Allahu,- xhele ua ala!,- thotë:
لَقَدْ رَضِيَ اللَّهُ عَنِ الْمُؤْمِنِينَ إِذْ يُبَايِعُونَكَ تَحْتَ الشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمْ . ” Allahu është i kënaqur me ata besimtar kur t’u betuan ty nën hijen e drurit. Ai ( Allahu ), e ka ditur se ç’ka në zemrat e tyre.” (El Fet’h: 18).
وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنْصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ. Allahu është i kënaqur me muslimanët e parë, muhaxhirët dhe ensarët (ndihmëtarët e Pejgamberit) dhe të gjithë ata që i pasuan në të mira, por edhe ata janë të kënaqur me Te; Allahu për ta ka përgatitur kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jetojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë. Kjo është fitore e madhe!” ( Et Teube: 100).
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ حَسْبُكَ اللَّهُ وَمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ. ” O Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë.” ( Enfal: 64).
وَالَّذِينَ آمَنُوا وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ آوَوْا وَنَصَرُوا أُولَٰئِكَ هُمُ الْمُؤْمِنُونَ حَقًّا ۚ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ.
” Ata që besojnë dhe migrojnë, e luftojnë në rrugën e Allahut, dhe ata që u bëjnë strehim e u ndihmojnë, – ata, padyshim, janë besimtarë të vërtetë, – për ta ka falje dhe furnizim të mirë.” ( El Enfal: 74).
لَا يَسْتَوِي مِنْكُمْ مَنْ أَنْفَقَ مِنْ قَبْلِ الْفَتْحِ وَقَاتَلَ ۚ أُولَٰئِكَ أَعْظَمُ دَرَجَةً مِنَ الَّذِينَ أَنْفَقُوا مِنْ بَعْدُ وَقَاتَلُوا ۚ وَكُلًّا وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَىٰ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ.
” Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata që kanë luftuar dhe shpenzuar pastaj. Këtu, dallimi është në një shkallë të lartë; mirëpo, Allahu të gjithëve u premton dhuntinë. – Allahu di mirë atë që punoni ju.” ( El Hadid: 10).
وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ ۚ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ. وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ.
” (Ajo pasuri u takon) Edhe emigrantëve të varfër, të cilët janë përzënë nga vendlindja e tyre dhe pasurisë së tyre, të cilët ëshirojnë mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut, dhe ta ndihmojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata, me të vërtetë, janë besimtarë të sinqertë, dhe (u takon pasuria) atyre që e kanë bërë Medinen vendstrehim (shtëpi) të besimit qysh më parë (para emigrimit), e i duan ata që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre (ardhacakëve), por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë. E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues. Edhe ata që vijnë pas tyre – thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!” (El Hashër: 8 – 10 ).
Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu dhe Ebu Hurejre, – Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Mos i shani(ofendoni) sahabët(shokët e mi), mos i shani shokët e mi. Sepse, Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse ndonjëri prej jush dhuron sadaka ari sa kodra e Uhudit, nuk ka mundësi të arrijë vlerën e një grushti(se sahabët) e mi, bile edhe më pak se vlerën e një grushtit(nuk kanë për ta arritur).” ( Buhariu: 3673, Muslimi: 221,222).
Transmetohet nga Imran Ibn Husejni dhe Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Umeti më i mirë është umeti i shekullit tim.” Në Hadithin e Ibn Mes’udit qëndron: ” Njerëzit më të mirë janë të shekullit tim, pastaj ata që vinë pas tyre, dhe pastaj ata që vinë pas tyre.” ( Buhariu: 3650, 3651. Muslimi: 129).
Transmetohet nga Berra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Ensarët nuk i don askush pos besimtarit, nuk i urren ensarët askush pos munafikut, kush i don ensarët ata i don edhe Allahu dhe kush i urren ensarët, i urren ata edhe Allahu.” ( Buhariu: 3784, Muslimi: 128).
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftê i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Shenjë e imanit është dashuria ndaj Ensarëve, ndërsa shenjë e nifakut(dyftyrësisë) është urrejtja e ensarëve. ( Buhariu: 113, Muslimi: 128).
Vazhdon…..
Shejh Ahmed Ibn Mutar ez Zehrani rahimehullah (Ish Profesorë në fakultetin e studimeve islame në Medine, dega e Hadithit).
Nga arabishtja: Suad Shabani 20.11.2014.