1) Karakteristika më e rëndësishme e një shoqërie t suksesshme është bashkëpunimi midis anëtarëve të saj 2) Ndikimi i punës vullnetare në individë dhe shoqëri 3) Puna vullnetare është e gjerë dhe përfshirëse e të gjitha punëve bamirëse 4) Puna vullnetare është një natyrshmëri e shëndoshë 5) Përmbushja e nevojave të të varfërve dhe rëndësia e saj 6) Krahasimi ndërmjet gjendjes së Punës Vullnetare në Perëndim dhe asaj në vendet islame 7) Nevoja e muslimanëve të shtypur në botë për punë vullnetare
Të gjitha falënderimet e plota dhe lavdërimet absolute i takojnë vetëm All-llahut të Madhëruar, Zotit të vetëm të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë zotërisë së bijve të Ademit, Muhammedit ﷺ të cilin e dërgoi All-llahu mëshirë për krejt krijesat e Tij, familjes së tij fisnike e shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e pasojnë traditën e tij deri në ditën e gjykimit.
Testamneti që që më është lënë mua dhe juve amanet, vëllezër besimtarë, është t’i frikësohemi Zotit s.v.t. Nuk do të zhgënjehet kushdo që i përmbahet këtij amaeti dhe i frikësohet Zotit të tij në aktivitetin dhe pasiviteitn e tij, si dhe në zemërimin e në kënaqësinë e tij, ajo është drita në errësirë dhe udhërrëfyesi në vetmi dhe në fatkeqësi. “Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i druhen Allahut dhe i frikësohen Atij, e pikërisht ata janë fitimtarët.” [En-Nur: 52].
Vëllezër besimtarë, Një nga tiparet më të rëndësishme të një shoqërie të suksesshme dhe të integruar është se struktura e saj është kohezive, e mbajtur së bashku nga tulla të sistemuara që përfaqësojnë realitetin e individëve dhe strukturave të saj. Aty s’ka dallim midis asaj që është në fund të ndërtesës ose në krye. Sepse ndërtesa nuk do të jetë e qëndrueshme dhe nuk do të mbështesë njëra-tjetrën, përveçse me tërësinë e tyre, dhe sa herë që ka një çarje ose neglizhi të ndonjë prej tullave të saj, ajo në mënyrë të pashmangshme do të rrezikon çarjen e të shkërmoqet, përveç faktit se këtu është vetëm fillimi i rrënimit të saj pak nga pak. Kjo është gjendja dhe realiteti i çdo shoqërie.
Prandaj, nëse shoqëria nuk është si një familje e vetme në raportin dhe angazhimin e saj të ndërsjellë, ku fisniku dëgjon të ulëtin, i pasuri të varfërin dhe i madhi të voglin, dhe ku asnjë individ në komunitet të mos e ndjej se ai është duke jetuar vetëm si një dhi e vetmuar në shkretëtirë, edhe pse është duke bashkëjetuar mes të një kombi të gjerë në të njëjtin vend.
Po, nëse shoqëria nuk është e tillë, atëherë ajo i lejon vetes irritimin dhe përqarjen dhe i hap rrugën egoizmit, individualizmit dhe indiferencës ndaj të tjerëve! E cila është vlera e një shoqërie në të cilën
rrënimi është më i madh se ndërtim!!
Shtetet sado të mëdha, të pasura dhe të përparuara ekonomikisht të jenë, vetëm kjo nuk do të mjaftojë për të përmbushur të gjitha nevojat e qytetarëve e as për të arritur të gjitha aspiratat e tyre.
Këtu vjen roli i shoqërisë kohezive, të qëndrueshme , kur brenda saj ndizet fryma e Punës Vullnetare, e cila konsiderohet si një shtyllë themelore e evitimit të plasaritjeve financiare, sociale, ushqimore, të sigurisë, intelektuale dhe domosdoshmërive e nevojavetë tjera të njerëzve.
