull-llah, thotë:
“Hyra te Enes ibn Maliku, radijall-llahu anhu, në Damask dhe e gjeta duke qajtur. I thasë: pse qanë? Tha: asgjë nga koha e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk njoh përveç këtij namazit, mirëpo edhe ky namaz është nëpërkëmbë”. (Buhariu).
O ju musliman!
Prej mëkateve më të mëdhaja dhe krimeve më të qarta është lënia e namazit me qëllim dhe vonimi i tij nga koha e vet, nga përtacia dhe dembelia.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Marëvshja mes nesh dhe atyreve është namazi, ai që e len namazin, ai ka bërë kufër”. (Sahih, Ahmedi).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Mes njeriut dhe kufrit ose shirkut është lënia e namazit”. (Muslimi).
Ikja e namazit është sikur fatëkeqësia e humbjes së pasurisë, mallit, gruas dhe fëmijëve.
O ju të pranishëm! Dëgjoni këtë hadith të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Atij që i ka ikur një namaz, sikur të kishte humbur familjen dhe pasurinë e tij”. (sahih, Ibn Hibbani).
Hidhërimi dhe mllefi i All-llahu e kaplojnë atë njeri që e len namazin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Ai që e lë namazin, e takon All-llahun të mllefosur me te”. (daif, Bezzari).
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
” e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar”. (Taha: 81).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke na e tërhjekur vërejtjen thotë:
“Mos e le namazin me qëllim, sepse ai që e vepron këtë, nuk ka garancën e Zotit dhe të Pejgamberit”. (sahih, Taberaniu).
Abdull-llah ibn Shekiku, rahimehull-llah, thotë:
“Sahabet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, lërjen e asnjë vepre nuk e konsideroni kufër përpos namazit”. (Sahi, Tirmidhiu).
O ju musliman!
Moskujdesi për namazin është një bela shumë e madhe, shkakton vështirësi dhe ngushticë në jetën e kësaj bote, në var dhe në ahiret.
“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja)”. (Merjem: 59).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Më erdhën natën dy njerëz, më morën dhe më thanë: ec. Eca me ta. Erdhëm te një njeri i shtrirë, kurse tjetri qëndronte përmbi te me gurë, e goditke me gurë në kokën e tij. Ia shtypte kokën, e shkonte guri larg. Shkonte pas gurit dhe e mirte sërish, derisa kthehej, koka i bëhej si ka qenë. U kthente dhe përsëri ia bënte të njejtën gjë. Tha: u thashë: subhanall-llah, kush janë këto dy njerëz? Thanë: njeriu që i shtypej koka është njeriu që ka mësuar Kur’an dhe e ka refuzuar dhe ai që flen nga namazi obligativ”. (Buhariu).
O rob i All-llahut!
Si ka mundësi të mos ketë vlerë te ti namazi, kur ai është kapitali yt kryesor dhe me te imani yt është i shëdoshë?! Si ka mundësi mos të ketrë vlerë namazi te ti, kurse ti e lexon kërcënimin e All-llahut, subhanehu ve teala:
“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm”. (El-Maun: 4-5)?!
Si dakordohesh të cilësohesh me cilësi të munafikave, për të cilët All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun”. (El-Munafikun: 142).
O ju musliman!
Namazi është një adhurim shumë i madh, asnjëher nuk bjer ky obligim nga njeriu, edhe në trishtim, edhe në luftë, edhe në sëmundje, edhe në vështirësi, përveç gruas që është në ciklin e saj dhe në lehoni.
All-llahu subhanehu ve teala, thotë:
“Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze). E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit”. (El-Bekare: 238- 239).
Falne namazin në kohë, merne abdestin mirë, kujdesuni për rukunë, sexhden, kijamin, përuljen, nëse dëshironi të vjelni frytet, fuqinë dhe rehatinë.
O ju musliman!
Shumë argumente të vërteta dhe të qarta flasin për faljen e namazit me xhemat.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien)”. (El-Bekare: 43).
All-llahu, subhanehu ve teala, i thot Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili duke qenë në mejdani e luftës dhe vështirësisë së betejës:
“Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie “. (En-Nisa: 102).
