Vëllezër muslimanë!
Që të jemi sa më të vetëdijshëm ndaj asaj që po ndodh e që ta shikojmë të vërtetën ashtu siç është në përmasat e saj, po përmendim disa rregulla që duhet ti kemi parasysh në këto momente në ngjarjet e Gazës:
Së pari: Lufta ndërmjet të vërtetës dhe të pavërtetës do të jetë e përhershme, sepse ajo bëhet për hirë të besimit. Thotë Allahu i Madhëruar:
{وَلَا يَزَالُونَ يُقَـٰتِلُونَكُمْ حَتَّىٰ يَرُدُّوكُمْ عَن دِينِكُمْ إِنِ ٱسْتَطَـٰعُوا۟}
“Dhe ata do të vazhdojnë t’ju luftojnë derisa t’ju largojnë nga feja juaj nëse do të munden.” [El-Bekare: 217].
Kështuqë konflikti në Palestinë është në bazë të besimit, kushdo e pranon dhe kushdo e refuzon, çdo analize tjetër që e perjashton aspektin e besimit dhe e anashkalon apo margjinalizon rëndësinë e tij ajo është një analizë e pavlerë.
Është gabim i rëndë për ne si musliman që ta shikojmë konfliktin dhe faktorët që ndikojnë në ngjarjet në Palestinë përtej parimeve të besimit tonë dhe dispozitave të Sheriatit.
Një nga fatkeqësitë më të mëdha mbi çështjen e Palestinës është heqja e saj nga sfera e saj islame në sferën arabe dhe nacionaliste.
Së dyti: Fitorja nuk do të arrihet nëse nuk i realizojmë shkaqet e saj, ky është ligji i Allahut. Një nga shkaqet më të mëdha të fitores është siç thotë Allahu i Madhëruar:
{يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِن تَنصُرُوا۟ ٱللَّهَ يَنصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ}
“O ju që keni besuar! Nëse e ndihmoni (fenë) Allahun, Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’jua forcojë këmbët.” [Muhamed: 7].
Çështja e fitores është e kushtëzuar me kushtet e saj, ajo nuk realizohet nëse nuk realizohen kushtet. Pra, realizoni shkaqet e fitores – ndihma e fesë së Allahut- dhe fitorja do të arrihet.
Së treti: Prej ligjeve universale të Allahut është se Allahu i sprovon robërit e Tij për t’i pastruar, për ti ngritur gradat e tyre dhe për të dalluar të keqen nga e mira, para se Ai ti mëkëmbë ata, siç thotë Allahu i Madhëruar:
{أَحَسِبَ ٱلنَّاسُ أَن يُتْرَكُوٓا۟ أَن يَقُولُوٓا۟ ءَامَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ}
“A vërtetë njerëzit mendojnë se do të lihen të thonë: “Ne besuam”, dhe ata nuk do të sprovohen?.” [Ankebutë: 2].
Thotë Allahu i Madhëruar:
{أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُوا۟ ٱلْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُم مَّثَلُ ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلِكُم ۖ مَّسَّتْهُمُ ٱلْبَأْسَآءُ وَٱلضَّرَّآءُ وَزُلْزِلُوا۟ حَتَّىٰ يَقُولَ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ مَتَىٰ نَصْرُ ٱللَّهِ ۗ أَلَآ إِنَّ نَصْرَ ٱللَّهِ قَرِيبٌ}
“A mendoni se do të hyni në Xhenet pa u provuar si ata që ishin para jush! Ata u sprovuan nga vuajtje e fatkeqësi dhe ishin kaq të tronditur sa edhe i Dërguari, e bashkë me ta edhe besimtarët, thanë: “Kur do të na vijë ndihma e Allahut?” Po. Vërtet, ndihma e Allahut është afër.” [El-Bekare: 214].
Thotë Allahu i Madhëruar:
أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُوا۟ ٱلْجَنَّةَ وَلَمَّا يَعْلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَـٰهَدُوا۟ مِنكُمْ وَيَعْلَمَ ٱلصَّـٰبِرِينَ
“A mos mendoni se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e Tij) dhe pa i nxjerrë në pah të durueshmit.” [Al Imran: 142].