Puna vullnetare kur përshkon të gjitha aspektet e shoqërisë dhe mbizotëron si një ndjenjë sublime mes anëtarëve të shoqërisë eliminon egocentrizmin, koprracinë, monopolin dhe varfërinë, me kusht që pastërtia e saj të mos vritet nga intereset ë ngushta klanore,krahinore apo partiake, e as me dimensione rajonale, se nuk ka kufi për ata që kanë të drejtë të përfitojnë nga Puna Vullnetare: Pejgamberi ﷺ thotë: “ Në çdo mëlçi të njomë ka shpërblim ”. (Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi.)
Puna Vullnetare , të nderuar vëllezër, nuk kufizohet me ndonjë kufi e as nuk përfundon me ndonjë periudhë kohore dhe kufiri i saj shtrihet sipas natyrës së saj. Çdo punë e dobis dhe interest të përgjithshëm, e cila bëhet për hir të Allahut s.v.t. pa marrë parasysh pagesë ose ndonjë përfitim tjetër është Punë Vullnetare dhe si e tillë shtrihet e zgjerohet me shtrirjen dhe gjerësinë e fjalës “e mirë-hajr”. Këtu puna vullnetare dallon disi nga puna bamirëse, sepse Puna Vullnetare merr vetiniciativën përpara kërkesës, ndryshe nga puna bamirëse , e cila në shumicën e rasteve, bëhet vetëm pas kërkesës. Megjithëkëtë të dy këto vepra përbëjn dy anët e të njëjtës medalje. Rezultati i tyre është bërja e mirë ndaj njerëzve pa asnjë shpërblim apo favor, por për të vetmin motiv, kërkimin e shpërblimit nga Zoti: “Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.” [El-Insan: 9].
Çdo njeri racional e kupton se vlera e shoqërive qëndron në përparimin dhe ruajtjen e tyre nga kolapsi dhe shpërbërja, dhe kupton se Puna Vullnetare është një kërkesë e dëshiruar në të gjitha ligjet hyjnore dhe njerëzore, siç është në Islam ishte edhe para Islamit. Është një shenjë e spikatur e pastërtisë së pronarit të saj, fisnik[risë dhe dashamirësisë së tij. Sepse këto janë karakteristikat e atyre që Zoti i krijoi si të pastër dhe të pa pushtuar nga demonët e egoizmit dhe të dashurisë për veten.
Nuk ka dëshmi më të qartë për këtë sesa fjalët e Hadixhes, Allahu i madhëruar qoftë i kënaqur me të, ku përshkruan gjendjen e Profetit ﷺ ë prag të misionit kur ai erdhi tek ajo nga Shpella e Hirasë. , pasi e pa Xhibrilin ﷺ dhe i tha: ” Unë u frikësova për veten time.” Ndërsa ajo ja ktheu me bindje të plotë : “ Jo, pëgëzime për ty se pasha Allahun ty Allahu nuk do të të turpërojë kurrë, sepse ti ruan lidhjet farefisnore, flet të vërtetën, bart të dobtin, kujdesesh për nevojtarët, nderon mysafirin dhe ndihmon përgjatë fatkeqësive.” (Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi.)
Fakti që vërteton se puna vullnetare është pjesë e natyrshmërisë si në Islam dhe para Islamit është ajo që Hakim bin Hizam – Allahu i Madhëruar qoftë i kënaqur prej tij – i përmendi të Dërguarit të Zotit ﷺ duke i thënë: O i Dërguari i Zotit: A ke parë gjëra me të cilat kam kryer bamirësi si lëmoshë, lirim, ose mbajtje të lidhjes farefisnore në kohën paraislame? A do të kem ndonjë shpërblim për to? I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: ” Në saje të tyre je bërë musliman ( je udhëzuar) .” Transmetohet nga Muslimi.
Kjo është gjerësia, toleranca dhe mëshira e Islamit. I Tëri është inkurajim për bamirësi, e bashkëpunim si dhe interesim për nevoja të njerëzve. Puna vullnetare është përkthim i imazhit të pavdekshëm të Islamit që karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe diversiteti në fushat e punës vullnetare, për të përfshirë qëllimet zhvillimore si f.v. në fushën ekonomike, puna vullnetare paraqet vëmendje të kujdesshme përmes dhurimit të vakëfeve dhe aktivizimit të ndërgjegjësimit për aktivitetet e vakëfeve. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë, ku lëvizja financiare monetare begatohet përderisa asetet prodhuese mbrohen nga zhdukja.
