Ndoshta nuk do të jetë befasi që ka një dëshirë në rritje për të përmirësuar përvojën e xhamisë në Perëndim. Shumë folës kanë komentuar problemet që lindin nga të jetuarit në mjedisin kompleks, multikulturor, pluralist të xhamisë dhe çfarë thotë ai për të ardhmen e Islamit në Perëndim. A do të mbijetojmë? Nëse po, a do të bëhemi më të fortë me çdo brez të njëpasnjëshëm apo më të dobët? Disa madje kanë dhënë sugjerime, si Nouman Ali Khan, por askush nuk ka paraqitur një zgjidhje të vërtetë të sigurt.
Një metodë që ia vlen t’i hidhet një sy është modifikimi i rregulloreve ose dokumenteve që përcaktojnë rregullimin e veprimtarisë së xhamive, një dokument të cilin shumë mesxhide e kanë të trashëguar, nuk e kanë fare, apo e kanë hartuar dhe ratifikuar në fillimet e veprimtarisë tyre dekada më parë. Ndoshta nuk është parë si një dokument shumë i rëndësishëm në kohën kur u krijua, por në Perëndim siç e dinë kushdo, statuti është themeli i çdo entiteti. Është njëkohësisht simbol dhe standard vlerash dhe përsosmërie. Kjo është edhe më shumë për muslimanët kur bazohet në Kuran, Sunet dhe trashëgiminë e të drejtëve (saalihin).

Komunitetet fetare në Perëndim duhet të veprojnë si organizata komunitare, dhe kjo do të thotë se ato duhet të vendosin standarde dhe të funksionojnë si një komunitet midis pjesës tjetër të shoqërisë. Shumë gjëra mund të ndryshojnë: administrata, menaxhimi, objektet, përbërja etnike dhe kulturore – por statuti gjithmonë do t’i bashkëngjitet atij komuniteti. Ai do të jetë atje edhe 10 vjet nga tani, dhe madje, inshā’Allah, 100 vjet nga tani. Herë pas here statuti do të duhet të përditësohet për arsye të dukshme. Nëse mund ta detyroni menaxhmentin e xhamisë të rishikojë statutin, atëherë kjo është bileta juaj për të bërë ndryshime reale në komunitet inshā’Allah. Dhe kjo është rruga që kam marrë me komunitetin tim. Unë do të diskutoj se si mund të bëni diçka të ngjashme në komunitetin tuaj musliman.

Përmbajtja

 

Vlerësimi i komunitetit tuaj

Kur i afroheni rishkrimit të statutit të xhamisë, duhet të mbani parasysh përvojat tuaja personale me komunitetin. Mendoni për aspektet pozitive dhe ato negative. Konsideroni gjithashtu kritikat që keni dëgjuar nga muslimanët e tjerë, sepse ato shpesh do të japin një pasqyrë të madhe. Por mbani në mend, jo të gjitha kritikat janë të barabarta – disa prej tyre mund të jenë nga një vëlla që ka një ditë të keqe, ose nga një plak i komunitetit që përjeton mallin për vendin e lindjes së tij/saj, etj. Çdo komunitet është i ndryshëm dhe të jemi të drejtë me atë komunitet, nuk mund të imponohen ndryshime bazuar në idetë dhe perceptimet e veta. Përkundrazi, statuti duhet të pasqyrojë nevojat e atyre njerëzve – ajo duhet të pasqyrojë përvojën e tyre aktuale, jo perceptimin tuaj për përvojën e tyre. Për ta arritur këtë, duhet të merrni me kujdes me gjithçka dhe të keni ndërveprim të drejtpërdrejtë me njerëzit. Dëgjojini njerëzit një për një, në vend që të mbështeteni në thashethemet e dorës së dytë ose të tretë. Kjo është thelbësore pasi qëllimi juaj është të shëroheni me një kurë, jo të përhapni skandale.
Përvoja ime ishte unike sepse kujtova përvojat e vetes sime si një i ri, një punonjës i komunitetit dhe vullnetar dhe dikush që kishte parë njerëz që vinin e shkonin. E dija se si ndiheshin të konvertuarit, fëmijët dhe femrat. E dija se sa i paaftë mund të jetë lidershipi i komunitetit musliman – ashpërsia, standardet e ngadalta dhe megjithatë qëllimet e mira të të gjithë të përfshirëve.

