Qëndrimi i “parisë” kundrejt thirrjes në fe të All-llahut
Kur vendosi All-llahu, xhel-le shanuhu, që ta bëjë njeriun mëkëmbës në ruzullin tokësor dhe e zbriti Ademin, alejhisselam, ne te, i dha çdo gjë për të cilën kishte nevojë për ndërtimin e ruzullit tokësor dhe për të bartur detyrat, për të cilat e ka krijuar All-llahu, xhel-le shanuhu, i përcaktoi metodë jete që i sjell lumturi të plotë, që të jetë i drejtë.
” Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës “. (El-Hadid: 25).
Në këtë mënyrë All-llahu, xhel-le shanuhu, i vizatoi njeriut rrugën e udhëzimit.
All-llahu, azze ve xhel-le, njeriun e ka krijuar në formën më të përsosur, e ka thënë:
“Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur”. (Et-Tin: 4).
E ka krijuar në tevhid dhe islam dhe për këtë i ka marrë besëlidhjen:
” feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, …”. (Er-Rum: 30).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Secila foshnje lindet në natyrë të pastër islame, kurse prindërit e bëjnë të çifut, të krishter apo zjarputist, ashtu sikur që kafsha e plotë e lind kafshën e plotë dhe pa mangësi. Pastaj Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, lexoi ajetin:
” feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë”. (Er-Rum: 30). (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu, tebareke ve teala, i inspiroi që të pasojë rrugën e mirësisë dhe ia tregoi rrugën e të keqes që të largohet prej saj:
“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. (Esh-Shems: 7- 10).
Për këtë, All-llahu, azze ve xhel-le, ka bërë brenda tij element me të cilin e dallon të mirën nga e keqeja, veprat e sakta dhe nga ato të kota dhe i cili e udhëzon njeriun drejt rrugës së drejtë në mendimet dhe veprat.
Mirëpo pasiqë vetëm udhëzimi i natyrës nuk mjafton, pasiqë tek njeriu ndikojnë edhe shumë forca ideologjike të jashtme dhe e stimulojnë kah veprimi i të keqes dhe mëkatit, e stolis ate dhe e tërhjek drejt saj, andaj njeriu nuk mundet vetvetiu të bëjë dallim mes rrugës së drejtë dhe rrugëve të shtrembëta dhe të llojllojshme, për këtë All-llahu, subhanehu ve teala, nga mëshira që kishte ndaj njerut ia plotësoi këtë mangësi nga jasht duke u dërguar pejgamberë që ta ndihmojnë udhëzuesin e tij të brendshëm me dritën e dijes dhe njohjes dhe që tu sqarojnë me argumente të qarta këtë inspirim hyjnor të brendshëm, drita e së cilës është e zbehtë në mesin e eerësirës së injorancës dhe sulmeve të forcave devijuese që gjinden brenda njeriut dhe jashta tij. (shiko: “Sherhu Akidetut-Tahavije”, 4- 13).
Nga mëshira e All-llahut ndaj robërve të Vet është edhe fakti që Ai nuk i llogarit ata në bazë të natyrës së përgjithshme, por i llogarit pas dërgimit të Pejgamberëve:
“Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut”. (En-Nisa: 165).
” E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin”. (El-Isra: 15).
Me këtë u asgjësohet arsyetimi i atyreve që dëshirojnë të arsyetohen për idhujtarinë e tyre ose për moszbatimin e fesë së All-llahut:
“Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur”. Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?” Po, kështu ua sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuara në të vërtetën”. (El-Araf: 172- 174).
Pishtarët e thirrjes në fe të All-llahut
All-llahu, xhel-le shanuhu, u dërgoi pejgamber vazhdimisht njerëzimit që ti thërrasin në fe të All-llahut dhe ti fusin në rrugë të drejtë:
“Ne më pas i dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo çdoherë që një populli i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njërin pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!”. (El-Muminun: 44).