Të njëjtën gjë mund të thuash për ndikimin pozitiv që ka në çështjet intelektuale, sociale, davetit e të ngjashme, me kusht që të puna vullnetare të largohet nga korniza e klisheve monotone dhe të ftohta për në drejtimin e mbajtjes së ritmit, garës me kohën, tërheqjes së njerëzve të kualifikuar dhe krijimit të zyrave studimore dhe kërkimore që mirren me nevojat e shoqërisë dhe ofrimine zgjidhjeve për to, duke paraqitur studime kuruese dhe parandaluese si dhe duke e ndërgjegjësuar shoqërinë për vlerën e Punës Vullnetare dhe ndikimin saj në kohezionin social dhe ndjeshmërinë fetare.
Nëse vështrojmë shkurtimisht një fushë të punës vullnetare, siç është: zbutja e nevojës dhe varfërisë dhe sigurimi i nevojtarëve; Do të zbulonim se ajo që shpenzojnë të pasurit për lukset dhe festat e tyre mund të plotësonte nevojat e të varfërve të një vendi të tërë.
Nëse do të shikonim koston e eventeve të një prej të pasurve, do të kuptonim se vetëm gjysma e saj, do të ushqente shumë jetimë e të gjorë dhe kjo s’do mend do të ishte një bekim për vet donatorët si dhe gëzim përzemrat e thyera të të varfërve, po edhe do të përbënte një mbrojtje nga syri i
keq e zilia, dhe ndëshkimi për ekstravagancën dhe teprimin – mastrafin: “Jepja të afërmit, nevojtarit dheudhëtarit të mbetur rrugës të drejtën e vet dhe mos u bëj tepër shpërdorues! Në të vërtetë, shpërdoruesit janë vëllezërit e shejtanëve, ndërsa shejtani është shumë mosmirënjohës ndaj Zotit të vet.” Elisra: 26, 27
Kjo është feja jonë dhe kështu na mësoi Pejgamberi ynë – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të– i cili dëshiron që të gjithë ne të jemi duar të mirësisë, të ndërtimit dhe të udhëzimit, të punojmë e të mos rrimë duarkryq dhe të ndiejmë për tjetrin e mos të bëhemi të shurdhër e të verbër ndaj tjerëve. I Dërguari i Allahut –lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “ Çdo musliman duhet të japë sadaka ”. Çka mendon nëse nuk e gjen?! I thane. Ai tha: “ Le të punojë me duart e veta përfiton vet dhe jep sadaka ”. Po nëse nuk mundet as këtë ?! e pyetën. Ai tha: ” I ndihmon ndonjë të nevojshmi që është në zor ”. Po nëse nuk mundet as këtë ?! i thanë ata. “ Le të urdhërojë për të mirë”. Po Nëse nuk mundet as këtë ?! Ai tha: ” Le të abstenoj ngakeqbërja, sepse edhe kjo është sadaka.” (TransmetonBuhariu dhe Muslimi.)
Pra, çfarë vlere ka një shoqëri me pak mirësi?! Po çfarë mendoni për një shoqëri, e keqja e së cilës ia kalon mirësisë?! Çfarë pengese të pakapërcyeshme më të madhe se kaq mund të ketë?! Kush është njeriu i pastër, i devotshëm që do të përvishet për tu ballafaquar me vështirësitë?! “Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë! E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë? Ajo është të lirosh një skllav, ose të ushqesh në një ditë zie jetimin e afërm ose të varfrin e mjerë. Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë. Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.” Elbeled: 11-18
Vëretët Çdo besimtar xheloz për fenë dhe kombin e tij duhet t’ia tërhjek vëmendjen Puna Vullnetare sidomos në këtë kohë pasiqë është bërë një nga vlerat humane globale më të spikatura. Puna Vullnetare ka arritur një shtrirje të madhe në vendet joislame, të cilën e veçon saktësia, mjeshtëria, përkushtimi dhe përsosmëria, ndërsa muslimani vëzhgues kur krahason parimin e Punës Vullnetare në Perëndim dhe pidestalin që ka prekur ky sektor te ta , me gjendjen e Punës Vullnetare në vendet islame dhe ajo nga e cila vuan ky sektor , si mungesa e koncepimit të saktë, dhe mospërgatitja e përsosur për të, vëren dallimin dhe nevojën e madhe për përmirësim .
