Plot nga njerëzit, mendojnë se lumturia dhe shpëtimi, janë në gjërat kalimtare të kësaj dynjaje. Një grup nga ta, lumturinë e paramendojnë në arritjen e pasurisë, dhe në arritjen e pushtetit dhe fuqisë, dhe të kënaqurit me epshe dhe pasimin e tyre. Një grup tjetër, lumturinë e paramendon në të garuarit e tyre mes veti, në shpikje dhe ndërtim, dhe të ngriturit e tyre mbi të tjerët. Duke u bazuar mbi këtë teori, ata, e shpenzuan jetën e tyre dhe kohën e tyre, dhe të gjitha fuqitë i harxhuan, me qëllim që t’i arrijnë ato gjëra, të cilat sipas teorisë së tyre, janë mjetet e lumturisë dhe shpëtimit në dynja!

Kjo u bë preokupimi i tyre kryesor dhe brenga më e madhe, derisa në mendjen e tyre nuk la vend për mendime të tjera. Kjo u bë tema e ndejave të tyre dhe sfera e të garuarit mes veti.

Karuni, u shkatërrua dhe u ndëshkua për shkak pasurisë me të cilën e furnizoi Allahu. Në dorë i kishte çelësat e thesareve të pasurive të dynjasë, mirëpo ajo nuk i bëri dobi.

Faraoni, u shkatërrua dhe ndëshkua për shkak pushtetit dhe mbretërisë, dhe thoshte: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin pranë meje?”. Zuhruf 51.

Popujt e mëhershëm, si populli i Adit, Themudit, etj, u shkatërruan për shkak ndjekjes së kënaqësive dhe epsheve: “Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad, banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe, të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?! Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)? Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)? Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit. Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!”. Fexhër 6-14.

Në sferën e ndërtimtarisë dhe shpikjes, shumë popuj bashkëkohorë, filluan ta humbin rehatinë dhe sigurinë, për shkak kërcënimeve që ua bëjnë popujt e tjerë, apo ia bëjnë njëri-tjetrit, me qëllim të paraqitjes të fuqisë së tyre, njëri karshi tjetrit. Filluan të garojnë mes veti në armatim dhe fuqi, pra, në mjete shkatërrimi e jo në mjete që japin siguri dhe rehati. Njerëzit filluan të jetojnë në frikë, se do të ndodhë në çdo moment luftë dhe çorodi në tokë.

O ju robërit e Allahut! Kjo vjen atëherë kur nuk ka iman. Nëse nuk merret si bazë besimi i drejtë, atëherë do të shkatërrohet dynjaja, lumenjtë, ndërtimet, etj., dhe vepra s’ka asnjë dobi. Allahu thotë: “Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe”. Ibrahim 18, dhe thotë: “Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta, për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?” Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit”. Kehf 103-105.

Atë që e përjetojnë jobesimtarët nga pasuria, pozita, fuqia, pushteti, shpikjet e ndërtimtaria, Allahu e quajti si kënaqësi e shkurtër, e përkohshme, e cila do të kalon shumë shpejt, dhe atë do ta vijon humbja dhe zjarri i Xhehenemit. Allahu tha: “Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë! Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”. Ali Imran 196-197.

Madje, Allahu gjykoi mbi jobesimtarët, duke i përfshirë këtu mbretërit, pushtetarët, dijetarët, mendimtarët e tyre, se ata të gjithë janë krijesat më të këqija dhe më të liga. Allahu tha: “Krijesat më të këqija tek Allahu janë ata që mohojnë dhe që nuk do të besojnë”. Enfal 55, dhe tha: “Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija”. Bejine 6.

Shumë njerëz mahniten me bukuritë e kësaj dynjaje, dhe lidhen tepër fortë për të dhe e harrojnë ahiretin. Allahu thotë: “Ata që nuk besojnë, janë të joshur nga jeta e kësaj bote, prandaj tallen me besimtarët. Por njerëzit që i frikësohen Allahut, do të jenë mbi ata – në Ditën e Kiametit. Allahu begaton pa kufi kë të dojë”. Bekare 212, dhe thotë: “Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto

janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu”. Ali Imran 14.

Jobesimtarët dhe disa nga muslimanët, të cilët besimin e kanë të dobët, sot, kur i shohin jobesimtarët se kanë përparuar në disa sfera të shkencës dhe kur ua shohin disa bukurisë të dynjasë se i kanë në duart e tyre, mahniten me ta dhe i madhështojnë shpirtrat e tyre. Kurse kur e shohin dobësinë e muslimanëve dhe ngecjen e tyre në shkencë, mendojnë se sebepi i kësaj ngecjeje qëndron në islamin. Kjo, e bën që islami dhe muslimanët të përbuzen në shpirtrat e tyre. Ata nuk e dinë se sebepi i ngecjes së muslimanëve nuk është islami, po janë vetë muslimanët, të cilët u larguan nga feja e Allahut dhe u larguan nga kuptimi i drejtë i tij, i cili nxit në marrjen e shkaqeve dhe përfitimin e fuqisë. Islami është fe e fuqisë dhe e krenarisë, mirëpo kërkon njerëz që ta bartin atë.

I garantuar është të bankrotuarit e jobesimtarëve dhe humbja e tyre, në dynja dhe ahiret, ngase tek ata mungojnë elementet e lumturisë dhe shpëtimit, ku më të dalluarat janë, besimi në Allahun dhe në ditën e Kiametit.

Allahu për besimtarët garantoi se do të jenë të shpëtuar: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët të cilët janë të përulur në namazin e tyre, të cilët shmangen nga fjalët e kota, të cilët japin zeqatin, të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve), – të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht”. Muminun 1-11.

Nga shkaqet e shpëtimit dhe lumturisë është edhe pendimi nga gjynahet dhe veprat e mira: “Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar”. Kasas 56.

Nga shkaqet e shpëtimit dhe të lumturisë është edhe të kapurit për përmendjen e Allahut: “dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni”. Enfal 45.

Nga shkaqet e shpëtimit dhe të lumturisë është edhe zbukurimi i shpirtit me cilësi të mira dhe largimi nga cilësitë e liga: “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë”. Shems 9-10.

Nga shkaqet e shpëtimit dhe të lumturisë është edhe shpenzimi i pasurinë në rrugë të Allahut dhe largimi nga koprracia: “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!”. Eala 14-15, dhe tha: “dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht ata janë të fituarit”. Tegabun 16.

O ju besimtarë! Do të vjen ajo ditë ku do të dallohet ai që fitoi dhe ai që humbi. Ajo ditë, është dita ku do të peshohen veprat: “Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë. Ata që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të shpëtuar; kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira, do të humbin veten e tyre, për shkak se mohuan shpalljet Tona”. Earaf 8-9.

E keni mundësinë të përgatiteni për këtë peshore! Shtoni nga veprat e mira dhe pastroni shpirtin. Mendoni se si të rëndohet peshorja e juaj me vepra të mira, dhe dijeni, se veprat shpërblehen sipas përfundimit! Ashtu si veproni, ashtu do të veprohet edhe me juve!

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com