KRYETARI I BFI UROJ DETYRËN E AMBASADORIT TË SHQIPËRISË NË SHKUP Z. DENION MEJDANI
KRYETARI I BFI UROJ DETYRËN E AMBASADORIT TË SHQIPËRISË NË SHKUP Z. DENION MEJDANI
Më 11.09.2024 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vizitoi ambasadën e Republikës së Shqipërisë me qēllim që të uroj detyrën e Ambasadorit tē Shqipërisë në Shkup Z. Denion Mejdanit
Reisul Ulema në emër të Bashkësisë fetare islame të RMV dhe në emrin e tij personal shprehi urime të përzemërta duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në postin e ambasadorit si dhe në rrugëtimin e tij në sferën e diplomacisë. Biseduan gjërë e gjatë për çështje me rëndësi duke e inforrmuar mbi organizimin e BFI dhe rolin e saj konstruktiv në shoqëri në kultivimin e qetësisë, paqës, solidaritetit dhe frymës së respektit ndaj të gjithëve.
Ambasadori i ri Z. Denion Mejdani poashtu me respektin më të madhë i shprehi Reisul Ulemasë mirëseardhje dhe i falënderoi pa masë për vizitën shumë domethënëse duke u pajtuar se do jenë në bashkpunim të mirëfilltë dhe do vazhdojnë traditën e bashkpunimit si në të kaluarën me ambasadorët e mëparshëm në frymë e respektit tē ndërsjellë.
Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.