Në këtë drejtim është për të ardhur keq kur një sërë modelesh të punës vullnetare në shoqëritë muslimane u paraqiten si pjesë punës obligative , ose të një detyre të patjetërsueshme në vend se t’i paraprihet me përgatitja psikologjike, fetare dhe sociale për të kuptuar vlerën e kësaj vepër madhështore.
Shepesh ndodh që nxënësit e shkollave apo universiteteve nuk mund ta kuptojnë kuptimin e punës vullnetare, për shembull, kur hidhen në një luginë, lagje apo rrugë për ta pastruar atë, si punë vullnetare por në formë të detyrueshme; Sepse është një urdhër nga shkolla, universiteti, instituti apo të ngjashme, pa u paraprirë nga hyrjet bazike për të ngritur vlerën e kësaj pune të nderuar, dhe nga vetdijësimi e senzibilizimi i tyre përballë kulturës së trashëguar negative në këtë drejtim.
Kjo është ajo që bie ndesh me idenë dhe konceptin Punën Vullnetare që në fillim. Sepse puna vullnetare kërkon një aftësi të madhe për të dhurim pa kërkuar ose pritur një shpërblim. Përkundrazi, burimi i saj është dashuria, mirësia dhe dashamirësia që nuk kujdeset për natyrën e përgjigjes, por më tepër kërkon të kënaqë ndërgjegjen e të jetë içliruar nga ndjenja e neglizhimit dhe brakatisjes ndaj shoqërisë së vet.
Rehatia dhe lumturia e tij qëndron në vizatimin e një buzëqeshjeje në fytyrën e një njeriu të varfër, ose në dëgjimin e përshpërtijeve të lutjes nga një gjuhë e një të shqetësuari.
Ne nuk mund ta imagjinojmë dashurinë pa dhurim, as nuk mund ta imagjinojmë dhënien pa dashuri, ashtu siç nuk mund të jetë e plotë dhe e suksesshme pa qenë punë e menduar dhe e mirëorganizuar, duke përfshirë të kuptuarit dhe ndërgjegjësimin e motiveve, aftësive, karakteristikave personale dhe parimeve që përcaktojnë punën vullnetare, fisnikërinë e saj dhe ndikimin e saj në shoqërinë e cila përbëhet nga ju dhe unë, të afërmit e mi dhe të afërmit tuaj, si dhe fqinjët e mi dhe tuajit.
Një shoqëri e suksesshme, bujare dhe bamirëse është ajo e cila nuk pret që dikush t’i thotë: Më jep; Sepse dora e tij i paraprin dëgjimit dhe veprimet e tij mjaftojnë përballë retorikës.
Sa në nevojë jemi ne të gjithë në këtë kohë në të cilën luftërat, tmerret fatkeqësitë e padrejtësitë janë shtuar dhe zjarret e tyre kanë mbërritur tek vëllezërit tanë në Fe, çatitë e të cilëve janë rrënuar dhe muret e të cilëve janë shembur, e të cilët tokën kanë për dyshek dhe qiellin për jorgam. Kjo shton edhe më nevojën për të mprehur motivimin dhe për të stimuluar Punën Vullnetare në të gjitha mënyrat dhe format e saj.
Keni dronë Allahut për vëllezërit tonë në Fe, le t’i përvjelim mëngët e zellit, përpjekjes dhe sakrificave. Sepse begatitë nuk zgjasin, me të sotmen vie e nesërmja, pas jetës ka vdekje, e pas vdekjes ka llogari: “ Dhe dijeni se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë dhe se te All-llahu ka shpërblim të madh.” El-Enfal: 28
Shejh Suud bin Ibrahim Shurejm
Përktheu dhe përshtati
Thirrja.org Nisma për zhvillimin e imamëve – thirrësve