Abdull-llah ibn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë:
“Cili gëzohet që ta takojë nesër All-llahun si musliman, le të kujdeset për këto namaze, kur thirret ezani për to. Sepse All-llahu i ka bërë ligj Pejgamberit tuaj sunnetet e udhëzimit, edhe këto janë nga sunnetet e udhëzimit, e nëqoftëse ju faleni në shtëpi sikurse falet ky i vonuar, do të linit sunnetin e Pejgamberit tuaj, e nëse lini sunnetin e Pejgamberit tuaj, do të devijonit. Në kohën tonë vetëm munafiku i qartë vonohej nga namazi me xhemat. E mernin njeriun e sëmruë dy veta për krahu derisa e sjellnin në saf”. (Muslimi).
Ju o rini!
Ju që jeni të fuqishëm dhe të rinjë. Shikoni Abdull-llah ibn Ummi Mektumin, radijall-llahu anhu, i drejtohet Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i thënë:
“O i Dërguar i All-llahut, jam plakur, jam dobësuar dhe nuk shoh. Kam një udhëheqës, i cili nuk më udhëheq si duhet. A kam lehtësim që të falem në shtëpi? Tha: a e dëgjon ezanin në shtëpinë ku gjindesh? Tha: po. Tha: nuk gjej për ty lehtësime, po ta dinte ky që vonohet nga namazi me xhemat, se çfarë vlere ka ai që shkon në namaz me xhemat, do të vinte zvarras në dorë ose në këmbë”. (Taberaniu, ky transmetim është daif, kurse pjesa e parë është e vërtetë).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u hidhërua shumë me ata që vonohen nga namazi me xhemat, andaj edhe tha:
“Vendosa që ta urdhëroj dikend të thërret ikametin, e dikend tjetër tua fal namazin njerëzve, e unë me disa njerëz përplot me drunjë të shkoj te ata njerëz që nuk marrin pjesë në namazin me xhemat e tua djeg shtëpiat e tyre me zjar”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, thotë:
“Ti mbushen njeriut veshët me plumb të shkrier është më mirë për ate që dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet”. (Ibn Ebi Shejbe).
Ti që qëndron në shtëpi dhe nuk shkon ta falish namazin me xhemat, dëgjo këtë hadith të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Kush dëgjon ezanin për namaz dhe nuk e pengon ndonjë arsye, ati nuk i pranohet namazi që e fal”. I thanë: çka është arsye? Tha: “Frika ose sëmundja”. (Albani thotë: i vërtetë, përveç sqarimit të arsyetimit. Ebu Davudi).
Kjo fatëkeqësi shtohet nëse njeriu që vonohet nga namazi me xhemat është ai, të cilin e pasojnë njerëzit dhe e kanë shembull. Edhe më shumë është gabim kur njeriu që ka dije vonohet nga namazi me xhemat. Omeri radijall-llahu anhu, thotë:
“Çka është puna e atyreve që vonohen nga namazi me xhemat, e për shkak të tyre, të vonohen edhe tjerët nga namazi me xhemat. Ose do të merni pjesë në namazin me xhemat, ose do tu dërgoj kush do tua prek qafat tuaja”.
O ju musliman!
Këto janë argumentet dhe faktet që e shpalosin të vërtetën. Shumë qartë kanë treguar pejgamberët sikur mos të ishte shurdhia e zemrave, rruga është e qartë sikur mos të na e kishin përllomur mëkatet.
O ju musliman!
Ata që nuk marin pjesë në namazin me xhemat janë shtuar në kohën tonë, njerëz të fuqishëm, e dëgjojnë ezanin mëngjes e mbrëmje, mirëpo nuk i përgjigjen, e as që kujtohen. Gjuha e tyre miret me gjëra të kota, zemrat e tyre në gaflet, janë përllomur me mkate, kanë humbur mundin në këtë jetë, janë fundosur ne devijim dhe verbërim.
Janë mbuluar me gjumin e shekullit, janë preokupuar me fitimet, lozjet dhe dëfrimet e tyre, poqëse në xhamia do të gjenin fitime të kësaj bote, edhe nëqoftëse janë pak, do të nxitonin. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im, po ta dinte dikush prej tyre se në xhami do të gjente mish të majmë ose eshtra të mirë, do të merte pjesë në namazin e jacisë me xhemat”. (Buhariu dhe Muslimi).
