Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”
(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…
Qëndrimi i “parisë” kundrejt thirrjes në fe të All-llahut (ll)
Vazhdojmë në këtë hutbeë me sqarimet tjera lidher me këtë titull
Kategoritë e njerëzve kundrejt thirrjes:
Nëse i analizon lajmet e pejgamberëve dhe thirrjen e tyre, nëse studion historinë e lëvizjeve për përmirësimin e njerëzve do të vëresh se njerëzit kundrejt thirrjes kanë njërin prej tre qendrimeve:
a) Ata që All-llahu, subhanehu ve teala, ua ka pastruar shpirtin nga mendjemadhësia dhe mburrja, ua ka hapur zemrën për udhëzim dhe mirësi, kanë kuptuar atë që u ka ardhur nga All-llahu dhe Pejgamberi, e kanë parë rrugën para tyre, i kanë besuar të vërtetës dhe për te kanë jetuar, kanë flijuar për të çdo gjë, sepse e vërteta ua sundon shpirtin, andaj ata vetëm për të vërtetën veprojnë dhe për te jetojnë.
Ky besim është drita që ua ndriçon atyreve rrugën në jetë dhe ecin në te të qetë dhe të sigurtë:
(الَذِينَ آمَنُوا ولَمْ يَلْبِسُوا إيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُوْلَئِكَ لَهُمُ الأَمْنُ وهُم مُّهْتَدُونَ) [الأنعام: 82].
“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (El-Enam: 82).
Këta njerëz i ka marë nën kujdesin e Tij All-llahu, ua ka treguar rrugën dhe i ka nxjerur nga erësirat e mosbesimit në dritën e besimit:
(اللَّهُ ولِيُّ الَذِينَ آمَنُوا يُخْرِجُهُم مِّنَ الظُّلُمَاتِ إلَى النُّورِ) [البقرة: 257].
“All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”. (El-Bekare: 257).
Pas këtij përkujdesi dhe interesimi të All-llahut për këta njerëz nuk duhet të habitemi nëse i shohim se janë nga të parët që nxitojnë drejt besimit të asaj që e thonë pejgamberët dhe tu dalin në ndihmë. Këta janë të afruarit te All-llahu, nga dhuntia dhe begatia e All-llahut:
(والسَّابِقُونَ السَّابِقُونَ * أُوْلَئِكَ المُقَرَّبُونَ * فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ) [الواقعة: 10-12].
“Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti). Janë në xhennetet e begatshme”. (El-Vakia: 10- 12).
All-llahu, xhel-le shanuhu, ka aluduar në qëndrimin e këtyreve që u besojnë pejgamberëve dhe janë të parët në këtë drejtim, duke treguar për ata që i kanë besuar Salihut, alejhisselam:
(قَالَ الملأ الَذِينَ اسْتَكْبَرُوا مِن قَوْمِهِ لِلَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِمَنْ آمَنَ مِنْهُمْ أَتَعْلَمُونَ أَنَّ صَالِحاً مُّرْسَلٌ مِّن رَّبِّهِ قَالُوا إنَّا بِمَا أُرْسِلَ بِهِ مُؤْمِنُونَ) [الأعراف: 75].
“Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?”. Ata thanë: “Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar”. (El-A’raf: 75).
Tregon All-llahu, azze ve xhel-le, për Lutin, alejhisselam, i cili i besoi babës së pejgamberëve, Ibrahimit, alejhisselam, duke thënë:
(فَآمَنَ لَهُ لُوطٌ وقَالَ إنِّي مُهَاجِرٌ إلَى رَبِّي إنَّهُ هُوَ العَزِيزُ الحَكِيمُ) [العنكبوت: 26].
“Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: “Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti”. (El-Ankebut: 26).