Të gjith ishin angazhuar për t’i thurru njerëzit në fe të All-llahut dhe të gjith ata e kishin bartur flamurin e tevhidit:
” O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. “. (El-A’raf: 59; 65; 73; 85).
All-llahu, xhel-le shanuhu, e bëri këtë rregull të përgjithshëm te të gjith pejgamberët, duke thënë:
“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”. (El-Enbija: 25).
“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!”. (En-Nahl: 36).
Natyra e thirrjes së pejgamberëve dhe gjurmët e tyre
Thirrja që e sollën pejgambërët e All-llahut, është thirrje në tevhid dhe adhurim të sinqertë ndaj All-llahut me të gjitha llojet e tija, refuzim i kufrit dhe shirkut dhe ithtarëve të vet, refuzim të idhujve dhe tagutëve, pa marë parasysh formën, ngjyrën dhe llojet e tyre, thirrje për ty shkyer maskat e shpifura pas të cilave fshihen ata që u vërsueln kokave dhe pasurive të njerëzve, duke supozuar se ata kanë të drejtë dominimi mbi ta dhe se kanë të drejtë ligjëvënie, respekti dhe pasimi.
Ky besim dhe kjo akide se All-llahu është Një, i cili duhet të adhurohet dhe të respektohet, se Atij i takon urdhëri dhe ndalesa, sepse vetëm Ai është Krijuesi:
” vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. “. (Jusuf: 40).
” Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi “. (El-Araf: 54).
Dhe se çdo gjë përpos Tij, hyjnite e kota, ato me të cilat i lidhin shpresat njerëzit dhe atyreve u qëndrojnë me adhurim, janët gjëra të kota dhe të shpifura, kurse All-llahu është Mbreti, i cili vepron dhe dominon mbi çdo gjë:
“Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. ?do e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”! (Ali Imran: 26).
Vetëm Ai është i Gjithmundshëm, Furnizues, Ngjallës dhe Vdekës, përcaktues i exheleve, tek Ai është kthimi dhe fundi dhe se çdo gje përpos Tij, atyre gjërave që u luten njerëzit dhe që u frikohen në tokë përpos All-llahut, janë shpifje, devijim dhe kotësirë.
“Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje”. (Es-Sebee: 22).
Ky besim i qartë dhe i shkëlqyeshëm e zbulon realitetin, e largon mbulesën nga sytë, i largon maskat pas të cilave fshihen zullumqarët, ua shemb besimet e tyre, ua dridh fronin e tyre, ua zbulon shpifjet e tyre, ska dyshim se është rezik që u kërcënohet pushtetit të tyre, ua prish rehatinë dhe sigurinë e tyre, ua përmbys gjendjen që e kanë njohur, adetet dhe zakonet që i kanë trashëguar nga prindërit dhe gjyshërit e tyre brez pas brezi, ua mer pushtetin me të cilin i dominojnë njerëzit, e i nënçmojnë dhe i përulin, ua grabitin pasurinë dhe mallin e tyre, ua han pa të drejtë, me mëkat dhe armiqësi.
Ky besim mbarë njerëzit i bën të barabartë para All-llahut, subhanehu ve teala, dhe nuk dallohen me soj ose me pozita, .
Ata nuk dallohen me asgjë tjetër përpos se me besim dhe devotshmëri, me kontribut dhe vepra, sepse të gjith janë të krijuar prej një origjine dhe e adhurojnë Një Zot:
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju”. (En-Nisa: 1).
“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (El-Huxhurat: 13).
Shembuj nga historia
Këto domethënia i ka shprehur Rebi ibën Amiri, Hudhejfe ibën Muhsini dhe Mugire ibën Shube, radijall-llahu anhum, para Rustumit, komandantit të persianëve dhe u shfaq ndikimi i këtij besimi në zemrat e tyre.
Rustumi i tha Rebi ibën Amirit: çka ju solli?
