Me datë 18.05.2024 (e shtunë), Reisul Ulema i BFI në RMV i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseni, Myftiu i Tetovës Hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili, drejtori i Medresesë Isa Beu Dr. Islam Islami dhe bashkëpuntorë të tjerë mori pjesë në trajnimin dy ditorë të organizuar nga Agjencioni për Standardin Hallall në BFI, gjegjësisht drejtori i saj z. Driton Dikena.

Reisul Ulema në fjalimin përshëndetës theksoi se këto trajnime janë shumë të rëndësishme për kohën e sotme moderne, si dhe foli rreth rëndësisë së çertifikatës Hallall.

Në fund, Reisul Ulema i përgëzoi të gjithë panelistët dhe të pranishmit dhe u dëshiroj suksese në punën e tyre që bëjn.
Drejtori i Agjencionit Hallall Standard Z. Driton Dikena përshëndeti të pranishmit dhe shpjegoi për qëllimin e organizimit të këtij paneli duke ju dëshiruar mirëseardhje.

Panelin e përshëndeti edhe Dr. Islam Islami, drejror i Medresesë Isa beu në Shkup, Prof dr. Islam Hasani, Dekan i FSI në Prishtinë, Prof dr. Xhezair Idrizi, Dekani Fakultetit të teknologjisë ushqimore pran UT, Drejtori i institucioni për standardizim.
Zyra për informim pranë BFI në RMV.

Burimi

Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.