Tregon All-llahu, tebareke ve teala, për havarijunët që i besuan Isaut, alejhisselam, dhe që së bashku me te iu dorëzuan All-llahut, subhanehu ve teala:
(وإذْ أَوْحَيْتُ إلَى الحَوَارِيِّينَ أَنْ آمِنُوا بِي وبِرَسُولِي قَالُوا آمَنَّا واشْهَدْ بِأَنَّنَا مُسْلِمُونَ) [المائدة: 111]
“Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): “Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!” E ata thanë: “Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë”. (El-Maide: 111).
(كَمَا قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ لِلْحَوَارِيِّينَ مَنْ أَنصَارِي إلَى اللَّهِ قَالَ الحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ اللَّهِ فَآمَنَت طَّائِفَةٌ مِنْ بَنِي إسْرَائِيلَ وكَفَرَت طَّائِفَةٌ) [الصف: 14]
“O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijjunët i thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes”. (Es-Saff: 14).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka lavdëruar qëndrimin e të parëve që i janë përgjigjur thirrjes së tij dhe që kanë nxituar ti besojnë, andaj ka thënë për Ebu Bekrin, radijall-llahu anhu:
(يا أيها الناس إن الله بعثني إليكم، فقلتم: كذبت، وقال أبو بكر: صدقت، وواساني بنفسه وماله، فهل أنتم تاركوا لي صاحبي).
“O ju njerëz, më dërgoi All-llahu te ju, e ju thatë: ke gënjyer, kurse Ebu Bekri tha: të vërtetën e flet dhe më ndihmoi me veten dhe pasurinë e tij, val;lë a do të ma lini mua shokun tim”. (Buhariu).
Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
(أنا سابق العرب، وسلمان سابق فارس، وصهيب سابق الروم، وبلال سابق الحبش “.
“Unë jam i pari i arabëve, Selmani është i pari i persianëve, Suhejbi është i pari i romakëve, kurse Bilali është i pari i etiopiasve”. (Hasen, Ahmedi në “Fadailus-Sahabe” dhe Taberaniu).
b) Ata që e kanë të mbushur shpirtin me mendjemadhësi dhe mburrje, janë mësuar në refuzim të fakteve dhe të sundojnë tokën pa meritë.
Këtyre njerëzve u ka vdekur ndërgjegjia, u është ngurtësuar zemra, u është bërë sikur guri ose më e fortë, u është mbushur me mosbesim dhe inati, andaj me inat të madh e refuzojnë thirrjen e pejgamberëve dhe lajmëtarëve, alejhimusselam, i luftojnë me çdo mjet të mundshëm që ua kujton mendja e tyre djallëzore. Këto shpirta nuk mund të dëgjojnë fjalën e vërtetë, nuk do ti lejojnë vetes që tu depërtojë kjo fjalë deri te veshi i tyre.
Shembulli më i qartë për këtë kategori njerëzish është populli i Nuhit, alejhisselam:
(وإنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ واسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وأَصَرُّوا واسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَاراً) [نوح: 7].
“Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t’u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë”. (Nuh: 7).
Madje ata edhe tjerët i largojnë nga thirrja dhe nga e vërteta që mos të kënaqen me atë të vërtetë:
(وقَالَ الَذِينَ كَفَرُوا لا تَسْمَعُوا لِهَذَا القُرْآنِ والْغَوْا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَغْلِبُونَ) [فصلت: 26].
“Ata që nuk besuan thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”. (Fussilet: 26).
Ata në këtë drejtim edhe bëjnë komplote, kurthe dhe lajka:
(ومَكَرُوا مَكْراً كُبَّاراً * وقَالُوا لا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ ولا تَذَرُنَّ وداً ولا سُوَاعاً ولا يَغُوثَ ويَعُوقَ ونَسْراً) [نوح: 22 – 23]
“Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n”. (Nuh: 22- 23).
(إنَّهُمْ يَكِيدُونَ كَيْداً * وأَكِيدُ كَيْداً) [الطارق: 15-16].