Tha: na ka sjellur All-llahu. Na solli All-llahu që të nxjerim atë që do nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e All-llahut, nga ngushtica e dynjasë në gjërësinë e saj dhe nga padrejtësia e feve në drejtësinë e Islamit. Na ka dërguar me fenë e Tij te krijesat e Tij që t’i thërrasim, ai që e pranon këtë prej nesh edhe ne e pranojmë ate dhe largohemi prej tij dhe ia lëm tokën atij, kurse ai që refuzon luftojmë kundër tij deris të arrimë te premtimi i All-llahut.
Tha: cili është premtimi i All-llahut?
Rebiu tha: xhenneti për atë që vdes në luftë kundër atij që refuzon dhe fitoreja për ate që mbetet gjallë.
Pas kësaj bisede Rustumi e pyeti: a je ti zotëriu i këtij populli?
Tha: jo, mirëpo muslimanët janë sikur një trup, kujdeset i vogli për të madhin.
Të nesërmen dërguan Hudhejfe ibën Muhsinin, radijall-llahu anhu, dhe kur u afrua te qilimi i Rusutumit, i tha:
Çka ju solli juve këtu?
Tha: All-llahu na dha begatinë e fesë së tij dhe na i tregoi argumentet e Tij derisa e njohëm, kurse më herët e mohonim, pastaj na urdhëroi që ti thërrasim njerëzit një njërën prej tre gjërave, cilëndo që e pranojnë ne ua pranojmë: nëse e pranoni Islamin, largohemi prej jush, pagesën e xhizjes dhe pastaj ju mbrojmë ose luftën
Të nesërmën Rustumi kërkoi një njeri prej muslimanëve, kurse ata ia dërguan Mugire ibën Shuben. Kur erdhi Mugireja te ata i gjeti të stolisur me llojlloj stoli. Kur arriti Mugireja u ul në vendin e Rustumit, ata iu vërsuëln përnjëher dhe e larguan nga vendi i tij, pastaj ky u tha: na vinin lajme si ëndëra për ju, mirëpo nuk gjej njerëz më mendjelehtë se ju! Ne arabët jemi të barabartë, askush nuk e sklavërojmë njëri tjetrin, përpos nëse e lufton shokun e vet. Kemi menduar se jeni solidar mes jush sikur ne që jemi mes nesh, më mirë se kjo që vepruar do të ishte të më kishit treguar se jeni zotëri të njëri tjetrit dhe se kjo vepër nuk lejohet te ju e mos ta kisha bërë. Unë nuk ju kam ardhur nga dëshira por më keni thirrur. Sot e kam kuptuar se ju do të përfundoni dhe do të dështoni, sepse mbretëria nuk udhëhiqet në këtë formë dhe me këto mendje.
Masa e gjërë thanë: të vërtetën e thot ky beduin. Kurse paria thanë: e hedhi një fjalë që akoma nxjerin gjëra prej tyre robërit tanë, All-llahu e vraftë të parin tanë, i cili ishte shumë ahmak që e nënçmoi çeshtjen e këtij umeti.
Pastaj foli Mugire, e falënderoi All-llahun dhe e lavdëroi Ate dhe iu përgjigj Rustumit me fjalët e mëhershme “. (Shiko: “Tarih Taberi”, 3/ 520- 525 dhe “El-Bidaje ven-Nihaje”, 7/ 39- 40).
Këto fjalë të Rebi ibën Amirit dhe vëllezërve të vet, radijall-llahu anhum, kishin jehonë të madhe në thirrje në fe të All-llahut, ia ndriçonin rrugën njerëzve, ua hapnin mendjen dhe zemrën, andaj nuk është për tu habitur ndikim që ka lënë te masa e gjërë dhe te ata që ishin përreth Rustumit dhe tia kenë frikë paria persiane.
(vazhdon )
Othman Xhumua Damirije
Përktheu: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
9.12.2005