Dhe thotë:
مَّا كَانَ ٱللَّهُ لِيَذَرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ عَلَىٰ مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ حَتَّىٰ يَمِيزَ ٱلْخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ
“Allahu nuk do t’i lërë kurrë besimtarët, ashtu siç jeni tani, pa dalluar të keqin nga e miri.” [Al Imran: 179].
Dhe thotë:
{أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تُتْرَكُوا۟ وَلَمَّا يَعْلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَـٰهَدُوا۟ مِنكُمْ وَلَمْ يَتَّخِذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَا رَسُولِهِۦ وَلَا ٱلْمُؤْمِنِينَ وَلِيجَةًۭ ۚ وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ}
“A mos menduat se do të braktiseni dhe se Allahu nuk do t’i nxjerrë në pah ata ndër ju që luftojnë e që nuk kanë zgjedhur për mbrojtje askënd tjetër përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve? All-llahu e di atë që ju bëni.” [Et-Teube: 16].
Së katërti: Kuptohet vetvetiu se fitorja e ka një çmim dhe nëse pema e parimeve dhe e vlerave do të lulëzojë dhe të japë fryt, ajo duhet të ujitet me gjak. Fjalët dhe thëniet tona shpeshherë i merr era, derisa t’i ushqejmë ato me gjakun tonë; që të ngrihen dhe të jetojnë të gjalla.
Dhe fjalët më të larta dhe më kuptimplota janë fjalët e Allahut të Madhëruar ku thotë:
{ذَٰلِكَ وَلَوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَٱنتَصَرَ مِنْهُمْ وَلَـٰكِن لِّيَبْلُوَا۟ بَعْضَكُم بِبَعْضٍۢ ۗ وَٱلَّذِينَ قُتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَلَن يُضِلَّ أَعْمَـٰلَهُمْ *سَيَهْدِيهِمْ وَيُصْلِحُ بَالَهُمْ* وَيُدْخِلُهُمُ ٱلْجَنَّةَ عَرَّفَهَا لَهُمْ}
“Po të donte, Allahu do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri me tjetrin. Allahu nuk do të humbë veprat e atyre që vriten në rrugën e Allahut. Ai do t’i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t’ua përmirësojë gjendjen e tyre. Ai do t’i fusë ata në Xhenetin, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.” [Muhamed: 4-6].
Dhe fitimi i xhenetit është i paçmuar!
Së pesti: Fitorja e vërtetë është fitorja e parimeve dhe shfaqja e vlerave, jo fitorja e individëve. Lexoni suren Buruxh, u dogjën burra, gra dhe fëmijë. U zhdukën plotësisht! Askush prej tyre nuk mbeti gjallë, megjithatë ajo në Kur’anin famëlartë përshkruhet si fitore e madhe:
{ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْكَبِيرُ}
“Kjo është fitorja e madhe.” [El-Burux: 11].
Sa i përket forcës materiale, të cilën e posedojnë çifutët dhe mentalitetit të atyre që thonë se ju nuk i bëni dot ballë forcës ushtarake dhe armëve të çifutëve, atyre u themi: për ne si muslimanë e rëndësishme është fitorja e parimeve, ajo është fitorja e vërtetë. Ne nuk dyshojnë se fitorja ushtarake është një lloj fitoreje, ashtu sikurse fitorja e argumentit është një lloj tjetër fitoreje, por fitorja e vërtetë dhe ajo e madhja është qëndrueshmëria në fenë e Allahut deri në ditën e takimit me Të.
Dhe së fundi: Vëllezër dhe motra muslimanë!
Ju porosisim që të bëni sa më shumë dua (lutje) për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza!
Ta lusim Allahun për ta në çdo kohë, sidomos në kohët e pranimit të duasë, sepse kjo është një nga të drejtat e tyre mbi ne dhe më e pakta që mund të bëjmë. Lutjuni Allahut mes ezanit dhe ikametit, në sexhde, para selamit, bëni dua (Kunut) në rekatin e fundit, e në çdo kohë tjetër.
E lusim Allahun që t’ua largojë këtë sprovë vëllezërve tanë në Gaza, t’ua ruajë gjakun e tyre!
E lusim Allahun që të derdhë zemërimin dhe dënimin e Tij mbi çifutët zullumqarë dhe t’i shpëtojë vëllezërit tanë të shtypur.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed dhe mbi të gjithë familjen dhe shokët e tij.
AMIN!.
Hoxhë Hariz Allkoçi