Tema që do të flas sot ka të bëjë me porosit e nxjerrura nga kaptina kehf, cilat janë dobit dhe mësimet që marrim nga kjo kaptin, cilat janë porosit me të cilat na urdhëron dhe na porosit All-llahu xh.sh, që ne si krijesë njerëzore duhet marrur si shembull apo si mësim për jetën. Njeriu është krijesë e cila sprovohet me sprova të ndryshme, sesi duhet ti përballoj ai ato sprova sesi të durojë ndaj tyre mbështetjen e vetme e gjenë në Kur’an, siç do të flasim
edhe tash për një prej sureve e cila ka vlerë të madhe dhe mësime të dobishme, e ajo është sureja Kehf.
KAPTINA KEHF
Kurani është fjalë e Allahut të Lartësuar që i ka zbritur Muhamedit (alejhi selatu ue selam) dhe ajo është një mrekulli e përjetshme. Muhamedi(alejhi selatu ue selam) thënë: “Më i mirë prej jush është ai që mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”
Sureja Kehf është prej sureve Mekkase, e zbritur në Mekke dhe është njëra prej pesësureve, të cilat fillojnë me “El Hamd” Falënderimi i takon Allahut”. Ato sure janë: Fatihaja, En’ami, Kehfi, Sebe’i dhe Fatiri.
Në këtë sure janë përmendur katër tregime kuranore:
1) Banorët e shpellës
2) Pronari i dy kopshteve 3) Musai dhe Hidri (alejhima selam)
4) Dhulkarnejni
Kjo sure ka mirësi të cilat na i ka treguar Muhamedia.s. në hadithe, ku thotë:
“Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. (Transmeton Darimiu);
“Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.” (Transmetojnë Hakimi dhe Bejhekiu)
Katër tregimet e sures Kehf i lidh një bosht kryesor, që janë katër sprovat në këtë botë:
– Sprova në fe (tregimi i banorëve të shpellës).
– Sprova në pasuri (tregimi i pronarit të dy kopshteve).
– Sprova në dituri (tregimi i Musait dhe Hidrit).
– Sprova në pushtet (tregimi i Dhulkarnejnit).
Këto sprova janë të rënda mbi njerëzit dhe lëvizësi kryesor i tyre është djalli, i cili i zbukuron këto sprova. Për këtë ka ardhur ajeti kuranor: “Dhe kur u thamë engjëjve “përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet. Valle, a në vend Timin do ta mermi për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?”
Për këtë Muhamedi alejhi selam ka thënë se kush e lexon këtë e ka mbrojtur Allahu nga sprova e Dexhallit sepse ai vjen me këto katër sprova tek njerëzit.
Të gjitha tregimet e kaptinës Kehf flasin për njërën nga këto katër sprova, e pas saj vjen mbrojtja nga ato:
Sprova në fe: tregimi i djelmoshave që kanë ikur nga mbreti padrejtë për të ruajtur fenë e tyre dhe kështu ia mësynë shpellës, ku u ndodhi mrekullia, djelmoshat qëndruan 309 vite.
Allahu ka thënë: Allahu ka thënë: “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai.” (Sure Kehf, 28-29)
Mbrojtja nga sprova në fe arrihet me shoqëri të shëndoshë dhe përkujtim të botës tjetër.
Sprova në pasuri: tregimi i pronarit të dy kopshteve të cilit Allahu i kishte dhënë çdo gjë, mirëpo ai mohoi dhuntitë e Allahut dhe ringjalljen, kështu që Allahu ia shkatërroi ato.
Pastaj vjen mbrojtja nga kjo sprovë….
“E ti (Muhamed) paraqitja atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.” (Kehf 45 46)
Mbrojtja nga sprova në pasuri arrihet me kuptimin e realitetit të kësaj bote dhe përkujtimin e botës tjetër.
Sprova në dituri: tregimi i Musait me Hidrin. Musai alejhi selam mendonte se është më i dituri në tokë e Allahu e inspiroi se dikush është më i ditur se ai, pastaj shkoi ta takojë dhe të mësojë prej tij, por nuk mundi të bëjë durim në atë që Hidri vepronte sepse nuk e kuptonte urtësinë e veprimeve të tij, sepse ai shikonte vetëm anën e jashtme.
Vjen ajeti i mbrojtjes nga kjo sprovë: “(Musai) Tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!” (Kehf, 69)
Mbrojtja nga sprova në dituri është modestia dhe të mos biesh në kurthin e vetëpëlqimit.
Sprova në pushtet: tregimi i Dhulkarnejnit i cili ishte mbret i drejtë dhe që posedonte dituri, lëvizte prej lindjes në perëndim thërriste në rrugën e Allahut dhe përhapte të mirën, derisa arriti tek një popull i cili frikohej nga sulmi i Jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, indihmoi në ndërtimin e pengesës për t’i parandaluar ata dhe ajo ende vazhdon të jetë e ngritur edhe sot.
Vjen ajeti i mbrojtjes: “Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?” Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.” (Kehf, 103-104)
Mbrojtja nga sprova në pushtet është me sinqeritet për Allahun në punë dhe duke përkujtuar botën tjetër,
PËRFUNDIMI I KAPTINËS: Ajeti i fundit nga kaptina Kehf i kushton rëndësi mbrojtjes së plotë nga sprovat duke përkujtuar botën tjetër: “Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.” (Kehf, 110)
Punoi: Lavdrime Sinani (FSI)
Mentor: Dr. Sedat Islami