Duke iu afruar statutit të Xhamisë

Hapi juaj i parë është të eksploroni tërësisht dokumentin që rregullon veprimtarinë e xhamisë tuaj, qëllimet, objektivat, procedurat, anëtarësimin, votimin, etj. – shumica e dokumentit, të paktën në përvojën time, përqendrohet fatkeqësisht në ruajtjen e pushtetit dhe lë shumë liri veprimi menaxhimit. Shumë pak përgjegjësi janë bërë të qarta dhe ka shumë pak kontrolle dhe balanca të jashtme. Shumë komunitete kanë politika të brendshme dhe statuti është ai që mund t’i kufizojë ose tu jep më tepër liri . Vetë struktura e statutit– ajo në çfarë fokusohet, çfarë thotë dhe më e rëndësishmja ajo që nuk thotë shpesh është ajo që i hap derën luftimeve për pushtet dhe korrupsionit të brendshëm.

Jini të qartë: këtu bëhet fjalë për ndryshime stautore, për të ardhmen e komunitetit, dhe jo për atë që tashmë po bëhet apo për të uruar vetën.

Pengesat në rishkrimin e Statutit të Xhamisë

Vetëm për shkak se disa përgjegjësi janë duke u kryer, nuk i bën ato një karakteristikë të përhershme të xhamisë. Ekzekutivi mund t’i shohë ato si fakultative sikur po i bëjnë një nder komunitetit. Për t’i bërë përgjegjësitë e mira të përhershme, ato duhet të regjistrohen në statut si përgjegjësi që duhet të ngarkohen ose të shkarkohen nga menaxhmenti i xhamisë. Shumica e rregulloreve tashmë janë mjaft fleksibile dhe të hapura, ndaj pse të mos i bëjmë ato sa më të detajuara përsa i përket përgjegjësive?

Njerëzit do të ndiejnë gjithashtu se duhet të krijojnë statutin në imazhin e një kushtetute jomuslimane ose në imazhin e një kushtetute muslimane ose të dyjave, dhe ata do të jenë të pavendosur se cilën rrugë të ndjekin. Kjo është ajo që W.E.B Dubois e quajti, “ndërgjegje e dyfishtë” dhe kjo do të thotë se të dyja trajtohen me gjysmë zemre, gjë që e hollon rëndë efikasitetin e dokumentit. Çfarë do të thotë kjo është se ata nuk janë gati të shkojnë në masën më të plotë të mundshme në përmbushjen e nevojave të komunitetit në dokument pasi mendojnë se duhet të duket si një rregullore jomuslimane.
“Çfarë lloj gjërash vendosin njerëzit në këtë dokument? A është kjo ajo çfarë bëjnë njerëzit e tjerë? A duhet të themi bordi i shuras apo bordi ekzekutiv?” Kjo është një qasje e pakuptimtë, e parëndësishme, sipërfaqësore ndaj dokumenteve rregullative, e cila fokusohet në çështjet jo-esenciale dhe nuk na qon askund. Nëse mentaliteti është, “Le të imitojmë jomuslimanët” sikur të jetë taklid ose se është mënyra më e mirë për ta bërë këtë, atëherë është e gabuar. Ne jemi muslimanë dhe kemi nevoja dhe synime të ndryshme. Dhe nëse ka të bëjë me të qenit i paraqitshëm për jomuslimanët, atëherë pavarësisht se si e rrotulloni, nuk ka gjasa që jomuslimanët të kuptojnë çdo detaj të përvojës sonë. Pavarësisht se në cilën mënyrë e ndani, kjo është një rregullore për Shtëpinë e Allahut dhe ky dokument i përket komunitetit lokal musliman dhe jo kujtdo tjetër – ai duhet të pasqyrojë komunitetin në tërësi, pa asnjë kompleks pasigurie apo inferioriteti të gdhendur në të. Nëse nuk e paraqesim veten, aspiratat tona, përkushtimin tonë ndaj Kuranit dhe Sunetit, në atë rregullore, atëherë ku tjetër mund ta paraqesim atë dhe çfarë thotë kjo për ne? Pra, është e rëndësishme ta bëjmë atë dokument tonin.