“Ata vërtet bëjnë kurtha. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!”. (Et-Tarik: 15- 16).
Këta janë ajo “pari” që i kundërvihen thirrjes së pejgamberëve, alejhimusselam, duke i refuzuar dhe përgënjeshtruar, duke u shpallur luftë të egër dhe me mjete të llojllojshme, këta dhe masa e gjërë që i pasonte ata:
(يُرِيدُونَ لِيُطْفِئُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ واللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ ولَوْ كَرِهَ الكَافِرُونَ) [الصف: 8].
“Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët”. (Es-Saff: 8).
c) Ata që nuk kanë patur besimin e kategorisë së parë, moralin e tyre të lartë dhe shpirtin e tyre të mirë, po as guximin e kategorisë së dytë, të cilët i përgënjeshtruan thirrjet, mirëpo janë edhe më të këqinjë se ata, sepse participojnë me ta në shpirtligësi, natyrë të prishur dhe komplot kundër pejgamberëve, mirëpo janë frikacak, të ligësht dhe të dobët dhe nuk kanë fuqi të publikojnë se janë armiq të përbetuar.
Ata nuk mund të shfaqen para besimtarëve me këtë manifestim, porse besimi i tyre i dobët dhe mungesa e guximit i shtyn ata që të fshehin qëndrimet e tyre dhe të bëjnë diplomaci. Ata në këtë formë gjinden mes mikut dhe armikut, mes ndihmëtarit dhe kundërshtarit, kur shohin besimtarët e shfaqin para tyre besimin, kurse kur takohen me mosbesimtarët u thonë atyreve: ne jemi me ju. (shiko: Davetur-Rusli ilall-llah”, fq. 25).
Këta janë ata munafikët, për të cilët All-llahu, xhel-le shanuhu, ka thënë:
(وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ * يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إلاَّ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ * فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ فَزَادَهُمُ اللَّهُ مَرَضاً وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُوا يَكْذِبُونَ * وَإذَا قِيلَ لَهُمْ لا تُفْسِدُوا فِي الأَرْضِ قَالُوا إنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ * أَلا إنَّهُمْ هُمُ المُفْسِدُونَ وَلَكِن لاَّ يَشْعُرُونَ * وَإذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُوا كَمَا آمَنَ النَّاسُ قَالُوا أَنُؤْمِنُ كَمَا آمَنَ السُّفَهَاءُ أَلا إنَّهُمْ هُمُ السُّفَهَاءُ وَلَكِن لاَّ يَعْلَمُونَ * وَإذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإذَا خَلَوْا إلَى شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إنَّا مَعَكُمْ إنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ * اللَّهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ وَيَمُدُّهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ * أُولَئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الضَّلالَةَ بِالْهُدَى فَمَا رَبِحَت تِّجَارَتُهُمْ وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ) [البقرة: 8 – 16]
“Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm. E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: “A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?” Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë. E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne kemi besuar!” Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)”. All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre. Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre)”. (El-Bekare: 8- 16).
Kategoria e dytë e njerëzve janë dy grupe:
1- Zotërinjtë, aristokracia dhe paria e popullit.
2- Pasuesit dhe të ligështit që e pasojnë parine mendjemadhe.
Të dy grupet i përgënjeshtrojnë pejgamberët, e pengojnë dhe refuzojnë thirrjen, mirëpo ata që e marin inicijativën, e bartin flamurin e përgënjeshtrimin dhe refuzimit dhe kërkojnë prej njerëzve që ti përkrahin në këtë drejtim janë arsitokracia dhe paria.
Kurse pasuesit dhe të ligështit ata pasojnë dhe nënshtrohen, i brohorisin emrat e parisë, u duartrokasin dhe u bëjnë amin fjalëve të tyre, i respektojnë në urdhërat e tyre, u besojnë lajmëve dhe shpifjeve të tyre, u besojnë trillimeve dhe falsifikimeve të tyre, ata janë mësuar në përulje dhe nënshtrim, nuk guxojnë të ngrisin kokën lart, sepse janë mësuar që të jetojnë në ultësira, të jenë skllevër dhe të përulur dhe kanë urejtur lirinë.
