Rezultati i njeriut është i lidhur ngushtë me vlerat e tij. Sa do që të zgjas jeta e njeriut, ajo mbetet e panjohur në histori nëse njeriu gjatë jetës së tij nuk ka vesh petkun e vlerave. Madhështia e çdo njeriu në botë është pengë e vlerave të tij.
Ramazani, në çdo mendje të besimtarit duhet të shndërrohet prej një ceremonie fetare në një shkollë e cila ka për qëllim ndërtimin e vlerave në jetën e njeriut. Ramazani duhet të kuptohet si një shans për arritjen e çdo dëshire që synon besimtari. Ne duhet ta kuptojmë mirë se jemi para një shkollë shpirtërore e cila ndërton vlera dhe mbjell kuptime shumë të mëdha në jetën e njeriut. Kjo shkollë është e aftë që të nxjerrë nxënës të cilët janë të aftë për ndërtimin e vetës së tyre dhe vlerave të tyre me formën të cilën e dëshirojnë njerëzit t mëdhenj.
Ramazani na mëson neve vlerën e qëllimeve dhe synimeve në jetë. Jeta pa qëllime dhe pa synime është jetë pa kuptim. Vendosmërinë e njeriut për të arrit te qëllimet e tij e sheh të çart te agjëruesi. E sheh këtë në fjalën e Pejgamberit: “ Kush agjëron Ramazanin me besim të plotë dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu do ti falen mëkatet e bëra me herët”. “ Kush gjallëron netët e Ramazanin me namaz duke qenë besimtarë dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu do ti falen mëkatet e kaluara”. “ Kush kalon natën e Kadrit me namaz duke qenë besimtarë dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu do ti falen mëkatet e kaluara”. Çdo mysliman i cili ka hyrë në dyert e kësaj shkolle ka këto qëllime, që Allahu ta nxjerr nga Ramazani me mëkate të falura. Qëllim i tij për falje nuk është vetëm një ditë, por kjo vazhdon gjatë tridhjetë ditëve.
Çdo projekt që njeriu ka në jetë, nëse synimi i tij nuk është i çartë, atëherë ky projekt është më afër dështimit se sa realizimit. Çdo njeri duhet ta di se nuk ka mundësi të arrij suksese në jetën e tij nëse nuk ka synime të çarta në jetën e tij. Sa nga projektet njeriu ka filluar me vetën e tij, ose me mesin në të cilin jeton por ende këto projekte nuk kanë përfunduar. Sa nga myslimanët kanë në projekt që t’ia fillojnë namazit, por ende nuk ia kanë filluar. Sa nga myslimanët mendojnë në agjërimin e Ramazanit, por ende nuk ja kanë filluar. Sa nga besimtarët e devotshëm mendojnë të fillojmë me mësimin e leximit të Kuranit, por ende nuk ia kanë filluar. Sa nga njerëzit kanë bërë plane jetësore, ndërsa ato plane ende janë të mbyllura në fletoren e tyre. Sa nga dëshirat dhe planet fluturojnë nëpër mendjet tona dhe janë shpresëdhënëse për jetën tonë, por ende nuk kanë filluar me to?
Erdhi Ramazani, që të na thotë se agjërimi i tij, gjallërimi me namaz, duke qenë besimtar dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu si dhe realizimi i devotshmërisë dhe përsosjes shpirtërore është qëllimi final i kësaj shkolle. Ai i cili dëshiron ta testoj aftësinë e tij për realizimin e qëllimeve të tij la ta testoj vetën me realizimin e qëllimeve të këtij muaji. Ramazani do të mbetet i dobët dhe i ligsht nëse ai nuk ka realizuar qëllimet e tij në jetën tonë.