Pra, nëse nuk do të përsërisim verbërisht një rregullore jomuslimane, çfarë modeli mund të ndjekim?
Qasja ose paradigma që duhet të sillni është ajo e ndryshimeve të politikave ose politikave publike. Në hartimin e dokumenteve ne duhet të përfshijmë observimet dhe deklarimet e sinqerte që vijnë nga anëtarët e komuniteit, të grumbullojmë rekomandimet dhe komentet që shpjegojnë pse një rrugë e caktuar është rruga më e mirë për ta ndjekur, bazuar në njohuritë dhe fizibilitetin?

Këto lloj qasje pragmatike janë me të vërtetë mjete të fuqishme.

Parimet udhëzuese

  • Krahasoni rregullorën tuaj me rregulloret e komuniteteve të tjera fetare – sinagoga, kisha, famulli, tempuj, etj.
  • Kërkoni kontrolle dhe ekuilibra të jashtëm – p.sh. nga oficerë policie, nga mesxhide të tjera lokale, nga medresetë dhe nga institucione të besueshme islame jashtë shtetit.
  • A ka rol detyrues rregullorja për të nxjerrë rezultate thelbësor që janë të dobishme për komunitetin? Apo lë përshtypjen se është thjesht një sugjerim detyrash?
  • A e mbron një interpretim të caktuar të Islamit dhe a e dëmton kjo komunitetin? Apo është thjesht e papajtueshme për disa dhe në fund të fundit mbetet një çështje preference? A është komuniteti i hapur ndaj interpretimeve të tjera të Islamit? A janë ata përgjithësisht më mendjehapur apo mendjengushtë? Çfarë strategjish mund të provoni në atë mjedis?
  • A është e drejtë të pritet që komuniteti të jetë në gjendje të marrë përgjegjësinë për të gjitha ndryshimet statutore dhe t’i zbatojë ato? Apo është një objektivë shumë e madhe për ta arritur komuniteti?
  • Cilat janë implikimet e disa ndryshimeve statutore brenda dokumentit? Si e bën ndryshimin e një klauzole të nevojshme modifikimin e klauzolave ​​të tjera?
  • Mendoni për aspektet pozitive dhe ato negative – cilat janë pikat e forta dhe të dobëta?
  • A do të rrezikojnë disa ndryshime gjërat e mira që po ndodhin në komunitetin tuaj? A janë disa gjëra thjesht joreale për t’u ndryshuar?
  • Mbani parasysh: gjithçka që po ndryshoni është statuti, jo populli. Pra, sado premtuese të jetë kjo zgjidhje, nuk është fundi i të gjithëve; ende duhet të ketë qëllime të mira në lojë.
  • Kjo duhet t’ju japë një fillim mjaft të mirë. Ndërsa vazhdoni, do t’ju duhet të gjeni zgjidhje.
  • Këtu janë disa zgjidhje që kemi ardhur me to.

Nevojat e Popullit

  • Edukimi, asimilimi dhe mbështetja e muslimanëve të konvertuar në komunitetin mysliman, gjë që është vendimtare për vendosjen e Islamit.
  • Pozicioni ndërmjetësues për zgjidhjen e konflikteve që shpesh mund të ndizen në komunitet.
  • Vizitorët e xhamisë kanë akses në veshje fetare për vizitën e tyre dhe kanë kartat e vizitorëve, në mënyrë që të mos gabohen për muslimanë.
  • Femrat duhet të akomodohen duke përfshirë:
    • Duke iu dhënë kohë dhe hapësirë ​​për ngjarje private vetëm për femra
    • Të kenë akses tek Imami për pyetjet dhe shqetësimet e tyre (“imami i mundësive të barabarta” në krahasim me Imamin vetëm për meshkuj)
    • Të konsultohen dhe anketohen çështjet që rrethojnë pengesën e zonës së faljes së namazit, nëse komuniteti ka një të tillë. Kjo do të thotë t’i jepet hapësirë ​​adekuate për namaz edhe grave, nga ajo pozitë të kenë akses tek folësit gjatë ngjarjeve dhe nëse vendosen pengesa ndarëse, atëherë të jenë pengesa “miqësore” dhe tërheqëse (përdorni bimë shtëpie, ekrane të palosshme ose ndarëse dhomash)

Programet Komunitare

  • Hallkat dhe seminaret që fokusohen në problemet bashkëkohore muslimane si edukimi familjar dhe çështjet e rinisë. Temat kryesore mund të jenë prindërimi, rinia, droga, imigracioni, bagazhi kulturor, racizmi, dallimet e brezave, etj. Shpesh prindërit emigrantë mbeten të pafuqishëm duke mos ditur se si t’i përballojnë këto probleme kur shfaqen në familjet e tyre dhe xhamia duhet të jetë aty për t’i ndihmuar ata. Nëse vazhdojmë t’i neglizhojmë këto çështje të rëndësishme, ne po rrezikojmë të ardhmen e Islamit në Amerikën e Veriut.
  • Dhënia jetë bibliotekave të Xhamisë duke përfshirë një klub librash, të ketë rezervë të librave të rinj, të ketë hapësirë për leximi të Kuranit për pleqtë, etj.