Mirëpo edhe nëse zgjat koha ata do ta kuptojnë realitetin, do ta mësojnë rrugën, do të ndjejnë se janë të zhytur në skllevëri të ultë nga e cila duhet të ngriten që të bëhen robër të All-llahut Një. Ky adhurim ndaj All-llahut, Një krijon në shpirtin e njeriut krenari dhe lavdi, ata atëherë çlirohen përsëri, madje lindin përsëri, e hetojnë njerzishmërinë përsëri, sepse thirrja islame e çliron njeriun nga çdo adhurim të tjetërkujt përpos All-llahut, duke i shndërruar ata në robër vetëm të All-llahut Një.
Ata në këtë mënyrë ngriten mbi atë pari dhe ata taguta, tallen me tiraninë, kënaqsitë e tyre materiale, pushtetin dhe kërcënimet e tyre. (Shiko atë që ka shkruar Shejhul-Islam, Ibën Tejmiu, rreth këtij kuptimit në librin e tij “El-Ubudije”).
Një qëndrim interesant ishte rasti mes Faraonit dhe parisë së tij tek zemrat e të cilëve depërtoi besimi dhe u dha formë të re, pasiqë panë agumentet nga Zoti i tyre, kurse mu ata pak më parë kërkonin nga Faraoni, me çdo përulje dhe lakmi, që tu jep pagë dhe pasuri nëse ngadhnjejnë ndaj Musait dhe Harunit, alejhimesselam. Faraoni u premtoi atyreve këto gjëra dhe mburrej me këtë gjë, u premtoi edhe afërsi të madhe tek ai, duke i bërë nga këshilltarët, obori dhe njerëzit e afërt të tij.
Po të kishte patur në atë kohë radio, televizor, gazeta dhe revista, sikurse kanë zullumqarët e kësaj kohe, do të ishin të parët që dalin në ekranet televizive afër Faraonit dhe Hamanit. Radioja do të kishte caktuar orë të tëra për të emituar programe për ta dhe duke emituar fjalë të stolisura për ta, gazetat dhe revistat do të ishin përplot me fotgrafitë e tyre, gazetarët do të bënin gara për të bërë intervista me ata “heronjë”, të cilët u bënë shtylla e shtetit dhe kanë vlerë të madhe për përforcimin e pushtetit të Faraonit !
Mirëpo tërë kjo nuk ndodhi, sepse Vullneti i All-llahut dhe Caktimi i Tij dëshiroi tjetër gjë, e ndryshoi tërësisht këtë fotografi, u ndryshuan shpirtërat, ndryshoi qëndrimi dhe ndodhi ajo që nuk e kishte llogaritur askush, kurse fjalët e besimtarëve, pasiqë besuan, u lëshuan si vetëtimë mbi kokën e Faraonit.
