Rehatia e shpirtit
Vëllezër besimtar!
Është një kërkesë që e ka çdo krijesë në këtë botë dhe të gjithë ne e synojmë arritjen e saj.
Kushdo që e ka ai e ka arrit lumturinë e kësaj bote.
Është një nimet dhe begati që nuk ka çmim që mund ta paguaj.
Në kohen tonë kur janë shtuar problemet streset e telashet është e domosdoshme kjo temë.
Kjo është xhematli qetësia apo rehatia shpirtrore ose mund ti themi xheneti i kësaj dynjaje e kush nuk e ka arrit vërtet ka humb një thesar dhe nimet dhe begati shume të madhe.
Rehatia apo qetësia apo lumturia e shpirtit është një gjë që mund të arrihet nuk është punë që nuk realizohet.
Është e lehtë me arrit për atë që ja ka lehtësuar Allahu i lartësuar.
Qetësia e shpirtit ka shkaqe dhe rrugë përmes të cilave realizohet kush i ndjek këto udhëzime padyshim do te ketë hise nga kjo e mirë e madhe dhe do ti qetësohet zemra.
Kështu që ti o Rob i Allahut dije se nëse dëshiron lumturinë dhe rehatin shpirtërore në këtë dunja çelësi i gjithë kësaj është imani apo besimi në Allahun e plotfuqishëm, Krijuesin e çdo gjëje, në dorë e të cilit është çdo e mire.
Nëse besimtari fillon ta njoh Zotin, Krijuesin e tij dhe gjithçkaje që sheh fillon ti njoh emrat dhe cilësitë e Allahu të lartësuar ai më këtë do ta arrij edhe ta ndjej dhe ta shijoj qetësin dhe rehatin e shpirtit, sepse vetëm atëherë ai do të gjej ku të mbështetet ku të kërkoj ndihmë dhe strehim nga telashet që nuk mund të ja largoj askush pos Krijuesit fuqiplotë.
Sepse këtë begati mund ta arrij vetëm ai që Allahu është i kënaqur me të siç thotë në librin e Tij:
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً
“Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar”. Nahel 97
Gjithashtu nuk ka mundësi ta arrij lumturinë dhe qetësin e shpirtit ai i cili nuk i falë pesë kohët e namazit ashtu siç duhet, sepse ai që e ruan dhe e madhnon namazin dhe kohët e tij ai e ka rujt fenë e tij e ka rujt islamin e tij e kështu e ka rujt edhe shpirtin dhe qetësinë tij.
Dhe këtë mundesh shumë lehtë me vërtetu, mjafton mi shiku ata që janë të kujdesshëm për namazin e tyre ata që e kanë kuptuar si duhet islamin ata do ti gjesh edhe njerëzit më të qetë shpirtërisht, njerëzit me zemrat më të lumtura dhe më të pastërta.
E qysh jo kur namazi është ilaç dhe prehje e ngushëllim për çdo dert dhe telash të kësaj bote.
Aty besimtari kërkon ndihmë dhe mbështetje tek Ai në dorën e të cilit janë çelësat e çdo dere dhe çdo problemi.
Siç thotë edhe Allahu në Kuranin Fisnik:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ
“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët”.
Këtë e tha edhe njohësi më i madh i Zotit të tij, Muhamedi aljehi selam:
“وَجُعِلَتْ قُرَّةُ عَيْنِي فِي الصَّلَاةِ”
“Më është ba qetsimi dhe kënaqësia e shpirtit në namaz” dhe sahel qe kishte ndonje breng apo mërzi shpejtonte në namaz.
Gjithashtu ata që kanë hy dhe i kanë shiju këto bashqe dhe kopshte të qetësisë shpirtrore janë ata që bajn dhiker ata qe e përmendin Allahun shpesh, këta persona çdo herë i lagin gjuhet e tyre me përmendjen e Allahut, herë i dëgjon duhet madhnu Allahun duke thanë SubhanAllah apo Allahu ekber herë i dëgjon duke falënderu Allahun duke thanë elhamdulilah e herë duke kërkuar falje e pendim duke thanë Estagfirullah.
Këta lirisht përgëzoj se veç kanë hy në xhenetin e kësaj dynjaje dhe e kanë gjet rehatin dhe paqen shpirtërore.
الَّذِينَ آمَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللَّـهِ أَلَا بِذِكْرِ اللَّـهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ
“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen – e, me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen”!
Dhe dijeni besimtarë të nderuar se përmendja më e mire dhe ma e madhe ndaj Allahut bëhet duke e lexuar librin, fjalët apo mesazhin e Tij ndaj nesh, e ky libër Kurani Fisnik është dritë dhe udhëzim për tek rehatia dhe qetësia e shpirtit dhe mendjes.
يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ
“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”. Junus 57
Gjithashtu një sekret dhe shkak tjetër për ta arritur qetësin dhe lumturin shpirtërore është: të kënaqesh me atë qe ke edhe nëse është pak, apo thanë ndryshe me i ndje ato begati të shumta që ti ka jep Allahu i lartësuar dhe të largohesh nga lakmia dhe mos ngopja.
Sepse në të kundërtën do të mbjellësh në zemrën tënde mërzi dhe pikëllim duke mos u kënaqur me rrizkun që të është caktuar kurse lakminë nuk e largon veçse kur të mbushet goja me dheun e varrit.
Gjithashtu pikë tjetër që ndihmon shumë në arritjen e lumturisë dhe qetësisë së shpirtit në këtë dunja është vepra e mire.
Me ju gjend pranë atij që është i pikëlluar apo i lënduar, me i bë mirë atij që ju është thy zemra, me përkëdhel kokën e jetimit, me ja largu brengat ndonjë vëllaut mysliman dhe kur tua rikthesh buzëqeshjen këtyre njerëzve atëherë dëgjoj duat që i nxjerrin nga zemra dhe kjo të mjafton ty.
Siç tha i dërguari i Allahut aljehi selam:
“كُلُّ امْرِئٍ فِي ظِلِّ صَدَقَتِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ”
“Çdo person do të jetë nën hijen e sadakasë së tij në ditën e gjykimit”
بَارَكَ اللَّهُ لِي وَلَكُمْ فِي الْقُرْآنِ الْعَظِيمِ ونفعني وإياكم بما فيه من الآيات والذكر الحكيم
II
Për fund ke kujdes vëlla i ndershëm që zemrën ta mbushesh me falje dhe mëshirë për tjerët e mos mbaj në zemrën tënde hidhërim e urrejtje, edukoje vetën dhe familjen ashtu siç edhe Allahu na thërret:
وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا أَلَا تُحِبُّونَ أَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَكُم (نور,22)
“Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hirë të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë”.
Nëse ti vazhdon mu hidhëru dhe me mbajt inat për secilën pune të vogël apo të madhe ti veçse e ke mbjell stresin dhe shqetësimin në zemrën tënde.
Gjithashtu rol të madh në arritjen e rehatisë së shpirtit luan fitimi i pasurisë hallall, sepse ai që fiton duke mashtru duke marr ryshfet e duke jep fajde apo forma tjera të fitimit në mënyrë të padrejtë padyshim që nuk mundet me pas bereqet e kënaqësi prej atij fitimi.
نَسْأَلُ اللَّهَ بِمَنِّهِ وَكَرَمِهِ أَنْ يُبَاعِدَ عَنَّا أَسْبَابَ الضِّيقِ وَالْعَنَاءِ، وَأَنْ لَا يَجْعَلَنَا مِنْ أَهْلِ دَارِ الشَّقَاءِ، صَلُّوا بَعْدَ ذَلِكَ عَلَى مَنْ صَلَّى عَلَيْهِ أَهْلُ الْأَرْضِ وَالسَّمَاءِ.
Thirrja.org