 

Marrëdhëniet me komunitetin

Informimi dhe filantropia si dhurimi i gjakut, ofrimi i lidhjeve me punonjësit socialë, vizita në shtëpitë e të moshuarve, riciklimi i mbeturinave, kuzhinat, etj. Nuk mund të bëni kurrë shumë nga kjo.

Zhvillimi i marrëdhënieve me lidershipin politik, lidershipin etnik dhe udhëheqjen e organizatave të tjera të xhamisë dhe islamit.

Qëndrimi i lidhur me ngjarjet e qytetit – vrapimet kundër kancerit, ngjarjet sportive, maratonat, vullnetarizmi sezonal, etj.

Krijimi i një ndërlidhjeje me bordet e shkollave publike për të përmbushur nevojat e nxënësve muslimanë (namazet, xhumaja, agjërimi, hixhabi) dhe luftimi i islamofobisë.

Shumica e fëmijëve muslimanë ndjekin shkollat ​​publike në krahasim me shkollat ​​islame dhe lihen në kujdes të vetës së tyre.

Duke iu referuar konsulentëve, seminareve, instituteve arsimore, mësuesëve dhe shujukëve.

Lidershipi

Nëse keni arritur të bindni udhëheqjen tuaj të Xhamisë që të rishikojë statutin, ka shumë të ngjarë që kjo ishte për shkak se ata donin të adresonin çështjet e lidershipit, edhe nëse nuk e thanë atë drejtpërdrejt. Disa gjëra që duhet të vendosni në lidhje me çështjet e lidershipit:

Kufizimi i afatit kohor për mbajtjen e detyrës

Instalimi i masave mbrojtëse në lidhje me transparencën dhe llogaridhënien, dhe nëse ka qenë një problem, atëherë patjetër të siguroheni se ka financim dhe trajnim adekuat për programet.
Shumica e mesxhidëve gjithashtu kanë vështirësi me imamët e tyre, për çfarëdo arsye dhe ata shpesh përfundojnë duke u pushuar. Një mënyrë për t’iu qasur këtij problemi është vlerësimi i imamit mbi disa kritere dhe informimi i tij për këtë para kohe. Vlerësoni Imamin në fund të vitit mbi rezultatet që ai ka prodhuar në komunitet. Ose, pyesni Imamin se çfarë synimesh ka për vitin dhe më pas vlerësojeni në bazë të asaj nëse i ka përmbushur ato synime apo jo. Një strategji që komuniteti hebre përdor në kushtetutën e tyre është t’i japë rabinit të tyre një periudhë prove dhe më pas ta vendosë atë si rabin të përhershëm të komunitetit nëse ata miratojnë performancën e tij.

Vlerësoni bordin ekzekutiv të xhamisë sipas kritereve të ngjashme.

 

Vërejtjet përfundimtare

Jini të durueshëm. Ju duhet të jeni të qetë, gjakftohtë, racional dhe të gatshëm të shtyni fort idetë tuaja pa ofenduar të tjerët dhe të jeni të gatshëm për kompromis. Mendoni për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe se si ai e ndërtoi bashkësinë e tij me mendim, durim, kompromis dhe shqetësim për atë që do t’i sjellë dobi të gjithëve. Ai salallahu alejhi ue selem (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e ndërtoi shoqërinë e tij nga zemërimi, xhelozia, koprracia, argumentimi apo hakmarrja. Ai merrte konsultim (shura) me njerëzit për t’i angazhuar ata dhe madje kjo ka një efekt terapeutik. Ai u mësoj durimin, aftësitë drejtuese dhe përgjegjësinë. Dhe në gjithë këtë është një mësim i jashtëzakonshëm.

Pra, cilat janë përvojat tuaja me komunitetin tuaj?

Burimi: Muslimmaters. Solli në gjuhën shqipe: Kohaislame.com