REISUL ULEMA MER PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË KAIRO – EGJIPT

Më 29.07. 2024 filloi Konferenca ndërkombëtare në Kairo të Egjyptit e organizuar nga Muftiu i EgjyptIt Eks. e tij Dr. Sheuki Ibrahim Al-lam me titul: “Fetfaja dhe ndêrtimi i moralit në kohën dinamike”.
Në këtë Konferencë mar pjesë Kryetari i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Dr. Qenan ef Ismaili – Mufti Mufyinisë së Shkupit, H. Sabahudin ef. Zendeli – Mufti i Gostivarit dhe Dr. Abdulkerim Iseini – Shef i Kabineti të Reisul Ulemasë dhe personalitete të nivelit të lartë nga e gjithë bota, e cila do të zgjasë plotë dy ditë – 29.- 30. 07.2024
Sipas programit të Kënferencës do të shkoqiten çështje me rëndësi të veçantë mbi moralin, konceptin e të jetuarit sipas tij, nevoja e kohës dinamike për vlerat morale, morali në zgjidhjen e problemeve bashkëkohore si anomalitë që rrezikojnë jetën e shoqërive të ndryshne, qenien e rinisë si forca kryesore e botës, evitimin e anomalive të sferave të ndryshme, kultivimin e moralit si një segment i fuqishëm i lidhshmërisë së popujve dhe kombeve, aferimin e tyre, njohtimin me vlerat që forcojnë lidjshmërinë e njrëzimit, morali si shtyllë e bashkjetesës, ndihmës, solidariterit, respektit, paqës, tolerancës dhe humanizmit në botë.
Konferencën e hapi Ekselenca e tij Muftiu i Egjyptit, njiherit organizator i saj Dr. Sheuki Al-lam, i cili falënderoi dhe uroj mirëseardhje të gjithë pjesnarrësve musafirëve dhe shpjegoi qëllimin e kësaj Konference si dhe rolin e fetfasë dhe moralit në kohën bashkëkohote dhe i uroj kalim të qetë dhe të rehatshëm në Kairo me një ambijent islam dhe shkencore.

Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.