Falënderimi i takon All-llahut. Atë efalënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhedëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) jumundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

 

Pritja e muajit Ramazan

Ne emer te All-llahut, Ate e falenderojme, paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi te derguarin e Tij, dhe te gjithe ata qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e kijametit.

O ju besimtare kijeni frike All-llahun dhe bindjuni Atij shpresoni ne te mira sepse muaji i Ramazanit u afrua, muaj ne te cilin zbriti Kurani qe eshte udhezim per njerezimin, muaj ne te cilin hapen dyert e meshires dhe mbyllen dyert e denimit, ne kete muaj lidhen shejtanet dhe te gjithe xhindet jobesimtare, muaj ne te cilin sevapet shumfishohen dhe gjunahet zvogelohen, muaj i pergjigjes se duase, muaj i durimit i sakrifices dhe i sadakase, eshte pyetur i derguari i All-llahut se kush sadaka eshte sadakaja me e mire eshte pergjegjur {Sadakaja ne Ramazan}

Eshte trasmetuar nga Selman el-Farisij radiall-llahu anhu i cili ka thene: “O ju njerëz, u ka ardh juve një muaj i madhëruar dhe i bekuar, në këtë muaj është nata më e vlefshme se njëmij muaj. E bëri Zoti agjërimin e ditëve të tij obligim dhe faljen e natës në te të vlefshme. Kush shton gjatë muajit ndonjë të mirë prej veprave të mira është sikur obligimi i kryer gjatë muajve tjerë. Kush kryen një farz (obligim) në këtë muaj është sikur ai që kryen shtatëdhjet obligime gjatë muajve tjerë, dhe ky është muaji i sabrit (durimit) kurse shpërblimi i sabrit është xhenneti. Është muaj në të cilin shtohet rizku (furnizimi) i besimtarit. Ai që jep iftar një agjëruesi është shpagim për mëkatet që ka bërë dhe largon nga ai zjarrin e xhehennemit, dhe e ka shpërblimin e njëjtë me agjëruesin pa u zvogluar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.

Njerëzit thanë: O I dërguar i All-llahut nuk ka çdonjëri prej neve nga pasuria aq sa të ushqente agjëruesit? I dërguari i Zotit tha: All-llahu jep këtë shpërblim edhe atij i cili jep për iftar agjëruesit vetëm një hurmë, një gëllënkë ujë apo qumësht. Dhe ky është muaj fillimi i të cilit është mëshirë, mesi falje e gjynaheve kurse fundi i tij mbrojtje nga zjarri i xhehennemit.”

E shikoni All-llahu ju meshirofte kete ligjerate profetike te nderuar, i pergezoi ne te i derguari i All-llahut shoket e tij duke ju treguar per shumfishimin e puneve te mira dhe se ai eshte muaj i madherishem duke ju thene: {Nuk ka per muslimanet muaj me te mire se ky muaj dhe nuk ka per munafiket muaj me te keq se ky muaj}

Gjithashtu në hadithin kudsijj nga ebi Hurejra r.a se i derguari i All-llahut ka thene: { Ka thene All-llahu i madheruar: Çdo pune e mire e birit te Ademit ka dhjet te mira deri ne shtatëqind te mira përveç agjerimit, ai eshte per Mua dhe une shperblej per te, i largohet kenaqesive te tij, ngrenies dhe pijes per Mua, per agjeruesin ka dy gezime nje kur hap iftarin dhe tjetra kur te takoje Zotin e tij, era e gojes se agjeruesit eshte me e mire tek All-llahu se era e miskut}.

Dhe e ka emeruar ate muajin e durimit per durimin qe ben njeriu nga uria, etja, dhe renia e fuqise trupore. Nga ibn Amr thuhet se: (( Agjerimit nuk ja di sevapin askush pervec All-llahut te madheruar)).

Mundet qe sevapi i puneve te mira te shtohet edhe me shume ne vendet e shenjta si ne Meke apo ne Medine sic eshte trasmetuar ne hadithin e sakte ku thuhet se i derguari i All-llahut ka thene:

{Namazi ne xhamine time eshte i barabarte me 1000 namaze jashte tij pervec Mesxhidi Haramit}.

Gjithashtu shtohen sevapet sipas koheve p.sh. ne muajin ramazan apo ne 10 ditet e fundit te dhil-hixhes etj.

Nga vecorite e ketij muaji gjithashtu eshte edhe shumfishimi i te mirave deri ne 700 fish e me shume per ate qe e ka pastruar nijetin per hir te All-llahut xh.sh. dhe që jep sadaka nga fitimi i tij i mire se All-llahu nuk pranon vetem se te miren.

Nga Enesi r.a. ne hadith te mire ka thene: {sadakaja e fik zemerimin e All-llahut, e largon te keqen} eshte trasmetuar gjithashtu se {Hija e besimtarit diten e gjykimit eshte sadakaja e tij}.

Gjithashtu ajetet kuranore per miresite e sadakase jane te shumta ndermjet tyre All-llahu i madheruar ka thene: ((( Ne rast se jepni sadaka ne te hapet kjo eshte e mire por ne rast se e fshihni dhe ua jepni ate te varferve kjo eshte me e mire per ju, ju pastron gjunahet tuaja e All-llahu eshte i Gjithedijshem per cka punoni))).

Nga vecorite e ketij muaji eshte edhe falja e nates per te cilen pejgamberi s.a.v.s. ka thene {Ai i cili fal taravite ne ramazan me besim te plote dhe me nijet te paster i falen atij gjunahet e kaluara}.

Pra jini te kujdesshem per shfrytezimin e ketyre koheve te mira me vepra te mira qe te fitoni Xhen-netin hapersira e te cilit eshte sa qielli e toka i pregatitur per te devotshmit.

Dhe se fundi All-llahu e din me se miri per cka thashe dhe paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi te derguarin e tij mbi familjen dhe shoket e tij te nderuar.

Wes-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

Perktheu F.Gurra

Përkhim i “Istikbal Ramadan”

AlbIslam.Com,
10.11.2001