Vlerën tjetër të cilën na e mëson neve Ramazani është shfrytëzimi i shanseve. Njeriu në jetë ndoshta ka plane dhe projekte për realizimin e tyre, por nuk mund të realizoj ato për shkak se nuk ka ditë ta shfrytëzoj momentin dhe shansin për realizimin e atij projekti. Ngritja e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër varet nga shfrytëzimi i shanseve. Ramazani na mëson neve se si ti shfrytëzojmë shanset dhe momentet e duhura. Shanset që jepen në Ramazan nuk jepen jashtë Ramazanit. Të mirat që i ka muaji i Ramazanit nuk i ka ndonjë muaj tjetër. Përsosmëria shpirtërore, falja e mëkateve, shumëfishimi i shpërblimit, hyrja në xhenet për mes derës Rejjan janë të veçantat e Ramazanit. Këto oferta janë për çdo njërin prej nesh. Nëse ne nuk shfrytëzojmë shansin e Ramazanit nuk mund ti arrijmë këto të mira. Shfrytëzimi i shanseve dhe momenteve të duhura ka nevojë për njerëz të mençur, i cili din ta shfrytëzoj atë moment. Sigurisht ke dëgjuar për një shokë të Pejgamberit që quhej Ukashe, të cilit kur i erdhi shansi, diti të përfitoj prej këtij momenti. I Dërguari i Allahut tregoi se do të hyjnë në xhenet shtatëdhjetë mijë njerëz pa dënim dhe pa dhënë llogari fare. Shokët e Pejgamberit ishin prezent dhe po e dëgjojnë Pejgamberin, por për momentin Ukashes i shkoi në mendje që ta shfrytëzoj këtë shans. U gritë dhe i tha Pejgamberit o i Dërguari i Allahut lute Zotin që unë të jem prej tyre. I tha ti do të jesh prej tyre. U ngritë tjetri dhe po e kërkon një gjë të tillë, i Dërguari i Allahut i tha ta kaloi Ukashe.
Pra, Ramazani na mëson neve që shanset e jetës ti shfrytëzojmë. Nëse je i ri, shfrytëzoje rinin tënde në rrugë të mbarë dhe në punë të mira. Nëse ke kohë të lirë shfrytëzoje kohën e lirë. Nëse ke shëndet shfrytëzoje shëndetin tënd. Të gjitha këto janë shanse që nuk qëndrojnë vazhdimisht te ti. Shkolla në të cilën ti ke hyr, e që e ka emrin shkolla e Ramazanit ta mëson këtë.
Ramazani në shpirtrat tonë ndërton vlerën e kohës dhe na vërteton se koha është gjëja që më së shumti njeriu duhet të kujdeset në jetën e tij. Minutat e kohës janë më të vlefshëm se sa ne mendojmë. Dhe kjo vërehet shumë qartë në kohën e Ramazanit. Nëse njeriu për disa minuta bënë iftar para se me hi koha e iftarit, agjërimi ditës së tij do të jetë i pavlefshëm. Po ashtu edhe gjatë syfyrit, nëse është koha për ta lënë syfyrin, dëgjon ezanin e sabahut dhe ti ende hanë ushqim, apo pinë ujë, atëherë ajo ditë nuk llogaritet se ti ke agjëruar. Tërë ky precizitet ka për qëllim që të ndërtoj te besimtari vlerën e kohës dhe që kjo të jetë cilësi e besimtarit edhe në fushat tjera të jetës. Jo vetëm Ramazani, por edhe adhurimet dhe obligimet tjera i mësojnë njeriut këtë vlerë, pasi që çdo obligim është në kohën e caktuar. Allahu thotë: namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar. ( Nis’ 103). Po ashtu Allahu thotë për obligimin e haxhit: Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. ( Bekare 197).
Historia shënon dhe mban mend njerëzit e ngritur, shkencëtarët e ndryshëm. Ata arritën vetëm duke shfrytëzuar kohën e tyre. Ndërsa Ramazani është momenti i mirë që njeriu ta fitoj këtë vlerë.
Këto tri vlera ndërtojnë të ardhmen dhe historinë e njeriut, ndryshojnë jetën e tij, realizojnë qëllimet e jetës së tij.
Ramazani i ndërton këto vlera te besimtari. Andaj, çdo besimtar, çdo agjërues duhet të hap faqet e zemrës së tij që ti shënoj këto vlera të cilat i synon Ramazani.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati