Dije se pasuria është njëri prej shkaqeve që të dërgon ose në xhennet ose në xhehenem. Ai që pasurinë e tij e shfrytëzon për të bërë ibadet All-llahun dhe për të dhënë sadaka në rrugë të All-llahut, ate pasuria e dërgon në xhennet dhe kënaqësi të All-llahut, kurse ai që e shfrytëzon për të bërë mëkat, për të dëfryer epshet e tija dhe për tu angazhuar me te nga ibadetet e tija ndaj All-llahut, atëherë kjo pasuri bëhet shkak për të fituar hidhërimin e All-llahut dhe meriton denimin e Tij të dhembshëm. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{… وَالَّذِينَ يَكْنِزُونَ الذَّهَبَ وَالْفِضَّةَ وَلَا يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَبَشِّرْهُمْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ}(التوبة: 34)

“…Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm”. (Et-Teube: 34).

Kurse për ata që e shpenzojnë pasurinë e tyre për bërë ibadet All-llahun [subhanehu ve teala] dhe japin sadaka për të kënaqur All-llahun, për ta All-llahu thotë:

{ إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُورَ (*) لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ}(فاطر: 29-30)

“Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (All-llahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë dhe shumë mirënjohës”. (Fatir: 29-30).

Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] thotë: shkova te Pejgamberi, të cilin e gjeta nën hije të Kabes, e dëgjova duke thënë: ata janë mëtë humburit, pasha Zotin e Kabes. E përsëriti këtë tre herë. Ebu Dherri tha: U brengosa, fillova të mar frymë thellë, thashë në vehte, më paska goditur ndonjë e keqe, dhe i thashë: kush janë ata, sakrifikofsha babanë dhe nënën për ty? U përgjigj: ata që kanë më së shumti pasuri, përveç atyreve që e ndajnë pasurinë e tyre në robërit e All-llahut këndej e andej, mirëpo ata janë pakicë. Secili njeri që vdes dhe le pas vehte dhen, ose deve ose lopë, pa ua dhënë zekatin, këro kafshë Ditën e Kijametit vijnë më të mëdha dhe më të shëndosha, e shkelin me thembrat e tyre dhe e lëndojnë me brirët e tyre derisa All-llahu të gjykon mes njerëzve…”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Secili njeri që ka poseduar ari ose argjend e nuk ia ka dhënë hakun, Ditën e Kijametit do t’i bëhen plaka nga zjari e do të hekuroset me to në zjar të xhehenemit, do t’i hekuroset balli, krahët dhe shpinda. Cdo herë që ftohet i përsëriet ky proces në një ditë që zgjat sa 50 mijë vjet dhe sheh rrugën e tij ose për në xhennet ose për në xhehenem”. (Muslimi).

Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kujt i jep All-llahu pasuri e nuk ia jep zekatin, Ditën e Kijametit do t’i del një gjarpër me dy pika mbi sy, i cili e mbështjellë dhe e kap për fëlqi dhe thotë: unë jam pasurija jote, unë jam thesari yt”. (Buhariu).

Ebu Seid El-Hudriu [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pa një njeri duke larguar devenë e tij në skajet e grupit dhe tha: “Kush ka shalë tepër, le tia jep vëllaut të vet dhe kush ka ushqim tepër, le tia jep vëllaut të vet”. Ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: kuptuam se askujt nuk i lejohet t’i teprojë ndonjë gjë. (Muslimi).


Sa shala i kemi teper?! E sa ushqim kemi teper?!

Qaje veten! 
Nese ke pasuri dhe nuk ke sukses te japesh sadaka! 
Dije se gjunahet te kane ndal nga kjo veper e madhe e mire!
Ose ajo pasuri nuk eshte e paster, qe te shkon te Allahu!
Andaj kush jep, le ti gezohet vepres, edhe gezimit te nevojtareve, e tjetri duhet te qaje e jo vetem te merzitet.
Allahu na dhurofte pasuri hallall dhe te bollshem, qe te japim me bollekt ne sherbim te fese dhe ne ndihmese te njerezve!

Hoxhë Bekir Halimi