All-llahu, xhel-le shanuhu, e tregoi këtë rast në Librin e Tij Fisnik, duke thënë:
(وجَاءَ السَّحَرَةُ فِرْعَوْنَ قَالُوا إنَّ لَنَا لأَجْراً إن كُنَّا نَحْنُ الغَالِبِينَ * قَالَ نَعَمْ وإنَّكُمْ لَمِنَ المُقَرَّبِينَ * قَالُوا يَا مُوسَى إمَّا أَن تُلْقِيَ وإمَّا أَن نَّكُونَ نَحْنُ المُلْقِينَ * قَالَ أَلْقُوا فَلَمَّا أَلْقَوْا سَحَرُوا أَعْيُنَ النَّاسِ واسْتَرْهَبُوهُمْ وجَاءُوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ * وأَوْحَيْنَا إلَى مُوسَى أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ فَإذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ * فَوَقَعَ الحَقُّ وبَطَلَ مَا كَانُوا يَعْمَلُون * فَغُلِبُوا هُنَالِكَ وانقَلَبُوا صَاغِرِينَ * وأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ * قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ العَالَمِينَ * رَبِّ مُوسَى وهَارُونَ * قَالَ فِرْعَوْنُ آمَنتُم بِهِ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ إنَّ هَذَا لَمَكْرٌ مَّكَرْتُمُوهُ فِي المَدِينَةِ لِتُخْرِجُوا مِنْهَا أَهْلَهَا فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ * لأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلافٍ ثُمَّ لأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ * قَالُوا إنَّا إلَى رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ * ومَا تَنقِمُ مِنَّا إلاَّ أَنْ آمَنَّا بِآيَاتِ رَبِّنَا لَمَّا جَاءَتْنَا رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْراً وتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ) [الأعراف: 113 -126]
“Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: ” Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues!” Ai (faraoni) tha: “Po, dhe ju do të jeni prej të afërmve të mi”. Ata (magjistarët) thanë: “O Musa, (zgjidh) ose do të hedhish ti, ose ne po hedhim?” Ai (Musai) tha: “Hidhni ju”! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): “Hidhe shkopin tënd!” Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde. Dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe të Harunit!” E faraoni tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoj unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t’i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t’ju gjejë). Kam për t’ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t’ju gozhdoj. Ata (që besuan) thanë: “S’ka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti ynë”. Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ato. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!”. (El-Araf: 113- 126).
(قَالُوا لَن نُّؤْثِرَكَ عَلَى مَا جَاءَنَا مِنَ البَيِّنَاتِ والَّذِي فَطَرَنَا فَاقْضِ مَا أَنتَ قَاضٍ إنَّمَا تَقْضِي هَذِهِ الحَيَاةَ الدُّنْيَا * إنَّا آمَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغْفِرَ لَنَا خَطَايَانَا ومَا أَكْرَهْتَنَا عَلَيْهِ مِنَ السِّحْرِ واللَّهُ خَيْرٌ وأَبْقَى * إنَّهُ مَن يَأْتِ رَبَّهُ مُجْرِماً فَإنَّ لَهُ جَهَنَّمَ لا يَمُوتُ فِيهَا ولا يَحْيَى * ومَن يَأْتِهِ مُؤْمِناً قَدْ عَمِلَ الصَّالِحَاتِ فَأُوْلَئِكَ لَهُمُ الدَّرَجَاتُ العُلَى) [طه: 72 -75].
“Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!” Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)! Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta”. ((Taha: 72- 75).
E këtillë është gjendja e masës së gjërë, pasuesve dhe njerëzve të ligësht
Mirëpo cila është gjendja e parisë?
Në këtë pikë duhet të ndalemi duke analizuar me një analizë të qetë dhe të plotë, ti referohemi Librit të All-llahut dhe Sunnetit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, jetëpërshkrtimit të tij, jetëpërshkrimit të pejgamberëve të mëhershëm që të na sqarohen veçoritë e personalitetit të tyre (parisë) të cilët shumë herë i përmend Kur’ani, i sqaron qëndrimet e tyre, mjetet e llojllojshme me të cilat e luftojnë fjalën e vërtetë dhe thirrjen e qiellit shekuj me rradhë, që më pastaj ti kthehemi realitetit tonë dhe të shohim se mos vallë qëndrimet e asaj parie ka qenë një rrëshqitje kalimtare apo është një ligj hyjnor dhe metodë statike kundrejt thirrjeve të vërteta?
Për këtë, veprimtarët në fushën e daves asnjëher nuk duhet të hartojnë se “paria” është “pari” në çdo kohë, në çdo vend dhe para çdo thirrje Ata e marrin të njejtin qëndrim çdo herë.
Othman Xhumua Damirije
Përktheu: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
16.12.2005