Kjo është qasja apo teoria e tretë në botën e lidershipit. Sipas saj, lidershipi nuk ka të bëjë me tiparet apo sjelljet që duhet t’i ketë një lider. Ajo është diçka tjetër, diçka dinamike që ndryshon në vazhdimësi. Marrja e vendimit, sipas kësaj teorie, ka të bëjë me situatën dhe rrethanat ku gjendet një lider, kurse çdo lider varësisht nga gjendja, ka kërkesa dhe nevoja të veçanta.

Edhe kjo teori ka nën-teori që rrjedhin prej saj dhe të cilat, që të gjitha, sillen rreth raporteve lider – pasues. Po kështu trajtojnë besueshmërinë e liderit tek pasuesit, strukturën e detyrave, mënyrat e vlerësimeve, metodat e punës, kriteret e performancës.

Ne, duke u bazuar në rëndësinë që kanë këto ide, kemi përzgjedhur vetëm dy prej tyre, si më të rëndësishme, e të cilat janë:

Teoria situacionale e Fidlerit

Sipas kësaj teorie, nuk ka ndonjë lloj i veçantë lidershipi i cili vlen për çdo kohë dhe çdo vend. Rrjedhimisht, lideri duhet të përshtatet me kushtet dhe rrethanat. Në fakt, përshtatja e rrethanave me stilin e lidershipit kushtëzohet me ekzistimin e tre faktorëve esencialë:

Siç mund ta vërejmë nga grafiku, sa më të qarta detyrat aq më e lehtë bëhet zgjidhja e krizës dhe marrja e vendimit. Po kështu, kurdo që raportet e liderit me pasuesit të jenë të forta, sukseset do të jenë përtej pritshmërisë kurse lideri do të ketë mundësi të nxjerrë vendime për shpërblime apo ndëshkime, varësisht nga rasti dhe situata.

Faktoret e teorise situacionale sipas Fidlerit :

– Raportet ndermjet liderit dhe popullit


Respektivisht, sa eshte i pranuar prej pasuesve. Ky faktor ka rendesi pasi qe prej tij varet pergjigja e popullit ndaj vendimeve qe sjell dhe urdherave qe jep lideri.

Struktura e detyrave


Sa jane te qarta objektivat, puna dhe detyrat e ngarkuara vartesve dhe nepunesve. Pcrcaktimi i mcnyravc dhe metodave te puncs si dhe kritereve te performances.

Pushteti ekzekutiv i liderit


Cilat jane kompetencat dhe gfare te drejtash ekzekutive gezon lideri ne motivimin me shpcrblimc, edukimin me ndeshkime, dhe delegimin e disa kompetencave.



Autor i kësaj teorie është hulumtuesi Robert House . Teoria pjesërisht mbështetet në idenë e parashikimit dhe motivimit, nëpërmjet ndihmës për pasuesit për të përcaktuar objektivat e tyre, sqarimit të mënyrave asistuese për realizimin e këtyre objektivave dhe eliminimin e çfarëdo pengese që mund të shfaqet në këtë rrugë. Që të realizojmë këto synime, atëherë ne kemi nevojë për një lider i cili shquhet për sjelljet dhe tiparet e mëposhtme që grafiku shpalos:

Është kjo qasja e katërt përkitazi me lidershipin, esencën dhe elementet përbërëse të tij. Teoricienët bashkëkohorë çështjen e lidershipit e shohin si proces interaktiv ndërmjet liderit dhe pasuesve dhe si proces transformues nga një në një tjetër, respektivisht nga një gjendje e keqe në një gjendje më të mirë. E konsiderojnë si lidership karizmatik…

Gjatë shqyrtimit dhe analizimit të mendimeve dhe ideve të autorëve të kësaj qasje, ne, në fakt, gjejmë më shumë formalitete, gjegjësisht art në emërtime dhe tituj, ndryshe, esenca e lidershipit nuk ndryshon shumë nga qasjet paraprake.



Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

29 Teoria situacionale e Fidlerit (Fiedler Contingency Theory), Teoria e Hersit dhe Blanshardit (Herse & Blanchard Theory); Teoria e William Redinit (William Reddin Theory), Teoria shtegu – qëllimi (The Path – Goal Theory), etj.

30 Shih: Tevel-li el-kijade, f. 45-49; Hisham Talib, Delil et-tedrib el-kijadij, vep. cit., f. 52. Shih po kështu: Peter Northouse, Leadership – Theory and Pratice, p:115 – 137; Army Leadership: Be, Know, Do, – Part Three: Organizational and Strategic Leadership, 6-1.

31 Shih: Hisham Talib, Delil et-tedrib el-kijadij, vep. cit., f. 117. Shih po kështu: Tarik Suvejdan dhe Fejsal Bashurahajl, Sinaatu el-kaid, (Arabia Saudite: Mektebetu Xherir, ed. 3, 2004), f. 10-30.