Lavdia i qoftë Allahut, Krijuesit të gjithësisë. Përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm.
Prej ligjeve të Allahut të Lartësuar është që besimtari të sprovohen dhe kjo bëhet aq sa të jetë i fuqishëm besimi në bindjet dhe qëndrimet e tyre. Sprovat e besimtarit nuk janë të nivelit fyes dhe ofendues por ato janë të natyrës verifikuese dhe korigjuese, edukuese dhe reformuese.
وَلِيُمَحِّصَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَيَمْحَقَ الْكَافِرِينَ
‘’Dhe që Allahu t’i provoj (pastrojë) besimtarët (nga gjynahet) dhe t’i shkatërrojë mosbesimtarët.’’ (Ali Imran, 141)
Konflikti dhe debati mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është i pandashëm dhe prezent në çdo kohë dhe vend. Kjo filloi me Ademin (alejhis selam) i cili ishte simbol i dashamirësisë dhe mirëdashjes, në njërën anë, kurse në anën tjetër simbol i së keqes dhe urrejtjes Iblisi i mallkuar me ndihmësit e vet, dhe kjo sprovë e filluar do të ekzistojë dhe vazhdojë deri në Ditën e Fundit.
Prej ligjeve universale të Allahut të Lartësuar që robërit e Tij të sprovohen dhe këto të jenë të llojeve dhe formave të ndryshme. Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë:
لَتُبْلَوُنَّ فِي أَمْوَالِكُمْ وَأَنْفُسِكُمْ وَلَتَسْمَعُنَّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَمِنْ الَّذِينَ أَشْرَكُوا أَذًى كَثِيراً وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الأُمُورِ
“Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në veten tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.” (Ali Imran, 186).
Sprovat janë të nevojshme që të ngritet vullneti i besimtarëve të sinqertë, sepse ato nxjerin në shesh dhe ripërtërijnë besimin, hapin dhe shndëritin zemrat e besimtarëve. Shumë gjëra nuk do t’i dinte besimtari, po të mos sprovohej dhe kështu ai kalitet nën klimën e sprovës.
Besimi nuk është vetëm fjalë, e cila thuhet me gjuhë, por është vërtetësi me detyra, obligime dhe përgjegjësi. Nuk mjafton që njerëzit të thonë: besuam, e këta të mos sprovohen, e të pastrohen ashtu siç pastrohet ari me zjar nga gjërat e tjera që janë pa vlerë.
أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لا يُفْتَنُونَ. وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ
“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë edhe gënjeshtarët”. (Ankebut, 2-3)
Njerëzit më të sprovuar ishin të dërguarit e Allahut të Lartësuar, meqë ishin më të paluhaturit në misionin e shenjtë thirrës. Sad bin ebi Vekasi e pyet Muhamedin (salallahu alejhi ue selem): Cilët njerëz janë më të sprovuar, ai përgjigjet:
الأَنْبِيَاءُ , ثُمَّ الأَمْثَلُ فَالأَمْثَلُ , فَيُبْتَلَى الرَّجُلُ عَلَى حَسَبِ دِينِهِ , فَإِنْ كَانَ دِينُهُ صُلْبًا اشْتَدَّ بَلاؤُهُ , وَإِنْ كَانَ فِي دِينِهِ رِقَّةٌ ابْتُلِيَ عَلَى حَسَبِ دِينِهِ , فَمَا يَبْرَحُ الْبَلاءُ بِالْعَبْدِ حَتَّى يَتْرُكَهُ يَمْشِي عَلَى الأَرْضِ مَا عَلَيْهِ خَطِيئَةٌ .
“Njerëzit më të sprovuar janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre dhe që i ndjekin ata. Sprovohet njeriu sipas shkallës së besimit, nëse është i fortë në besimin e tij edhe sprovën e ka më të madhe. Nëse është i dobët në besimin e tij do të sprovohet sa shkalla e besimit të tij. Njeriu sprovohet derisa të ecë mbi tokë pa asnjë mëkat. (Transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih).
I nderuari vëlla besimtar! Referohu librit të Allahut të Lartësur dhe kujto sprovat e Pejgamberëve të Tij.
U sprovua Ademi (alejhis selam) me pemën e ndaluar. U sprovua Nuhi (alejhis selam) me popullin pabesimtarë dhe në fund u urdhërua ta ndërtojë anijen në mes të shkretëtirës. U sprovua Ibrahimi (alejhis selam) me babain dhe popullin pabesimtarë dhe u hodh në zjarr. U sprovua Luti (alejhis selam) me gruan dhe popullin e shfrenuar në imoralitet. U sprovua Ejubi (alejhis selam) me sëmundje. U sprovua Musa (alejhis selam) me Faraonin mendjemadh. U sprovua Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) me idhujtarët në Mekë, me munafikët në Medine.
U sprovuan dijetarët e umetit islam, Ebu Hanifja vuajti në burg. Imami i Ehli Sunetit, Ahmed ibën Hanbeli u sprovua me çështjen ‘’Kurani a është i krijuar’’. Ibn Tejmia e kaloi jetën në internime. Por, ai dhe të tjerët ishin të paluhatur në fenë e Allahut të Lartësuar.
Kështu do të sprovohen besimtarët, Allahu Fuqiplotë i sprovon ata që i do nga të devotshmit, por çdo herë duhet të jenë të qëndrueshëm posi dega që luhatet nga era djathtas dhe majtas por prap mbahet. Kërko mbështetje tek Allahu i Lartësuar dhe duro, po nuk bëri durim vullnetarisht, atëherë do të bësh detyrimisht, poeti Mutenebiu thotë:
رماني الدهرُ بالأرزاء حتى فؤادي في غشــاءٍ من نبال
فصرتُ إذا أصابتْني سهامٌ تكسَّرتِ النصالُ على النصالِ
فعشتُ ولا أبالي بالرزايا لأني مانتـفعـتُ بأن أبـالي
Më gjuajti koha me fatkeqësitë,
Derisa pëlhura e zemrës m’u bë e hekurt.
Dhe u bëra që kur të më godasin me shigjetën
Të thyhen, sikur preknin shigjetat njëra me tjetrën.
Dhe ja kështu jetova, e për fatkeqësitë as që u interesova
Ngase të mbaj mërzinë dobi nuk pata e as që diçka fitova.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
عجبا لأمر المؤمن إن أمره كله خير ، وليس ذاك لأحد إلا للمؤمن ؛ إن أصابته سرّاء شكر ؛ فكان خيراً له ، وإن أصابته ضرّاء صبر ؛ فكان خيراً له .
“E çuditshme është çështja (gjendja) e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askënd tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (Allahun), e kjo i sjell dobi. E kur e godet e keqja, ai është durimtarë andaj kjo i sjell dobi (shpërblim)”. (Transmeton Muslimi)
Ki kujdes nëse je sprovuar në pasuri, falëndero Allahun që nuk je sprovuar me shëndet, po që se je sprovuar në shendet prap falëndero Krijuesin që nuk je sprovuar me fe dhe besim se kjo është sprova më e madhe.
Allahu im! Ruaje besimin në zemrat tona dhe mos na sprovo ne fe!
Ulvi Fejzullahu