O ju musliman!
Muslimanët e kanë obligim, kryetarët, dijetarët, pushtetarët, të kujdesen për ata që nuk falen dhe të shtyhen në namazin me xhemat.
Ubej ibn Kabi, radijall-llahu anhu, thotë:
“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e fali namazin e sabahut një ditë dhe tha: a është filani i pranishëm? I thamë: po, edhe pse nuk ishte në namaz. Pastaj tha: filani a është i pranishëm në namaz? I thamë: po, edhe pse nuk ishte i pranishëm në namaz. Atëherë tha: namazi më i rëndë i munafikëve është namazi i jacisë dhe sabahut. Po ta dinit se çfarë të mira ka ne to, do të vinit edhe zvaras”. (sahih, Ebu Davudi).
O robërit e All-llahut!
Ti që vjen në xhami me përtaci dhe dembeli e shumë kohë kalon në gjëra të kota, e nuk e di se xhamia është shtëpia e Zotit dghe vendi më i dashur te All-llahu?!
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmit, All-llahu i ka garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të vehten me shpirt, mëshirë dhe kalim të siratit drejt kënaqësisë së All-llahut dhe xhennetit”. (Taberaniu. Pjesa e parë është e vërtetë, kurse pjesa tjetër është shtesë e dobët).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e All-llahut, atë dit që ska hije tjetër pëvreç hijes së tij (prej tyre): njeriu që e ka zemrën të lidhur për xhami”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ti që vonohesh nga namazi, ti që nuk kujdesesh për namazin, ti që preokupohesh me gjërat tjera nga namazi, të ka ikur një e mirë shumë e madhe dhe një shpërblim gjigantë.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Kush shkon në xhami, ose vjen nga xhamia, All-llahu subhanehu ve teala, i përgadit në xhennet vendbanim çdo herë që shkon dhe vjen”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ai që pastrohet në shtëpi, pastaj niset për në shtëpinë e Zotit që ta kryej obligimin që ka para Zotit, çdo hap që e ban i shlyhet një mëkat, çdo hap që e ban ngrite një shkallë. Njeri që më së shumti fiton shpërblime nga namazi është ai që më shumë ecë , vazhdojnë njerëzit të vonohen nga namazi, derisa ti vonojë All-llahu tërëisht nga mëshira e Tij. All-llahu na ruajtë nga humbja dhe dështimi.
“(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (ata i luten) që All-llahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do”. (En-Nur: 36- 38).
O ju musliman!
Kujdesuni për fëmijët tuaj, kontrolloni ata dhe mos i haroni, sepse ata jane emanet në qafën tuaj. Urdhëroni që të falin namazin dhe të marin pjesë në namazin me xhemat. Stimuloni dhe frikësoni, edukoni që ta duan ahiretin, bahuni për ta shembëlltyrë e mirë:
“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. (Taha: 132).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Urdhëroni fëmijët tuaj në namaz kur ti kenë shtatë vjet, e rrihni nga pak kur ti mbushin dhjetë vjet”. (sahih, Ahmedi).
Kujdesuni nga gjërat që i largojnë nga përmendja e All-llahut, nga namazi dhe nga adhurimet, insistoni në lutjet tuaja drejtuar All-llahut që tua përmiërson fëmijët tuaj dhe fëmijët e mbarë muslimanëve.
All-llahu ynë na i gëzo zemrat dhe na i lumturo shpirtat duke i udhëzuar të rinjtë dhe të rejat tona, All-llahu ynë, bëri pasardhësit tanë, djemtë dhe vajzat tona, që të kujdesen për namazin. All-llahu ynë, na i prano lutjet tona, na dhuro siguri në vatan, mirësi në pasardhës dhe shpëtim në ahiret.
All-llahu ynë, bëre Islami dhe muslimanët krenar, mposhte shirkun dhe idhujtaërt dhe shkatërro armiqtë e fesë
Shejh Salah El-Budejr
Imam dhe hatib i Xhamisë së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Medinë
Mbajtur më 21. 1. 1425
Përktheu: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
19.3.2004