KRYETARI I BFI NË PRITJEN SOLEMNE NË KUVEND ME RASTIN E 8 SHTATORIT – DITA E PAVARËSISË SË RMV
Më 06.09.2024 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë pritja solemne me rastin e festës së 8 Shtatorit, dita e pavarësisë së vendit, ku me ftesë të kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi, pjesë e këtij solemniteti ishte edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai.
Kryetari i Kuvendit, z. Gashi para të pranishmëve tha se, në këtë ditë na kthehet emocioni i lumturisë dhe krenarisë sepse këtë ditëlindje të vendit e shënojmë në paqe, në bashkëjetesë mes popujve që jetojnë këtu, me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe rrugë të sigurte që çon drejtë perspektivës zhvillimore më të mirë euroatlantike.
Në pritjen solemne mori pjesë edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, krerët tjerë të komuniteteve fetare, pjesëtarë të Armatës, ish presidentë të Kuvendit, deputetë, ministra dhe përfaqësues të korit diplomatik.
Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.